Nė 21 vjetorin e rėnies heroike tė atdhetarit Ismet Krasniqi,

nė ballė tė demonstratave tė vitit 1989 nė Prishtinė.

 

ISMETI - U BĖ I PAVDEKSHĖM NĖ VALĖT E LIRISĖ!

 

Nė demonstratat e 27 dhe 28 marsit nė Kosovė ranė dėshmorė 28 demonstrues shqiptarė, si dhe u plagosėn e u arrestuan qindra tė rinj. Vetėm nė Prishtinė, ranė dėshmorė Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obėrtinca dhe Mustafė Veselaj.

 

Shkruan: Blerim Halili * Prishtinė, 28. 03. 2010

 

 

     Dekadat e fundit tė shekullit tė kaluar, vetėm i forcuan shkėndijat e mllefit shqiptar ndaj njė mizorie qė s’dinte tė marr fund. Sa mė shumė rritej fryma gjenocidale dhe diskriminuese e pushtetit tė egėr serbo-jugosllav kundėr popullit tė pafajshėm dhe liridashės shqiptar nė Kosovė, aq mė shumė u zgjua shpirti i pastėr si loti i djemve, vajzave, burrave dhe nėnave tė kėsaj toke, qė ditėn tė flasin edhe me jetėn edhe me vdekjen e tyre.

     Zėri - pushkė nė orė tė shkreta

     Se pa burra kurrė nuk mbeta.

     Kėshtu, Kosova po pėrjetonte plagėt e njėpasnjėshme tė shkaktuara nga pushteti okupues serb qė kėmbėngulte tė mbante nė grusht njė popull e t’ia shuante atij sė ekzistuari qenien fizike dhe shpirtėrore. Familja e Sahit Krasniqit nga Grashtica e Malėsisė sė Gallapit tė Prishtinės, sikurse ēdo familje tjetėr shqiptare nė Kosovė, pėrjeton peripecitė e shtypjes dhe varfėrisė. I shtyrė pėr njė jetesė mė tė mirė, bacė Sahiti me familje vendoset nė Prishtinė, nė lagjen ish’Vranjevci.

     Aksionin famėkeq tė “mbledhjes sė armėve” qė u zbatua shtėpi pėr shtėpi shqiptare, e pėrjetoi edhe familja atdhetare e Sahit Krasniqit, sikurse shumica e familjeve shqiptare nė Kosovė. Tregimet e prindėrve pėr plagėt e popullit dhe pėr krismat e pushkėve famėkeqe tashmė Ismeti do t’i pėrjetonte drejtpėrdrejt si fėmijė, nė klasėn e dytė, nė demonstratat e vitit 1968 qė do t’i lėnė edhe gjurmė tė pashlyera nė zemrėn e njė djaloshi qė do tė flasė mė vonė nė emėr tė njė populli.

     Pas pėrfundimit tė tetėvjeēares, Ismeti regjistrohet nė Shkollėn e Mesme Teknike, drejtimi i Ndėrtimtarisė nė Prishtinė. Pas pėrfundimit tė saj, ai punėsohet nė Fabrikėn e Mobileve nė Prishtinė. Nė shėrbimin ushtarak qė shkoi mė 1979, ai organizon edhe takime me bashkėmoshatarė pėr tė diskutuar pėr rrugėdaljen e popullit shqiptar nga kaosi dhe padrejtėsia, pėr ēka edhe merret nė pyetje dhe burgoset me urdhrin e oficerėve serbo -jugosllavė pėr tė shijuar kėshtu 60 ditė izolim nė burgun ushtarak tė Karllovcit dhe tė Zagrebit tė Kroacisė.

     Ėshtė viti 1981.

     Ismeti prapė gjendet nė vendin e punės, qė krahas punėtorit luan edhe rolin e organizatorit tė protestave tė punėtorėve tė kėsaj fabrike, ndėrkohė qė ēdoherė prin nė organizimet e demonstratave me tė rinjtė e ilegales nė lagje dhe mė gjerė, duke vėrshuar drejt qendrės sė Prishtinės. Ishte i pranishėm edhe nė organizimin e shumė demonstratave nėpėr qytete tjera tė Kosovės, si nė Besianė (ish’Podujevė), Ferizaj, Skenderaj, etj.

     Nė manifestimin e organizuar nga autoritetet komunale mė 1982, Ismeti si njė i ri entuziast dhe trim shqiptar e shqyen flamurin serb dhe, duke vrapuar, nė tė njėjtėn shtizė e shpalos dhe ngre lartė flamurin kombėtar shqiptar, pėr ēka edhe arrestohet tė nesėrmen nė vendin e punės dhe prapė merr 60 ditė burgim, tė cilat i vuan nė burgun e Prishtinės, Ferizajt dhe Mitrovicės.

     Nė lagjen ish’Vranjevci dhe nė tėrė qytetin e Prishtinės, ai prore ėshtė aktiv me afishe, parulla dhe thirrje pėr liri dhe ribashkimin e popullit shqiptar nė njė Shqipėri. Edhe fillimi i vitit 1989 Ismetin e gjen nė veprim duke shpėrndarė parulla dhe afishe nė tė cilat i bėhet thirrje popullit pėr zgjim.

     Mė 22 mars 1989 Ismetin e marrin nė tė ashtuquajturėn “bisedė informative” ku e kėrcėnojnė edhe me likuidim. Mirėpo ai nuk e ndal veprimtarinė e vetė. Madje, ua thotė haptas inspektorėve tė UDB’sė se nuk do tė pushojė sė vepruari pėr kauzėn kombėtare shqiptare pėr asnjė ēmim.

     Ndėrsa, mė 26 mars, pra njė ditė para demonstratave mė tė pėrgjakshme qė kanė ndodhur ndonjėherė nė Kosovė, ai prapė gjendet nė organizimin e demonstratave nė Vranjevc, duke ftuar tė rinjtė e kėsaj lagjeje kryengritėse pėr njė demonstratė edhe mė tė fuqishme tė nesėrmen kundėr Serbisė okupatore.

     Mė 27 mars 1989, ndėrsa gjendet nė ballė tė demonstruesve nė qendrėn e qytetit, duke iu prirė bashkė me shokė, Ismetin u munduan ta arrestonin katėr inspektorė tė UDB’sė. Mirėpo zhdėrvjelltėsia e tij bėri qė ata mos t’ia arrinin. Masa e popullit e gatshme pėr tė demonstruar kundėr okupimit serb sa vinte e shtohej, e cila me tė filluar demonstrata has nė kordonėt policorė serbo-jugosllavė, qė provojnė tė shpėrndajnė turmėn me ndėrhyrje fizike dhe gaz lotsjellės. Nė kėtė pėrleshje mes demonstruesve duarthatė dhe policėve tė armatosur deri nė dhėmbė, Ismeti me shokė nuk ndalet duke u prirė masės dhe duke brohoritur pėr liri dhe fitore.

     Duke kėrkuar lirinė dhe Republikėn e Kosovės me entuziazėm, ėshtė ora rreth 17:30 e tė njėjtės ditė, nė rrėmujėn e demonstratave qė shkaktohej edhe nga tė shtėnat e armėve, ai nuk ndalet, por thėrret duke ngritur dorėn: "Pėrpara shokė deri nė fitore!", mirėpo hapin e tij tė vendosur pėr idealin e lirisė do ta ndalė vetėm krisma dhe plumbat e automatikut tė policisė pushtuese serbe, pėr tė mbetur kėshtu njė shembull se si kėmbėngulet pėr ideal dhe pėr liri deri nė vdekje.

     Nė demonstratat e 27 dhe 28 marsit nė Kosovė ranė dėshmorė 28 demonstrues shqiptarė, si dhe u plagosėn e u arrestuan qindra tė rinj. Vetėm nė Prishtinė, ranė dėshmorė Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obėrtinca dhe Mustafė Veselaj.

Lavdi dėshmorėve tė Kombit!

 

* Autori ėshtė, absolvent i Sociologjisė, Universiteti i Prishtinės.

 Blerim Halili (h.blerim@gmail.com)

*  *  *