Nė gjashtė­’vjetorin e vrasjes sė eprorit tė UĒK-sė, AVDI MUJAJ

 

TRIMI QĖ U BĖ PJESĖ E PANDARĖ E LIRISĖ

 

Shkruan: Fetnete Ramosaj - Deēan, 01. 10. 2009

 

 

      Njėri ndėr atdhetarėt mė tė kompletuar e mė tė devotshėm, i shquar pėr burrėri e trimėri, pėr nder, sakrifica e dinjitet njerėzor e kombėtar, padyshim ishte veprimtari shumėvjeēar i ilegales dhe eprori i UĒK-sė, Avdi Mujaj. Qė nė ditėt e rinisė sė hershme pėr gati dy dekada, me tėrė qenien veproi e luftoi pėr ēlirimin e Kosovės, pa u ndalur pėr asnjė ēast, derisa kriminelėt ia shuan jetėn padrejtėsisht para shtėpisė sė tij, mė 1 tetor 2003.

      Avdi Mujaj, ishte i bindur se liria ėshtė gjėja mė e shtrenjtė qė i mungon njeriut  shqiptar dhe pėr tė duhet luftuar me ēdo ēmim. Ishte shembull tipik i veprimtarit tė panjolla nė veprimtarinė kombėtare. Nuk zmbrapsej para asnjė rreziku a pengese. Qė tė gjitha i tejkalonte me njė siguri dhe qetėsi tė jashtėzakonshme shpirtėrore.

      Avdi Selim Mujaj, u lind mė 10 gusht 1966, nė Strellc tė Epėrm tė Deēanit, nė njė familje tė ndershme, bujare e atdhetare. Qysh herėt i vdiq babai Selimi. Avdiu me tė vėllanė Hakiun dhe tri motrat Timen, Taben e Tushėn, edhe pse nė kushte tė vėshtira ekonomike, nėn pėrkujdesjen e axhės Halil, u rritėn dhe u edukuan nė frymė tė shėndoshė kombėtare. Shkollimin e mesėm e mbaroi nė Gjimnazin “Vėllezėrit Frashėri” nė Deēan, ku ishte nxėnės i dalluar si nė mėsime ashtu edhe nė sjellje. Qysh si gjimnazist u inkuadrua nė grupet ilegale tė kohės. Prej asaj kohe, me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm u vu nė shėrbim tė Lirisė sė atdheut.

      Gjatė vitit 1985/86 Avdia u detyrua tė largohet nga vendlindja, sa nga presionet politike po aq edhe pėr shkak tė kushteve ekonomike. U vendos nė Aarau tė Zvicrės, ku menjėherė kyēet nė radhėt e ilegalėve tė Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės (LPRK), nė radhėt e tė cilės veproi mbi 18 vjet.

      Krahas punės sė pandėrprerė pėr pėrmirėsimin e kushteve ekonomike dhe mirėqenien e familjes sė tij, Avdia pėr asnjė ēast nuk i ndali pėrpjekjet dhe veprimtarinė pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesit serbo-jugosllavė. Si anėtar i Kėshillit tė LPK-sė nė Aarau tė Zvicrės, nė kohėrat mė tė vėshtira, Avdia ishte nė detyrat mė tė vėshtira nė pėrpjekje tė ndryshme pėr lirinė e Kosovės, nė organizimin e qindra demonstratave e tubimeve pėr sensibilizimin e opinionit botėror pėr ēėshtjen e Kosovės, si nė Aarau, Gjenevė, Cyrih, Bon, e qytete tjera nė Perėndim. Punoi jashtėzakonisht shumė nė mbarėvajtjen e punėve tė “Zėrit tė Kosovės” (organ i LPK-sė), qė ishte bėrė zėdhėnės i luftės pėr liri; pastaj nė Shoqėrinė Kulturore “Luftėtarėt e Lirisė”; nė Fondin e luftės “Vendlindja Thėrret”, nė Sektorin pėr Ēėshtje Praktike tė Kryesisė sė LPK-sė, etj. Por, mbi tė gjitha, lindjen e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e kishte gėzimin mė tė madh.

      Lindja dhe rrita e saj ishte realizim i ėndrrės sė Avdisė dhe i shumė brezave para tij.

      Pėr rritjen dhe forcimin e UĒK-sė bėri gjithēka mundi nga diaspora. Por pėrsėri iu duk pak. Prandaj, qė nė ditėt e para tė shpėrthimit tė luftės frontale, nė pranverėn e vitit 1998, Avdia e la rehatinė e Zvicrės, dhe u kthye nė Kosovė pėr tė luftuar me vetėmohim tė pashoq deri nė ēlirimin e vendit. Prej majit tė vitit 1998 deri nė fund tė gushtit 1998 luftoi e veproi si komandant njėsiti nė kuadėr tė Shtabit Lokal tė UĒK-sė nė Strellc. Avdia u kthye nė Kosovė kur shumėkush largohej prej saj. Nė shkurt tė vitit 1999, Komanda e Zonės Operative tė Dukagjinit e caktoi Komandant tė Batalionit tė Dytė tė Brigadės 132 “Myrtė Zeneli”, detyrė kjo qė e mbajti me sukses e pėrgjegjėsi tė lartė.

      Avdi Mujaj, i njohur me emrin e luftės “TRIMI” - nė luftė pėr liri hyri me njėmendėsi dhe vendosmėri tė palėkundshme dhe si i tillė qėndroi deri nė fund, duke luftuar pėrkrah luftėtarėve mė tė denjė, siē ishin dėshmorėt Shkėlzen Haradinaj, komandant pėr Operacione Luftarake tė ZOD-it, Fadil Nimani - Komandant “Tigri” i tri ushtrive ēlirimtare, Lulzim Morina, komandant i Brigadės 135 “Agim Zeneli” e shumė tė tjerė. Gjatė tėrė luftės u shqua pėr vendosmėri e gjakftohtėsi, guxim e trimėri dhe qėndresė tė paepur. Nė atė vijė tė frontit ku ishte Avdi Muja me shokė, forcat serbe kurrė nuk kanė mundur tė depėrtojnė. U dallua pėr qėndresė tė pashoqe pėr muaj tė tėrė nė vijėn e parė tė frontit nė Gėrgoc, ku nė afėrsi me forcat pushtuese serbe luftohej pėr jetė a vdekje. Pastaj u dallua edhe nė luftimet e zhvilluara nė Buēan, Shqiponjė, Zhebel, Maznikė, Dashinoc, Kosuriq, Baran, Potėrē e vendluftime tė tjera.

      Me besimin e patundur nė fitoren e luftės, me qetėsinė e vendosmėrinė e jashtėzakonshme qė e karakterizonte nė situata tė vėshtira, me qėndresėn e pakompromis kundėr armiqve, me besnikėrinė, ngrohtėsinė dhe afrinė e veēantė qė tregonte ndaj shokėve, Avdia u bė idol pėr bashkėluftėtarėt, bashkėluftėtar besnik pėr bashkėmoshatarėt, vėlla mė i madh e prind pėr mė tė rinjtė, qė i ruajti, i edukoi dhe u qėndroi pėrkrah nė ēastet mė tė vėshtira.

      Avdi Mujaj dha kontribut tė veēantė edhe pas luftės, nė pėrputhje me nevojat e pasluftės, nė deminimin e terrenit tė minuar nga forcat serbe, pėr tė mundėsuar kthimin e popullsisė sė zhvendosur nė shtėpitė e tyre, shpesh herė duke rrezikuar edhe jetėn. Mė 20 shtator 1999, u demobilizua dhe pėrkohėsisht u kthye nė Zvicėr, por Avdia nuk e pranoi kurrė parashtesėn ish, sepse ishte dhe mbeti veprimtar i madh. Ishte pjesė e pandarė edhe e dy ushtrive tjera ēlirimtare UĒPMB dhe UĒK-om nė luftėrat ēlirimtare nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni.

      Kanė kaluar gjashtė vjet, qė nga 1 tetori i kobshėm i vitit 2003, kur para shtėpisė sė tij, u ekzekutua eprori i UĒK-sė Avdi Mujaj (37 vjeē) dhe u plagosėn rėndė e lehtė tre kushėrinjtė e tij, vėllezėrit Valdet, Fazli dhe Fidan Mujaj, por askush nuk ėshtė nxjerrė para drejtėsisė pėr kėtė krim tė tmerrshėm. Nuk ėshtė bėrė asgjė pėr zbardhjen e vrasjes sė Avdisė. Avdi Mujaj ishte sulmuar edhe njė herė tjetėr nė fund-korrikun e vitit 1999, kur persona tė panjohur i kishin ngritur pusi nga mali nė rrugėn e Baranit. Dhjetėra plumba kishin depėrtuar nė veturėn e tij, derisa po udhėtonte nė drejtim tė Pejės, por kishte mbijetuar.

      Kurrė kujt nė jetėn e tij nuk ia tha njė fjalė tė keqe, kurrė kėnd nuk e rėndoi, as nuk i pati kurrfarė borxhi. Tėrė jetėn qėndroi vertikalisht e asnjėherė nuk u lėshua nė grindje e ngatėrresa personale. Por gjithė jetėn pati vetėm njė armik - Serbinė. Erdhi pėr pushime nė Kosovė, pėr lirinė e tė cilės dha shumė, por u vra pabesisht nė oborrin e shtėpisė e tij. Vrasja kriminale e Avdisė dhe vrasjet tjera tė ēlirimtarėve para e pas saj, janė tregues i qartė se dora kriminale e Serbisė edhe pas luftės ka vepruar papengueshėm nė Kosovė.

      Sado qė tė thuhet pėr Avdinė, ėshtė tepėr pak, nė krahasim me veprimtarinė tejet tė madhe e shembullore tė tij. Avdi Mujaj, Kosovės i dha gjithēka pati e nuk i mori asgjė. Kurrė nuk u thirr nė emėr tė luftės pėr pėrfitime personale, kurrė nuk u lavdėrua as pėr veprimtarinė e gjatė atdhetare, as pėr luftėn, edhe pse rrallėkush mund tė krahasohej me tė. Tėrė veprimtarinė jetėsore e konsideronte se ia kishte larė njė borxh atdheut. E sot, atdheu sė paku Avdisė ia ka borxh zbardhjen e vrasjes kriminale.

      Avdia ka lėnė pas vetes dy fėmijė, Lindėn e Lirimin, tė cilėt duhet tė mburren me babanė e tyre, sepse shumė ndershmėrisht veproi e luftoi, u bė pjesė e pandarė e historisė sė re dhe e lirisė qė e gėzojmė sot.