Dhjetė vite liri, dhjetė vite pa  dėshmorin - Hajrush Elezaj

 

Nė pėRKujtim tė dėshmorit Hajrush Elezaj

 

Shkruan: Have Elezaj - Plochingen, 26. 05. 2009

_________________________________

 

     Maji ky muaj i luleve, muaj i rrezeve tė arta tė diellit, muaj i bukurive natyrore, i kėngės sė bilbilit, i lulemajit, lulėkuqeve, trėndafilit… Veē shumė e shumė veēorive, qė, e karakterizojnė unė e quaj edhe muaji i trimėrive, rėnieve apo mė drejtė muaji i lavdive, pavdekėsive tė heronjve. Ishte pikėrisht muaji prill (29 prill 1973), qė erdhe nė kėtė botė me tė qara dhe me krismėn e martinės, e cila jehoi luginės sė Drinit tė Bardhė, qė familjes iu shtua edhe njė djalė, i cili do ta trashėgonte emrin e gjyshit Hajrush.

 

     Hajrushi i vogėl do ta mbajė me nder emrin e gjyshit, do ta madhėrojė e nderojė me sjelljen, me fisnikėrinė, diturinė e trimėrinė e pashoqe. Hajrushi i vogėl do tė bėj bėma tė mėdha, dhe, do tė mbesė pėr jetė tė jetėve nė historinė e ndritur dhe tė lavdishme shqiptare, tė cilėn e deshi aq shumė, e studioi dhe e njohu aq mirė, pėr t’u futur nė radhėt e saj, nė radhėt e lavdisė dhe pavdekėsisė.

 

     U ndave pa na pyetur ne, ikjen tėnde e lajmėrove me krisma pushkėsh, por kėsaj radhe nė vend tė vajit kėndove kėngė trimėrie nė majin e bukur, i cili atė natė (27 maj 1999) shkėlqente nga yjet e pėrflakur, sikur u more lakmi, doje tė jetoje si ata deri nė pafundėsi, doje tė bėheshe pjesė e valles sė tyre, e fuqisė sė tyre, e bukurisė sė tyre! Mėngjesi i majit zbardhi i pėrgjakur, maji i kuq u pėrskuq edhe mė shumė, lulėkuqe kishin ēelur, petalet u pehateshin nga puhiza mėngjesore, natyra heshtte, kėtė heshtje e trazonte pėrvajshėm rrjedha e pėrroit - ai lotonte!...

 

     Lisi plak vuante, vuante, kishte njė peng, njė dhembje qė e mundonte. Nuk arriti tė mbronte trupin e trimit me trupin e vet shekullor, vuante pėr moshėn rinore, pėr jetėn e ndaluar nė lule tė rinisė sė trimit. Fletėt gjelbėroshe i tundeshin nga tronditja, sfilitja, ofshamat e psherėtimat, por bashkė mė dhembjen pėrziheshin krenaria, qėndresa. Nė heshtje shikonte fytyrėn e trimit, tė buzėqeshur drejt qiellit, athua i buzėqeshte lisit plak apo shpirtit, qė, merrte udhėn e amshimit?!

 

     Sot Lisi qėndron i heshtur, krenar, hijerėndė, nė trungun e tij qėndron e shkruar historia e trimėrive tė trimave tonė. Lisi plak nė Prigodė, atė natė tė thėrriste, tė ftonte HAJRUSH! kthehu, kthehu!… Ti nuk iu pėrgjigje, nėn hijen e tij qetė, qetė pushoje, flije, afėr teje edhe FERIZI, shoku i pushkės e i kėngės. Thua ti se njė natė mė parė nuk ishit ju, qė edhe tė vdekurit i ngjallet, me kėngė, krisma pushkėsh damarėt e zemrės gufonit, rrugėt e shpirti me thirrje kushtrimi i grishnit, i ftonit tė merrnin pjesė, nė dasmėn e madhe tė Kosovės, nė rikthimin e kurorės-liri, qė mbahej peng nga pushtuesi serbosllav.

 

     Liria e shumėpritur ishte afėr, lulet ermonin lirinė, zogjtė sillnin sihariqin e saj, edhepse era e barotit ishte e fortė, ndihej aroma e saj. Ju e ndjetė, thellė nė shpirt e zemėr, se ajo po afrohej, ju me shokėt tuaj ishit bartėsit e saj, por fatkeqėsisht nuk e pritėt, nuk e kremtuat, na e falėt neve dhe Kosovės pėr dhuratė. Si ushtar nderi i qėndruat deri nė fund ceremonisė dhe me gjakun tuaj e vulosėt kurorėn e lirisė. Eshtė dhuratė e shtrenjtė, ėshtė dhuratė e shenjėt, qė ne duhet t’ua lėmė amanet e trashėgim fėmijėve brez pas brezi. E din Hajrush, qysh atė natė filloi tė ndėrroi portreti i shqiptarit, i Kosovės, qė ti i kėndoje nė radhėt e poezisė!

 

     Duke shikuar ca gjėra tuat, e gjeta njė fletore me shėnime, mu kujtua, ta kisha parė shumė herė nė Prishtinė gjatė kohės sė studimeve, bile disa herė e nėnshkruaje me firmėn tėnde dhe vėje data aty, mė pati bėrė pėrshtypje vėnia e datės dhe tė pyeta: Pse nėnshkruan, vulosė e vė data aty''?! Qeshe dhe mu drejtove: Ku me ditė ndoshta mbas disa vitesh dua tė di si firmosja kur isha i ri!” Tash e shoh, nuk ishte vetėm firma jote, ishin ca thėnie, ca shkrime dhe disa poezi.

 

Njėra nga poezitė qė shkroi Hajrushi nė kohėn e studimeve gjatė vitit 1995 titullohet:

 

PORTRET SHQIPTARI

 

I mbushur plotė halle,
plotė vuajtje dhimbje,
por rrugėn kurrė se ndale
marshove, marshove. . .
Vdekja nė sy tė lexohet,
vetullat mbledhura nga rrudhat e ballit
hijerėndė, tė menduar tė tregojnė,
sikur tė ftojnė, eja…
Eja po deshe merr, merr
sa tė duash kam vdekje,
por kam edhe gėzime
tė jap me okė
nga vdekja,
nga gėzimi im…
Donė qėndresė?!
Eja, urdhėro!
Merr, ka mjaftė zemra ime,
falė tė qoftė. . .
Donė shpresė?!
Eja, merr …
edhepse nė sytė e mi lexohet vdekja,
kam shpresė, po, po si ēdo i ri
pėr tė ardhmen, lumturinė. . .

tė dhuroj edhe ty eja merr…