Me rastin e tetėvjetorit tė vdekjes sė eprorit tė UĒK-sė,

Lulzim Morina - Komandant LULI

 

TRIMI I MARTIRASIT QĖ BĖRI EMĖR NĖ DUKAGJIN

 

Komandant LULI … gjatė vitit 1998, ishte anėtar i Shtabit Operativ tė Rrafshit tė Dukagjinit, mė pas edhe zėvendėskomandant i Brigadės 132 “Myrtė Zeneli” dhe komandant i Brigadės 135 “Agim Zeneli” tė UĒK-sė, duke luftuar me devotshmėri nė shumė beteja tė pėrgjakshme, pėrkrah viganėve tė kombit tani dėshmorė, si: Shkėlzen Haradinaj, Xhelal Hajda, Naser Brahimaj, Mujė Krasniqi, Bedri Shala, Bekim Berisha, Agim Zeneli, Fadil Nimani, Avdi Mujaj e shumė tė tjerė,…

 

Shkruan: Fetnete Ramosaj - Prishtinė, 03. 03. 2009

_________________________

 

       Lulzim (Gani) Morina, i njohur gjatė luftės si Komandant “Luli”), padyshim se ėshtė njėri ndėr luftėtarėt dhe komandantėt mė tė dalluar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i cili trimėrinė nuk e kishte shterpė as tė rastit. Qė nga fillimi i luftės frontale nė Kosovė nė mars tė vitit 1998 deri nė pėrfundim tė saj luftoi me heroizėm tė rrallė nė rajonin e Dukagjinit. Ishte nė ballė tė betejave tė pėrgjakshme pėr jetė a vdekje, disa herė u plagos, qindra herė u ndesh me vdekjen por ēdo herė ngadhėnjeu mbi tė dhe me devotshmėri u bėri ballė shumė sprovave tė rrezikshme. Ėshtė vėshtirė qė fjalėt tė kenė fuqi tė pėrshkruajnė figurėn njerėzore e luftarake tė Komandant Lulit. Nė rastin e tij, madhėshtorja e heroikja ndjehen si diēka e natyrshme e normale.

 

Foto: Ish’eprori i UĒK’sė Lulzim Morona - Komandant Luli

 

       Lulzim Morina u lind mė 8 shkurt tė vitit 1972, nė njė familje tė varfėr, por bujare dhe me tradita atdhetare, nė fshatin Martiras (ish - Hallaē i Vogėl) tė komunės sė Lypjanit. Nė vitin 1955, familja e tij pėr shkaqe ekonomike u detyrua tė shpėrngulet nga fshati Fushticė e Poshtme, pėr t’u vendosur nė Martiras. Babai, Ganiu, axha i tij, dhe anėtarėt e tjerė tė familjes morėn pjesė nė demonstratat gjithėpopullore qė prej vitit 1981 e kėndej, pėr ēka shumė herė u keqtrajtuan nga policia serbe.

       Prindėrit Gani dhe Habibe Morina, edhe pėrkundėr kushteve tė rėnda ekonomike, shtatė fėmijėt e tyre (tre djemtė e katėr vajzat) i rritėn dhe edukuan nė frymė tė shėndoshė kombėtare. Lulzimi ishte mė i madhi. Shkollėn fillore dhe atė tė mesme i mbaroi nė Lypjan. Nė moshėn 18-vjeēare, pėr shkaqe ekonomike dhe politike iu desh tė largohet nga vendlindja. Gjatė vitit 1990-1991 punoi nė Shibenik tė Kroacisė pėr tė siguruar ekzistencėn e familjes. Me tė shpėrthyer tė luftės nė Kroaci, vullnetarisht u inkuadrua nė radhėt e luftėtarėve kroatė, ku luftoi kundėr forcave serbe deri nė pėrfundim tė luftės. Mė vonė do tė marrė pjesė edhe nė luftimet nė Bosnjė, deri nė vitin 1996 kur emigroi nė Gjermani, e u vendos nė qytetin Rovensburg, afėr Mynihut.

       Komandant Luli qė kishte kaluar luftėrat e rrepta nė Bosnjė e Kroaci, duke e ndihmuar luftėn e tyre pėr liri, ishte ndėr tė parėt qė iu pėrgjigj kushtrimit tė luftės nė Kosovė. Pėrvojėn e luftės e barti tek rekrutėt vullnetarė tė UĒK-sė. Nė mars tė vitit 1998, kthehet nga Gjermania nė Shqipėri, e prej andej hyri nė Kosovė pėr t’iu bashkuar radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ndalet nė Zonėn e Dukagjinit, ndalet nė Gllogjan, pėr tė qėndruar deri nė fund tė luftės. Kontributi i tij, si nė organizimin e luftės, si nė vijat e para tė frontit, si nė aksione tė ndryshme luftarake, qoftė edhe nė prapavijė tė armikut ishte i madh dhe i pamohueshėm.

       Gjatė vitit 1998, ishte anėtar i Shtabit Operativ tė Rrafshit tė Dukagjinit, mė pas edhe zėvendėskomandant i Brigadės 132 “Myrtė Zeneli” dhe komandant i Brigadės 135 “Agim Zeneli” tė UĒK-sė, duke luftuar me devotshmėri nė shumė beteja tė pėrgjakshme, pėrkrah viganėve tė kombit tani dėshmorė, si: Shkėlzen Haradinaj, Xhelal Hajda, Naser Brahimaj, Mujė Krasniqi, Bedri Shala, Bekim Berisha, Agim Zeneli, Fadil Nimani, Avdi Mujaj e shumė tė tjerė, ku gjithmonė tregoi heroizėm tė rrallė e guxim tė pashoq. Mori pjesė dhe u dallua si epror lufte nė luftimet disamujore tė zhvilluara nė Baballoē gjatė vitit 1998; nė luftimet tepėr tė rrepta nė Prejlep, ku ishte komandant i vijės sė frontit prej muajit qershor deri nė shtator tė vitit 1998, vijė kjo qė kurrė nuk u thye nga forcat armike, edhe pėrkundėr sulmeve tė pėrditshme, ku iu shkaktuan dėme tejet tė mėdha forcave serbe; pastaj nė luftimet e zhvilluara nė Gllogjan, Irzniq, Ratishė, Broliq, Dashinoc, Pozhar, Lumbardh, Shqiponjė, Gėrgoc etj., pėr tė vazhduar me sukses nė luftimet e zhvilluara nė Lugun e Baranit, gjatė pranverės sė vitit 1999, si komandant i Brigadės 135 “Agim Zeneli” deri nė ēlirim.

        Thėnė kushtimisht, emri i Lulzim Morinės, ėshtė i lidhur ngushtė pothuajse me tė gjitha betejat e zhvilluara nė Dukagjin. Gjithnjė qėndroi i pamposhtur nė ballė tė frontit, duke pėrballuar sulmet barbare e tė pabarabarta gjatė ofensivave serbe, gjithnjė duke u shkaktuar dėme tė konsiderueshme nė njerėz dhe teknikė lufte. Luli ka dhėnė njė kontribut tė veēantė edhe nė stėrvitjen dhe pėrgatitjen e rekrutėve tė rinj tė UĒK-sė, tek tė cilėt me pėrkushtim barti pėrvojėn e tij luftarake tė fituar gjatė luftės nė Kroaci e Bosnjė.

       Secili prej nesh qė ka pasur rast ta takojė Lulzim Morinėn, qoftė edhe vetėm njė herė, pėr tė ka pasur respekt tė veēantė, sepse ai nė shkallėn mė tė lartė i nderonte e respektonte tė gjithė. Nuk ka ndodhur qė dikujt t’ia thotė njė fjalė tė keqe. Ishte i afėrt me tė gjithė bashkėluftėtarėt dhe ėshtė pėrpjekur t’u ndihmojė e t’i pėrkrahė me tė gjitha mundėsitė. Ishte gazmor e optimist edhe nė ēastet mė tė vėshtira tė luftės, edhe atėherė kur luftohej pėr jetė a vdekje, e nuk dihej ēdo tė sillte e nesėrmja. Edhe pas pėrfundimit tė luftės, gjithnjė do tė jetė nė krye tė detyrės, duke kryer me pėrkushtim tė veēantė detyrat pėr ngritjen dhe zhvillimin e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės, ku kryente detyrėn e Shefit tė Sektorit tė Logjistikės, me gradėn e kolonelit, nė Zonėn e Tretė tė Mbrojtjes.

      Fatkeqėsisht, nė njė aksident komunikacioni humbi jetėn tragjikisht mė 18 dhjetor 2000, nė Osek Hilė, nė magjistralen Gjakovė-Deēan. Varrimi i tij u bė mė 20 dhjetor, me nderime tė larta ushtarake, nė praninė e mijėra qytetarėve nė vendlindjen e tij, nė Martiras tė Lypjanit.

       Komandant Luli, pjesėn mė tė lavdishme tė jetės e lidhi pėrjetėsisht me kėtė pjesė tė Kosovės. Lufta dhe veprimtaria e tij do tė jenė udhėrrėfim pėr tė tashmen dhe tė ardhmen, si njė shembull unikat i pėrkushtimit dhe sakrificės pėr liri. Bashkėluftėtarėt e tij dhe mbarė rajoni i Dukagjinit, do ta kujtojnė gjithmonė me respektin mė tė madh e nderimin mė tė lartė.

 

Komentin tuaj mund ta shkruani KĖTU