|
Nė pėrkujtim tė Komandantit tė UĒKsė Abedin
Rexha - Sandokani KOMANDANT ABEDIN REXHA -
SANDOKANI SYPATREMBUR I UĒKsė Jeta dhe vepra e luftėtarit tė lirisė, Abedin Rexha, ishte e
veēantė, ashtu sikurse ishte ai pėr shumė ēka i veēantė, luftėtar i radhėve
tė para tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, guximtar e sypatrembur deri nė
vdekje, pėr ēka dhe bashkėluftėtarėt e tij quajtėn "Sandokan". Shkruan: Sanije
Rexha - Prishtinė, 18. 12. 2009 Abedin
Rexha, lindi me 08. 07. 1969 nė Vajnik, komuna e Skenderajt. Shkollėn fillore
e kreu nė Turiēec, tė mesmen nė Skenderaj, kurse studimet i vijoj nė
fakultetin Xehtaro-Metalorgjik, nė Mitrovicė. Gjatė kohės sė shkollimit tė
mesėm, nė Skenderaj ra nė kontakt me
veprimtarėt e ilegales. Asokohe shoqėrohej me Jakup Nurėn dhe Nuhi Gecin, me
tė cilėt tashmė ishte i organizuar dhe shpeshherė shpėrndante edhe trakte e
afishe, ku bėhej thirrje pėr rezistencė kundėr pushtuesit serbosllav. Jehona
e pushkėve tė Legjendarit tė historisė tonė mė tė re tė Luftės Ēlirimtare,
Adem Jashari, mė 30 janar tė vitit 1991, nė Prekaz, sfidojė djalėrinė e
Kosovės, veēmas atė tė Drenicės. Tėrheqja e turpshme e forcave ushtarake e
policore serbe, nga Prekazi forcoi besimin e djalėrisė drenicare nė
forcėn e vet kombtare. Fitorja jo vetėm morale, por edhe ushtarake, e cila u
korr nė kėtė betejė, te Abedin Rexha e shtoi edhe me tepėr besimin nė fitoren
mbi pushtuesin shekullor. Ai, sė bashku me Adem Jasharin, Hamėz Jasharin,
Ilaz Kodrėn, Osman Gecin, Mujė Krasniqin, Zahir Pajazitin e me shumė
luftėtarė tė tjerė tė bėrthamave tė para ēlirimtare, kishte dhėnė betimin pėr
ta luftuar me tė gjitha mjetet e metodat pushtuesin shekullor tė viseve tė
robėruara tė Shqipėrisė, regjimin serb. Duke
qenė se pushtuesi i kishte rėnė nė gjurmė aktivitetit tė Abedinit, me 1992,
ai merr rrugėn e mėrgimit. Pas largimit nga Kosova, fizikisht ishte nė
Gjermani, por me zemėr e me mendje ishte nė Kosovė, nė Drenicė dhe tok me
shokėt qė vepronin ilegalisht dhe qė kryenin aksione kundėr forcave serbe. Nė
vjeshtėn e vitit 1996, Abedin Rexha vjen nė Kosovė, i ngarkuar me detyrat e
caktuara dhe mban takim me komandantin Adem Jashari. Ai hynė e del nga Kosova
shumė herė. Me 6 maj tė vitit 1997, derisa ēlirimtarėt nė Drenicė, nė
Dukagjin dhe nė Anadrini, ia kishin marr pushtuesit serb kontrollin gjatė
natės, Abedini sė bashku me Fehmi Lladrovcin, Xhevė Lladrovcin, Luan
Haradinajn, Ilaz Kodren, Ramiz Lladrovcin etj, i kalon Alpet Shqiptaret, duke
thyer kufirin, qė i ndante mes pėr mes trojet e Shqipėrisė dhe hynė nė
Kosovė. Nė rrugė e sipėr, ky grup luftėtarėsh bie nė pritė tė forcave serbe
dhe pas njė luftimi tė ashpėr dhe rėnies heroike tė Luan Haradinajt,
detyrohet tė tėrhiqet nga kufiri. Dy
muaj me vonė, nė korrik tė vitit 1997, Abedin Rexha, sė bashku me Adrian
Krasniqin, Ilaz Kodrėn, Ilir Konushevcin dhe me luftėtarė tė tjerė tė lirisė
arrin tė depėrtoj nė Kosovė dhe punojnė pa u lodhur nė zgjerimin dhe
konsolidimin e radhėve e UĒKės. Me 25 nėntor tė vitit 1997, policia serbe shkoj nė Vajnik pėr ta arrestuar
Abedin Rexhėn. Abedini me dy vėllėzėrit, Brahimin dhe Afrimin, e me luftėtarė
tė tjerė u kishte dalė pėrballė bandave serbe dhe i kishte sulmuar. Breshėria
e armėve ēlirimtare kishte rėnė pandėrprerė mbi ēetnikėt serbė. Nė kėtė sulm
ishin likuiduar dy policė serb, ndėrsa gjatė kėsaj pėrleshjeje, forcat serbe
kishin plagosur Baki Krasniqin, 11 vjeēar. Me 26 nėntor 1997, komandanti legjendar
i UĒKės Adem Jashari kishte urdhėruar tu zihet prita forcave serbe, te vendi
i quajtur Klisyra nė Rezallė tė Re. Nė ball tė frontit ishte dhe Abedin
Rexha-Sandokani, i cili njė ditė me parė kishte dhėnė prova se si duhet
sulmuar pushtuesi. Krahas Adem Jasharit dhe Abedin Rexhės ishin rreshtuar nė
pozicione edhe Mujė Krasniqi, Ilaz Kodra, Nuhi Geci e shumė trima tė tjerė tė
UĒKės. Plani i armikut kishte filluar tė vihej
nė veprim. Mirėpo nė orėt e para tė ditės, forcat serbe u gjendėn tė
rrethuara nga tė gjitha anėt. Zjarri i furishėm i trimave tė Adem Jasharit e
tė "Sandokanit" kishte qenė vendimtar. Forcat pushtuese serbe
humbėn kontrollin dhe pėrmes radiolidhjeve kėrkuan pėrforcime tė reja duke
njoftuar se kishin rėnė nė pritė, nga e cila nuk arrinin dot tė dilnin. Armėt
e ēlirimtarėve nuk kishin pushuar pėr asnjė ēast. ndėrkohė,
qė luftetarėve u kishte ardhur nė ndihmė edhe trimi Osman Geci, daja i Adem
Jasharit. Forcat ushtarake e policore serbe qysh
nga ajo ditė e kuptuan se kishte filluar tė perėndonte njėherė e pėrgjithmonė
dominimi i tyre nė Drenicė dhe nė Kosovė. Gjatė tėrheqjes ēetnikėt serbė
kishin goditur pėr vdekje mėsuesin Halit Geci, nė oborrin e shkollės sė
Llaushės. Dhe, me 28 nėntor tė vitit 1997, me rastin e varrimit tė mėsuesit,
Halit Geci, nė Llaushė, Mujė Krasniqi me shokė e tij Rexhep Selimin dhe Daut
Haradinajn, duke qenė tė armatosur shpallėn publikisht fillimin e luftės
ēlirimtare nė Kosovė, duke u paraqitur para masės sė tubuar me uniformėn e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Atė ditė, ata kishin lėshuar kushtrimin
pėr luftė tė armatosur kundėr pushtuesit serbė Sandokani kishte ecur papengueshėm pėrpara.
Hapėrimi i tij ēlirimtar pėrshkonte natė e ditė frontet dhe istikame tė
luftės tė UĒKės. Nė fillim tė gushtit 1998, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒKės,
Abedin Rexhėn e kishte caktuar Komandant tė Brigadės 112 "Arben
Haliti", e cila vepronte nė Zonėn Operative tė Drenicės. Gjatė
muajve gusht-shtator 1998 Komandant Sandokani luftoi pa ju trembur syri nė
shumė fushėbeteja. Dhe, pikėrisht nė kulmin e ofenzivave me pėrmasa tė gjera
shfarosėse nga forcat vrasėtare serbe tė Millosheviēit, nė tė gjitha zonat
Operative tė UĒKsė, e veēanėrisht nė ZO tė Drenicės, mė 08 tetor 1998
Komandanti sypatrembur Abedin Rexha Sandokani, vritet tradhėtisht nė njė
pusi, tė pėrgatitur nga Gani Geci sė bashku mė 27-30 veta, nė pyjet e fshatit Kllodernicė, tė komunės
sė Skendėrajt.
Bashkėluftėtarėt e Abedinit, edhe pse e kishin humbur komandantin e
tyre trim nuk e ndalėn luftėn. Ata luftuan me vetėmohim e trimėri ashtu si tė
gjithė luftėtarėt e Lirisė, deri nė dėbimin e forcave kriminale serbe nga
Kosova. Abedin
Rexha Sandokani pas vetes ka lėnė bashkėshorten me dy fėmijė: Sokolin dhe
Selveten. Heroizmi i tij ėshtė pėrjetėsuar nė shumė shkrime nė shtypin tonė,
nė kėngė e poezi, ndėrsa Shkolla e
Turiēecit mban me krenari emrin e Abedin Rexhės "Sandokanit". LAVDI I QOFTĖ KOMANDANT ABEDIN REXHĖS SANDOKANIT LAVDI TĖ GJITHĖ DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT * * *
|