Nė pėrkujtim tė dėshmorėve tė kombit

 

PISHTARĖVE TĖ LIRISĖ

 

( Afrim Zhitia  dhe  Fahri Fazliu )

 

     Shkruan: Mehmet BISLIMI

     2 nėntor 2007

 

      Sa herė vjen nėntori para syve mė del Llapi me lisat e gjatė, bjeshkėt e larta tė mbuluara me tisin e borės sė parė, bacė Osmani me thinjat mbi kokė, nėnė Qamilja zemėrbardhė, nėnė Halimja, e ndjerė, zemėr madhe...
Sa herė vjen nėntori malli mė rėndon si guri nė zemėr, dhe datat mė ngatėrrohen! Janari i kuq i Jusufit, i Kadriut, i Nuhiut... marsi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, mars- prilli i pėrgjakshėm i demonstratave gjithėpopullore tė vitit 1981, 1989, 1990... prilli i Fadilit, maji i Tahirit, shtatori i Fehmiut dhe Xhevės... Ky cikėl i pėrgjakjeve tona nga nėntori nė nėntor, lidhur me zinxhirėt e Zahirit, Edmondit, Hakifit pėrjetėsisht...

     “Po, vėlla Afrim po, bijtė e Kosovės hallemadhe kanė lidhur datat, muajt, vitet, dhe pėr secilėn ditė kanė thurur nga njė kurorė lulesh tė kuqe si gjaku, pėr t'i hedhur ato nė themelet e lirisė, pėr t'i hedhur nė lumin e madh tė Ushtrisė sonė Ēlirimtare e cila bėri shumė qė aspiratat tona njė ditė tė bėhen realitet. Pa dyshim se ky ėshtė rezultat i veprimtarisė dhe pėrpjekjeve tona shekullore, pėrpjekjeve tė pareshtura tė shumė breznive nė vazhdimėsi, deri nė sakrificė e vetėflijim, por edhe plotėsim amanetesh tė tė rėnėve, qė njė ditė liria e plotė tė troketė edhe nė portėn e madhe tė atdheut tonė, nė tokat tona tė lashta shqiptare ende tė ndara dhunshėm e padrejtėsisht!

      Afrim vėllai! Shokėt tanė, bijtė mė tė mirė tė popullit, shpaguan gjakun tuaj, duke e goditur armikun nė ballė me pushkėt e lirisė. Ideali yt dhe i shokėve tanė, ishte alternativė e vetme nė rrugėn tonė tė patjetėrsueshme, nė atė rrugė qė liria tė bėhet realitet pėr mes tytės sė pushkėve, tė cilat jehuan aq bukur, shtrėnguar nė kraharorin e Ushtrisė sonė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe pėrfundimisht, nuk ka mbetur datė e ditė e vitit kalendarik, qė nuk ėshtė larė me gjakun e lirisė sė martirėve tė atdheut, bijve dhe bijave mė tė mirė, qė populli ynė nxori nga gjiri i vet pėr t’i dhuruar nė gjirin e atdheut. A ka diēka mė madhėshtore, mė monumentale e mė sublime se flijimi juaj nė altarin e lirisė?! Populli ynė ėshtė krenar e kryelartė pėr bijtė qė ka dhėnė pėr liri!”

     Kėtu e 18 vite mė parė, mė 2 nėntor 1989, ranė heroikisht trimat e Llapit- bijtė e shqiptarisė: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Jeta ėshtė e tillė, dhe si e tillė na mėson se tani mė rrėfimi i njė historie rutinė pėr ata qė tashmė kanė kaluar pragun e legjendės, sikur ka tejkaluar pėrmasat e njė cikli rrėfimesh nė vetėn e tretė se: Ai ishte trim, se ai trim lindi kėtu dhe u rrit atje, se ka mbaruar shkollėn dhe ka rėnė nė burg, se ka rėnė nė konfrontim me pushtuesin duke u flijuar pėr liri tė atdheut etj... Dhe kėshtu disi do tė rrėfehej pak histori nga ne tė gjallėt, pėr ata qė kanė rėnė. Nė mėnyrė qė ne mė pastaj, tė shtroheshim sa gjerė e gjatė pranė sofrės sė madhe tė ambicieve tona personale me egon makute pėr ngopjen e ndjenjave tė pangopshme rėnė pre e instinktit. Jo, kjo nuk ėshtė e tėra, kjo nuk do tė ishte e ndėrgjegjshme nga ana jonė.

     Mendoi se tani ėshtė e domosdoshme, qė gjėrat duhet shtruar mė thellė nė koncept, ato duhet kapur e studiuar nė esencė, nė zanafillė me tėrė thellėsinė e tyre atdhetare, historike, por edhe filozofike. Miti i sakrificės dhe i flijimit te shumė popuj ėshtė i njohur qė nga lashtėsitė, kjo nuk ka munguar as te populli ynė. Shembuj tė tillė na paraqiten qė pėrtej pragut tė legjendave, siē ėshtė rasti i flijimit nė themelet u Urės sė Fshenjtė, pastaj shembulli i Kalasė sė Rozafės, pastaj Doruntina, pastaj gatishmėria pėr sakrificėn mė sublime e Millesh Kopiliqit e Halilit dhe Musės sė vogėl, e Oso Kukė Vraninės, e Jakup Ferrit, e Mic Sokolit, e deri tek Komandanti Legjendar i ditėve tona, Adem Jashari.

    Duke u bazuar nė kėto fakte, vetiu rezulton se vendosmėria pėr tė rėnė nė shėrbim tė ēlirimit tė atdheut, ashtu sikur ranė: Afrimi, Fahriu e qindra dėshmorė tjerė mė tė hershėm e tė mė vonshėm, nuk ishte veprim i rastit. Kjo filozofi, bartė nė vete njė mision tė veēantė, i cila kalon caqet e njė filozofie klasike, qė qenien e pėrcakton si krijuese, ose diktuese tė ndėrgjegjes.
     Nė kėtė kuptim, Afrimi, Fahriu dhe tė gjithė bashkėmendimtarėt e bashkėveprimtarėt e tyre, nuk iu pėrveshėn kėsaj rruge vetėm sa pėr tė hyrė nė histori, sepse hyrja nė faqet mė tė ndritshme tė historisė, nuk ishte edhe aq e thjeshtė. Ata, mbanin qėndrimin e prerė: larg denigrimit tė saj, nė mėnyrė qė historia njė ditė tė mos rishikohej pėr t’u herrur nga barojat e pa dėshiruara, qė dikur aty kishin mbjellė sistemet e dhunshme antikombėtare. Jo, misioni i tyre ishte pėrjetėsia, e cila fitohet vetėm duke i shėrbyer ēėshtjes sė atdheut denjėsisht dhe pa paragjykime.
     Konturat e njė shkrimi qė do tė bartė nė vete nocionin e sakrificės pa e zbėrthyer atė nė rrafshin filozofik, sikur do tė ishin jo bindėse, madje tė zbehura. Ata me njė vetėdije tė plotė iu qasėn kėtyre rrugėve, tė cilat pa dyshim se do tė kurorėzohen me sukses njė ditė, sepse ata ishin tė vetėdijshėm se kėto rrugė e duan edhe haraēin e vet, haraē tė cilin populli ynė kaherė e ka paguar shumė fish! Prandaj, Afrimi, Fahriu e qindra dėshmorė tė kombit tonė, mė kohė kanė kaluar kufijtė e historisė, duke e pasuruar atė edhe me kompleksitetin e saj filozofik tė njė pėrkushtimi kaq madhėshtor siē flasin legjendat pėr Prometheun.

      Afrimi me shokė, nuk janė produkt i njė spontaniteti, qė vepron sipas ndjesisė sė kundėrshtimit tė robėrisė e tė pushtuesit nė pėrgjithėsi, por qė thellė nė veten e tyre fshihnin edhe ambiciet personale egoiste. Jo, ata u ngritėn dhe u armatosėn me dituri, me ndjenja e pėrkushtim, me dashuri e respekt pėr atdheun, me gatishmėrinė pėr tė rėnė nė altarin e lirisė, dhe kėtė, qė mė parė! Mbi kėto pėrgatitje, ata mė pastaj u organizuan dhe shtrinė rrjetin e tyre tė organizimit nė tėrė hapėsirat tona shqiptare, duke e parapėrgatitur terrenin pėr goditjen e madhe, e cila pashmangshėm pasoi mė vonė dhe u kurorėzua me emrat e tyre tė rinj: dėshmorė tė lirisė!
      Nga njė kujtim tė vogėl...

      Mendoj se ėshtė obligim yni moral, tė mos t’i marrim me vete nė “botėn e pėrtejme”, kujtimet pėr shokėt e rėnė. Tė gjithė ju qė e keni njohur pėr sė afėrmi, dhe qe keni vepruar sa do pak me ata, qė u sakrifikuan pėr tė jetuar ne tė lirė, lini kujtimet tuaja tė shkruara pėr ta!
     ...“Ishte i ri, kur e sollėn nė burgun famėkeq “Zabela” tė Pozharevcit. E kishin arrestuar sė bashku me disa shokė tė tij, duke qenė nė shėrbim ushtarak tė asaj kohe.
Pas shumė hetimesh e torturash i kishin dėnuar me burg. Ai ishte i ri pėr njė dėnim aq tė lartė e drakonik, 8 vite burg! Pėr njė kohė, relativisht tė gjatė, ishim nė njė dhomė burgu me Afrimin, me Fadil Vatėn, Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj. Tė habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte shumė, i komentonte materialet e lexuara me shokė ku shpaloseshin mendimet tona pėr ēėshtjen e pazgjidhur tė atdheut, komentonim tė kaluarėn dhe bartėsit e saj nė kuadėr tė historisė shqiptare e shumė gjėra tjera.

      Afrimi ishte solidar me shokė, ishte sy pa trembur dhe pėrfundimisht i vendosur pėr t'i bartur mbi supet e tija tė njoma tė gjitha pėrgjegjėsitė. Ai dhe shumė shokė tė tjerė, qė nė burg kishin krijuar celulat e veprimit, tė cilat ishin tė gatshme pėr veprim, ende pa dalė nga burgu, Afrimi kishte respekt pėr tė gjithė shokėt e burgut, por nė veēanti respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin e tij, Nezir Myrtajn. Nė njė rast (jo pa qėllim), Afrimin e kishin nxjerrė nė vizitė mu nė kohėn kur pritej alarmi pėr tė shėnuar pėrvjetorin e vdekjes sė diktatorit Tito. Gardiani kishte kėrkuar nga Afrimi qė tė ndėrpriste vizitėn me prindėr dhe tė ngrihej nė kėmbė, pėr tė nderuar me tre minuta heshtje pėrvjetorin e Titos, pėr tė cilin, disa shqipfolės kishin nxjerrė madje edhe lotė. Por, Afrimi ishte pėrgjigjur ēartė dhe prerė: ”Jo, unė kam vizitė, gardian, dhe nuk mbaj kurrfarė zie pėr vdekjen e Titos, unė nuk nderoj gjakpirėsin e popullit tim!”..., ishin kėto fjalėt kumbuese tė Afrim djalit, tė thėna hapur nė burgun serb tė Pozharevcit rrethuar me hekura e mure tė trasha...

      Nuk gjykoj nga simpatia, as nga njėanshmėria duke dashur qė tė tregoj para lexuesit, se isha unė ai, nė burg me te, madje nė njė dhomė!...Jo, secila kohė ka bėmat e saja tė historisė individuale e kolektive, ajo kohė ishte e tillė, prandaj nė gjirin e saj (pėr fatin tim tė mirė),  mė kishte pėrqafuar edhe mua, si mijėra e mijėra tė tjerė tė rinj e tė moshuar, atdhedashės tė vėrtetė. Pėr mė shumė, dua tė them se njė djalė aq tė ri, tė ngritur e tė kulturuar, aq tė vendosur e tė pėrkushtuar siē ishte Afrimi, nuk e kisha takuar mė herėt, pėr tė mos thėnė, as mė vonė!...

      Pas daljes nga burgu, Afrim pėr as njė ēast nuk u hamend sė vepruari nė shėrbim tė atdheut. Ai, iu pėrvesh studimeve nė Universitetin e Prishtinės, iu pėrvesh punės sė organizimit dhe shtrirjes sė organizatės nė hapėsirat shqiptare, ai ishte nė organet udhėheqėse tė saj, sekretar pėr ēėshtje organizative! Afrimi sė bashku me shokėt e idealit, organizoi dhe udhėhoqi demonstrata tė njė pas njėshme, duke i orientuar ato drejt dhe arsyeshėm, bashkėpunoi ngushtė me grevistėt minatorė, nė Palestrėn sportive “1 Tetori” nė Prishtinė, mbajti fjalim para studentėve, tė cilėt ishin solidarizuar me minatorėt, shpalosi qėndrimet dhe kėrkesat e demonstrueseve para medieve serbe, sllovene e kroate tė asaj kohe, si dhe tė agjencive tė huaja, qė kishin mundur tė depėrtonin nė Kosovė. Shkroi dhe publikoi shkrime nė gazetėn “Zėri i Kosovės”, madje duke i shpėrndarė ato edhe si fletushka, me pėrmbajtje politike dhe ekonomike pėr tė sqaruar qėndrimin, kėrkesat dhe pozicionin tonė nė rrafshin kombėtar.
     Ai, mė nė fund braktisi edhe uniformėn ushtarake duke kaluar e vepruar nė ilegalitet tė plotė. Ishte nė ballė tė tė gjithė atyre vlimeve tė fuqishme, tė atyre ditėve nė Kosovė, kur edhe ra heroikisht e me armė nė dorė sė bashku me bashkėveprimtarin e shquar tė ēėshtjes kombėtare, Fahri Fazliun, ra nė ballė tė njė pėrleshje tė pabarabartė me milicinė gjakatare serbe. Dielli nė “Breg tė Prishtinės” u vrenjt, Afrimi ia mori rrezet e tija pėrfundimisht, qė nga ajo ditė “Bregu i diellit” i Afrimit dhe i Fahriut, nuk pushoi sė rrezatuari luftėtarėt e lirisė! Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ishin dhe mbetėn pėrjetėsisht rreze dielli e Kosovės, dhe e shqiptarisė!
      Eh, sa do tė dėshiroja tė isha tek ti, o baca Osman, ashtu si vite mė parė, tok me ty e nėnė Qamilen dhe ta ndiznim nga njė duhan. Ta ndjeja atė buzėqeshjen tuaj prindore, duke mos u ngopur sė llafosuri deri nė orėt e vona tė natės...

      Afrimi dhe Fahriu tani mė nuk janė vetėm, as kurrė nuk kanė qenė vetėm. Trimat kudo qė janė, janė tė bashkuar, edhe nė atė botė!...
Kokėn lartė prindėr tė familjeve tė tė rėnėve pėr liri! Nga gjiri juaj keni nxjerrė ushtarėt e lirisė sė atdheut, nga njė gjerdan tė art nesėr pėr ta, nė faqet e historisė sonė mė tė re... Ata janė mė tė gjallė se tė gjallėt, janė frymėzimi i brezave tė ardhmėrisė drejt realizimit tė aspiratave tona shekullore, janė historia vet!...

 
                I gjallė dhe i nderuar pėr jetė e mot kujtimi pėr:

                Nėntorin e madh tė historisė!

                Nėntorin e Afrimit e Fahriut!

                Nėntorin e ditėlindjes sė Komandantit Legjendar Adem Jashari!

                Nėntorin e ditėlindjes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė  Kosovės!

                Nėntorin e tė gjithė dėshmorėve e lirisė!