Nė kujtim tė Heroit tė Kombit Ardian Krasniqi

 

HISTORIA E NJĖ LETRE TESTAMENT

 

“E di, qė rruga qė kam filluar (jo sot) nuk ėshtė e shtruar me lule, por ėshtė plot rreziqe e plot pengesa, mirėpo ata nuk mė pengojnė, sepse shpirti im ėshtė gatuar nė atė formė qė do t'i kalojė tė gjitha, por ai bėhet mė i fortė, mė i pathyeshėm, kur ka edhe pėrkrahjen tuaj ( familjare ), dhe kjo e di se nuk do tė mė mungojė.” - ( Ardian Krasniqi )

 

Shkruan: Bedri Islami - 13. 10. 2009

 

 

      Pėr herė tė parė unė kam dėgjuar pėr Ardianin pas rėnies sė tij dhe bėra shkrimin “Tė korrurat e gjelbėrta”, botuar nė “Zėrin e Kosovės”, tri ditė pas rėnies, me idenė se kjo rini qė po ikėn nė themelet e Kosovės vetėdijshėm, ėshtė njėkohsisht edhe gjelbėrimi i saj. Po rrinim nė shtėpinė e Fehmi Lladrovcit, kur ishte nė Gjermani, dhe po flisnim pikėrisht pėr kėtė rėnie, kur befas ai mė tha se “po ta kishe njohur, do tė kishe shkruar njė libėr lavdie pėr “Rexhėn”- Adin, sepse i takon tė ketė njė libėr tė tillė.“ Fehmiu kishte njė dhimbje tė jashtėzakonshme nga kjo humbje, dhe ndoshta, ka qenė nė ditėt e pakta kur nė cepin e syve i ishte piksur njė lot. Mė pas, tė njėjtėn ide pėr njė libėr tė veēantė pėr Ardianin, me thanė edhe dy miqtė e tij, Ibrahim dhe Qerim Kelmendi, ky i fundit, sė bashku me Ilir Konushevcin, ndėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė tij. Atė ditė, Fehmiu nė besė si i thonė, megjithėse asokohe isha zgjedhur nė organet drejtuese tė LPK-sė nė Gjermani, ai mė dha pikėrisht kėtė letėr, shkruar nga Ardian Krasniqi, pėr vėllain e tij, Ilirin.

      Letra ėshtė shkruar me 4 maj 1997, nė orėt e vona tė natės, dhe ėshtė vėnė shėnimi “ora 24 e 37 minuta”. Ėshtė shkruar nė Tiranė dhe mė shumė se gjithēka tjetėr, ėshtė njė klithmė shpirti e dashurisė pėr vendin e tij. Fragmente tė kėsaj letre  u botuan atėherė me shkurtime, mė duket, edhe nė “Zėrin e Kosovės”, por unė kam dėshirė qė tė sjell edhe pjesė tė tjera.   

      Gjithēka ėshtė e shkruar me njė intimitet rrėnqethės, bisedė e shtruar mes vllezėrve, rrjesht pas rrjeshti e ndjen se si po hapet shpirti i njė luftėtari, e ndjen se si pikon dhimbja e tij pėr shokėt e rėnė dhe, kur mendon se katėr muaj pas kėsaj letre, ai vetė do tė ishte njėri ndėr tė rėnėt, thua me vete “Cila pjesė e shpirtit tė tij ka klithur kėshtu, pėr tė dhėnė mesazhin e njė brezi idealist dhe vizionar, cila pjesė e mendimit tė tij ka pėrgatitur veten pėr gjithēka qė mund tė ndodhte, si ka lėvizur ashtu vetėdija e tij drejt ēastit sublim, qė padashur tė kujton “Bijtė e Shekullit tė ri” tė Migjenit, nė thirrjen e tyre tė pavdekshme”...nuk duam pranga prore, duam ngadhnjim...”?

      Pasi i flet tė vllait, ashtu thjeshtė, pėr mungesėn qė ia ndjen familjes sė tij, ideja fillon e hapet, bėhet mė e gjėrė, ajo del jashtė asaj qė mund tė kenė zakonisht mes vetes dy vėllezėr tė mirė, bėhet pronė e tė gjithėve, kalon caqet e pėrditshmėrisė, duke u bėrė e pėrjetshme.

      Njeriu qė e ka shkruar letrėn - testament ishte ende pa u bėrė njėzet e pesė vjeēar, i dashuruar. E shkrova “ i dashuruar”, sepse shpesh herė, gabimisht, ne pėrpiqemi tė i glorifikojmė tė rėnėt, duke i bėrė ata njerėz qė kanė menduar vetėm pėr luftėn, qė nuk kanė dashuruar dhe nuk kanė pasur jetėn e tyre vetjake tė begatė, qė nuk kanė pasur miq e shokė, me tė cilėt kanė qeshur e kanė luajtur, kanė bėrė humor dhe e kanė duruar humorin.

      E kam ndjerė dhimbjen nė zėrin e Fehmi e Xhevė Lladrovcit teksa lexonim bashkarisht Letrėn. Zakonisht Fehmiu ishte njeri i fortė, Xheva ishte mė e ndjeshme, por nė njė kohė tė shkurtėr, ata kishin pėrjetuar dy dhimbje tė mėdha, rėnien e Luan Haredinajt, i njohur me emėrin e luftės - Ardian, dhe tani humbjen e Ardian Krasniqit, i njohur me emėrin e luftės -  Rexha.

 

Ja fragmente tė Letrės:

 

 

“ Mirėmbrėma i nderuari vėlla Ilir,

 

    ...Qėllimi kryesor i dėrgimit tė kėsaj letre ėshtė informimi juaj pėr veprimtarinė time, duke e ndjerė veten si borxhli ndaj familjes, por edhe duke ju pėrgatitur pėr tė papriturat qė mund tė ndodhin nė tė ardhmen. Besoj se punėn apo veprimtarinė patriotike qė jam duke e zhvilluar unė, do ta kishit zhvilluar edhe ju, por fati e deshi qė unė t'i pėrgjigjem Thirrjes sė Atdheut, qė bijtė e tij t'i dalin zot nė kėto momente tė vėshtira dhe tejet kritike, duke mos kursyer as gjėnė mė tė shtrenjtė: JETĖN.

 

    Si anėtar i organizatės militante “UĒK”, pėr borxhin ndaj atdheut dhe pėr Betimin e bėrė para shokėve, mė duhet tė qėndroj besim i kėsaj rruge deri nė vdekje.

 

    E di, qė rruga qė kam filluar (jo sot) nuk ėshtė e shtruar me lule, por ėshtė plot rreziqe e plot pengesa, mirėpo ata nuk mė pengojnė, sepse shpirti im ėshtė gatuar nė atė formė qė do t'i kalojė tė gjitha, por ai bėhet mė i fortė, mė i pathyeshėm, kur ka edhe pėrkrahjen tuaj ( familjare ), dhe kjo e di se nuk do tė mė mungojė.

 

    Mė vjen keq qė pėr nė Kosovė ika pa ju lajmėruar. Mirėpo, mendova se mosinformimi i juaj ėshtė mė i qėlluar, duke menduar se do ju shqetėsoja, prandaj edhe u pėrcaktova pėr mos informim, edhe pse ju pata premtuar pėr njė gjė tė tillė.

 

    Tani po ju informoj pėr kėtė rrugė.

 

    Dita kur u nisa pėr nė Kosovė ishte 19 Janari. Kam qenė vet i tretė. Me mua ka qenė edhe i ndjeri Zahir Pajaziti, udheheqės i Shtabit Qendror tė UĒK-sė dhe atentatori numėr njė nė Kosovė. Ka qenė trim e shkuar trimit dhe trimėritė e tij njė ditė do tė dalin sheshazi.

 

    Deri nė kosovė arritėm duke i kaluar malet e Bjeshkėve tė namuna dhe u stacionuam nė Prishtinė. Detyra qė kishim marrė ishte kryerja e disa atentateve dhe aksioneve ēlirimtare, por, si jeni edhe ju i informuar, pikėrisht ato ditė situata u ndėrlikua edhe mė shumė dhe filluan kundėrsulme edhe nga UDB-ja. Njė numėr i anėtarėve u burgosėn dhe tre veta u vranė. Njėri nga tė vrarėt ishte edhe bashkėpunėtori ynė mė i ngushtė Zahir Pajaziti......” .

 

    Mė 7 shkurt 1997 u kthyem nė Shqipėri.

 

    ... Lufta jonė do tė jetė e vėshtirė, do tė derdhet gjak, do tė ketė viktima, por ne jemi tė pamposhtur e tė pathyeshėm nė rrugėn e Lirisė.

 

    Nėna nė asnjė mėnyrė tė mos kuptojė ndonjė gjė, sepse e merr pėr tragjike, ndėrsa ju jeni  burrė dhe kėto gjėra i kuptoni...”

_________________________

 

    Me disa shkurtesa tė vogla, kjo ishte letra. Pas saj ėshtė e vėshtirė tė thuash diēka mė shumė, por unė do tė doja tė shtoja diēka.

 

*   *   *

    Nė mes tė materialeve tė ndryshme qė ruhen nė Familjen e Fehmi dhe Xhevė Lladrovcit ėshtė edhe fjala e mbajtur nė Tubimin Pėrkujtimor pėr dėshmorėt e kombit Ardian Krasniqi dhe Jonuz Zeneli. Tubimi ėshtė mbajtur me 12 nėntor, nė 25 vjetorin e lindjes sė Ardianit dhe pak ditė pasi ishte mbytur nė tortura tė jashtėzakonshme, nė burgjet e Beogradit, luftėtari Jonuz Zeneli.

    Fjala ėshtė punuar mjeshtėrisht nga Xheva dhe ėshtė jo e rastėsishme, se si nė kėtė material, shumė saktė, analizohen faktet pėr principet e luftės ēlirimtare, duke qenė njėkohsisht edhe si dėshmi kundėr akuzave tė sotme ndaj ēlirimtarėve.

 

Kam nėnvizuar nga Fjala e Xhevė Krasniqit :

 

“Manastiri i Deēanit, Patriarkana e Pejės e objekte fetare nuk janė larg vendit ku luftoi jo njė herė Adriani. Por ai asnjėherė nuk i sulmoi ato, sepse lufta qė bėn populli ynė, nuk ėshtė luftė ndėrfetare, por luftė pėr ēlirim kombėtar.

Ardianit dhe shokėve tė tij, pushtuesit e tradhtarėt u thonė terroristė.

Po tė ishte Adriani terrorist nuk do tė sulmonte policinė dhe objektet e tyre, megjithėse ėshtė mė e vėshtirė, por do tė sulmonte civilė serbė, bie fjala, fshatin mė tė afėrt nga Kliēina, ku luftoi Adriani, fshatin Gorazhdec, qė do tė ishte gjithėsesi mė i lehtė. Por Adriani e shokėt e tij e dinė se lufta jonė nuk ėshtė luftė ndėretnike, por luftė pėr t'i thyer dhe pėr t'i dėbiuar pushtuesit ushtarak dhe policorė nga Kosova”.

___________________________

    Nė jetėn e gjithėsecilit vizionar ka edhe njė ēast, do tė thoja hyjnor, para sublimes. Pėr Adrian Krasniqin kjo do tė ishte thyerja e natės sė 4 majit 1997, ora 24 e 37 minuta, kur ai do tė pėrfundonte kėtė letėr. Testament dhe dėshmi e shpirtit tė tij.