Nė fshatin Prugoc tė Prishtinės, nė njėvjetorin e vdekjes, u zbulua

lapidari i veprimtarit tė shquar Selman Berisha

 

AMANATI I SELMANIT ISHTE - SHQIPĖRIA ETNIKE

 

Shkruan: Behram Krasniqi - Prishtinė, 03. 03. 2009

___________________________

 

      Nė fshatin Prugoc tė Prishtinės, nė prani tė shumė qytetarėve, nė njėvjetorin e vdekjes, u zbulua lapidari i veprimtarit tė shquar pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar, Selman Berisha. Nė solemnitetin e organizuar me kėtė rast, e ku morėn pjesė bashkėveprimtarė, bashkėluftėtarė e veteranė tė luftės sė UĒK-ės, familjarė tė dėshmorėve etj., lapidarin e zbuluan simboli i gjallė i shqiptarisė baca Adem Demaēi dhe bashkėshortja e Selmanit, Nazife Berisha

 

Foto: Adem Demaēi, duku folur para masės dhe nė fund sė bashku me Nazife Berishėn zbulon lapidarin e veprimtarit Selman Berisha

 

      Nė fjalėn e tij me kėtė rast, duke folur pėr bashkėveprimtarin e tij tė ngushtė, baca Adem Demaēi tha se vepra patriotike dhe luftarake e Selman Berishės duhet tė pėrkujtohet gjithmonė. Tė flasėsh pėr Selmanin do tė duhej shumė kohė, mirėpo fjala mė e madhe pėr tė ėshtė vepra, e cila ndikoi qė nė themelet e Kosovės sė sotme tė mbretėrojė njė situatė e cila do t’ia mundėsojė Kosovės qė tė arrijė mė lehtė aty ku e kishte pėr synim Selmani dhe heronjtė tė tjerė tanė, pra nė integrimin mbarėkombėtar. “Mė robėri pėr Kosovėn nuk do tė ketė, sepse kemi hyrė nė rrugėn e lirisė edhe pse tė vonuar, me probleme plotė, me interesa tė kryqėzuara, mirėpo na presin probleme jo tė rrezikshme sikur qė kemi pasur punė dikur me njė armik siē ishte Serbia, e cila me receta tė importuara ka menduar vetėm pėr tė zezėn e shqiptarėve”, theksoi Demaēi, pėr tė vazhduar se “ato rreziqe mė s’i kemi”.

 

      Me kėtė rast ai shtroi domosdoshmėrinė e unitetit tė popullit tonė. “Duhet ta kuptojmė se uniteti ėshtė pika mė e vlefshme, mė e domosdoshme pėr neve qė na duhet sot”, pėr tė nėnvizuar se edhe pėrmes marrėdhėnieve ndėrkombėtare Kosova duhet ta bindė bashkėsinė ndėrkombėtare se ėshtė e domosdoshme tė sendėrtohet plotėsisht amaneti i dėshmorėve. “Ta kuptojmė qė marrėdhėniet tona me botėn janė tė rėndėsishme, mirėpo marrėdhėniet tona me botėn do t’i thellojmė atėherė kur tė fillojė bota tė bindet se ne po punojmė ashtu siē duhet pėr lirinė tonė, pėr njė rrugė tė vėrtetė demokratike dhe pėr arritjen e zbatimin e tė gjitha atyre idealeve dhe amanetit tė heronjve tanė, siē ka qenė Selman Berisha me shokėt e vet”.

 

      Demaēi ka falėnderuar tė gjithė bashkėpunėtorėt, dashamirėt dhe ithtarėt e rrugės sė Selmanit, si dhe nxėnėsit dhe mėsuesen e shkollės, nė tė cilėn ishte mėsimdhėnės edhe Selmani pėr dhjeta vjet. “Nxėnėsit duhet tė edukohen nė frymėn e dashurisė ndaj atdheut, sepse falė gjakut dhe sakrificave tė papara tė cilat i ka bėrė populli ynė nė luftė kundėr armikut arritėm tė krijojmė edhe ne aleatė nė botė kundėr vrasėsve, kriminelėve dhe xhelatėve tė Serbisė, nė mėnyrė qė ta shijojmė kėtė liri qė e kemi sot”.

 

      Baca Adem ka sjellė pėrshėndetje mė tė pėrzemėrta tė shokut mė tė ngushtė tė Selman Berishės, poetit dhe bashkėveprimtarit tė tij, Zeqir Gėrvalla. “Ju sjell pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta nga Zeqir Gėrvalla, shoku mė i ngushtė i Selmanit, i cili nė pamundėsi qė tė vijė nga Amerika, po iu dėrgon juve tė fala tė shumta dhe po merr pjesė edhe ai me zemėr e me shpirt nė kėtė solemnitet tė vogėl tonin”. ( Me kėtė rast u lexua edhe njė letėr pėrshėndetėse pėr tubimin e sotėm nė Prugoc ).

 

      Duke iu drejtuar qytetarėve tė shumtė, simboli i gjallė i qėndresės shqiptare tha: “Kudo qė tė jeni pėrhapeni dashurinė dhe respektin pėr heronjtė tanė, ta pėrhapni tė vėrtetėn e luftės sonė ēlirimtare heroike, pjesė e sė cilės ishte edhe Selmani, pėr tė cilin baca Adem theksoi se Selmani kishte besim tė plotė se njė ditė do tė fitojmė luftėn kundėr Serbisė. “Ishte njė luftė shumė e vėshtirė, sepse njė shumicė e konsiderueshme brenda popullit tonė nuk besonte se mund tė luftohet dhe tė fitohet kundėr Serbisė, sepse kishte edhe asi tė cilėt nė vend se ta trimėronin popullin, e frikėsonin atė me parulla e me fjalė se ‘pėr 24 orė do tė na shkatėrrojė Serbia’!” Mirėpo, shtoi baca Adem, “Selmani i ka takuar asaj pjese tė popullit tonė i cili edhe nė kohėrat mė tė vėshtira ka pasur guxim t’i kundėrvihet pushtuesit me tė gjitha mjetet. Ai ka pasur guxim tė qėndrojė nė kėmbė, siē edhe jetoi nė kėmbė, luftoi nė kėmbė dhe vdiq nė kėmbė, sikurse tė gjithė heronjtė tanė”, theksoi, ndėr tė tjera, veprimtari i shquar i ēėshtjes kombėtare, Adem Demaēi, fjalimi i tė cilit u pėrcoll me vėmendje dhe me duartrokitje frenetike nga tė pranishmit.

 

      Ndėrkaq, veterani i UĒK-ės, Afrim Kuleta, duke pėrshėndetur familjen Berisha dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij solemniteti nė emėr tė veteranėve tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ka potencuar se veteranėve po i mungon shumė Selmani. “Tė gjithė ne qė e njohėm veteranin e UĒK-sė, veteranin e arsimit, veprimtarin punėtor tė palodhshėm, e atdhetarin sypatrembur e ndjejmė peshėn e kėsaj mungese. Baca Selman ishte kalitur nė flakėn e qėndresės, pėrpjekjeve tė luftės tė cilėn nuk e pushoi kurrė. Ai ndoqi rrugė pėr tė cilėn tė gjithė ia kishim lakmi. Ai ishte i shquar pėr nga trimėria, qėndresa e virtyte tjera tė larta. Pėr njė kohė gjatė luftės baca Selman ishte shndėrruar nė njė pikė inkurajimi dhe tė gjithėve na trimėronte me qėndresėn e vet. Ai nuk u lodhte kurrė nga pėrpjekjet e tij tė cilat i kėrkonte vendi ynė dhe liria e kėtij vendi. Ai kurrė nuk u ligėshtua as nė burg, as nė luftė e as pas saj. U bė njė shembull pėr tė gjithė ne. Baca ynė nuk u iluzionua asnjėherė. E donte tė vėrtetėn, e donte tokėn e  vet, popullin, gjuhėn kulturėn, traditėn simbolet. Aspiroi tėrė jetėn qė tokat e ndara tė gjeografisė tonė kombėtare t’ia bashkojė Shqipėrisė”, tha ndėr tė tjera z. Kuleta.

 

      Me njė fjalė rasti u paraqit edhe Muhamet Latifi, kryetar i Degės sė PDK-ės nė Besianė, i cili, ndėr tė tjera, theksoi se falė gjakut tė dėshmorėve dhe veprimtarisė sė palodhshme tė atdhetarėve tė shquar, siē ka qenė edhe Selman Berisha, sot Kosova ėshtė e lirė. Nė njė deklaratė pėr “Epokėn e Re”, bashkėveprimtari i Selman Berishės, Hysen Peshku tha se ngritja e kėtij lapidari ėshtė vetėm njė respekt qė kemi ndaj veprės, shėmbėlltyrės dhe aktivitetit tė atdhetarit tė shquar pėr ribashkim kombėtar, sepse amaneti i Selmanit do tė pėrmbushet vetėm kur tė ribashkohen tė gjitha trojeve shqiptare nė njė Shqipėri etnike. Nė lapidarin e zbuluar, pėrveē fotos sė tij dhe shqiponjės dykrenore, ėshtė gravuar edhe harta e Shqipėrisė etnike, pėr tė cilėn tėrė jetėn e tij u angazhua dhe nuk u ndalė kurrė sė vepruari Selman Berisha.

 

Komentin tuaj mund ta shkruani KĖTU