Nė 10 vjetorin e rėnies sė dėshmorit Bahri Haxha

 

BAHRI HAXHA - INTELEKTUAL DHE ATDHETAR I SHQUAR

 

- Mė tė mirėn gjė qė njohu e kuptoi njeriu nė jetė ėshtė tė mėsuarit. ( Naum Veqilharxhi )

- ”Herėt a vonė, do tė vijė liria!”. ( Bahri Haxha )

 

Shkruan: Bedri TAHIRI - Prishtinė, 30. 04. 2009

________________________

 

      Gjatė luftės sonė tė fundit ēlirimtare, qė e zhvilluan trimat e  Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pati ngjarje dhe data, tė cilat janė ngulitur thellė nė kujtesėn tonė historike. E tillė ėshtė edhe ajo e 2 majit 1999, ku u martirizua edhe intelektuali i shquar, organizatori dhe promotori i Lėvizjes studentore, edukatori sypatrembur, inxhinieri shembullor i informatikės dhe veprimtari sypatrembur i sektorit mė tė ndjeshėm tė UĒK’sė - Logjistikės, Bahri Rexhep Haxha (1972- 1999).

 

Foto: Dėshmori Bahri Haxha (03.02.1972 - 02. 05. 1999 )

                  

Trung i lashtė trimėrie

      Nė Manzėn e Poshtme tė Vushtrrisė sė lashtė ( ish Svaraēaku i Poshtėm ), krahas familjeve tė shumta shqiptare, tė ardhura nga tė katėr anėt e vendit, jeton edhe familja Haxha, historia e sė cilės ėshtė kaptinė nė vete... Haxhajt vinin andej nga pėrtej Qyqavica, nga Drenica e Kuqe, mė saktė nga Galica heroike, emri i sė cilės ia kishte futur dridhjet nė shtat kralit serb nė Beograd. Kreytrimi i Kosovės dhe udhėheqėsi i Lėvizjes Kaēake, Azem Bejtė Galica me tė shoqen Shotė Galica apo Nusen e Maleve, pėr pesėmbėdhjetė vjet rresht mbajtėn ndezur flakadanin e lirisė.

      Krah pėr krah me kryekaēakun ishte edhe Vesel Haxha - Galica, i cili paskėtaj vazhdoi veprimtarinė e vet luftarake edhe nė Brigadėn e tribunit Shaban Palluzha. Madje, edhe i ati plak, Rexhepi, kishte qenė kėshilltar i mirė i kapedanit tė Arbėrisė sė Vogėl. Tė gjitha kėto peripeci atdhetarie lanė gjurmė tė pashlyera edhe nė shpirtin e pasardhėsve tė tyre, tė cilėt, kudo qė vajtėn i bartėn vath nė vesh.

      Nė gjirin e kėsaj familjeje me traditė, qė tashmė jetonte nė Manzėn e Poshtme, ku qe ruajtur me fanatizėm tė shtuar ky amanet i brezave, u lind edhe djaloshi Bahri Haxha. Prindėrit e tij; Rexhepi dhe Halimja nga Klina e Epėrme e Skėnderajt, patėn dymbėdhjetė fėmijė, gjashtė djem: Bahriun, Shyqriun, Bakiun, Veselin, Artanin, Adnanin dhe gjashtė vajza: Fatimen, Zahiren, Hatiqen (nė emėr tė motrės sė parė, e cila pat vdekur sa ishin nė Galicė), Feriden dhe Mevlyden.

      Bahriu erdhi nė kėtė botė mė 3 shkurt 1972. Ishte fėmija i pestė i kėtyre bashkė- shortėve, andaj edhe dashuria pėr tė qe mė e theksuar. Qysh herėt u hetua se ishte natyrė e zgjuar dhe dispononte inteligjencė qė nuk pėrkonte me moshėn e tij. Madje edhe fizikisht ishte mjaft i shkathėt dhe i fuqishėm. Rrėfimet e burrave, pėr trimat e vendit dhe luftėrat tona shekullore, i pėrcillte me vėmendje tė shtuar. Ato ia shtonin kureshtjen pėr tė ditur edhe mė shumė dhe ia sforconin ndjenjėn e pastėr tė atdhetarisė. Sa me qejf e me dėshirė e merrte rrugėn pėr nė Galicė, sepse atje e priste historia, e priste varri i Azem Galicės, e prisnin gurėt e kullave tė larė me gjak, tė cilėt flisnin mė shumė se vetė njerėzit. Deri vonė, deri kur vajti nė shkollė tė mesme e ka bartur plisin e bardhė nė kokė. Bile, njė ditė, njė plak e kishte shpėrblyer me ca tė holla vetėm pėr hatėr tė plisit....

      Kur vajti nė shkollė, nė Nedakofc, qė nė fillim u dallua pėr tė mirė. I urtė, i sjellshėm, i dashur dhe mbi tė gjitha i zgjuar. Mėsimet i pėrpinte, siē i thonė njė fjale. Lexonte shumė, ēka i binte nė dorė, ama mė shumė i pėlqenin librat ku flitej pėr luftėrat, pėr heronjtė, pėr Kosovėn, pėr Shqipėrinė.

      Pjekuria e tij e parakohshme u kishte rėnė nė sy tė gjithėve. Kėtė ia kishte thėnė edhe kujdestari i klasės tė vėllait Shyqri disa herė. Qysh nė klasėn e pestė tė shkollės fillore “Ali Kelmendi” nė Vushtrri, kishte vizatuar hartėn e Shqipėrisė Etnike dhe e kishte vėnė nė ballė tė klasės. Pėr kėtė veprim tė “ndaluar”, bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, ai u ndėshkua me parapėrjashtim, ndėrsa i ati, Rexhepi, u mor nė biseda informative, siē i quanin politikanėt mediokėr tė kohės zezonė, thirrjet nė polici, ku pėrjetoi maltretime tė shumta psikike e fizike.

      I tillė ishte edhe gjatė shkollimit tė mesėm, nė QMSH “Muharrem Bekteshi” nė Vushtrri, ku mė 1991, mori diplomėn nė drejtimin mė tė vėshtirė tė asaj kohe; matematikor - natyror ose shkurt Programer, me sukses tė shkėlqyeshėm, me tė gjitha pesa.

 

Nė rrethimin e parė tė Adem Jasharit

      Me tė mbaruar shkollimin e mesėm, Bahriut i vije ftesa pėr rekrutim nė Ushtrinė Jugosllave.

-          Jo, kurrė nuk i shėrbej ushtrisė sė njė pushtuesi!- tha ai, duke e bėrė ftesėn copė - copė.

Pas kėtij veprimi tė guximshėm duhej larguar paksa nga valėt e stuhisė shkatėrrimtare. Dhe, ku tjetėr do tė gjente strehim tė sigurt, pėrveē nė Drenicėn e tij stėrgjyshore! Disa ditė i kaloi nė Galicė, te kushėrinjtė e vet e pastaj edhe ta dajat, nė Klinė tė Epėrme. Mu ato ditė, ishte fundi i vitit 1991, u sulmua komandanti i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari. Ishte ky sulmi i parė i 31 dhjetorit 1991. Kur u mobilizuan drenicarėt pėr t’i vajtur nė ndihmė familjes Jashari dhe komandantit tė tyre, edhe Bahriu u gjend nė mesin e atyre qė kishin ndarė mendje ta bėnin vdekjen si me le. Pėr fat, forcat serbe kishin nuhatur situatėn dhe ishin tėrhequr me bisht nėn kėmbė... Sidoqoftė, kjo qe njė ngjarje qė nė shpirtin e djaloshit bėri kthesė tė madhe, duke  ia sforcuar edhe mė idealin pėr agun e shpejtė tė ditės sė bardhė...

 

Studenti shembullor

      Mė vonė, pasi fjeti pakėz puna, Bahri Haxha filloi studimet nė Fakultetin e Elektroteknikės - drejtimi i Informatikės, nė Prishtinė. Provimin pranues e kishte dhėnė me sukses tė kėnaqshėm, duke zėnė kryet e ranglistės. Pėr lėndėt ekzakte, veēan pėr matematikė e fizikė, ishte shumė i shkathėt, sa nuk ia merrte kujt dorėn. Profesion dhe hobi e kam leximin, - shprehej ai nė biseda me kolegėt. Vėrtet ashtu edhe vepronte.

      Krahas mėsimeve ai kryente edhe detyra tė tjera nė aktivitete politike e organizative studentore. Ishte nė bashkėpunim tė ngushtė me Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Prishtinės. Ai, nė bashkėveprim me tė vėllain, Shyqriun, i cili ishte nė krye tė Unionit dhe me veprimtarin, tashmė dėshmorin, Mehė Uka, kishin marrė pėrsipėr detyra me peshė kombėtare. Por, as UDB-ja jugosllave nuk flinte. Kukudhat e saj i kishin rėnė nė gjurmė aktiviteteve tė tij atdhetare. Dhe, nė tetorin e vitit 1997, e arrestojnė nė Prishtinė, duke e maltretuar e duke e kėrcėnuar, me qėllim frikėsimi. Por, kot. Ai me kohė ishte pėrcaktuar tė ecte nė rrugėn e shtruar me gjemba, nė rrugėn e sakrificės, nė rrugėn e nderit, nė rrugėn e lirisė. Bahriu, si gjithnjė, edhe nė demonstratat qė u organizuan kundėr mbylljes sė Universitetit tė Prishtinės, qe mjaft i zėshėm. Ai, qė nė fillim, ishte pėr vazhdimin e mėsimit nėpėr shtėpi private, gjė qė edhe ia doli mban. Kėmbėngultėsia e tij me shokė, duke bėrė thirrje edhe pėrmes valėve tė Radio Zagrebit (emisionit nė gjuhėn shqipe), dha rezultate pozitive. Mėsimet, pėrkundėr vėshtirėsive tė shumta, zhvilloheshin pėr lakmi. Zemra e okupatorėve shtypės sa nuk u doli nga vendi.

      Edhe gjatė demonstratave tė mėdha  studentore, tė vitit 1998, Bahri Haxha ishte nė radhėt e para. Ai tashmė edhe po banonte nė Prishtinė, sepse nuk kishte kohė tė shkonte as nė shtėpi. Viti 1998, pėr studentin shembullor, nė aspektin personal qe i mbarė. Atė vit i kurorėzoi dy momente tė rėndėsishme jetėsore: mori diplomėn e Inxhinierit tė Informatikės dhe u martua. Martesa e tij me Naimen nga Suma qe fare e thjeshtė, pa dasmė, pa bujė, sepse ishte kohė e pa kohė dhe ai vetė ishte nė shėnjestėr tė gjakatarėve serbė. Madje, mė vonė, shpeshherė i kishte thėnė tė shoqes tė mora nė qafė, sepse unė do tė bie nė kėtė luftė. Pra, kishte parandjenjėn e vetėflijimit pėr atdhe. Megjithatė nė fletoren e tij edhe sot ruhet fjalia e shkruar me dorė: ”Herėt a vonė, do tė vijė liria!”.

 

Bahri Haxha, edukator i brezit tė ri dhe ushtar i denjė i UĒK’sė

      Kur dhuna serbe ishte shtuar dhe ishte drejtuar kryesisht mbi arsimin shqip dhe kur disa, duke mos mundur tė pėrballojnė katrahurėn, kishin zėnė tė largoheshin nga ajo detyrė e shenjtė, Bahri Haxha, sypatrembur e entuziast i pashoq, rroku ditarin dhe u mishėrua me edukimin e brezit tė ri. Nuk deshi t’ia kthej shpinėn Kosovės nė kėto orė tė liga, andaj u punėsua nė SHMT nė Vushtrri. “I gjallė nuk do ta lėshoj Kosovėn. Ky ėshtė vendi ku edhe dua tė vdes!”- ngulte kėmbė, kur ia pėrmendnin largimin nga atdheu. 

      Profesori i ri, i brumosur me dije shkencore e me atdhetarizėm tė flaktė, nuk kėnaqej vetėm me mėsimdhėnie.

      Jo, ore jo!

      Ai kishte rėnė nė kontakte me UĒK-nė dhe ishte vėnė nė dispozicion tė saj moralisht, materialisht e fizikisht. Me tė formuar tė celulave tė para edhe nė Shalė, ai ishte lajmėruar nė Shtabin e Batalionit IV tė UĒK-sė nė Ceceli, te komandant Gani Imeri. Ai, duke e vėrejtur se trimi vinte nga njė familje me tradita tė shkėlqyera atdhetarie e trimėrie dhe duke i parė aftėsit e tij organizative e profesionale, u konsultua edhe me drejtues tė tjerė tė luftės dhe, pa u hamendur, e caktuan nė sektorin mė tė ndjeshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Logjistikė. Aty ai duhej, ku mund tė kontribonte mė sė shumti, gjykuan ata. Dhe, nuk kishin gabuar fare. Puna e tij nė terren kishte bėrė tė veten. Dashuria e popullit pėr luftėtarėt e lirisė shtohej dita - ditės saqė po shndėrrohej nė ideal tė pashuar jetėsor. Edhe radhėt e vullnetarėve pėr t’i rrokur armėt ēlirimtare, nuk kishin tė sosur, madje as armė nuk kishte pėr tė gjithė.

      Nė atė drejtim i ndihmonin edhe  vėllezėrit e tij nga mėrgata, sidomos Shyqriu, i cili ishte i lidhur drejtpėrsėdrejti me Fondin “Vendlindja thėrret” dhe me organizatorėt e udhėheqėsit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

      Dashuria pėr shkollėn, pėr nxėnėsit dhe pėr lirinė, kishin lėshuar rrėnjė thellė nė shpirtin e tij tė pastėr dėborė, aq sa nuk kishte fuqi qė mund ta largonte qė andej. Forcat serbe disa herė e arrestuan, e maltretuan dhe e kėrcėnuan edhe me likuidim fizik, pėr mėsimin ilegal, siē e quanin ata, por kurrė nuk hoqi dorė derisa u flijua nė altarin e lirisė.

      Kėshtu, vetėm brenda muajve janar - mars tė vitit 1998, familja e tij u bastis mbi dymbėdhjetė herė, me pretekst tė kėrkimit tė armėve e tė arrestimit tė Bahriut. Herėn e fundit e kishin bastisur mu ditėn qė ishte sulmuar Adem Jashari, mė 5 mars 1998. Pėr fat, Bahriu kishte arritur tė arratisej, kurse i ati, Rexhepi 60 vjeēar, arrestohet dhe dėrgohet nė burgun famėkeq tė Smrekonicės, ku pėrjeton maltretime psikike e fizike.

      Bahriun mė nuk mund ta kapnin dot. Ai ishte lart nė male, atje ku shqipet e lirisė kishin hapur krahėt dhe po i dilnin zot atdheut tė sakatosur. “Bahriun e kishim pėrherė pranė vetes, nė konsultime e nė veprime. Sa e sa herė e rrezikoi veten pėr t’na sjellė ushqime, veshmbathje, barna, madje edhe municion tė grumbulluar nga qytetarėt”,- pėrkujton sot komandanti i tij, Gani Imeri. Edhe familja e tij e ngushtė, qė nga dita e parė e bombardimit tė NATO-s, sepse serbėt lokalė, tė inatosur nė kulm, kishin sulmuar shtėpinė e tyre, kishte kaluar nė Sllakofc. Ngjarjet rridhnin lumė. Ditėn kur u sulmuan pozicionet e luftėtarėve tė lirisė nė majat e Shalės sė Bajgorės, Bahri Haxha, u detyrua tė bashkohet me familjen e vet dhe tė pėrpiqet pėr ta shpėtuar nga mė e keqja...

 

Njė fund i tmerrshėm

      E diela e 2 majit 1999 gdhiu ndryshe nga ditėt e tjera. Dielli hezitont t’i lėshonte rrezet mbi horizontin e zymtuar. Orteku mbytės rrokullimė lėshohej tatėpjetės.

- Hakmarrje!

- Hakmarrje!- ēirreshin e ulėrinin djajtė shpirtnxirė e duarpėrgjakur. Militarė e paramilitarė serboēetnikė, tė shfrenuar, si kanibalėt mishngrėnės, vėrsulėn mbi duarthatėt, pasi kishin pėsuar humbje tė mėdha nga shqipet e lirisė.

      Kolona prej katėrqind traktorėsh e mijėra vetash midis dy Studimeve tė Vushtrrisė u gjakos keq dhe ngeli mu si gjarpri me trupin e prerė nė shumė vende. Bishat e egėrsuara u ndalėn edhe para traktorit tė Bahriut. Familja e tij ngeli pa frymė. Tė gjithė e dinin se djali i tyre ishte nė listėn e zezė tė cerberėve tė pėrtej Tunės. Motėr Mevludja ia jep njė ēantė dhe i thotė shfrytėzoje rastin e ik kah tė mundesh, por ai ia kthen: “Jo, jo, se mbase unė vritem e ju shpėtoni”.

      Dhe, hijenat tinėzare e identifikuan. Surratet e tyre tė vrazhda sikur u hapėn cazė. Po, po, sepse u gėzuan qė mė nė fund e gjetėn atė qė po e kėrkonin prej kohėsh. Familja e Bahri Haxhės, sikurse dhe ajo e Selatin Gėrxhaliut, qė do tė pėsojė mė vonė, ishin rrumbullakėsuar me ngjyrė tė kuqe nė listat e tyre ogurzeza. As shuma e madhe e parave tė plaēkitura atypari nuk ua zbutėn zemrat tė pashpirtėve. Sakaq ca krisma tė mbytura i dhanė fund profesorit tė nderuar.

 

Foto: Rexhep Haxha - babai i dėshmorit

 

-          A ke ēka bėn tashti?- i thanė babė Rexhepit gjakatarėt me krekosje prej tė sėmuri histerik.

-          Kaq patėt mundėsi, kaq bėtė more horra! - ua ktheu ai, qė nė ato ēaste kishte ngelur i mpirė si mumie.

-          Lėreni tė gjallė se ashtu do tė vuajė mė shumė! - ia priti eprori, me njė shenjė nė ballė, atij qė deshi ta vriste edhe kėtė.

      Pas pak ai e mori veten dhe iu afrua trupit tė gjakosur tė tė birit dhe, duke ia lėmuar ballin, iu drejtua me kėto fjalė: ”Po ku je trimi i babait qė gjithmonė dėshiroje tė bije dėshmor  pėr kėtė  tokė, ja Zoti ta plotėsoi dėshirėn!”. Aty, nga traktori i tyre, i zbritėn dhe i vranė  edhe mikun e tij, Ruzhdiun tridhjetė e pesė vjeēar  me tė ėmen, Mihrijen, dhe babė, Bislimin.

      Kasaphana vazhdoi edhe mė, derisa kaloi numri paraparė mbi njėqind... Trupi i pajetė i Bahriut, bashkė me tė tjerėt, varrosen nga pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Studime dhe sot pushojnė tė qetė nė dheun e Kosovės sė lirė. Kujtimi pėr tė nuk shuhet kurrė. Atė e kujtojnė profesorėt e tij, e kujtojnė nxėnėsit dhe kolegėt, e kujtojnė bashkė- mendimtarėt e bashkėveprimtarėt, e kujton populli, e kujton Kosova, e kujton Shqipėria.

 

Foto: Bahrije Haxha - bija e dėshmorit

 

      Mbase, mė mirė se tė gjithė, e kujton vetė familja e tij, e cila ndjehet krenare qė pati dhe rriti njė djalė tė tillė, pėr ta nderuar vendin e atdheun. Kėshtu, rrugėn e tij, nė frontin e dijes, e vazhduan dhe e thelluan vėllezėrit:

-          Prof. dr. Shyqri Haxha, ligjėrues nė Universitetin e Kentit, i cili pos kontributit tė madh intelektual e kombėtar, duke bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr aftėsimin e kuadrove tė reja nga Kosova, para ca muajsh u emėrua Kryeshef Ekzekutiv i PTK-sė;

-          Vesel Haxha doktor shkence nė Universitetin Shefild (Sheffield);

-          Artan Haxha - Galica, sportist i dalluar (shok i ngushtė i shkodranit Rudi Vata), ku ka marrė katėr medalje dhe po pėrgatitet nė ekipin Celtic tė Skotlandės.

Kjo, madje, edhe mė mirė vėrtetohet me vajzėn e tij, Bahrijen, e cila edhe pse ka lindur nė Londėr tė Anglisė, ku ėshtė edhe nxėnėsja mė e mirė, Kosovėn dhe UĒK-nė i do shumė dhe mban nė zemėr.

-          UĒK-ja ėshtė shpirti im! - u thotė ajo gjyshit e gjyshes, Rexhepit e Halimes, duke ua hequr mallin e djalit, tė cilin e mbajnė thellė nė zemėr.

 

Librat e Prof.Dr.Bedri Tahirit