Nė pėrkujtim tė dėshmorit Salih Saramati nga fshati Mirėz

 

Nėntė vite nga rėnia e dėshmorit Salih Saramati

 

     Shkruan: Bashkim HOXHAJ / 30. 05. 2008

 

     Fshati kufitar Gorozhup, Kosovė - Shqipėri, ėshtė ngulitur thellė nė memorien e qindra luftėtarėve tė UĒK-sė. Nė atė vend kanė ndodhur ngjarje tė mėdha. Janė zhvilluar luftime, janė ngrehur kurthe, janė fituar beteja e kanė rėnė dėshmorė. Pashtriku  plak u spėrkat me gjakun e dhjetėra djemve dhe vajzave tė Kosovės.

     -Pėr tė shkruar pėr dėshmorėt e kombit nuk ėshtė asnjėherė  e tepėrt. Pėr tė gjetur fjalė pėr ata, kur kihet parasysh se ēka dhanė pėr kombin,nuk ėshtė edhe aq e lehtė. Pėrkujtimi i emrave, gjaku i tė cilėve u shndėrrua nė dritė,vepra tė cilėve u shndėrrua nė Liri,amaneti i tė cilėve u shndėrrua nė  Pavarėsi,ėshtė obligim moral e atdhetar. E ēfarė mund tė bėj mė tepėr njeriu pėr vatanin e tija, siē bėnė  dėshmorėt tanė? Natyrisht asgjė. Jeta nuk ndėrrohet me asgjė. Ajo ėshtė mė e shtrenjta, mė e vlefshmja.  Por ja qė njerėzit dėshmorė ndėrruan jetėt e tyre me Lirinė e tė tjerėve; me Lirinė tonė; me Lirinė e fėmijėve tanė. Liria e njerėzimit kudo,tek secili vend,tek akėcili popull, gjithnjė ėshtė identifikuar e do tė identifikohet me emrin e dėshmorėve tė rėnė nė mbrojtje tė jetėve tė robėruara. 

     Salih Islam  Saramati, dėshmor i kombit, u lind 03.04.1963. U rrit e u edukua nėn frymėn e atdhedashurisė   nė fshatin Mirėz (Dobrusht) tė Prizrenit. Shkollėn fillore e tė mesme i kreu nė vendlindje, Vėrmicė, Zhur e Prizren. Pėr shkak tė origjinės familjare dhe  traditave shekullore tė kėsaj familje nė shėrbim tė atdheut, ai nuk u pranua nė akademinė ushtarake pėr tė cilėn kishte prirje tė veēanta dhe pėr tė cilėn kishte ėndėrruar qysh nė bankat e shkollės fillore. Pėr formimin e tij prej patrioti kishin ndikuar rrethanat e kohės dhe, sigurisht, vrasjet, persekutimet, burgosjet, politike, segregacionet, izolimet...panumėrta tė pjesėtarėve tė familjes dhe farefisit tė tij nga regjimet serbosllave, pėr mė se 100 vite.

     Salihu ishte gjithnjė fjalėpakė. Ai kishte durim tė jashtėzakonshėm pėr tė dėgjuar kėshillat dhe sugjerimet e shokėve. Jepte mendime tė pjekura e konkrete,fliste me sentenca Ai nuk lėshohej nė ekstaza as pas arritjeve. Maturia dhe gjakftohtėsia ishin karakteri i tij. Humori i tij edhe nė  rrethana tensioni tė jepte kurajė, tė lehtėsonte, tė ēlironte nga streset... Ai urrente hipokrizinė, urrente demagogjinė; ishte i ēiltėr, i sinqertė me shokėt dhe rrethin e tij familjar,nuk preferonte fjalėt boshe. Ishte njė bashkėshort i mirė, njė baba shembullor. Respektonte familjen e tij, i donte jashtėzakonisht fėmijėt, prandaj pėrpiqej t’i edukonte siē i ka hije njė prindi qė ngjallte respekt. Saliu, asnjėherė nuk ndau dashurinė pėr  fėmijėt nga dashuria pėr kombin, nga dashuria pėr Lirinė. Fėmijėt dhe atdheu pėr dėshmorin, konsideroheshin si  njė e tėrė e pandarė qė nuk mund tė shkėputeshin pėr asnjė ēast nga zemra e tij e madhe,nga zemra e tij pėrplot dashuri,nga zemra tij pėrplot humanizėm. Nuk ka gjė mė humane nė kėtė botė se shkėmbimi i jetės me Lirinė e tė tjerėve. Kėta njerėz tejkaluan vetveten, tejkaluan pragun e sė mundshmes.

     Veprimtaria konkrete atdhetare e Salih Islam Saramatit zė fill  mė 28.11.1987, kur ai mori detyra tė rėndėsishme nė kuadėr tė “Komitetit Kombėtar Shqiptar pėr Bashkimin e Trojeve Etnike”, organizatė kjo qė vepronte nė kushte tė thella ilegaliteti. Saliu kryen detyra tė rėndėsishme si: organizimi, shtrirja dhe  ngjeshja e radhėve. Zgjidhet komandant i njėsisė guerile “Guri i Kuq”, njė kohė tė caktuar kryen detyrėn edhe tė shefit tė shtabit qė ishte krijuar nė kuadėr tė organizatės. Daljen nė skenė tė partive legale nė fillim tė viteve 90-ta, Salihu  me gjithė dėshirėn e demokratizimit tė  jetės politike, nuk shihte rrugėn e ēlirimit tė Kosovės me mjete paqėsore siē proklamonte politika e ditės. Nuk u anėtarėsua nė asnjėrėn nga partitė legale politike. Shihte me skepticizėm, nga njė kėndvėshtrim kritik punėn e subjekteve politike qė vepronin fare lirshėm nėn pushtimin serb.  Salihu lexonte shumė, andaj kishte aftėsinė e analizės dhe prognozimit tė rrjedhjes sė ngjarjeve, parashikonte eskalimin e situatės. Kishte bindjen e fuqishme se pa organizim ushtarak, pa ndėrmarrjen e aksioneve guerile fillimisht, e mė pas ndėrtimin e frontit mbarėkombėtar, nuk mund tė kishte as ndėrkombėtarizim tė ēėshtjes sė Kosovės e as largim tė forcave serbe nga territoret e pushtuara shqiptare.

 

·       Foto: UĒK-ja gjatė operacionit „Shigjeta“, Pashtrik -Maj 1999.

 

     Mė nė fund doli se Salihu dhe qindra e qindra dėshmorė tė Kosovės,bashkėmendimtarė tė Adem Jasharit, patėn tė drejtė. Kosova u Ēlirua, Kosova u pavarėsua falė luftės titanike tė UĒK-sė. Pėr shkak cilėsive organizative, aftėsisė nė tė komunikuar, shtabi i brigadės 128 sulmuese, mė 13 mars 1999 merr vendim qė  Saliu me 15 ushtarė tė tjerė tė UĒK-sė tė kaloj  nė Kukės. Atje merr kontakt me komandantin e atėhershėm tė divizionit tė Kukėsit gjeneral Kudusi Lame dhe pas disa konsultave  formuan policinė ushtarake tė UĒK-sė. Pas stėrvitjes intensive nė divizion, ajo njėsi e policisė ushtarake pėrveē detyrave tė tjera  ėshtė marrė edhe me pritjen dhe akomodimin e refugjatėve, ngase shėrbimi informativ i ushtrisė shqiptare kishte informacione  pėr valėn e refugjatėve qė  do  tė depėrtohej pėr nė Shqipėri.

     Mė 31 mars 1999 shtabi i pėrgjithshėm i UĒK-sė dhe ministria e mbrojtjes sė qeverisė sė pėrkohshme  lėshon urdhrin e mobilizimit tė pėrgjithshėm. Salihu emėrohet komandant i  pikės ”2” siē quhej aso kohe shtabi i mobilizimit tė luftėtarėve tė UĒK-sė nė Kukės. Vlen tė theksohet se vetėm pėr disa ditė aty janė mobilizuar mijėra luftėtarė,ku mė pas janė instruktuar,trajnuar dhe pėrgatitur pėr fillimin e operacionit tė madh “Shigjeta”,qė do tė fillonte me sulmin ndaj forcave serbe nė kufirin shqiptaro-shqiptar. Pas urdhrit pėr fillimit e operacionit “Shigjeta”, Salihu emėrohet Komandant i baterisė sė artilerisė nė  brigadėn 128. Vendoset nė vijėn e zjarrit pėr ballė postės  kufitare nė fshatin Gorozhup.

 

·       Skema-1: Plani i opeacionit „Shigjeta“

·       Skema-2. Plani i operacionit “Shigjeta”nė Pashtrik.

 

     Komandant Salihu nė ēdo moment vepronte sipas planit strategjik luftarak me synim tė kapjes sė pikave kufitare dhe  bashkimin me forcat e UĒK-sė nė territorin brenda Kosovės. Ishte i informuar se njėsitė e UĒK-sė nė territoret mė tė thella kishin nevojė pėr ndihmė ushtarake, logjistike,sanitare etj. Ai gjithnjė brengosej pėr shokėt qė luftonin nė zonat e tjera. Vazhdimisht  potenconte se ēdo vonesė e jona mund t’i kushtoj atyre. Prandaj nuk pushonte sė sulmuari  postat kufitare serbe,nė mėnyrė qė tė shkurtohej sa mė shumė qė tė jetė e mundur koha e bashkimit me njėsitė dhe brigadat tjera.  Trimėria prej luftėtari, aftėsia komanduese, gatishmėria pėr t’i dalė nė ndihmė shokėve tė plagosur, afėrsia vėllazėrore mė luftėtarėt e tjerė ngjallnin admirim nė mesin e ushtarėve.

     Lufta zhvillohej ashpėrsisht, nė njėrėn anė forcat ushtarake e paramilitare serbe, shumica nėn ndikimin  e drogave dhe substancave tjera stimuluese pėr akte kriminale e terroriste dhe, nė anėn tjetėr njėsitė e UĒK-sė tė pėrbėrė nga djem dhe vajza  nga mė tė mirėt e Kosovės, tė motivuar nga dėshira pėr ta ēliruar vendin e tyre.  Pas njė lufte tė vendosur e tė pa kompromis u kapėn   pikat kufitare qė mbaheshin nga serbet tė cilit u zmbrapsėn me turp. Por, zhvillimi i kėsaj beteje tė pėrgjakshme, pėrveē fitoreve ndaj forcave tė Millosheviēit,  pati edhe ēmimin e vet. Pati njė numėr tė rėnėsh dhe tė plagosurish  nga ana e UĒK-sė.

     Mė 31 maj bien:

-         Shpend  Berisha,

-         Gani Saramati,

-         Beron Gashi,

-         Selver Maēkaj.

-         Plagoset rėndė  Sali Saramati dhe  tė shumė tė tjerė.  Saliu dėrgohet nė spitalin e Kukėsit e mė pas nė atė tė Tiranės.  Pėrkundėr  pėrpjekjeve tė stafit mjekėsor pėr t’i shpėtuar jetėn, plagėt e rėnda e bėnė tė veten. Salihu ndėrron jetė. Mė 6 qershor 1999 pushon sė rrahuri zemra e madhe e Salih Islam Saramatit. Ndalon frymėmarrja e  kėtij patrioti e luftėtari trim tė paepur. Brigada 128 sulmuese humbi njėrin ndėr komandantėt mė tė zgjuar dhe mė strateg nė aspektin profesional. Familja Saramati humbi njėrin ndėr bijtė mė tė dashur. Shokėt dhe luftėtarėt e tij humbėn njė bashkėluftėtarė  qė ishin  mėsuar me tė, e respektonin si shok, vėlla e prind.  Me 15 shtator 1999 trupi i tij rivarroset nė varrezat e dėshmorėve nė Landovicė.  Sot brigada 324 e zonės sė dytė mbrojtėse e TMK-sė me krenari mban emrin e dėshmorit tė kombit, Sali saramati.

     - Salihu pas vetes la gruan dhe tre fėmijėt: Beltinin, Harbinin dhe Arbenitėn.  Ata sot qėndrojnė  krenar qė janė fėmijėt e dėshmorit. Por krenaria do t’u shtohet nėse gjaku i babait tė tyre do tė respektohet, amaneti i babit tė tyre do tė realizohet. Pavarėsia e Kosovės do ta kishte kuptimin e vet tė mirėfilltė, atėherė kur  pėrkujdesja ndaj familjeve tė atyre qė u bėnė  kurban  nė themelet e pavarėsisė, do tė konsiderohej    prioritet nga shoqėria jonė.

 

I lehtė i qoftė  dheu i Kosovės.

Ata ranė pėr tė mos vdekur kurrė.

Ata janė tė gjallė.

Lavdi tė gjithė dėshmorėve tė kombit.

Lavdi Sali Saramatit.

 

·       Autori ėshtė ish-bashkėpunėtor dhe bashkėluftėtar i dėshmorit-Salih Saramti.