Pėrkujtim me rastin e 11 vjetorit tė rėnies sė dėshmorit tė kombit Ismet Mustafa

 

ISMETI RA DĖSHMOR PĖR BASHKIM KOMBĖTAR

 

Shkruan: Fehmi Ramadani * Prishtinė, 16. 04. 2010

 

Eh, tė mos mė zėntė vdekja! pas Komandant Kumanovės, edhe njė pikė gjaku, nga trungu i Shqipėrisė Lindore, pėr tokėn e shenjtė arbėrore. (f.r)

 

 

     “Trimat shihen nė ditė tė vėshtirė”- thotė njė fjalė e urtė e popullit tonė. Me tė rėnė kushtrimi i UĒK-sė pėr luftė kundėr armikut barbar serb, i cili bėnte kėrdi dhe masakra tė mėdha nė popullatėn e pambrojtur shqiptare tė Kosovės, kėtij kushtrimi pa dyshim iu kishin pėrgjigjur shumė djem dhe vajza nga trojet etnike shqiptare. Kėto masakra serbe nė Kosovė kishin trazuar shumė shpirtra shqiptar brenda dhe jashtė Kosovės dhe ata nuk ndenjėt duarkryq. Njė shpirt i trazuar ishte edhe Ismet Mustafa, njė djalė i ri kumanovarė, i cili nuk mundi tė duronte njė gjendje tė dhunės qė ushtrohej mbi popullatėn shqiptare tė Kosovės, e tė mos i dilte nė ndihmė. Kėtė vendim e kishte marrė vetė dhe nė muajin shkurt tė vitit 1999 iu kishte bashkuar radhėve tė UĒK-sė dhe luftės sė saj pėr ēlirimin e Kosovės.

     Ahmet Mustafa, vėllai i dėshmorit tha se, i kujtohet ajo natė e muajit shkurt tė vitit 1999, kur Ismeti kishte ardhur nė shtėpi dhe i kishte treguar se do tė shkonte nė luftė pėr t’iu bashkangjitur luftėtarėve tė lirisė. Ai tha se, ne e dinim se Ismeti ishte mė herėt nė kontakt me djemtė e luftės, por nuk kishim menduar se do tė merrte njė vendim tė tillė kaq tė shpejtė. Mė pastaj, Ismeti kishte pėrgatitur rrobat qė do t’i merrte me vete, ndėrsa para se tė nisej nė luftė kishte pėrqafuar dhe puthur pėr herė tė fundit djalin e tij tė vogėl dhe tė vetmin Beratin. Padyshim, ky ishte njė moment mjaft tronditės, por ai mbahej i fortė dhe nuk dėshironte tė dukej se ėshtė i mėrzitur. Para se tė ndahemi mė kishte dhėnė njė porosi qė tė kujdesem pėr Beratin e vogėl, sepse nė luftė nuk i dihet. Familja kishte dhimbje dhe shqetėsim, por ai vlonte nga krenaria qė po i bashkohet luftėtarėve tė UĒK-sė dhe rrugės sė lirisė sė Kosovės. Ismeti ishte pėrshėndetur me babanė e tij Esatin, vėllanė Sametin dhe motrėn Feriden, ndėrsa me nėnėn e tij Kadrijen nuk ishte pėrshėndetur, sepse nuk dėshironte t’i krijonte ndonjė shqetėsim, pėr shkak se ajo nuk ishte mirė me shėndet, tha Ahmeti.

     Ismet Mustafa kishte lindur mė 22 dhjetor 1970 nė fshatin Ēerkez tė Kumanovės, nga babai Esati dhe nėna Kadrije. Ai rrjedh prej njė familje tė varfėr, por shumė bujare dhe me tradita patriotike. Babai i tij kishte tre djem, Ahmetin, Ismetin, Sametin dhe njė vajzė, Feriden, tė cilėt i donte shumė, sa qė punonte punė mjaft tė rėnda vetėm tė pėrkujdeset pėr familjen e tij. Trimat dhe veprimtarėt qė kishte dhėnė kjo tokė shqiptare, padyshim kishin ndikuar nė ngritjen e vetėdijes kombėtare tė kėsaj familje. Frymėzim i madh ishte edhe  vepra e heroit kombėtar dhe Komandantit legjendar Ismet Jashari-Kumanova, i cili nė vitin 1998 nė Kleēkė tė Drenicės kishte rėnė dėshmorė. Ai ishte njė idil pėr shumė tė rinj e tė reja tė Kumanovės dhe rrethinės sė saj, se si duhet luftuar kundėr armikut. Vepra e tij kishte ndikuar shumė edhe te Ismet Mustafa, i cili pa i shijuar tė tridhjetat kishte rėnė nė altarin e lirisė.

 

 

     Ismet Mustafa merė rrugė tė mundimshme, sė pari futet nė Shqipėri, pėr t’iu bashkuar Brigadės “138 Agim Ramadani”. Ai sė bashku me shumė shokė tjerė zhvillojnė pėrgatitjet e duhura ushtarake dhe luftarake dhe mė pastaj hyjnė nė front kundėr armikut. Alpet shqiptare dhe rrugėt e thepisura nėpėr tė cilat kalonte nuk paraqitshin ndonjė vėshtirėsi, edhe pse Ismeti kishte jetuar nė njė ambient tė rrafshėt dhe krejt tjetėr. Por, dashuria ndaj atdheut dhe lirisė sė saj e bėnin granit dhe kurrė nuk dinte tė lodhej. Ai kishte njė moral tė fortė dhe shpesh gjatė ndonjė problemi nė front dinte t’ia thoshte edhe kėngės. Ai nuk dinte tė kthehej mbrapa, vullneti dhe dėshira pėr tė hyrė nė tokėn e Kosovės pėr tė zhvilluar beteja me armikun ishte e madhe. Dėshira e tij e madhe ishte qė armikut t’i shkaktohet dėm i madh. Ai bashkė me shumė shokė tjerė tė lirisė mori pjesė nėpėr beteja tė ndryshme qė zhvilloheshin pėr rreth kufirit shqiptaro-shqiptar. Pas ēdo fitore shtohej gėzimi dhe krenaria e tij pėr luftėn e lavdishme tė UĒK-sė, kėsaj ushtrie tė lavdishme, e cila po luftonte me njė armik mė tė fortė, por edhe shumė barbar.

     Ėndrra e tij e madhe ishte liria e Kosovės, por edhe bashkimi i trojeve shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt, mirėpo mė 17 Prill 1999 gjatė njė beteje nė vendin e quajtur Koshare tė Rrafshit tė Dukagjinit, kjo ėndėrr ishte shkėputur pėr njė moment. Ai nė betejė ballė pėr ballė me armikun kishte rėnė heroikisht, duke ujitur kėtė tokė edhe me njė pikė gjaku mė shumė. Trupi i tij i ri ra nė altarin e lirisė, por ai mbeti pėrgjithmonė i pavdekshėm, sepse vepra e tij do tė jetė mėsim pėr gjeneratat e ardhshme. Tani, trupi i tij prehet nė varrezat e fshatit Ēerkez tė Kumanovės, aty ku kishte lindur, rritur dhe edukuar pėr dashurinė ndaj atdheut. Ai pushon i qetė, sepse liria e Kosovės tanimė ėshtė realitet, por mbetet qė brezat e rinj tė vazhdojnė tė punojnė pėr realizmin e amanetit tė dėshmorėve tė atdheut pėr bashkim kombėtar. Lavdi dėshmorėve tė kombit, qoftė i lehtė dheu dėshmorit tė kombit Ismet Mustafa!

“Liria ėshtė mė e shtrenjta, sepse ajo nuk ka ēmim, e flijove jetėn pėr te,

prandaj pusho i qetė se dėshira jote tani ėshtė realitet”-

shkruhet mbi varrin e dėshmorit Ismet Mustafa.

 

 

* Autori ėshtė sociolog dhe publicist i pavarur. Kontakti: Fehmi.ramadani@hotmail.com