Akademi pėrkujtimore nė 20 vjetorin e rėnies heroike tė

dėshmorėve tė kombit Ismet Krasniqi dhe Sevdat Xhafolli

 

Rėnia heroike e Ismetit dhe Sevdatit trasoi rrugėn

pėr kryengritjen e UĒK-sė kundėr Serbisė fashiste

 

FOTO: DĖSHMORI I KOMBIT ISMET KRASNIQI

 

      Njėzet vjet mė parė, mė 27 mars 1989, nė demonstratat mė tė pėrgjakshme qė kanė ndodhur ndonjėherė nė Kosovė kundėr Serbisė fashiste, nė disa qendra tė Kosovės u pėrkujtuan dėshmorėt e kombit tė cilėt ranė nė altarin e lirisė. Nė pėrkujtim tė kėsaj date tė rėndėsishme historike, u organizua njė Akademi pėrkujtimore nė lagjen Kodra e Trimave nė Prishtinė, nė tė cilėn me pietet u pėrkujtuan dėshmorėt; Ismet Krasniqi nga kjo lagje kryengritėse, si dhe Sevdat Xhafolli nga Barileva e Prishtinės.

 

      Pėr tė nderuar dėshmorėt, Akademinė kishin ardhur qė ta pėrshėndetnin edhe simboli i rezistencės sonė kombėtare, legjenda e gjallė e shqiptarisė, Bacė Adem Demaēi, pastaj lideri i Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti, deputeti i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Emrush Xhemajli, familjarė tė dėshmorėve, luftėtarė dhe veteranė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės etj.

 

      Pas kėndimit tė himnit kombėtar shqiptar nga kori i shkollės fillore “Zenel Hajdini” dhe mbajtjes njė minutė heshtje pėr tė gjithė dėshmorėt e kombit, njė kumtesė pėr dėshmorin e kombit Ismet Krasniqi e mbajti arsimtari dhe veterani i UĒK-sė Fazli Maloku, i cili nė detaje pėrshkroi aktivitetin dhe veprimtarinė patriotike tė dėshmorit Ismet Krasniqi pėr tė cilin tha se ishte i organizuar dhe nė shėrbim tė ribashkimit kombėtar qysh nė fund tė viteve ’70-ta. Vetėm njė javė para se tė binte dėshmor, policia e kishte arrestuar Ismetin duke e kėrcėnuar edhe me likuidim. Mirėpo kjo assesi nuk e kishte zmbrapsur Ismetin, i cili kishte vazhduar me aktivitetin e tij nė shėrbim tė Kosovės, kėsaj krahine tė Shqipėrisė, deri nė rėnien heroike, tha ndėr tė tjera Maloku.

 

      Njė fjalė rasti pėr dėshmorin Sevdat Xhafolli e mbajti veprimtari Qazim Berisha, i cili po ashtu pėrshkroi rėnien e Sevdatit nė fushėn e nderit si njė hero i vėrtetė, i cili me buldozer ua kishte mėsyrė policėve serbė pėr ta thyer kordonin policor, por qė rafalėt  e policėve serbė e kishin ndalur nė pėrpjekjen tij pėr t’i asgjėsuar ēetikėt serbė.

 

      Akademinė e pėrshėndetėn edhe simboli i rezistencės kombėtare Adem Demaēi, si dhe Albin Kurti, lider i Lėvizjes Vetėvendosje. Duke folur me pietet pėr dėshmorėt e kombit Ismet Krasniqi dhe Sevdat Xhafolli, Demaēi dhe Kurti theksuan se kėto demonstrata ishin vazhdimėsi e pėrpjekjeve dhe e kryengritjeve tė pandėrprera tė popullit tonė pėr liri, pavarėsi dhe ribashkim kombėtar. Ata po ashtu theksuan se demonstratat e vitit 1989 ishin ndėr mė tė pėrgjakshmet nė Kosovė, e tė cilat i paraprin kryengritjes sė madhe tė armatosur qė shpėrtheu me luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė, udhėhequr nga kryekomandanti legjendar Adem Jashari.

 

      Megjithatė, oratorėt theksuan se amaneti i dėshmorėve tė rėnė ende nuk ėshtė realizuar plotėsisht, ndėrsa qė tė sendėrtohet nė vepėr amaneti i dėshmorėve tė rėnė nė fushėn e nderit lipset organizim edhe mė i mirė, vendosmėri mė e fuqishme e tė gjithėve. Dėshmorėt ranė pėr ribashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė njė Shqipėri. Kosova e enklavizuar, me Mitrovicėn e ndarė, me decentralizim etnik, siē ėshtė aktualisht, ėshtė dėshmi se amaneti i dėshmorėve nuk ėshtė realizuar, pėrkundėr sakrificave tė shumta. Dėshmorėt kishin Kosovėn e pavarur dhe sovrane dhe tė gjitha trojet tjera etnike shqiptare t’ia ribashkojnė Shqipėrisė, u tha me kėtė rast.

 

      Nė akademi u lexua edhe telegrami pėrshėndetės pėr dėshmorin Ismet Krasniqi nga klubi politik “Afrim Zhitia”, nė tė cilin u spikat veprimtaria e pėrbashkėt e kėtyre dy dėshmorėve tė kombit pėr kauzėn tonė kombėtare. Nė emėr tė familjeve tė dėshmorėve tė kombit Ismet Krasniqi dhe Sevdat Xhafolli tė pranishmit i pėrshėndeti Behram Krasniqi.

 

      Para mbajtjes sė akademisė pėrkujtimore, nė afėrsi tė rėnies, te Xhamia e Llapit nė Prishtinė, u organizua njė solemnitet, me ē’rast afėr pllakės pėrkujtimore, e cila ishte zbuluar mė 27 nėntor 1999, u zbulua pllaka me foton e dėshmorit Ismet Krasniqi. Zbulimin e bėri simboli i rezistencės tonė kombėtare Bacė Adem Demaēi, sė bashku me Amirin, djali i dėshmorit dhe vėllain Faiku.

 

*  *  *

      Nė demonstratėn e 27 marsit nė Prishtinė dhe nė disa qytete tjera tė Kosovės, rinia shqiptare, edhe pse e paarmatosur, me heroizmin e saj tė paparė u ballafaqua me forcat policore serbo-ēetnike, duke treguar vendosmėrinė e popullit tonė se pėr liri dhe ēlirim kombėtar shqiptarėt treguan gatishmėrinė tė paguajnė edhe ēmimin mė tė lartė, siē vepruan dėshmorėt Ismet Krasniqi, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obėrtinca, Mustafė Veselaj, Veton Shala, tė cilėt ranė nė fushėn e nderit nė Prishtinė, si dhe shumė tė tjerė nė disa qytete tjera tė Kosovės. Nė ato demonstrata policia serbo-ēetnike kishte plagosur edhe qindra demonstrues tė rinj tjerė shqiptarė.

 

A. LATIFI, Prishtinė, 31. 03. 2009