Nė 12 vjetorin e rėnies sė dėshmorit Gazmend Mehmetaj (1978-1998)

 

IA FALI JETĖN LIRISĖ PĖR TĖ MOS U HARRUAR KURRĖ...

 

Historinė e lavdishme tė popullit shqiptar nė fundshekullin qė lamė pas, e shkruan me gjakun e tyre tė njomė shumė djem e vajza shqiptare nė pranverėn e jetės sė tyre, pėr ta bėrė pranverė jetėn e atdheut dhe popullit tė robėruar. Njėri ndėr kėta bij mė tė mirė, qė veproi, luftoi e ra heroikisht nė mbrojtje tė atdheut, nėn emblemėn e shenjtė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ėshtė edhe luftėtari i radhėve tė para tė UĒK-sė, dėshmori i kombit Gazmend (Hysen) Mehmetaj.

 

Shkruan: Fetnete Ramosaj - Prishtinė, 24. 03. 2010

 

 

      Gazmendi u lind mė 7 shkurt tė vitit 1978, nė fshatin Gllogjan tė Deēanit, nė njė familje tė mesme e bujare, e cila u angazhua aktivisht nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke dhėnė edhe tre dėshmorė tė lirisė Gazmend, Agron e Arton Mehmetaj. Gazmendi shkollėn fillore e kreu nė Rrezar (ish-Irzniq) tė Deēanit, ku e vazhdoi edhe shkollimin e mesėm. Nė kėtė lokalitet, sikurse edhe nė vendet tjera anekėnd Kosovės, shtypja terrorizuese e pushtuesve serbė kishte kaluar tė gjitha caqet, ku edhe nxėnėsit e shkollės fillore dhe asaj tė mesme, pa asnjė arsye, ēdo ditė pėrballeshin me dhunėn, bastisjet, rrahjet e maltretimet e policisė pushtuese serbe, gjė qė ndikoi dukshėm nė formimin e personalitetit dhe nė pėrcaktimin drejt luftės pėr liri jo vetėm tė Gazmendit, por edhe tė shumė shokėve tė tij, luftėtarė tė dalluar tė UĒK-sė, duke qenė tė bindur se gjėja mė e rėndėsishme qė i mungon njeriut shqiptar quhet Liri.

 

      Meqenėse vendlindja e Gazmendit kishte kohė qė ishte bėrė taban i ngjarjeve tė rėndėsishme pėr liri e ēlirim kombėtar, vatėr e fuqishme e ngjarjeve tė vitit 1981, dhe njėherit edhe njėra ndėr bazat mė tė fuqishme tė nismėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Gazmendi shumė shpejt bie nė kontakt me luftėtarėt e lirisė. Ai nėpėrmjet Daut Haradinajt - Komandant “Davidit”, qė e kishte edhe shok shkolle, arrin qė nė qershor tė vitit 1996, tė kyēet nė radhėt ilegale tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr tė bashkėvepruar deri nė vdekje me kryetrimin Shkėlzen Haradinaj (dėshmor), me Dautin, Bujarin, Muhametin e shokė tė tjerė tė luftės e tė idealit, si Lahi Brahimaj e Naser Brahimaj (dėshmor), Adrian Krasniqi (dėshmor), Mujė Krasniqi (dėshmor), Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Hashim Thaēi, etj.

 

Nėnė Zyhraja e bekoi dhe e pėrkrahu tė birin nė rrugėn e lirisė

 

      Djaloshin me flokė kaēurrela, "Gazin", siē e quanin me pėrkėdhelje familjarėt, bashkėmoshatarėt e shokėt e shkollės, shokėt e luftės do ta thėrrasin me emrin "Rrudhan". Gazmendi ishte djalė i sjellshėm, i pa fjalė, i urtė, i dėgjueshėm, i sinqertė, i dashur, por mbi tė gjitha trim dhe punėtor i palodhshėm, i cili prej kyējes nė radhėt e UĒK-sė shumė rrallė u nda nga Komandant Shkėlzeni.

 

      Meqenėse Gazmendi jetonte nė njė bashkėsi tė madhe familjare tė pėrbėrė prej 35 anėtarėsh, dhe i duhej shpesh tė dilte nė veprim natėn nė rrethana tė ilegalitetit tė thellė, hyrje-daljet nė shtėpi i kishte mė tė vėshtira sikurse edhe arsyetimin e mungesės sė tij. Pėr kėtė arsye, Gazmendi e vė nė dijeni pėr veprimtarinė e vet nėnėn e tij Zyhranė, e cila gjatė gjithė kohės e bekoi dhe e pėrkrahu tė birin nė rrugėn e lirisė, madje shpeshherė duke e pritur zgjuar, pėr t’ia vėnė shkallėn nė dritare pėr tė hyrė nė dhomėn e fjetjes pa u vėnė re. Mė vonė, Gazmendi pėr veprimtarinė e vet i njoftoi edhe disa anėtarė tė tjerė tė familjes. Ndėrsa, kah fundi i vitit 1997, nė radhėt e UĒK-sė e kyē edhe djalin e axhės Agronin, student i vitit tė parė nė Universitetin e Prishtinės, i cili me t’iu bashkuar radhėve tė luftėtarėve tė lirisė i ndėrpren studimet, duke u arsyetuar para familjes se po i lė studimet kėtė vit pėr t’i vijuar vitin e ri akademik bashkė me Gazmendin.

 

      Qė nga ditėt e para tė angazhimit nė radhėt e UĒK-sė, e sidomos pas rėnies heroike tė dėshmorit Luan Haradinaj, mė 6 maj 1997, nė krye tė detyrės nė afėrsi tė Kushninit tė Hasit, duke hyrė nė Kosovė, Gazmendi bashkė me grupin e shokėve tė prirė nga Shkėlzen Haradinaj shumė herė e kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar pėr tė sjellė teknikė lufte nė Kosovė, por njėkohėsisht mori pjesė nė kryerjen e njė varg detyrave e aksioneve tė suksesshme nė rajone tė ndryshme tė Dukagjinit.

 

Nė aksione tė shumta ēlirimtare

 

      Stacioni policor nė Irzniq tė Deēanit ishte shndėrruar nė njė postė famėkeqe tė policisė serbe, ku keqtrajtoheshin mizorisht shqiptarėt e tė gjitha moshave, pėr fajin e vetėm pse ishin shqiptarė. Gazmendi mori pjesė nė sulmin e ndėrmarrė kundėr kėsaj poste policore, mė 11 shtator tė vitit 1997, nė kuadėr tė aksionit tė pėrgjithshėm tė UĒK-sė, i cili u krye me sukses tė lartė nėn drejtimin e komandantit Shkėlzen Haradinaj. Gazmendi merr pjesė sėrish nė aksionin e kryer kundėr kėsaj poste famėkeqe, mė 27 nėntor 1997, me ē’rast vriten katėr policė serbė, aksion ky qė u ndėrmor pėr t’ua tėrhequr vėmendjen forcave serbe, qė kishin sulmuar frontalisht nė Drenicė dhe pėr t’ua bėrė tė ditur se kėsaj radhe nuk do tė pėrsėritej historia qė tė lokalizohej e tė shuhej qėndresa si nė vitin 1945, sepse  Ushtria Ēlirimtare e Kosovės vepronte fuqishėm nė tė gjitha rajonet e Kosovės.

 

      Nė janar tė vitit 1998, grupi i luftėtarėve tė UĒK-sė si: Rexhep Selimi, Mujė Krasniqi, Ilir Konushefci, Lahi Brahimaj e tė tjerė, qė gjendeshin nė Tropojė, duke sjellė nė Kosovė sasi tė konsiderueshme armatimi, edhe pse morėn lajmin pėr sulmin e forcave serbe kundėr familjes Jashari nė Prekaz, pas 24 orė rrugėtim nėpėr bjeshkė, meqė ishte borė e madhe e mjegull e dendur, prapė u detyruan tė kthehen nė Tropojė. Rexhep Selimi dhe Lahi Brahimaj vazhdojnė pėr nė Kukės, duke hyrė nė Kosovė me ngarkesėn e armatimit qė e bartėn me kuaj deri nė Rogovė tė Hasit, e prej andej me ndihmėn e Daut Haradinajt dhe Naser Brahimajt e organizuan rrugėn deri nė Shqiponjė, pėr tė vazhduar mė tutje pėr nė Aēarevė tė Drenicės. Ndėrsa, pas disa ditėsh, falė ndihmės sė Shkėlzen Haradinajt e Gazmend Mehmetajt arrijnė edhe Mujė Krasniqi e Ilir Konushefci me shokė.

 

      Gazmend Mehmetaj shumė herė u gjet nė veprim edhe nė bazėn e Shqiponjės (ish-Jabllanicės) sė Dushkajės. Atje ishte edhe nė periudhėn kur rrethohen fshatrat Jabllanicė, Bardhaniq e Zhabel, pas sulmit tė njėsisė sė UĒK-sė kundėr stacionit tė policisė serbe nė Ēallapek, vetėm disa ditė para rėnies sė dėshmorit Adrian Krasniqi.

 

      Meqė stacioni famėkeq i policisė serbe nė Ēallapek tė Pejės ishte sulmuar shumė herė nga njėsitet e UĒK-sė, me rastin e sulmit tė luftėtarėve tė lirisė kundėr kėtij stacioni u zhvillua njė luftė e ashpėr me policėt serbė qė ishin tė pėrqendruar rreth e pėrqark objektit, dhe luftėtarėve tė UĒK-sė iu deshėn rreth dy orė pėr t’u tėrhequr. Gjurmėt kishin ēuar nė drejtim tė Jabllanicės... Kėshtu, tė nesėrmen ky vend, qė me plot tė drejtė sot ka marrė emrin e luftės Shqiponjė, rrethohet me mbi 100 automjete policore-ushtarake, duke vėzhguar lėvizjet edhe me helikopterė. Atė kohė Gazmend Mehmetaj, gjendej nė shtėpinė-bazė tė UĒK-sė te Lahi Brahimaj, dhe u shqua pėr gatishmėri pėr t’u pėrballur me forcat serbe.

 

      Rėnia heroike e Adrian Krasniqit, mė 16 tetor 1997, dhėmbė pėr dhėmbė me kriminelėt serbė nė Kliēinė (tash Adrian) tė Pejės, mori pėrmasa tė mėdha. Aq sa peshonte dhembja peshonte edhe krenaria. Aq sa ishte e madhe lavdia e rėnies sė Adrianit, ishte edhe jehona e luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, qė kishte shpėrthyer si uragan i pandalshėm. Dhe, nė pėrcjelljen e lavdishme qė iu bė Adrianit nė vendlindjen e tij nė Vranoc, si shok e bashkėluftėtar i tij, mori pjesė edhe Gazmendi, i cili bashkė me luftėtarėt Lahi e Naser Brahimaj shkoi nga Shqiponja, ndėrsa nga Gllogjani aty shkuan Shkėlzen, Daut e Bujar Haradinaj, qė tė gjithė tė armatosur, tė gatshėm pėr ndonjė tė papritur tė forcave pushtuese serbe. Betimit tė bėrė kur kishin hyrė nė radhėt e UĒK-sė, tė forcuar edhe te varri i Edmondit, i Luanit e tash edhe i Adrianit, tė gjithė do t’i pėrmbahen si askush tjetėr. Asgjė nuk do t’i ndalė nė rrugėn e lirisė.

 

Rėnia heroike nė Betejėn e parė frontale nė Dukagjin

 

      Gazmend Mehmetaj ishte i pandarė me luftėtarin e devotshėm Shkėlzen Haradinaj, duke u bėrė njėri ndėr nxėnėsit shembullorė tė tij, i cili nė mėnyrė tė shkėlqyer i gėrshetoi njohuritė teorike me veprimet praktike nė terren, gjithnjė duke qenė nė krye tė detyrės, edhe nė furnizim me armė, edhe nė patrullime tė shumta anekėnd Dukagjinit, edhe nė aksione tė armatosura kundėr forcave serbe… Ai mori pjesė edhe nė aksionet e kryera nė fund tė muajit shkurt dhe nė fillim tė marsit 1998, kundėr postkomandave dhe vendqėndrimeve tė kriminelėve serbė, nė pėrkrahje tė luftėtarėve tė lirisė nė Drenicė, tė cilėt nė krye me komandantin Adem Jashari, po shkruanin njėrėn ndėr epopetė mė madhėshtore tė luftės pėr liri, po pėrballeshin me forca tė shumta ushtarako-policore e paramilitare serbe qė, si shumė herė gjatė historisė, po bėnin tė pamundurėn pėr tė shuar ēdo frymė shqiptare. Kėso kohe, vetėm nė Dukagjin, brenda njėzet e katėr orėve njėsitet e UĒK-sė kryen mbi 22 aksione tė armatosura kundėr forcave serbe.

 

      Dita ditės lufta gjithėpopullore po merrte pėrmasa mė tė gjera, andaj priteshin sulmet e forcave serbe edhe nė Dukagjin. Po afrohej 24 marsi 1998, Beteja e parė frontale nė Dukagjin, ku forcat serbe pėsuan humbjen mė tė rėndė, edhe pse pėrdorėn forca tė shumta kėmbėsorie dhe gjithė makinerinė luftarake. Qėndresa e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mė 24 mars 1998 nė Gllogjan, nėn drejtimin shembullor tė komandantit Ramush Haradinaj, po hynte triumfalisht nė histori, tė cilėn po e shkuanin me gjakun e tyre tė njomė luftėtarėt e lirisė. E nė kėtė ditė tė shėnuar, fatin e madh tė bien pėr lirinė e atdheut do ta kenė edhe dėshmorėt Gazmend Mehmetaj bashkė me djalin e axhės Agronin dhe bashkėluftėtarin Himė Haradinaj.

 

      Forcat serbe, tė befasuara nga rezistenca e fuqishme e luftėtarėve tė lirisė, kishin zėnė rob disa fshatarė tė Gllogjanit, por edhe nxėnėsit e shkollės fillore “Hasan Prishtina” duke pėrdorur kėshtu “murin e gjallė” pėr lėvizje. Gazmendi, Hima e Agroni, kishin dalur nė pikėn e caktuar, ku do tė takoheshin me bashkėluftėtarėt tjerė pėr tė marrė instruksionet pėr vazhdimin e qėndresės… Ata nuk ishin takuar as nė kryetrimin Shkėlzen Haradinaj qė kishte dalė mė herėt te pikėtakimi. Me tė dėgjuar pėr zėnien rob tė nxėnėsve, tė tre nisen drejt tyre, por nė pėrballje me forcat serbe, snajperistėt serbė i qėllojnė nga helikopteri… Ata edhe pse nė moshė fare tė re, po binin pėr lirinė e popullit tė vet, po binin pėr tė mbrojtur shkollėn shqipe, pėr tė mbrojtur nxėnėsit - tė ardhmen shqiptare.

 

      Dėshmorėt Gazmend e Agron Mehmetaj (1978) u varrosėn me nderime tė larta gjithėpopullore, nė praninė e mė se 30 mijė vetėve, mė 27 mars 1998, nė Kodrėn e Gllogjanit - Kodrėn e Dėshmorėve, ndėrsa dėshmori Himė Haradinaj (1981) u bashkohet nė natėn mes 29 e 30 marsit ’98. Tė shtėna armėsh nė nderim tė dėshmorėve jehuan nga bashkėluftėtarėt e tyre, qė nuk e ndalėn luftėn deri nė ēlirim... Gazmendi, Hima e Agroni, nė syrin e pranverės i falėn gjakun e jetėn lirisė shqiptare pėr tė mos u harruar kurrė...