Nė dhjetvjetorin e rėnies heroike tė dėshmorit Maxhun Berisha,

 komandant kompanie dhe zėvėndės-komandant Batalioni

nė Brigadėn 131 “Jusuf Gėrvalla.

 

PISHTARI I PASHUAR I PRAPAQANIT

 

Shkruan: Mr. Kadri Rexha

_____________________________

 

      Vetėm sot, kur Kosova po merr frymė thellė nė elementin e vet dhe kur shqipet po fluturojnė tė lira mbi malet tona, gjaku i kolosėve tanė i derdhur detė pėr kėto troje ilirike si dhe qėndresa mbinjerėzore e popullit shqiptar gjatė shekujve po e marrin kuptimin e plotė tė vlerės sė flijimit pėr idealin madhor siē ėshtė liria e atdheut. Vėrtetė, liria ka ēmim tė lartė. Mė tė shtrenjtė se vetė jeta. Lirisė rruga po i bika kah varri, thotė poeti. Dhe, nė kėtė rrugė tė gjatė vuajtjesh dhe sakrificash tė martirėve, qė shpie shtigjeve tė kujtimit tė pavdekshėm dhe pushon amshueshėm nė altarin e atdheut dhe nė shpirtin e kombit, pėrjetėsisht do tė ndriēojė edhe emri dhe vepra e dėshmorit Maxhun Berisha, birit tė denjė tė Prapaqanit, ushtarit tė devotshėm tė UĒK-sė, pishtarit tė pashuar tė lirisė sė Kosovės.

 

Njė fėmijėri e pafėmijėri

 

      I lindur mė 9 tetor tė vitit 1962 nė fshatin Prapaqan tė Deēanit, pinjoll i njė dere bujare dhe atdhetare tė shquar pėr zjarrin e ndezur luftarak, sidomos nga Lidhja e Prizrenit e kėndej, Maxhun Berisha do tė brumoset me tiparet mė pozitive tė traditės si dhe me idealet bashkėkohore tė rinisė pėrparimtare shqiptare. Ndikim tė veēantė nė formimin e personalitetit tė Maxhunit do tė ketė i ati i tij Brahimi, ushtar vullnetar me armė nė dorė nė Brigadėn e Tretė sulmuese shqiptare, ku luftoi deri nė Sanxhak me qėllim tė bashkimit tė trojeve shqiptare, kundėrshtar i papajtueshėm i tradhtisė serbe pas vitit 1945, kundėrshar energjik i kolektivizimit, pėr ēka dėnohet me tri vjet burg, veprimtar i hapur kundėr shpėrnguljeve tė shqiptarėve pėr nė Turqi, propagandues i vazhdueshėm kundėr regjimit gjakatar serb, mbrojtės i paepur i traditave tė pasura pozitive shqiptare, dashamir i arsimit dhe progresit nė pėrgjithėsi, person qė nga koka kurrė nuk e ka hequr plisin e bardhė.

 

      Fėmijėria e Maxhun Berishės ėshtė e ngjashme me fėmijėrinė e sėcilit fėmijė tė rritur nė fashatrat e Kosovės. Mė njė fjalė, fėmijėri e pafėmijėri. Skamje, terr dhe dhunė. Megjithatė, falė shpirtit liridashės dhe qėndresės sė pamposhtur tė shqiptarit, qė nga mosha e njomė, Maxhuni do tė edukohet me cilėsitė qė i duhen secilit dhqiptar pėr tė qėndruar vertikalisht nė jetė. Edhe oda shqiptare, e cilėsuar me tė drejt si univeristet i kohės, nė edukimin e Maxhunit ka luajtur njė rol me rėndėsi. Bisedat e gjata mbi luftėrat, historitė e ndryshme pėr trimėritė dhe namin e heronjėve, komentet e pambarim rreth ngjajeve politike tė kohės, analizat e holla mbi moralin dhe mbi tė drejtėn, etj. te vogėlushi do tė hapin horizonte tė reja. Nė kėtė drejtim edhe fjalori i tij i pėrditshėm sa vie e nis tė pasurohet me fjalė dhe me shprehje tė reja, si p.sh.: liri, robėri, kolonizim, shfrytėzim, komb, flamur kombėtar, bashkim kombėtar, gjuha unike shqipe, univeristet, demonstratė, kushtetutė, republikė, tė drejtat, e kėshtu me radhė. Koka e vogėlushit, nga dita nė ditė, vlon nga diskutimet me zė tė lartė dhe nga bisedat mė pėshpėrimė qė zhvillohen nė kullėn e njohur tė Berishėve nė Prapaqan. Sidomos Jusuf Gėrvalla, dajė i nderuar i familjes dhe mysafirė i shpeshtė nė atė atė odė, tek Maxhuni le mbresa tė forta dhe tė pashlyeshme. Nė fantazinė rinore tė Maxhunit Jusufi i merr pėrmasat e heroit tė kėngės. Kėshtu, i rritur dhe i farkėtuar nė kudhrėn e atdhetarizmit, Maxhun Berisha me kohė do ta kuptojė urdhėrin e ēlirimit tė Kosovės si porosinė mė tė shėnjtė tė tė parėve tanė. Pėrndryshe, pse toka dhe nėntoka aq e pasur e Kosovės shqiptarėve nuk u garantonte mirėqenie, pse shqiptarėt merrnin botėn nė sy si kurbetēar, pse tė gjitha burgjet jugosllave, nė ēdo kohė, ishin tė mbuashra ding vetė me shqiptar?! Me njė formim tė drejtė, i pjekur para kohe, me shpresa tė mėdha pėr ditėt e mira qė do tė vijnė pėr Kosovėn, Maxhuni regjistrohet dhe vijon mė zell mėsimet nė Gjimnazin „Vėllazėrit Frashėri“ nė Deēan. Janė kėto vite zgjimi dhe vlimi tė pėrgjithshme anė e mbanė Kosovės.

 

Nė vallėn e djalėrisė shqiptare

 

      Kosova, mė nė fund, po bėhej gati qė njėherė e pėrgjithmonė ta heqė qafe zgjedhen e urryer tė robėrisė serbe. Veprimataria e organizatave ilegale si dhe veprimtaria e institucioneve kulturore, arsimore dhe shkencore po jepnin rezultate pozitive. Nė kėtė drejtim demonstratat e vitit 1968 ishin njė gurė i sigurtė sprove nė themelet e ndėrtesės sė lirisė dhe tė bashkimit kombėtar. Ndonėse i ri nė moshė, me veprimtarinė e vet modeste, Maxhun Berisha mė tėrė qenien e tij po hynte nė vallėn e djalėrisė pėrparimtare tė Kosovės. Ėshtė koha kur shesht e qyteteve dhe ato tė fashatrave po stoliseshin me trakte, ndėrsa asfalti i rrugėve kryesore po zbardhej nga parullat. Si rezultat i njė aktiviteti tė kėtillė Maxhun Berisha, sėbashku me njė grup shokėsh, zbulohet nė pranverė tė vitit 1980 dhe mbyllet nė burgun famkeq tė Pejės. Edhe pse mbi trupin e vet do t’i pėrjetojė torturat mė barbare, nga burgu Maxhuni do tė dalė mė i fortė dhe shumė mė i vendosur nė rrugėn tashmė tė nisur vetėdijshėm. Nė ndėrkohė Maxhunin e pėrjashtojnė edhe nga gjimnazi, ēka pėr tė do tė jetė njė goditje tepėr e rėndė. Demonstratat e vitit tė madh 1981 Maxhun Berishėn e gjejnė nė kulmin e veprimtarisė patriotike. Gjatė pranverės sė stuhishme tė atij viti Maxhuni merr pjesė aktive nė demonstratat e vazhdueshme qė do tė zhvillohen nė Prishtinė, nė Deēan dhe nė Pejė. Pastaj, pėr t’i ikur njė arrestimi tjetėr tė sigurtė, pėr njė kohė , Maxhuni largohet nga vendlindja dhe vendoset nė njė fshat tė Ulqinit, ku do tė bėjė punė krahu.

 

      Ėshtė koha kur veprimtaria atdhetare po dėpėrtonte nė tė gjitha poret e jetės, ndėrsa nėn shėmbullin e krijimit tė shoqėrive kulturore artistike kudo nėpėr Kosovė, edhe nė Prapaqan do tė formohet njė shoqėri e kėtillė e emėtuar “Bije Vokshi”, e cila Maxhunin, si anėtar i saj, e entusiazmon tej mase. I ngėrthyer nė rrethana shumė tė rėnda dhe duke qenė i pėrcjellur kėmbė pas kėmbe Muxhunit nuk i mbetet rrugė tjetėr pos asaj tė largimit pėrkohėsisht nga Kosova. Nė vitin 1984 Maxhuni vendoset nė Zvicėr, ku me ndihmėn e tė birit tė axhės sė tij, veprimtar i dalluar i asaj kohe, Haxhi Berisha, do tė kyēet nė lėvizjen patriotike qė zhvillohej nė mėrgim. Gjatė qėndrimit tė tij nė Zvicėr kontributi i Maxhunit shquhet nė dhėnien e ndihmave materiale, nė pjesmarrjen nė demonstrata tė shumta pėr internacionalizimin e ēėshtjes sė Kosovės qė organizoheshin nėpėr Evropė si dhe nė bartjen dhe shpėrndarjen nė Kosovė tė shtypit patriotik dhe revolucionar dhe materialeve tjera propagandistike antijugosllave. Si ithtar i luftės ēlirimtare, Maxhuni kudo qė do tė gjendet zėshėm do ta pėrkrahė idenė e luftės sė armatosur, si tė vetmin opcion qė do ta sjellė lirinė e Kosovės dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė nėnė. Ndėsa nė Bosnje lufta po i afrohej fundit mbi Kosovė po fillonin tė dyndėshin re tė tjera tė zeza tė njė lufte tė sigurtė. Zullumi serb mbi popullin e pambrojtur dhe tė lėnė nė mėshirėn e fatit kishte tejkaluar ēdo masė dhe ēdo parashikim. Pushka e UĒK-sė, sado e vtmuar nė fillim po ngjallte shpresėn e humbur dhe po lėshonte kushtrimin e pritshėm qindvjeēar tė njė lufte tė pėrgjthshme ēlirimtare tė kombit. Asokohe, Maxhun Berisha, me lot nė sy dhe me forcėn e zemrės shprehej “Lufta ėshtė nė prag. S’kemi ēka presim mė. Durimi i popullit mori fund. Dita e Kosovės erdhi…” Dhe, pa hezitim, ia la Zvicrės lamtumirėn e fundit dhe u nis pėr nė Kosovė. Si shumė mėrgimtarė tjerė atdhetarė edhe Maxhunin po e thėrriste zėri i Kosovės sė robėruar, gjėma shekullore e popullit tė shumėvuajtur dhe nderi i burrave tė kombit. Nuk ishte kjo thirrje e nėnvizuar me tri viza tė kuqe e as thirrje me “poziv”, por ishte zė i lashtė dhe i pėrvajshėm mė ngashėrim i tokės nėnė, qė vetėm bijtė e saj mė tė mirė e dėgjojnė tė parėt dhe nisen vullnetar.

 

Luftėtar i dalluar nė radhėt e UĒK-sė

 

      Vetėm pak javė pas epopesė sė lavdishme tė Drenicės, fshati Gllogjan, zemra e Dukagjinit, mė 24 mars 1998 po e shkruante me gjak njė faqe tjetėr tė ndritshme heroike tė historisė sė Atdheut. Derisa Drenica, ai djep heroizmash shekullore, dha kushtrimin e luftės sė pėrgjithshme kundėr Sėrbisė, Gllogjani heroik po jepte shpresa se lufta e nisur do tė zgjėrohej me shpejtėsi rrufeje kudo nėpėr Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare tė robėruara, luftė kjo qė nuk do tė ndalet deri nė fitorėn e plotė. Lufta pėr liri tashti mė mė tėrė ashpėrsinė dhe heroizmin e saj po hynte nė tė gjithpushtetshmin dhe nė tė pavdekshmin popull.Si rezultat i kėsaj beteje tė fituar edhe nė Dukagjin u krijua njė zonė e lirė qė kontrollohej nga UĒK-ja dhe nė tė njėjtėn kohė u krijua rruga e komunikimit dhe e furnizimit me armė dhe pajisje tjera pėr luftė qė nga Tropoja nėpėr Smolicė, Gllogjan, Jabllanicė, Drenicė, Llap e deri nė Shalė. Qėndresa dhe fitorja e Gllogjanit pati jehonė tė madhe pozitive nė shtresat e gjėra tė popullit. Fshatrat e Dukagjinit me shpejtėsi tė madhe po mobilizoheshin, po pajiseshin me armė dhe material tjetėr tė nėvojshėm luftarak dhe po bėhėshin gati pėr luftė tė gjatė me Sėrbinė. Me net dhe mė ditė, karvanet e luftėtarėve tė ardhshėm tė lirisė, me barrėn e rėndė tė armėve, po zbrazėshin kudo nė Kosovė. Nė kėta rreshta tė gjatė, plot vullnet dhe shpresė, gjendet edhe i palodhshmi dhe i pagjumėti Maxhun Berisha. Armėt e para, sėbashku me njė grup tė zgjedhur djemėsh tė fshatit tė tij, Maxhuni i solli nė Prapaqan me 12 prill 1998, kur edhe emėrohet zėvėndėskomandant i shtabit tė fshatit qė numėronte rreth 80 luftėtarė. Si organizator i sukseshėm, si epror ushtarak dhe nė tė njėjtėn kohė si luftėtar i dalluar, sė bashku me ushtarėt e tij, Maxhuni mori pjesė nė tė gjitha betejat qė u zhvilluan nė Dukagjin, si nė Rastavicė, Prejlep, Gėrdaja, Carrabreg, Deēan, Loxhė, Baballoq, Shaptej, Smolicė, Irzniq, Strellc tė Epėrm, Rosuja, Gllogjan,etj. ku u bė shėmbull i lartė pėr ngritjen e moralit luftarak dhe tė qėndresės heroike para luftėtarėve nė fushė tė betejės dhe nė mbrojtje tė pozicionve tė UĒK-sė. Aktiviteti ushtarak i Maxhun Berishės nė kuadėr tė Shtabit tė Prapaqanit pėrfundon me 10 shtator 1998, kur Dukagjinit iu ngul nė shpinė thika e tradhtisė. Nė pamundėsi qė tė ndikojė nė mosdorėzimin e organizuar tė armėve tė sjellura me mund dhe me sakrifica aq tė mėdha, Maxhuni, me dėshpėrim tė jashtzakonshėm, por me vendosmėri qė tė kthehet sėrish nė frontin e luftės, pėrkohėsisht kalon nė Shqipėri. Pėr njė kohė Maxhuni qėndron nė Tropojė ku luan njė rol tė rėndėsishėm nė mobilizimin, organizimin dhe armatosjen e djemėve tė UĒK-sė qė kishin rrahė rrugėt e gjata drejtė Kosovės. Mė 23 dhjetor 1998, sėbashku me njė numėr tė konsideruar luftėtarėsh, Maxhuni i paraqitet Komandantit Ramush Haradinaj, nė Jabllanicė tė Dushkajės, ku edhe sistemohet nė Brigadėn 131 “Jusuf Gėrvalla”. Nė saje tė aftėsive tė tij tė shquara luftarake dhe tė njė pėrvoje tė gjatė nė front, Maxhuni emėrohet zėvėndeskomandant i Batalionit, poashtu edhe zėvėndėskomandant i Kompanisė sė parė nė kėtė Brigadė. Nė kėtė funksion Maxhuni do tė shquhet sidomos gjatė luftimeve tė ashpėra qė u zhvillan gjatė tėrė muajit mars tė vitit 1999, si nė Dashinoc, Kodrali, Lumbardh, Pozhar, etj.

 

      Deri sa Maxhun Berisha luftonte me guxim tė pashoq nga beteja nė betejė edhe shtėpia e tij nė Prapaqan ishte kthyer nė njė vatėr tė ngrohtė tė UĒK-sė. Kjo derė, pėr mė shumė se njė vit rresht, pa kursim do tė jep bukė, do tė lajė dhe do tė hekurosė rrobe pėr ushtarėt si dhe do tė strehojė nė vazhdimėsi deri nė 60 anėtarė tė familjeve tė rrezikuara nga zjarri dhe barbaria serbe. Maxhuni besonte nė fitorėn e sigurtė tė Kosovės, ndonėse ishte tejet i indinjuar nė kreun politik, nė tė ashtuquajturat institucione legjitime, tė cilat nuk e kishin shpallur gjendjen e pėrgjithshme tė luftės, pėr ēka kishte hyrė hutia dhe pėrēarja nė popull, rezultat i sė cilės nuk kishte ardhur deri te masivizimi i pritur. Me fillimin e bombardimeve tė NATO-s mbi bazat ushtarake tė Sėrbisė, Maxhuni shihte mbarimin e shpejt tė luftės dhe parandjente edhe njė fitore tjetėr ushtarake dhe politike evroamerikane nė dobi tė popullit shqiptar. Por, me gjithė kėtė besim nė zemėr, Maxhuni nuk arriti ta pėrqafojė nė liri Fitorėn, vajzėn e tij tė vogėl tė lindur nė flakėt e luftės.

 

      Dita e dielė e 28 marsit tė vitit 1999 mbahet mend si njėra nga ditėt mė tragjike tė Brigadės 131 “Jusuf Gėrvalla”, si dhe tė mbarė ZO tė Dukagjinit. Nė betejėn e pėrgjakshme, qė zgjati dy ditė pandėrpre, fytafyt me ushtrinė e Sėrbisė, te Ura e Pozharit, ranė pėr tė mos rėnė Kosova, dy luftėtarė tė sprovuar nė shumė beteja, dy trima tė pazėvendėsueshėm, dy kushėrinj nė lidhje gjaku tė dalė nga dy dyer tė njohura pėr bujari dhe atdhetari. Sė pari bie Elez Geci dhe tri orė mė vonė bie edhe Maxhun Berisha, duke lėnė prapa mbi dyzet ushtarė dhe paramilitarė serbė tė vrarė, njė tanks, dy autoblinda, njė pincgauer, njė kamion ushtarak tėrėsisht tė shkatėrruar, tre mitrolozė tė rėndė, njė sasi tė madhe pushkėsh automatike, revole dhe municion tė zėna nga armiku...

 

      Trėndafili i kuq prej gjaku nė gjoksin e Maxhun Berishės ishte amaneti dhe buzėqeshja krenare lamtumirėse lėnė shokėve tė luftės, prindėrve tė shumėvuajtur, vėllazėrve dhe motrės, shoqės dhe fėmijėve tė mitur, Prapaqanit dhe mbarė Kosovės, ndėrsa heroizmi i tij aq shumė i dėshmuar ishte dhe mbeti burim i pashterrur i muzės popullore dhe shėmbull i lartė vetmohimi i brezave qė do tė vijnė.

 

E pėrjetshme qoftė buzėqeshja pranverore e lirisė sė Atdheut!

 

(Shkėputur nga monografia "FENIKSĖT E LIRISĖ" - 9, botim i Redaksisė Dėshmorėt e UĒK-sė.)