16 - vjetorin e rėnies sė martirit tė kombit Arben Ujka

 

ARBEN UJKA ISHTE STOLIA E RADHĖVE TĖ

POLICISĖ SHQIPTARE

 

Shkruan: Hilė Lushaku - Tiranė, 24 prill 2009

__________________________

 

     Sivjet mbushen 16 vjet nga dita kur Arben Ujka u nda nga jeta, nga ajo ditė e zezė, mė e zezė se nata, qė solli njė vdekje tė kobshme, tė cilėn as qyqja e bjeshkėve tė Kelmendit nuk mundi ta qajė. Mė 22 gusht 1993, rreth orės 22 tė mbrėmjes, Arben Ujka 22 vjeēar, i plagosur nga njė plumb poshtė kraharorit, ndėrroi jetė rrugės pėr nė spitalin e Shkodrės. Pėr njerėzit e fisit Ujka, pėr shokėt e miqtė, pėr ata qė qenė pranė tij nė ato momente, e veēanėrisht pėr punonjėsit e policisė tė repartit special “Renea”, kjo datė do tė mbetet e paharruar nė pėrjetėsi. Pėr ata qė sot janė tė rinj nė polici ky emėr mund tė mos njihet, fatkeqėsisht mund tė mos jetė dėgjuar, natyrisht se ata, ahere, qenė 5 apo 10-vjeēarė. Ėshtė detyrė e jonė, bashkėkohėsve tė Arbenit tė pėrjetshėm, tė mbajmė tė gjallė emrin dhe lavdinė e tij. Deri kur shkrova librin “I pėrjetshmi Arben Ujka”, mė 1998, kam pasur njė ndrydhje nė krahėror, njė brengė qė mė sillte njė ndjenjė shkumėzimi e vlimi pėr tė pėrjetėsuar realisht djaloshin qė humbi jetėn tragjikisht, por heroikisht, kur ishte nė lulen e rinisė. Edhe sot, si ish komandant i Renea-s nė atė kohė, ndjehem i obliguar pėr tė shkruar e kujtuar me dhimbje, pėr tė mbajtur tė gjallė heroikėn e tij e tė policėve tė rėnė nė detyrė.

 

Shtojca e pashtrikut: Ku shtrihet Komuna e Velipojės

 

Jetėshkrimi

 

     Arben Ujka u lind mė 25 janar 1971, nė Baks-Rrjoll, Velipojė, Shkodėr. Prindėrit e pagėzuan me emrin Arben, jashtė dėshirės sė tyre, duke e gjykuar si emėr jo tė besimit tė shenjtė katolik, ndonėse kishin dėshiruar emrin Vangjel ose Albert. Arbeni rrjedh prej njė familjeje malėsore, nga Velipoja e Vermoshit, burrat e tė cilės janė pėrmendur edhe nga i madhi Fishta nė Lahutėn e Malėsisė. I prejardhur prej bjeshkėve tė Kelmendit, ai qe shumė i pasionuar pėr tė njohur tė kaluarėn e tė parėve tė tij, vrarė e prerė me shkjaun e pabesė, nė pėrpjekje pėr mbrojtjen e trojeve amtare. Kur ishte i ri, ai mėsoi se trojet e tė atit janė atje lart, nė bjeshkėn e artė, afėr Javorrit (d.m.th. ja-varri!, qė tregon kufirin me shkjaun), nė Mruz tė Vermoshit, nė Pėrbicė e nė Jasnicė. U rrit shpejt fizikisht, ēfarė ndikoi qė arsimin fillor e nisi para kohe, nė vitin 1976, nė moshėn 5 vjeēare. Kur qe fėmijė, ka qenė shumė i lidhur me prindėrit dhe i ndihmonte nė punėt e pėrditshme tė shtėpisė. Mbase kjo i solli edhe fatin qė i shpėtoi tėrmetit shkatėrrimtar tė mėngjesit tė 15 prillit 1979, kur iu rrėnua tėrėsisht shtėpia, ndėrsa ai merrej me punė jashtė saj. Mbasi mbaroi me rezultate tė mira arsimin 8-vjeēar, nė vendlindje, po aty kreu edhe arsimin e mesėm bujqėsor, profil i cili ishte parėsor nė atė kohė nė shkollat e fshatrave. Ndonėse jetoi nė fshat, Arbeni qe aktiv nė jetėn e gjallė tė tė rinjve. Pas kryerjes sė shkollės sė mesme punoi njė vit nė fshat, duke pėrmbushur detyrimin si tė gjithė tė rinjtė e asaj kohe, pėr “t’u edukuar nė gjirin e klasės”. Mė 4 qershor 1990, nė moshėn 19 vjeēare, u rekrutua ushtar i shėrbimit tė detyrueshėm nė repartin special tė Policisė nr. 326, i shquar nė atė kohė pėr kontingjente me sportistė kampionė kombėtarė nė lloje tė ndryshme sporti, ku spikatnin kryesisht mundėsit, peshėngritėsit, qitėsit, atletėt e notarėt. Pati njė karantinė ushtarake rraskapitėse, me stėrvitje kryesisht taktike, rreshtore e fizike, tė cilėn e pėrballoi mrekullisht, ku mori vlerėsimet maksimale pėr cilėsitė qė shpalosi, sidomos nė pėrpikėrinė e pėrmbushjes sė detyrave me disiplinėn tė lartė. Nė kėtė periudhė provoi gjėra tė papara e tė padėgjuara pėr rregullin strikt ushtarak dhe njohu shumė tė rinj, me tė cilėt do tė shėrbente nė vijimėsi. Falė cilėsive tė tij, pas pėrfundimit tė fazės pėrgatitore, ai u caktua efektiv nė kompaninė e quajtur “sambiste”, me kontingjent ushtarė aktivė. Kur Beni ishte rekrut, mė 2 korrik 1990, ndodhi shpėrthimi i ambasadave tė huaja nė Tiranė. Kjo ka qenė periudhė formimi  e sprove pėr sambistin e ri, tė cilit natyra i kishte falur bukuri e cilėsi fizike tė rralla, por edhe intelektin e duhur pėr tė kuptuar se ēfarė po ndodhte nė Shqipėrinė komuniste. Ai nuk u shkėput asnjė ditė nga rreshtimi organik i nėnrepartit tė tij, qė mori pjesė nė shėrbime tė panumėrta pėr mbajtjen e rivendosjen e rendit nė rrethe tė ndryshme tė vendit, ku dhuna kishte shpėrthyer fuqishėm dhe qe bėrė e pafre. Ai ka qenė pranė me shokun e tij, Lulzim Salillarin, kur plumbi vrastar ia rrėmbeu nga duart nė ngjarjet e Akademisė Ushtarake, nė shkurt 1991, kohė kur llava e vullkanit antikomunist shqiptar kishte filluar tė derdhej gjithandej. Dita e pėrfundimit tė shėrbimit ushtarak ishte ditė diplomimi i Arben Ujkės dhe njėkohėsisht edhe ajo e fillimit tė punės nė repartin e Ndėrhyrjes sė Shpejtė nr.714, nė Linzė tė Tiranės. Nė testimin e bėrė pėr plotėsimin e normave tė qėndrimit nė punė, mė 10 shkurt 1992, Arben Ujka mori maksimumin e pikėve, plot 100 tė mundshme. Nė qershor 1992 paraqiti kėrkesė pėr tė punuar nė Renea (Reparti i Neutralizimit tė Elementeve tė Armatosur) dhe pas testimeve tė bėra, mė 15 korrik filloi me zell detyrėn e re. Shpejt u pėrfshi nė ekipin e boksit e tė sambos, me dėshirėn pėr tė konkurruar ndėrmjet mė tė fortėve tė specialėve. Natyra i kishte falur cilėsi e pamje fizike tė papėrshkrueshme. Krahas kėsaj ai manifestonte qetėsi mahnitėse nė shėrbime dhe sjellje njerėzore. Saktėsia e tij nė veprime e bėri tė pėrzgjedhurin mė tė preferuar nė shėrbimet e vėshtira. Janė tė panumėrta shėrbimet e suksesshme ku ai mori pjesė, ndėr tė cilat mund tė pėrmenden ngjarjet me pengmarrje nė Poliēan nė korrik 1992,  shėrbimi nė emergjencėn e pėrmbytjeve nga lumi Mat nė nėntor 1992, ndėrhyrja nė minierėn e Bulqizės, pjesėmarrja nė shumė arrestime tė vėshtira, etj. Pėr cilėsitė e tij morale e fizike dhe pėrkushtimin e lartė nė detyrė, speciali Arben Ujka u pėrzgjodh nga mjeshtrja e spektakleve tė “Miss Albania”, Vera Grabocka  si personi mė i besuar dhe mė i hijshėm fizikisht pėr tė shoqėruar gati dy muaj vajzat e bukurisė shqiptare nė konkursin e vitit 1993, ku fitoi simpatinė e tė gjitha bukurosheve.

 

Dhimbje e pėrjetėsim

 

     Tė dielėn e 22 gushtit, njė ngjarje e pazakontė tronditi Dajēin e Bregut tė Bunės. Njė konflikt i ashpėr solli vrasjen e dy personave dhe ndezi sherrin midis dy fiseve. Policia lokale dhe Renea u aktivizuan nė shėrbim pėr zgjidhjen e situatės, ku nuk mungoi edhe inspektimi i ministrit tė Brendshėm, Agron Musaraj. Arben Ujka shoqėroi ministrin nga Tirana nė Shkodėr dhe nė vijim iu bashkua grupit tė tij pėr kapjen e autorit tė ngjarjes. Fati i keq e solli qė Arbeni dhe personi nė kėrkim u pėrballen befasisht me zjarrin e armėve, duke derdhur breshėri plumbash ndaj njėri-tjetrit, gjatė sė cilės Benin e mori njė prej tyre poshtė kraharorit, mbi stomak, nė qendėr tė shtyllės kurrizore, madje nė njė nga enėt kryesore tė gjakut, qė i solli vdekjen e pashmangshme pas disa minutash. Mund tė pėrzgjedhim fjalėt mė tė pėrsosura artistikisht pėr ta bėrė Arbenin tė pavdekshėm teorikisht, por kjo ka vetėm vlerė emocionale. Kryesore ėshtė se ai ka 16 vjet qė nuk ėshtė i gjallė, askush nuk mund ta korrigjojė atė qė ndodhi, askush nuk mund ta kthejė tė gjallė mbi tokė, dhe ai vazhdon t’u mungojė familjarėve. Njė gur i rėndė peshon dhimbshėm nė kraharorin e secilit prej tyre. Ata e dėshironin atė tė gjallė midis tyre, t’i gėzonin dasmėn, por ua mori kuēedra e krimit nė atė gusht kur zakonisht nuk bėhen dasma. E pritėn t’u sillte pėrkrahu nusen fustanbardhė, njė shtojzovalle si ato tė bjeshkėve tė Kelmendit, por shtriga e mortjes e mbėrtheu pėr gjoksi dhe e solli shtrirė, ngrirė akull, nė arkivol. Atė krismė qė i mori jetėn, tė afėrmit e miqtė e kishin dėshiruar pėrshėndetje e dhendėrrit qė po hyn nė oborr me nusen, por ajo u solli lajmin e kobshėm. I pari i fisit tė Ujkave mbase nuk e kishte menduar kurrė qė Flamuri Kombėtar, simbol i tyre nė bjeshkėt e Vermoshit, atė ditė do tė rrinte shtrirė mbi arkivolin e drunjtė, kur zakoni e ka t’u prijė krushqve. Shokėt e miqtė e Benit nuk munden tė pinė raki, verė, shampanjė, tė gėzohen e tė dehen prej qejfit, sikurse kishin ėndėrruar pėr t’u gėzuar e sikur bėnin pėrherė nė dasmat e njėri-tjetri. Atė ditė hidhėrimi shpirtėror, ku vreri kishte hyrė nė ēdo qelizė njerėzore, nuk u pi raki si nė dasmėn malėsore, por vetėm kafe e cigare ngushėllimi e inkurajimi. Hareja e vallja e papėrmbajtshme malėsore i kishin lėshuar vendin heshtjes e mpirjes, ndėrsa dollitė e mirėsitė u zėvendėsuan prej fjalėve ngushėlluese. Arben Ujka, divi i specialeve, i mposhtur ligėsisht nga vdekja, nuk arriti kurrė tė presė e pėrcjellė dasmorė. Ai u mor nė krahė nga shokėt, pėr tė mos u kthyer kurrė mė nė banesėn ku e lindi nėna, Mrija (sot e ndjerė), pa mundur tė djegė shaminė e beqarit, pa marrė dhuratat e shpėrndarė tortat e mirėsisė. Nė mbretėrinė e kujes sė grave e goditjes sė gjokseve nga burrat, qė mbyten edhe breshėritė e tė shtėnave me armė, nė nderim tė tij, ai u dėrgua nė strehėn e pėrjetshme, ku mori pushimin e pasosur. Prindėrit e pėrmalluar vunė shenjėn e zisė. Vetėm ata e dinė se ēfarė dhimbje kanė provuar nė shpirt pėr birin e dashur, kurse tė tjerėt dinė tė flasin, madje tė thonė fjalė tė bukura, por jo prej zemrės sė copėtuar nga brenga. Arben Ujka nuk arriti tė gėzojė shokėt e vet, nuk u bė kurrė bashkėshort, ndonėse qe shumė i lakmuar e i dėshiruar prej shumė bukurosheve. Ai u mungon fizikisht jo vetėm tė afėrmve, por edhe shokėve e miqve, tė cilėt kurrė nuk e kanė harruar. Nė ēdo 22 gusht ai pėrkujtohet me respekt e mall nga specialėt e Reneas, tė cilėt pėrkulen me nderim tė lartė mbi varrin e tij, atje ku ai prehet i qetė, nė Velipojė, nė vendlindjen e tij tė dashur. Tė gjithė e donim tė ishte i gjallė, tashmė 38 vjeēar, por fati e ndau dhimbshėm, duke e lėnė tė tillė nė kujtesėn e shpirtin tonė. Ai nuk na la amanete, por sytė e tij shprehin diēka, kėrkojnė atė qė meritojnė tė gjithė tė rėnėt e detyrės. Teksa vėshtrojmė foton e Benit, nė porcelanin e artė, ngjitur mbi pllakėn e mermertė, ndjehemi tė obliguar edhe ndaj familjarėve tė tij. Ai mori padrejtėsisht ēmimin e vdekjes. Ndonėse Bashkia e Tiranės, me vendim nr. 63, datė 23 gusht 1993 vendosi “Z. Arben Nikoll Ujka tė shpallet dėshmor”, prindėrit e tij nuk pėrfitojnė shpėrblimin e merituar. Arbeni ėshtė i gjallė nė Flamurin Kombėtar dhe nė Flamurin e Policisė, sepse aty servohet gjaku i tė rėnėve pėr atdhe, por kjo nuk ėshtė nderim i tij por nderim qė ai i ka bėrė vendit tė tij, dhurata mė e shtrenjtė mbi tokė qė mund tė falė ndokush.

 

Apel

 

     16 vjetori i pėrkujtimit tė rėnies nė detyrė tė Arben Ujkės mė nxit pėr apel njerėzor, mbasi Shqipėria e pėrgjakur ka shumė si Arbeni. Sot, kur ėshtė komoditet tė punosh nė Polici, fytyra e gjaku i Arben Ujkės nė momentet e plagosjes, tė cilat nuk kam pėr t’i harruar kurrė, mė duket sikur mė flasin, sikur mė kėrkojnė diēka qė i mungon, sikur apelojnė pėr mė shumė nderim tė tė rėnėve tė policisė nė detyrė. Kėtė duhet tė kuptojnė mė shumė ata qė merren me kėtė punė, tė kuptojnė jashtė kornizave tė politikės, se tė rėnėt e detyrės veprojnė nė emėr tė misionit e pėrgjegjėsive tė funksionit qė mbajnė, se punonjėsit e Policisė gjithnjė janė misionarė tė sigurisė publike dhe jo tė idealeve tė politikės apo besimeve tė ndryshme. Si tė tillė duhen konsideruar tė veēantė, pavarėsisht sistemeve politike. E kjo mė shtyn tė apeloj pėr respektim e nderim mė tė madh njerėzor, madje mė tė organizuar tė punonjėsve tė rėnė nė detyrė. I bėn nder shtetit dhe ēdo strukture tė qeverisjes vendore, tė  angazhohen nė kėtė proces, duke hartuar lista tė sakta tė tė rėnėve tė policisė, ngritur pėrmendore, lapidarė apo obeliskė, dhėnien e emrave rrugėve ku ata ka rėnė nė krye tė detyrės, emėrtimin e institucioneve apo objekteve tė ndryshme pranė vendngjarjeve tragjike, hartimin e kalendarėve enciklopedikė, pasqyrimin nė muzetė e rretheve e ato tė policisė, shkrimin e monografive apo realizimin e dokumentarėve televizivė, etj. Duke u rezervuar nė prezantimin e kėtij problemi, kujtoj se tė vrarėt e tė plagosurit nga radhėt e Policisė, kėto vitet e fundit, kalojnė shifrėn 200 vetė, ndonėse e tashmja jonė ka regjistruar vetėm njė politikan tė vrarė. Koha do ta japė shpjegimin e kėtij fakti kur duhet, por le ta dinė brezat kush janė tė rėnėt, le tė pėrjetohet e hidhura mbi tokė, le tė qėndrojnė ata nė foto dhe tė shėnohet historia jonė tragjike mbi pllakat e mermerta. Tė kulturuarit le tė vendosin nga njė lule apo trėndafil, tė pėrshėndetin nė heshtje ato foto qė flasin pėrjetėsisht. Gjykoj se kjo do tė jetė njė qelizė e memories sė kombit, njė respekt i vetvetes dhe atyre qė u flijuan pėr ne.

 

·       Sė pari

u bėj apel politikanėve shqiptarė, nė veēanti atyre ish-policė, qė tė jenė mė tė ndjeshėm pėr ish-kolegėt e tyre dhe ndaj tė rėnėve nė detyrė. Ndonjėrit dua t’i kujtoj se mund t’i ketė ende  rrobat qė iu pėrgjaken nga plaga e Arben Ujkės. Le t’i kujtojnė ato kohė. Nėse  kanė harruar kjo ėshtė puna e tyre.

 

·       Sė dyti

i bėj apel kryeministrit aktual, ish presidentit tė vendit, i cili me dekret nr.636, datė 23.08.1993 ka nderuar tė ndjerin Arben Ujka me “Urdhrin e Trimėrisė”, duke deklaruar njėkohėsisht se: “Figura e policit ėshtė e shenjtė dhe kush vė dorė ndaj tij, vė dorė ndaj ligjit”. Teorikisht nuk ka mė bukur, mė njerėzishėm dhe deklarim mė serioz qeveritari,  por ēfarė ėshtė bėrė me tė rėnėt e pafund dhe me zgjidhjen e kėrkesave njerėzore tė familjarėve tė tyre? Dėshiroj t’i sjell nė vėmendje kryeministrit se nė arkivin e kryeministrisė ėshtė njė letėr qė iu kujton paraardhėsve tė tij: “Shoku kryeministėr...djali im ėshtė vrarė pėr kėtė qeveri, por me sa duket ju shikoni karrigen tuaj, por mos harroni se ajo karrige ėshtė larė me gjak nga djali im dhe gjaku i tij nuk ėshtė shpėrblyer...”. Besoj se jam i saktė tė shėnoj se ajo letėr mban datėn 18.04.2002. Nisur nga kjo letėr e dhimbshme, kur isha ndihmės i kryeministrit Majko, pėr Ēėshtjet e Sigurisė Kombėtare, mora guximin e pėrgatita njė memo pėr tė korrigjuar njė padrejtėsi tė periudhės 1991-1999, bėrė policėve tė rėnė nė detyrė, familjarėve tė tyre, dhe tė plagosurve tė asaj periudhe. Kryeministri u tregua shumė i ndjeshėm dhe urdhėroi kabinetin e tij pėr tė pėrgatitur praktikėn shkresore pėr tė korrigjuar gabimin njerėzor. Gabimi nuk qe i tė vrarėve apo i familjarėve tė tyre, por i shtetarėve, tė cilėt miratuan vendimin nr. 552, datė 27.11.1999 “Pėr trajtimin ekonomik-financiar tė familjeve tė punonjėsve tė policisė tė vrarė apo tė plagosur nė krye tė detyrės”, duke diskriminuar disa prej tyre.  Mė saktė kjo shpjegohet nė memon time tė datės 11.07.2002 “Mbi zgjidhjen e kėrkesave tė pjesėtarėve tė familjeve tė policėve tė vrarė pėr shkak tė detyrės”, dhe nė protokollin e kabinetit tė kryeministrit tė datės 15 korrik 2002, me pjesėmarrjen e zėvendėsministrave tė Rendit, Drejtėsisė e tė Financės e tė disa drejtorėve tė pėrgjithshėm tė tre institucioneve, tė cilėt ranė dakord nė parim pėr tė bėrė korrigjimet e duhura. Nė periudhėn 1991-1999 janė 135 punonjės policie tė regjistruar tė vrarė dhe 140 tė plagosur (kanė pėrgatitur dokumentacionin e rregullt pėr tė pėrfituar trajtimin ekonomik-financiar) si dhe 32 tė tjerė tė vrarė e 104 tė plagosur, por qė nuk kanė plotėsuar dokumentacionin pėr tė pėrfituar trajtimin financiar. Asnjė nga kabinetet qeveritare, pas atij “Majko-2” nuk e konsideruan kurrė shqetėsimin e drejtė, pėr t’u dhėnė njė tė drejtė tė mohuar familjarėve tė tė rėnėve nė detyrė nga radhėt e policisė.

 

·       Sė treti,

u bėj apel misionarėve tė huaj, atyre qė asistuan pėr shumė vite Policinė shqiptare. Unė nuk mund tė harroj kurrė misionarėt italianė Dr.Nikolla Simone e tė ndjerin Militelo (qė u shua nė Shqipėri), shefin e parė tė MAPE, francezin Labro, danezet Jorgen Hoxer e Lyngbo, kolonelin gjerman Baltez, turkun N. Akinxhi, suedezin Kungberg, amerikanin Denis Mc.night, e tė tjerė, tė cilėt u bashkuan dhe punuan me policėt e pėrgjakur shqiptarė nė vitin 1997 e mė tej. Nuk besoj se nė tė gjithė vendet e BE, tė llogaritur sė bashku, tė ketė njė statistikė me njė shifėr tė tillė tė rėnėsh nė detyrė sa ka Shqipėria nė periudhėn 1991-2002. Nė gjykimin tim kjo shifėr lidhet kryesisht jo me ashpėrsinė e krimit por me profesionalizmin policor. Nė kėtė aspekt ka vend pėr qėndrim tė prerė tė misionarėve tė BE ndaj disa pseudoreformave, veēanėrisht nė fushėn e personelit, ku politika 17 vjeēare shqiptare nuk po rresht politizimin e policisė sipas kaheve tė secilės, pavarėsisht demagogjisė pėr reformimin e saj sipas standardeve qė ju na keni ofruar. Arben Ujka dhe shokėt e tij u flijuan jo pėr politikanėt por pėr tė ardhmen tonė evropiane, pėr integrimin tonė, aty, ku ju na keni shtrirė ēiltėrsisht dorėn dhe keni investuar miliarda, tė cilat gjykoj se nuk i keni tė tepėrta dhe nuk i hidhni kuturu, pa njė llogari tė studiuar me kujdes. Apel u bėj drejtuesve tė sindikatės sė Policisė, pėr tė bėrė mė shumė nė plotėsimin e misionit tė saj, nė tė mirė tė policėve shqiptarė, atyre qė janė gjallė e atyre qė nuk jetojnė.

·       Sė fundi

i bėj apel kėshillit komunal Velipojė, nėse lexon kėtė shkrim, t’i bėjė nder Velipojės, tė pagėzojė njė objekt me emrin e dėshmorit Arben Ujka. Pse jo dhe Shkodra!

*   *   *