Nė 13 vjetorin e rėnies heroike tė dėshmorėve tė Kombit, Zahir Pajaziti,

Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

 

RANĖ PĖR ATDHE, FITUAN PĖRJETĖSINĖ

 

Shkruan: Kadri Rexha - Zvicėr, 29. 01. 2010

 

 

Pėr tė parėn herė nė Kosovė luftėtarėt e lirisė po nderoheshin

nė mėnyrė dinjitoze dhe madhėshtore.

 

     Pas vrasjes sė Jusuf Gėrvallės, Kadri Zekės dhe Bardhosh Gėrvallės nė njė fshat tė Shtutgardit nė Gjermani, nė janar tė vitit 1982, vrasja e militantėve tė UĒK’sė, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, mė 31 janar 1997, nė luftė tė pabarabartė me milicinė serbe ishte njė nga tragjeditė mė tė rėnda tė pėrjetuara nga populli ynė.

     Jusufi me shokė kishte rėnė nė kulmin e zhvillimit tė demonstratave tė stuhishme mbarėpopullore qė e kishin dėrmuar me themel Jugosllavinė dhe e kishin ndėrkombėtarizuar ēėshtjen e Kosovės nė shkallėn mė tė lartė, ndėrsa Zahiri me shokė u vra nė kulmin e zhvillimit tė aksioneve tė gueriles shqiptare qė po e ndėrkombėtarizonin ēėshtjen e Kosovės duke luftuar pėr liri, demokraci dhe pavarėsi tė plotė. Ishin kėto dy hallka tė rėndėsishme tė luftės sė gjatė e tė mundimshme drejt pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Faza e parė e luftės, rreth njėzet vjet me radhė demonstrata masive, e kishte dhėnė rezultatin dhe po tėrhiqej ngadalė duke e lėnė nė skenė guerilen dhe ēetat e para ushtarake si fazė e dytė e qė premtonte nė horizont luftėn e armatosur tė popullit shqiptar kundėr robėrisė dhe pushtuesit serb.

     Populli qė di t’i vlerėsojė ngjarjet e rėndėsishme dhe kthesat e mėdha historike edhe nė kėtė rast e dha gjykimin e vet tė pagabueshėm. Qindra e mijėra shqiptarė, nga tė gjitha anėt e Kosovės, me njė frymė dhe si njė trup i vetėm, nė shenjė nderimi, do tė pėrkulen me dashuri e respekt para trupave tė pajetė tė dėshmorėve tė Kombit dhe para namit dhe veprės sė tyre tė pavdekshme. Qindra e mijėra shqiptarė do tė ndajnė dhembjen e madhe me familjet e tė rėnėve. Qindra e mijėra telefonata e telegrame ngushėllimi do tė dėrgohen me kėtė rast nga meridianėt e ndryshme tė botės. Me qindra artikuj dhe akuza u shkruan nė shtypin shqiptarė dhe nė atė botėror. Dhjetėra e dhjetėra tubime pėrkujtimore kushtuar martirėve tė kombit do tė mbahen nė fshatrat, qytetet dhe nė kryeqendrėn e Kosovės. Dhjetėra e dhjetėra tubime pėrkujtimore, demonstrata dhe protesta do tė mbahen edhe nė diasporėn shqiptare kudo nė botė.

     Pėr tė parėn herė nė Kosovė luftėtarėt e lirisė po nderoheshin nė mėnyrė dinjitoze dhe madhėshtore. Populli e kishte shkelur me tė dy kėmbėt frikėn. Armiku serb dhe bashkėpunėtorėt e tij po sfidoheshin njėsoj nė tė gjitha anėt e Kosovės. Populli po jepte shenjėn e solidaritetit dhe tė mobilizimit. Gazetarėt shkruanin artikuj dhe intervistonin anėtarėt e familjeve dhe bashkėpunėtorėve tė dėshmorėve, poetėt vjershėronin pėr ta, kėngėtarėt thurnin kėngė, piktorėt portretonin. Secili nė mėnyrėn e vet pėrpiqej t’i pėrjetėsonte dėshmorėt sa mė bindshėm, secili pėrpiqej ta pėrjetėsonte veprėn dhe heroizmin e tyre sa mė fuqishėm. Donin t’i bėnin ata gjedhe pėr popullin, shembull pėr rininė dhe kujtim pėr ardhmėrinė. Atė qė nuk po e bėnin dot politikanėt legalė me rroga, e kishin marrė mbi supe veprimtarėt, gazetarėt dhe artistėt.....

 

Rėnia e dėshmorėve dhe shtypi i kohės

 

     Nė shtypin shqiptar tė Kosovės, vrasja e tre dėshmorėve u shėnua me artikuj, me reportazhe, me intervista, me komente, me analiza dhe me protesta tė ndryshme. Emėrues i pėrbashkėt i tė gjitha kėtyre shkrimeve ėshtė kritika e rreptė qė i bėhej regjimit kriminel serb, vėrejtja qė i bėhej bashkėsisė ndėrkombėtare rreth tolerimit tė kėtyre krimeve, si dhe thirrja popullit pėr mosprovokim dhe vetėpėrmbajtje. Autorėve tė shkrimeve tė botuara nė shtypin e Kosovės aq sa u mungonte informacioni i vėrtetė lidhur me zhvillimin e ngjarjeve nė terren, si dhe konkretisht informacioni pėr protagonistėt e epopesė sė Pestovės, po aq u mungonte edhe kurajoja pėr ta thėnė tė vėrtetėn.

     Por, ajo qė nuk u bė nė shtypin legal u plotėsua nė atė ilegal. Nė kėtė drejtim rėndėsi tė madhe luajti sidomos “Zėri i Kosovės”, organ i LPK-sė, qė botohej jashtė atdheut dhe shpėrndahej ilegalisht edhe nė Kosovė. Nė faqet e gazetės “Zėri i Kosovės” edhe nė kėtė rast u botuan komunikata, artikuj, biografi tė shkurtra tė dėshmorėve, komente, analiza, reportazhe, intervista, telegrame, skica letrare dhe poezi. Kėto shkrime i karakterizon e vėrteta mbi dėshmorėt, si dhe e vėrteta mbi luftėn e tyre kundėr armikut. Lajtmotivi kryesor i tė gjitha shkrimeve tė kėsaj gazete rrihte nė njė pikė me mesazh tė theksuar se vetėm lufta e armatosur do ta sjellė lirinė e atdheut.

 

Lulet e lirisė nė kėngėn e popullit

 

     Sipas traditės sonė shekullore pėrjetėsimi i heroit nė kėngė paraqet ngjarje tė veēantė. Sepse populli nuk ia falė kėngėn gjithkujt, sepse populli nuk ka hatėr e as mėshirė. Kėnga e popullit kėrkon prova tė mėdha: vetėmohim, flijim dhe gjak. Po nuk jetove me popullin, po nuk qave hallet me tė, po nuk veprove pėr sendėrtimin e idealeve tė tij, populli jo vetėm qė nuk ta falė kėngėn, por as qė merret me ty, as tė qas dot. Ky virtyt ėshtė dėshmuar nė tė kaluarėn dhe po vėrtetohet edhe sot.

     Kėngėt e ngritura mbi qėndresėn dhe heroizmin e luftėtarėve tė lirisė si dhe ato mbi epopenė masive tė UĒK-sė dėshmojnė aktin e lartė tė muzės qė nuk heshtė. Nė gurrėn e kėsaj tradite nga populli u pėrjetėsuan edhe Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Kėngėt dhe poezitė e para pėr kėta trima lindėn menjėherė mbas epopesė sė Pestovės. Kėngė tė lindura nė sheshin e luftės. Kėngė qė kullojnė gjak. Kėngė qė lahen me lot. Kėngė qė rilindin krenari dhe shpresė. Kėngė besimi nė tė ardhmen. Nė kėngėt e ngritura flakė pėr flakė, si dhe nė kėngėt qė po lindin sot e gjithė ditėn, populli qau me lot dhembjeje dhe krenarie bijtė e vet tė shtrenjtė, mbrojtėsit e halleve tė kombit, dalzotėsit e atdheut. Nė kėngėt e kėtij cikli tre protagonistėt, nė shumicėn e rasteve, janė tė pandashėm. Ashtu siē ishin nė krye tė detyrės. Ashtu siē ishin nė ēastet e fundit tė jetės.

     Rėndomė nė kėto kėngė Zahir Pajaziti zė vendin kryesor qoftė si prijės i kėtij treshi tė famshėm, qoftė edhe si pėrfaqėsues i mbarė gjeneratės sė tij luftarake. Po ashtu, nė kėngėt kushtuar Edmond Hoxhės ėshtė e pamundur tė mos pėrmenden edhe dy bashkėluftėtarėt e tij, Zahiri dhe Hakifi. Ndėrsa, aty ku dėshmorėt nuk emėrohen ata i zėvendėson figura poetike, si: “tri lule tė lirisė”. “tre trima tė shqiptarisė”, “tre trima-flakė janari”, “tre trima tė historisė”, “tre djemtė mė tė mirė”, “tri pushkė tė para”, “tre ushtarė tė UĒK-sė”, “zogjtė mė tė bukur tė vendlindjes”, “lajmėtar tė diellit pranveror”, “emblema jonė e re”, e kėshtu me radhė.

     Duke qenė krijime artistike popullore qė kėngėtojnė njė realitet konkret historik edhe figurat letrare janė sugjestive dhe tejet njerėzore, ashtu siē janė edhe dėshmorėt. Autorėt e kėtyre krijimeve sikur donė tė thonė: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi nuk kishin pikur nga qielli, por ishin djem tė thjeshtė nėnash tė pėrvuajtura shqiptare qė merrnin frymė dhe jetonin me popullin dhe pėr popullin. Ndonėse kėto kėngė nė tėrėsinė e tyre poetike kanė notė baladike, atmosferė elegjiake, brendi tė dhembshme dhe ndjenja mallėngjimi prapėseprapė i vė nė pah karakteri i tyre i theksuar mbetet liriko-epik:

 

Mbi fusha t’Kosovės loti bėhet vesė

Po vijnė ēlirimtarėt lidhur besa-besė

Zahir Pajaziti njė pėllumb nėpėr qiell

Gjaku ynė Kosovė t’u bėftė dritė e diell

 

     Gjithnjė, sipas kėtij konstatimi, nė kėngėt e kėtij cikli, me rastin e vrasjes heroike tė tre dėshmorėve, nė dhimbje dhe pikėllim marrin pjesė jo vetėm prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, por mbarė Kosova, ndėrsa nė disa raste edhe natyra me objektet dhe fenomenet e saja:

 

Mbi Gollak shqiponja ndalet

Ka njė dhimbje t’rand sa malet

Sot dhe Dielli ma pak shndriti

U vra n’pritė bre Pajaziti

 

     Nisur nga fakti se kėnga e popullit ka luajtur dhe luan ende njė rol tė rėndėsishėm nė etapa tė caktuara tė historisė sė kombeve, si nė forcimin e vetėdijes patriotike ashtu edhe nė mobilizimin e masave tė gjėra pėr t’u bėrė ballė rreziqeve dhe katastrofave, edhe nė kėtė rast muza popullore e bėri tė sajėn. Duke i vėnė dėshmorėt nė qendėr tė krijimeve tė veta, poetėt, kompozitorėt dhe kėngėtarėt u kujdesėn qė theksi kryesor tė vihet mbi idenė patriotike si dhe mbi aspiratat shekullore tė popullit shqiptar ndaj lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Mesazhi i kėngėve tė kėtij cikli edhe njė herė prekte nė ndėrgjegjen e kombit tė ndarė me dhunė:

 

Pa bashkim nuk ka fuqi

Pa Kosovė nuk ka Shqipėri

Pa Shqipėri Kosovė nuk ka

Bashkė tė dyja bėjmė kala

 

     Kėto kėngė tė kėnduara nga kėngėtarėt tanė mė nė zė, si Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Sali Mani, Shaqir Cėrvadiku, Violetė Kukaj, Manjolla Nallbani, Arif Vladi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Dava Gjergji etj., qoftė nė koncerte tė estradės e qoftė edhe nėpėrmjet valėve tė radios dhe televizionit, ngritėn nė kėmbė masat milionėshe. Ato i bashkonte ideali i kohės, thirrja e ditės, patriotizmi i epokės sė lavdishme tė UĒK-sė, betimi i armikut pėr shfarosjen e shqiptarėve dhe gjaku i njomė i shqiptarit i derdhur anė e mbanė Kosovės. Personazhet e kėngėve tė reja sintetizonin pėr mrekulli aspiratat shekullore tė popullit. Prandaj, rinia, bukuria, menēuria, guximi, vendosmėria dhe flijimi i heronjve tė kėngėve po bėheshin shembull dhe model pėr djemtė dhe vashat shqiptare. Kemi tė bėjmė kėtu me njė shpėrthim tė vetėdijshėm qė gufonte si pasojė e njė tronditjeje tė madhe qė po kėrkonte mobilizim tė gjithanshėm, heroizėm tė ri dhe veprim mbinjerėzorė pėr shpėtimin e Kombit dhe Atdheut.

 

Dėshmorėt e ri nė Panteonin e Kombit

 

     Pas mė shumė se njė shekull pėrpjekjesh tė pėrgjakshme tė shqiptarėve, pas mė shumė se njė shekull lufte prometheike kundėr Serbisė dhe aleatėve tė saj tė shumtė, mė nė fund, lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Qershor tė vitit 1999, u kurorėzua me fitore. I ndjekur nga gryka e pushkės ēlirimtare, i rrahur nga kamxhiku i drejtėsisė sė mijėvjeēarit tė ri, okupatori serb, me tėrė arsenalin e vet gjakatar, u detyrua ta braktisė pėrgjithmonė Kosovėn, kėtė tokė aq shumė tė lakmuar prej tij. Mė nė fund, Dielli i lirisė, i pritur me shekuj, lėshoi rrezet e para mbi Kosovė. Dhe, vetėm nėn rrezet e kėtij dielli Kosova filloi frymėmarrjen e saj normale, ringjalljen dhe kthimin nė elementin e vet natyral.

     Nė shenjė kujtimi dhe pėrjetėsimi tė veprės dhe flijimit tė tre dėshmorėve, nė trevjetorin e rėnies sė tyre, mė 31 janar 2000, nė Pestovė tė Vushtrrisė, nė mėnyrė madhėshtore dhe nė njė atmosferė pikėllimi dhe krenarie zbulohet pėrmendorja kushtuar Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut, monument i ngritur nga Zona Operative e Llapit e UĒK-sė. Kjo pėrmendore historike, simbol bese, bashkimi dhe lirie, pėr vizitorėt e shumtė, sidomos pėr nxėnėsit e shkollave, flet me fjalė guri dhe jep kėtė mesazh: “U vramė tė ri, qė tė jetoni Ju. E gėzofshi Kosovėn e lirė. Amanet Atdheun, ruajeni dhe duajeni si sytė e ballit, si jetėn tuaj”. Mesazhi i heshtur i dėshmorėve tė atdheut qė vjen me bukėn e ėmbėl, me ujin e ftohtė dhe me ajrin e pastėr tė tokės sonė, herė si dritė dielli e herė si gjėmė dheu, le tė bėhet letėrnjoftim, fletėtestament dhe flamur i papėrkulur nė ballė tė gjeneratave tė reja, nė zemėr tė popullit mbarė. Njė jetė ėshtė pak t’i dhurohet atdheut, e dy jetė nuk i ka askush.

E pėrjetshme qoftė lavdia e dėshmorėve, i pėrjetshėm qoftė Kombi dhe Atdheu ynė.

 

( Botuar nė gazetėn “Epoka e re”, 2002 )