Nė vend tė pėrkujtimit tė mėsuesit, krijuesit, historianit, atdhetarit

dhe veprimtarit sypatrembur tė ēėshtjes madhore kombėtare

z. Abdyl Selim Krasniqit (1939- 2009)

 

HISTORIANI QĖ VETĖ U BĖ HISTORI

 

Shkruan: Prof.Bedri Tahiri - Prishtinė, 22. 12. 2009

 

 

     Sot, mė 19 dhjetor 2009, rreth mesditės, njė kumt i zi qė mė erdhi pėrmes celularit, mė pllakosi fare. Baca Dyl na la! - mezi dėgjova zėrin e mekur te tė birit, Fitimit. Thėnė tė drejtėn, nė fillim, nuk doja tė besoja. Jo, jo. Ka kohė qė me tė isha mishėruar dhe, edhe pse ishte lodhur shumė, nuk doja ta pranoja njė gjė tė tillė, sepse, nė secilin takim mė thoshte: Unė moti kam vdekur, veēse Galica po mė mban gjallė. Edhe unė ia ktheja: Ti e ke mundur vdekjen! Nuk doja tė besoja edhe pėr njė arsye tjetėr, pėr faktin se libri “ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH”, nė tė cilin, duke u konsultuar bashkėrisht me tė, kam punuar tash e sa vjet, kėto ditė pritet tė dalė nga shtypi. Por, ja qė mortja qenka hileqare dhe tė grabitka edhe kur nuk e pret...

 

CILI ISHTE ABDYL SELIM KRASNIQI?

 

     Ndėr vendbanimet e njohura tė Llapushės heroike ėshtė edhe Drenoci. Aty dallohej shtėpia e Selim Sadrisė, pragu dhe nderi i se cilės kurrė s’ishin nėpėrkėmbur. Nga ky oxhak doli edhe i madhi Abdyl Krasniqi, i cili u lind mė 1 maj 1939. Mėsimet fillestare i mori nė Carrallukė e tė mesmet nė Normalen e Prizrenit. Studimet pėr histori-gjeografi i kreu nė SHLP nė Gjakovė, ndėrsa Fakultetin e Historisė nė Tiranė. Pėr disa vite shpėrndau rrezet e diturisė nė Ujmir, Malishevė e Drenoc. Por shkurt, se shpejt ia hoqen ditarin nga dora. ”Tė arrestohet irredentisti me bindje nacionaliste Abdyl Krasniqi!”- shkruhej nė urdhrin e dalė nga zyrat e UDB-sė jugosllave.

     Secila kohė i ka heronjtė e vet. Pėr vepra tė mėdha sikur janė tė pėrcaktuar njerėzit qė mė parė. Kėshtu pėr nxjerrjen e eshtrave tė kryetrimit tė Drenicės e tė mbarė shqiptarisė, Azem Bejtė Galicės, fati e kishte pėrcaktuar mėsuesin dhe atdhetarin, Abdyl Selim Krasniqin. Ai kėtė mision tė shenjtė e kreu nė moshėn 35 vjeēare, moshė kjo qė pėrkonte me moshėn sa kishte jetuar kryetrimi. Kėtė ide e kishte pasur kaherė nė kokė, por rrėfimet e dajės e frymėzuan edhe mė duke ia ngriten nė njė ideal tė pashuar jetėsor.

     ...Njė ditė Kadriu kishte vajtur te Abdyli. Dajė e nip po e dėgjonin Radio Prishtinėn, emisionin: Urime dhe pėrshėndetje. Aty u kėndua njė kėngė pėr Azem Bejtė Galicėn. Kadriut filluan t’i rrjedhin lotėt nga mallėngjimi. Abdyli e kishte vėrejtur dhe pas pak e kishte pyetur pse po qante? Ai pa njė pa dy iu kishte pėrgjigjur:

     - Si mos tė qaj o nip, Azem Bejtėn e kam pasur, jo vetėm udhėheqės por edhe shok e vėlla. Ai jo vetėm se ishte trim, por edhe i vlefshėm pėr popullin tonė...E sot...kur po e kujtoj se varri i tij s’gjendet kund, sepse me duart e mia e kam lėshue kufomėn e tij nė shpellė... Fill pas kėsaj Abdyli iu rrek punės. Bėri planet e duhura dhe formoi ekspeditėn prej mė se pesėdhjetė vetash nga fshatrat pėrreth: Drenoc, Kijevė, Gjurgjevik, Rigjevė, Gllarevė, Pėrēevė...

     Mė 22 maj 1971, nė orėn 9 tė mėngjesit, iu afruan grykės sė shpellės „Ēuku qė kėrset “. Abdyli i pėrgatitur mirė, shpirtėrisht e fizikisht, nisi tė lėshohej gurmazit tė asaj shpelle enigmatike, nėpėr tė cilėn pos Azemit tė pashpirt s’kishte kaluar askush...Sakaq ai u gjend nė fundin e shpellės sė errėt enigmatike. Zuri tė hjek gurė e dhe, qė pėr 47 vjet kishin rėnduar mbi skeletin e legjendės, nė kėtė thellėsi prej 73 metrash. Pas nėntė orė pune tė pandėrprerė, me shat e lopatė, me kujdesin mė tė madh u grumbulluan eshtrat e trimit tė pavdekshėm, Azem Bejtė Galicės. Pasi i vendosi nė njė ēarēaf tė bardhė shpella zu tė buēiste fuqishėm nga zėri i tij: “ O pritne Azem Galicėn, se edhe nga toka po fluturon“.

     Pasi u nxorėn eshtrat dhe u vendosėn nė vend tė sigurt, nė arkėn e odės sė Cenė Gashit, u nisėn lajmėtarėt pėr nė Galicė. Vendlindja e kėtij trimi kėtė sihariq e priti me gėzim. I madh e i vogėl u ēuan nė kėmbė pėr ta pritur birin e tyre, i cili pas 47 vjetėsh po kthehej nė vendlindje pėr t’u prehur aty ku kishte lindur. Ata e vendosin qė rivarrimi i eshtrave tė bėhet nė vendin ku ishte zhvilluar beteja e fundit, aty ku e kishte kullėn. Nė Galicė, edhe pse nuk ishte lajmėruar, po grumbulloheshin njerėz. Ishte njė varrim i pazakonshėm. Po rivarrosej biri mė i madh i tyre, heroi i Drenicės, i Kosovės dhe i mbarė Shqiptarisė, kryekomandanti i ēetave kryengritėse tė viteve 1915 - 1924. Po rivarrosej Azem Bejtė Galica, pas 47 vjetėsh, nė vendlindjen e vet. Herėn e parė ishte varroshur nga 4-5 veta nė Varrin-Shpellė, tė thellė 73 metra, e tash po e varrisnin qindra e mijėra vetė, nė varr tė zakonshėm...

     Vepra madhėshtore e Abdyl Krasniqit jehoi shumė larg. Pėr tė dėgjuan edhe organet e pushtetit. Dora e tyre e gjatė arriti edhe nė shkollėn ku punonte mėsuesi Abdyl. Mė 21 shtator 1971 iu dorėzua vendimi pėr largim nga puna, si i „ dyshimtė “ dhe i „ papėrshtatshėm “. Ra nė 19 seanca gjyqėsore dhe kaluan plot 8 vite e 19 ditė pa punė.

     Mirėpo, nuk shkoi gjatė dhe pėrsėri pėr Abdylin filluan „vizitat“ nga ana e pushtet- mbajtėsve. Mė 1981 e kontrolluan dhe e bastisen. Ndėrsa mė 19 shtator 1984 e arrestojnė dhe e burgosin nė Pejė. Aty e maltretojnė aq rėndė, ia prishin njėrin sy, sa nuk e ndal as Klinika e Prishtinės, por e dėrgojnė nė Zagreb. Mė vonė pasoi diferencimi ideopolitik dhe e dėrguan nė pension tė parakohshėm, duke e bezdisur herė pas here polica... Njė kohė e kaloi edhe nė Tiranė, ku krijonte dhe punonte nė shėrbim tė kombit e tė atdheut.

     Mė 25 korrik 1990 Galica kishte festė. Mbi 30.000 mijė qytetarė erdhėn nė Galicėn kreshnike. Aty ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari, i cili edhe u betua qė ta ndiqte rrugėn e tij lavdiplote. Atė ditė tė shėnuar pėr mbarė Drenicėn dhe shqiptarinė, Abdyl Krasniqi, si gjithmonė, pati rol tė veēantė. Ai, tashmė, duke qenė i angazhuar edhe nė Frontin e rezistencės, kishte ndarė mendje qė nė foltore tė shpalos ecurinė e nxjerrjes sė eshtrave tė kryetrimit Azem Galica dhe tė lexojė vargje tė zjarrta atdhetare: Eshtrat e Azem Galicės nga shpella, nuk i nxora unė! Ata i nxori: Dheu-toka! Ata i nxori besa, tha pos tjerash ky atdhetar...
Abdyl Krasniqi u dallua edhe si pajtimtar gjaqesh e ngatėrresash. “Sado qė dhembje tė madhe popullit tonė i ka shkaktuar Serbia, edhe hasmėria nė mes vete ėshtė dhembje kombėtare, andaj duhet shėruar! Kėshtu thoshte Abdyli nėpėr kuvende burrash dhe fill shtrihej dora e pajtimit.

     Bastisjet dhe pėrndjekjet e kėsaj familjeje nuk kishin tė sosur. Pėr arrestimin dhe burgosjen e tij me tre tė bijtė: Atomin, Betimin dhe Fitimin, pastaj maltretimit tė djalit tė vogėl, Kushtrimit, kindapimit tė vajzės, Servetes, mė sė miri flet deklarata e vetė Abdylit, ku konstatont: Jeta mė e rėndė se vdekja! dhe Mė mirė fund i tmerrshėm se sa tmerr i pėrhershėm!

     Sa qėndroi nė Tiranė qėndroi, gjithmonė ishte nė shėrbim tė kombit e tė atdheut. “Baca Abdyl ishte vetė ai qė bėnte punė dhe aktivitete pėr UĒK-nė, por edhe djemtė e tij ishin tė angazhuar si Atomi, Selimi, Halimi, Fitimi, Shqipja. Djemtė e tij sa vinin nė Shqipėri e sa hynin nė Kosovė, tamam si shqiponjat, qė fluturojnė mbi male. Ata i mbanin lidhjet drejtpėrsėdrejti Kosovė- Shqipėri”. Lidhjet e tij tė drejtpėrdrejta me UĒK-n, e bėnin njė personalitet tė veēantė, fjala e tė cilit peshonte rėndė, prandaj pėsoi dy- tri atentate. Aktiviteti i kėtij veprimtari me bashkėpunėtorė po jepte rezultate tė kėnaqshme. Kėshtu, mė 8. 08. 1998, nė Tiranė u hap Fondacioni “Jusuf Gėrvalla”, ndėrkaq, mė 26. 08. 1998 lejohet hapja e Zyre sė UĒK-sė nė Tiranė.

     Pra, Abdyl Krasniqi ishte nismėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ishte njeri i Ilegales. Ishte ndėr themeltarėt e Partisė sė Luftės. Ishte bashkė me Azem Sylėn, Ali Ahmetin, Afrim Zhitinė, Fadil Vatėn, Bardhyl Mahmutin, Xheladin Gashin, Ahmet Haxhinė, Ruzhdi Saramatin... Gjatė luftės sė lavdishme tė UĒK-sė gjaku i tij u shndėrrua nė lulėkuqe lirie. Mbi dhjetė pushkė ia fali atdheut tė sakatosur nga barbaria serbosllave. Lirisė ia fali edhe mė tė dashurėn e shpirtit, vajzėn e madhe, heroinė Xhevėn. Abdyl Krasniqi, krahas tjerash thur himne tė fuqishme pėr heronjtė tanė nė vazhdimėsi, qė nga Skėnderbeu e deri tek Adem Jashari. Vargjet e tij nuk janė thjeshtė poezi, por kushtrim pėr liri, pėr dinjitet kombėtar, pėr burrėri.

     Po sot ē’bėnė Abdyl Krasniqi?

     Edhe pse i sėmurė, i mėrzitur, i lodhur, i moshuar, gati- gati edhe i harruar (pėr tė mos thėnė i injoruar), ai qėndron si pėrherė krenar, stoik dhe i panėnshtruar. Realizimi i Pavarėsisė deri diku ia ka plotėsuar ėndrrėn e tij dhe merakun pėr ta parė Kosovėn e lirė. Por, shpirti i tij do mė shumė, ai e do tėrėsinė, e do unazėn e plotė e jo nė gropa e copa, andaj pret dhe vuan.. Vuan pėr mospėrfilljen dhe mosrespektimin e duhur tė dėshmorėve e tė luftėtarėve tė lirisė, pėr mohimin e vlerave tė luftės dhe heronjve tė tė gjitha periudhave kohore, kundėr burgosjeve dhe pėrndjekjeve tė atyre qė sollėn lirinė Vuan dhe i digjet zemra flakė, sidomos pėr lėnien pas dore tė idoleve tė tij jetėsor, bashkėshortėve dhe bashkėluftėtarėve tė pandarė: Azem e Shotė Galica!!! Vallė, edhe sa duhet tė pres trimi bashkėshorten dhe bashkėluftėtaren e vet, Shotė Galica?! Kėto pyetje e torturojnė ēdo ditė kėtė atdhetar tė madh e tė papėrkulur. Ai vuan pėr injorimin e punėve nė Komplekset Pėrkujtimore, nė Pėrēevė e nė Galicė, kushtuar kėtyre bashkėshortėve e bashkėluftėtarėve besnikė...Ai vuan e dėshpėrohet, por kurrė nuk gjunjėzohet!!!

 

* * *

     Dhe, pavarėsisht, u pajtuam a nuk u pajtuam, ky atdhetar i madh kombėtar, qė pėr shtatė dekada sfidoi suksesshėm padrejtėsitė e historisė njerkė dhe gjithė mynxyrat e saj, madje- madje edhe sėmundjet e ndryshme, na e la shėndenė. Vajti nė botė vetėm fizikisht, sepse vepra dhe jeta e tij pėrherė do tė ngelin nė kujtesėn e brezave tė ardhmėrisė. Ky qe dhe mbeti shembull emblematik se si i shėrbėhet dhe duhet atdheu, edhe atėherė kur, nė njėfarė mėnyre tė pėrbuzė, nė vend qė tė tė ēmojė. Por, sidoqoftė, shembėlltyra e tij prej altruisti tė pashoq, do tė gjallojė midis nesh pėrderisa nuk pėrmbushet ideali i tij jetėsor, qė nė fakt ishte ideal i tė gjithė liridashėsve tanė:BASHKIMI KOMBĖTAR!

Lavdi e pėrjetshme Historianit qė edhe vetė u bė histori,

tė pavdekshmit Abdyl Selim Krasniqi!!!

 

BEDRI TAHIRI: SAKRILEGJET TONA