Nė nderim tė Heroit tė Kombit Ardian Krasniqi

 

A R D I A N   K R A S N I Q I

LAJMĖTARI QĖ PROJEKTOI HISTORINĖ E SĖ ARDHMES SĖ KOSOVĖS

 

Ardian Krasniqi, Rexha, ky ishte emėri i tij i luftės, u vra nė thyerjen e natės mes 15 dhe 16 tetorit 1997. U vra gjatė sulmit qė i bėnte njė stacioni policor, sė bashku me tre nga shokėt e tij tė afėrt, Mujė Krasniqin - Kapuēin, Qerim Kelmendin - Dema dhe Ilir Konushevcin - Mėrgimin.

 

Shkruan: Bedri Islami - 12. 10. 2009

 

 

Edhe kur tė tjerėt e humbėn shpresėn tek liria, ai kurrė nuk u dėshpėrua. Ai u bė lajmėtari qė projektoi historinė e sė ardhmes sė Kosovės.

    Kėto ditė, nė vendlindjen e tij, do tė vendoset Shtatorja e heroit tė kombit, Ardian Krasniqi. Nė kėtė mėnyrė, 12 vite pas rėnies sė tij heroike, ai rikthehet nė mesin e njerėzve qė i deshi me gjithė shpirt dhe tė cilėve ua pėrkushtoi jetėn e tij prej martiri. Kjo ishte diēka qė pritej dhe qė mund tė ishte bėrė shumė kohė mė parė, por gjithėsesi, pėrsėri ėshtė nė kohėn e tij. Ardian Krasniqi ka qenė gjithnjė i mirėseardhur nė Kosovė, edhe kur ishte njėri ndėr djemtė e zakonshėm tė saj, edhe kur ishte njėri ndėr djemtė ilegalė qė vendosėn tė luftojnė pėr lirinė e vendit tė tyre, edhe kur u bė njėri nga drejtuesit kryesorė tė luftės, edhe kur derdhi gjakun, edhe tash, kur ai vjen nė formėn qė e meritonte, tė pėrjetsisė.

Ne i themi me gjithė zemėr: mirėserdhe. Je nė kohėn e duhur, je nė vatrėn tėnde, je aty ku ėshtė vendi yt.

    Jo kushdo e ka fatin tė jetė i kthyer nė pjesė tė memorjes historike tė kombit tė tij dhe jo kushdo, po ashtu ka meritėn tė jetė i rikthyer nė mesin e bashkėatdhetarėve nė pėrmasat e njė Shtatoreje. Ėshtė e vėrtetė se ka raste kur ngrihen edhe pėrmendore qė mė shumė se sa meritėn kanė nevojat politike ose pėrdalluese, por nė riardhjen e Adit, nė kėtė rikthim tė madh, gjithēka ėshtė e qartė dhe e mirėditur. Ai e meritonte kėtė, jo thjeshtė e vetėm se dha jetėn e tij, jo vetėm se u flijua vetdijshėm nė kujtesėn e kombit, por gjithēka qė ai bėri, gjithēka qė pėrgatiti, tė ēojnė natyrshėm drejt njė pėrfundimit tė tillė.

     Nuk besoj se do  tė ketė njerėz nė Kosovė, tė cilėt, kur tė ndalen para Shtatores sė tij, do tė mund tė pyetin se kush ishte ai, se ēfarė tė veēante bėri pėr tė patur njė nder tė tillė dhe njė rikthim tė tillė, tė cilėt e kanė vetėm tė pėrjetshmit. Nuk e besoj kėtė, sepse nė kėto vite ėshtė folur e shkruar pėr tė, janė sjellė dėshmi tė pėrpjekjeve dhe mendimit tė tij politik, tė vetdijes pėr tė bėrė diēka mė shumė pėr vendin e tij, lidhjet qė kishte, tė ngushta deri nė thelb, me Adem Jasharin apo me drejtuesit e tjerė tė luftės, rrugėtimet e tij nėpėr dimrat e ashpėr pėr tė sjellė nė Kosovė logjistikėn e luftės, afėrsia me Zahirin dhe Edmondin, miqėsia e ngushtė me Ilirin dhe fakti, se edhe pas vrasjeve tė 31 janarit 1997 e arrestimeve tė atij muaji, ai do tė ishte njėri qė do tė merrte pėrsipėr ringritjen e luftės.

     Pra, nuk e besoj se do tė ketė shqiptarė nė Kosovė qė do tė und tė pyetin se ēfarė bėri tė veēantė ai. Do tė ketė, pėr kėtė jam i bindur, nga ata tė paktė qė do u merren sytė kur tė shohin figurėn e tij madhore, sepse ua kishte vrarė sytė edhe puna e tij. Kėto janė titistėt e udbashėt e djeshėm e tė sotėm, por nuk do tė merrem me to. Nė fund tė fundit, fakti qė ata janė strukur, qė mėrmėrisin dhe bluajnė nėpėr dhėmbė egjrėn e keqe tė sė djeshmes, pa mundur tė kafshojnė si dikur, flet mjaft pėr sigurinė e sė nesėrmes.

      Mirėpo nėpėr Pejė dhe sheshin ku do tė vendoset Shtatorja e Ardian Krasniqit do tė vijnė edhe tė tjerė, prej mė larg, do tė vijnė edhe jugu i thellė i Shqipėrisė nė kėtė pjesė tė mrekullueshme tė Shqipėrisė Veriore, dhe atyre, krejt natyrshėm, do u themi diēka mė shumė, do u tregojmė se kėta njerėz qė kanė sot Shtatoret e Pėrmendoret e tyre, bėnė tė mundur qė shqiptarėt tė lėvizin natyrshėm drejt njėri tjetrit, se kufijtė mes nesh kanė filluar tė thyhen prej nga ajo ditė kur djem si Ardian Krasniqi filluan tė shkrijnė dėbornat e pushtimit, duke kaluar pėrmes mijrave metrave lartėsi: do tė mund t'u themi se as nėpėr mend nuk do i kishte shkuar dikujt pėr tė bėrė njė rrugė lidhėse, si vetėudha mes maleve tė Mirditės e Kukėsit, nėse nuk do tė kishin qenė nė fillim ata shtigjet qė ēelėn nėpėr kėto lartėsi kėmba e ilegalėve qė dėrgonin nė Kosovė logjistikėn e nevojshme pėr luftėn.

      Do tė mund tu themi, sarandiotėve, pėr shembull, se shqiptarėt e Kosovės qė vijnė sot lirisht tek ju, bėjnė pushimet mes jush e njiheni mė mirė me njėri tjetrin, e kanė pasur gjithnjė kėtė dėshirė, prandaj mjaft vajza nė Kosovė e kanė emėrin Saranda, por nuk mund tė vinin se, jo rastėsisht, mungonin gjurmėt e hapura nėpėr shtegun e ngushtė fillimisht, tė lirisė sė Kosovės, pėr tė ardhur tek lirėshmėria e sotme.

      Do tė mund tu themi vlonjatėve pėr shembull, nėpėr shtėpitė e hotelet e tė cilėve pushojnė secilin vit dhjetra e dhjetra mijra shqiptarė tė Kosovės dhe tė viseve tė tyre nė Maqedoni, se shqiptarėt pėrtej Shqipėrisė londineze, e kanė pasur gjithėherė kėtė dėshirė, prandaj ka aq shumė emėra Vlora e Valon, por nuk kanė mundur sepse nuk mund tė vinin pėrmes lutjeve tė ditėve tė premte ose pėrgjėrimeve pėr mė shumė liri.

Njė djalė si ky, qė ėshtė sot tek ky shesh, ishte ndėr ata qė bėri tė mundur qė rrugėt e dikurshme ilegae tė kthehen sot nė rrugėt e mėdha tė bashkimit tė kombit.

    Nuk ėshtė e paktė kjo. E megjithatė ai ka bėrė mė shumė se sa kaq. Lexova kėto ditė rastėsisht njė paloreagim ndaj shkrimeve tė mia, bėrė nga njė udbash qė mė kishte ftuar dikur pėr kafe, e firmosur nga njė bedel lecist. Nuk u ēudita pėr tė, nuk i ktheva pėrgjigje, si nuk i kam kthyer asnjėherė, sepse, si thonte dikur poeti i madh persian Sadiu, “nuk zihen kurrė dy njerez me tru, e as i dituri me njė mendjehu”. Por mbeta i habitur kur ende sot, ka njerez udbashė, pikėrisht nga ata qė do u merren sytė nga Shtatorja e Ardianit, tė cilėt edhe kėsaj dite, aksionet e para tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės i quajnė punė tė shėrbimit tė fshehtė serb.

     Asnjė aksion i realizuar qė nga ditėt e para tė Ushtrisė Ēlirimtare nuk ėshtė tashmė i panjohur, dihen autorėt, strukturat qė i pėrgatitėn, dhe pėr fat jo tė mirė tė Kosovės, disa prej tyre janė sot nė pėrjetėsi. Dihen se kush ishin ata qė morėn guximin e parė t'i vėnė pushkėn dhunuesit, pushtuesit. Kjo nuk ėshtė retorikė, kjo ėshtė e vėrteta e vetme qė ka Kosova. Dhe kėta njerėz, nuk janė thjeshtė, si tha dikush ditėt e fundit, thjeshtė e vetėm "kurora e lirisė sė Kosovės", por nė rradhė tė parė janė themeli i pėrgjakur i saj, dhe pikėrisht sepse ėshtė njė themel i tillė, ai do mbijetojė, edhe ndaj vazhdimit tė shpifjeve udbashe e mjaullitjeve titiste.

·       Ardian Krasniqi ishte njėri ndėr themeltarėt.

Ndėr mė tė vendosurit. Ishte njėra ndėr pushkėt e para tė lirisė, njėri ndėr herojtė e parė. Pėr tė ardhur deri nė ditėn e pėrjetėsisė sė tij ai kishte bėrė njė rrugė tė gjatė, kishte pėrjetuar shumė gjėra, dhe nė fund, para se tė ndahej pėrkohsisht prej nesh, kishte bėrė testamentin e tij Politik, Letrėn e jashtėzakonshme dėrguar vllait tė tij, Ilirit. Askund mė shumė se sa tek ajo letėr nuk ndjehet shpirti i tij i mrekullueshėm,

-          dėshira pėr jetėn,

-          pėrgatitja pėr ēastin qė mund tė vinte,

-          sublimiteti i jashtėzakonshėm,

-          mrekullia e miqve tė tij tė luftės,

-          dėshmia e rolit tė Zahirit nė luftėn ēlirimtare,

-          pėrgatitja e tė afėrmve se do ju mungonte ndoshta pėr disa kohė,

-          kujdesi pėr merakun e nėnės...

njė shpirt i derdhur mes rrjeshtave si njė dėshmi e sė nesėrmes.

     Ardian Krasniqi, Rexha, ky ishte emėri i tij i luftės, u vra nė thyerjen e natės mes 15 dhe 16 tetorit 1997. U vra gjatė sulmit qė i bėnte njė stacioni policor, sė bashku me tre nga shokėt e tij tė afėrt, Mujė Krasniqin - Kapuēin, Qerim Kelmendin - Dema dhe Ilir Konushevcin - Mėrgimin. Ai e kishte menduar se mund tė vritej njė ditė e kishte pėrgatitur veten pėr njė gjė tė tillė.   Mirėpo nuk ėshtė vetėm rėnia qė i bėri tė mundur ngritjen e Pėrmendores sė tij. Nė disa vite rradhasi ai e kishte ngritur, pa dashjen e tij, Monumentin e vetvetes, sepse kishte ecur nė atė rrugė pėrmes sė cilės ecėn fillimisht vetėm pak vetė, mė idealistėt dhe mė vizionarėt, rrugė qė u bė mė pas e njohur pėr shumė e shumė vetė nė Kosovė, pėr mijėra e mijėra.

      Ardian Krasniqi rikthehet pėrjetėsisht, aty ku ishte, nė vendin e tė parėve. Ashtu si Zahiri, si Ademi, si Edmondi, si nesėr Fehmiu e Xheva, si Luani e Shkelzeni, si tė gjithė ata qė pėrjetėsisht u bėnė sinonim i fjalės liri, bashkėngjitur me Kosovėn dhe Shqipėrinė.

     Tė gjitha ata qė mund tė thoja unė pėr njė figurė vigane si Ardian Krasniqi janė tė pakta. Mė shumė se kaq, shumė mė tepėr se kaq thonė tė tjera gjėra, ardhur tek ne nė formėn e dy letrave. Njėra nga heroi i kombit Ilir Konushevci - Mėrgimi, dhe tjetra, pėrmes shpirtit tė vetė Ardianit. Letra e Mėrgimit, dėrguar shokėve tė tij tė idealit nė diasporė, zė vend nė kėtė shkrim, shpirti i Adit do tė zėrė vend nė shkrimin tjetėr “Historia e njė letre testament”. Tė dyja letrat janė nė arkivin e Lėvizjes Popullore tė Kosovės edhe sot e do tė jenė pėrjetsisht.

 

Ilir Konushevci “Mėrgimi”, me 18 tetor 1997, dy ditė pas vrasjes

sė Ardianit, do tė shkruante:

 

 

Pranojnė: Shokėt e idealit nė diasporė.

 

    Nė vend tė pėrshendetjes, dy fjalė pėr shokėt e mi tė ngushtė:

·       Zahir Pajazitin dhe

·       Adrian Krasniqin.

    Pėr tė folur pėr kėto burra, automatikisht flet pėr njė pjesė tė madhe tė lėvizjes revolucionare ose tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Unė jam shumė me fat qė kam pasur rastin tė rri dhe tė punoj me ta.

     Zahiri ishte trim i madh dhe shumė i rrallė. Atentator i shkėlqyer, qė nuk i trembej syri nga asgjė. Me punėn e tij, unė mendoj qė ia vuri themelet UĒK-sė. Ai i ngjalli ndjenja popullit nė Kosovė dhe nė diasporė. Ngriti moralin e tė gjithė njerėzve qė nuk pėrkulen para armikut, ndėrsa atyre qė pėrulen, u futi tmerrin nė palcė.

     Puna e Adrianit ėshtė ajo, e cila, nuk i shkoi shumė kujt pėr dore. Ai nuk u kėnaq vetėm me kėtė punė tė shenjtė qė bėnte, tė cilėn e vlerėsojnė tė gjithė shokėt, por donte qė edhe vetė tė merrte pjesė nė aksione konkrete, ku dha edhe jetėn heroikisht.

     Deshėm apo nuk deshėm, po bėmė njė analizė tė punės sė Zahirit dhe tė Adrianit, del se kėto i vunė themelet e aktivitetit tė UĒK-sė, prandaj na mbetet tė vazhdojmė veprat e tyre, deri nė ēlirimin pėrfundimtar....”

 

 

     Do tė ishte i mjaftueshėm thjeshtė ky vlerėsim i Ilir Konushevci pėr tė qenė pėr kėdo e qartė si drita e diellit, pėrse Ardian Krasniqi e meritonte kėtė Permendore lavdie dhe pėrse ai ėshtė pėrjetsisht mes nesh.

     Pikėrisht 12 vite pas rėnies sė tij, ai rikthehet. I madhėrishėm.

     Mirėseerdhe. Kosova pėrulet para teje.