Nesimi Dervishdana, hyri nė kujtesėn historike tė kombit

 

 

NDRIĒUES I QIELLIT TĖ ERRĖSUAR TĖ ATDHEUT

 

 

Shkruan: Kadrush Radogoshi - Prishtinė, 17. 03. 2010

 

Emri dhe mbiemri: Nesimi Dervishdana

Ditėlindja: Njėra nga ditėt e kalendarit tė pavdekėsisė.

Vendlindja: Aty ku dhembja dhe trimėria janė rroba trupi,

Aty ku shtegtimi i njė populli ka hemorragji,

Aty ku edhe qielli i ėndėrruar mbushet korba tė zinj,

Aty ku dielli i dashurisė nuk perėndon kurrė.

Shkollimi: Shkolla fillore e tė ecurit vertikal,

Shkolla e mesme e tė menduarit esėll,

Fakulteti i flijimit nė altarin e lirisė..

Pamja fizike: Sytė  si lumenjtė e kthjelltė tė Dukagjinit,

Balli - si shkėmb i rrahur stuhish vrastare,

Flokėt - si bari i blertė i Dardanisė,

Goja - si bibliotekė librash tė shkruar nė pergamenė...

Profesioni: Ndriēues i qiellit tė errėsuar tė atdheut...

 

 

     Ka shumė njerėz, qė lindin, jetojnė e vdesin pa e lėnė as gjurmėn mė tė vogėl nė kujtesėn e kombit. Disa tė tjerė lėnė gjurmė me veprat e tyre jetėsore, por janė disa qė nė kujtesėn historike tė kombit hyjnė me gjakun e tyre tė derdhur pėr ta ujitur pemėn e lirisė. Kėta mbesin gjithmonė tė rinj, nuk mplaken, prandaj galeria e pėrjetėsisė ėshtė e mbushur me portrete tė rinjsh. Maxharr Pashanė e vrau shtatėmbėdhjetėvjeēari Col Delia, duke mos e kursyer jetėn e vet. Shtatėmbėdhjetėvjeēar ishte edhe Nesimi Dervishdana, kur hyri nė kujtesėn historike tė kombit.

     Nė pranverėn e vitit 1981 Gjakova qe mė e qetė nė krahasim me qytetet tjera tė Kosovės, falė ,,angazhimit tė aktivistėve” tė cilėt e pėrbėnin kastėn sunduese nė qytet. Kjo kastė pėrbėhej nga ,,luftėtarėt” dhe farefisi i tyre, tė gjithė tė vėnė nė shėrbim tė sistemit. Nė kėtė kastė kishin hyrė edhe intelektualė me autoritet tė vėrtetė tek pushteti e tė rrejshėm tek ,,mileti”.

     Pjesėtarėt e kėsaj kaste ishin shndėrruar nė njė vesh tė madh qė pėrgjonte ēdo tingull e ēdo fjalė, nė njė sy tė lig qė shikonte ēdo gjė. Ishte ky vesh dhe ky sy i pėrēudshėm, qė ia zuri frymėn lėvizjes studentore nė vitin 1968 dhe nė prill tė vitit 1981, herė me lutje e mashtrime, herė me kėrcėnime e burgosje preventive. Megjithatė, mllefin e popullit nuk arritėn ta ndalin, ai shpėrtheu njė ditė me vrull, tė cilin pasi nuk mundėn ta ndalnin, u munduan ta minimizonin.

     Nė korrik tė vitit 1981 ushtarėt e APJ-sė i shtuan shumė provokimet ndaj qytetarėve tė Gjakovės. Kėto provokime e arritėn kulmin nė mbrėmjen e 26 korrikut: ushtarėt filluan t’i ngacmonin vajzat, qė shėtisnin nė korzo me vėllezėrit apo me tė fejuarit e tyre.

     Tė gjithė reaguan me indinjatė, ndėrsa Nesimi Dervishdana e grushtoi njėrin nga ushtarėt. Sipas skenarit tė pėrgatitur mė parė, nga ana e Hotel ,,Pashtrikut” erdhi njė oficer me revole nė dorė, i cili, pa u hamendur se ku do tė qėllonin plumbat e revoles sė tij, gjuajti nė turmėn e njerėzve, duke plagosur Nesimi Dervishdanėn dhe Malush Abrashin, i cili ishte me tė fejuarėn e tij. Pastaj, nga tė gjitha anėt, kanė dalė nė shesh ushtarė tė armatosur me automatikė, tė cilėt kanė filluar tė gjuajnė me rafale nė yjet qė e ndriēonin kėtė krim. Rafalet u pasuan nga britma: ,,pobeda je nasha” (Fitorja ėshtė e jona). Askush nga tė rinjtė nuk u largua nga sheshi, ata nuk u frikėsuan, por mė trimat i zbuluan gjokset e u thanė: ,,gjuani!”. Ushtarėt e ndeshur me revoltėn e pesė-gjashtė mijė vetave filluan tė tėrhiqeshin dhe, pėr ta mbytur frikėn e tyre, filluan tė kėndonin ,,Druzhe Tito mi ti se kunemo...”(Shoku Tito ne tė betohemi). Ēdo koment do tė ishte i tepėrt: rruga e Titos ishte rruga e vrasjes sė Shqipėtarėve tė pafajshėm.

     Ndonėse i plagosur me dy plumba nė bark, e fillon rrėfimin Zeneli, babai i dėshmorit - djali ishte nė kėmbė tė veta, kur shkoi nė spitalin e Gjakovės. Aty, pa dėshirėn tij, e operoi kirurge Mira, por pa sukses. Pas dy operimeve tė saj, me helikopter ushtarak e dėrguan nė Beograd, ku vdiq mė 29 korrik 1981. Kufomėn e djalit e sollėn me automjete policore. Nė Prishtinė arritėm pas mesit tė natės (nė orėn 01). Aty mė dėrguan nė zyrėn e Mehmet Maliqit, ku mė priti njė zyrtar i lartė i policisė, i cili ndėr tė tjera mė pyeti pėr kohėn e varrimit. Iu pėrgjigja shkurt: sipas zakonit nė orėn 15. Nė hyrje tė Gjakovės, ndonėse ishte ora 03, kufomėn e vendosėn nė njė automjet civil, tė dedikuar pėr kėso rastesh. Me tė arritur nė shtėpi, njėri pas tjetrit erdhėn ,,luftėtarė” e pushtetarė pėr tė bėrė presion, qė varrimi tė bėhej nė orėn 12. Shkaku dihej: duhej tė ruhej imazhi i ,,Pikola Moskės”. Ne ua tham troē: ,,Kush vjen pėr kryeshėndosh, qoftė gjithmonė shėndoshė, po kush vjen pėr tė na i diktuar kushtet e varrimit, le ta kėputė qafėn sa mė parė”.

     Atė ditė, mė 31. VII. 1981, tė gjitha rrugėt, qė e lidhnin qytetin me botėn, i bllokuan. Njerėzit, qė vinin nga drejtimi i Pejės, Prishtinės dhe Prizrenit, i penguan tė merrnin pjesė nė varrim. Tė gjitha pėrpjekjet pėr ta minimizuar varrimin dėshtuan, sepse nė tė mori pjesė i tėrė qyteti. Nė ballė tė kortezhit tė pėrmotshėm qėndronte flamuri i mllefosur shqiptar, tė cilin e pasonin mbi 20.000 njerėz. Nga frika e kėtij kortezhi, tė shndėrruar nė njė formė tė veēantė demonstrimi, kur kaluam pranė kazermės ushtarake ku gjendeshin vrasėsit, vumė re se ushtarėt i kishin lėshuar vendrojet dhe vendin e tyre e kishte zėnė policia e qytetit.

     Nesimiu u varros nė Dushnje tė Babajve tė Bokės, pranė gjyshit tė tij Babė Danės, pjesėmarrės nė Luftėn e Shkodrės, pranė xhaxhait tė tij Dervish Danės, tė varur nė vitin 1943 nga fashistėt nė vendin ku u vra edhe Nesimiu. Ngjashmėri e ēuditshme!

     Familja e Nesimi Danės vazhdoi tė jetonte me dhembjen e shndėrruar nė krenari, por vazhdimisht e mbikėqyrur, e bastisur shpeshherė, e persekutuar: vėllezėrit dhe motrat e Nesimiut nuk i lanė tė regjistroheshin nė studime, ndėrsa vėllai Emini e provoi edhe burgun, atė e pret edhe gjykimi pėr konflikt me policinė. Emini, i cili qe vetėm katėrmbėdhjetėvjeēar ku u vra Nesemiu, e pėrsėrit me kėnaqėsi njė konstatim tė kėsaj familjeje, i cili ėshtė shndėrruar nė rregull: ,,Asnjėherė nuk jemi marrė me politikė, por ajo ėshtė marrė me ne. Tė gjitha gradat i urrejmė, pos gradės ,,DĖSHMOR I KOMBIT”, pėr tė cilėn jemi tė gatshėm tė vdesim tė gjithė”.

 

( Botuar nė tė pėrjavshmen politike ,,FORUMI” Nr. 14. Prishtinė, 21. 0 2. 1994)

 

P.S. Pesė vjet pas botimit tė kėtij shkrimi, mė 26. mars 1999 policėt serbė e masakruan nė shtėpinė e tij babain e Nesimiut me dy djemtė tjerė, Fahriun e Eminin, me mikun e shtėpisė Sulejman Begollin, me fqinjėt Arif e Urim Bytyēi.

 

KADRUSH RADOGOSHI: POEZI - SI LIS ME PLIS