Nga kujtimet e Mehmet Hajrizit pėr dėshmorin Naser Hajrizi

 

KUJTIMET E MIA PĖR DĖSHMORIN

NASER HAJRIZI

 

Pas rėnies sė dėshmorėve nė ballė tė demonstratave mė 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorė dhe militantė tė lėvizjes kombėtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi (Nė Prishtinė, mė 2 prill 1981),  Salih Mulaku ( Zeka) e Ruzhdi Hyseni (Vushtrri, mė 3 prill 1981), Rizah Matoshi e Sherif Frangu (Ferizaj, mė 3 prill 1981), dhe mė vonė, Tahir e Nebih Meha (Prekaz, mė 13 maj 1981), Nesimi Dervishdana (Gjakovė, 26 korrik 1981), Ibrahim Krasniqi, Afrim Abazi (i mbytur nė burg mė 20 mars 1982), Xhemaili Berisha (i mbytur nė burg), nė vitet vijuese vriten udhėheqės tė shquar tė lėvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe shumė tė tjerė qė ranė pėr tė mos vdekur kurrė.

 

Shkruan: Mehmet Hajrizi

 

 

     Mė 1974 veprimtaria e organizuar po intensifikohej. Xhafer Shatri vendosi ta lėshonte konviktin, ku banonte dhe u vendos me qira nė njė banesė private, afėr shtėpisė sime. Kjo lidhje e ngushtė, bashkėpunimi i pėrditshėm dhe jeta pothuaj e pandarė, pėrbėnin njė kusht shumė tė rėndėsishėm tė sukseseve tona fillestare. Duke qenė afėr, Xhaferi u njoh me gjithė familjen time, e cila kishte goxha anėtarė. Vėllezėrit e mi, Beqiri, Bahtiri, Zeqiri dhe Tahiri ishin tė martuar dhe kishin nga disa fėmijė, pėrveē Tahirit. Xhaferi, nga gjithė fėmijėt e vėllezėrve e donte veēanėrisht, ndoshta pėr bukurinė dhe shkathtėsinė e tij, djalin e madh tė Beqirit, Naserin, i cili mė 1974 ishte 12 vjeē.

     Ky djalė, Beqirit dhe Fatimes u lindi  pas 11 vjet martese. Atėherė kur po humbnin shpresat pėr tė pasur njė fėmijė ky ēift bashkėshortor, lindja e njė djali, pėrbėnte njė gėzim tė madh jo vetėm pėr familjen tonė, por pėr gjithė farefisin. Naseri i vogėl po rritej me pėrkujdesjen e veēantė tė tė gjithė anėtarėve tė familjes, si njė fėmijė i shėndetshėm dhe shumė inteligjent. Nė shkollė mėsonte mirė dhe po bėhej shumė i dashur me mėsuesit, nxėnėsit dhe familjen. Njė mbrėmje tė vjeshtės 1973, sapo isha kthyer nė shtėpi, erdhi  Naseri i vogėl te unė dhe mė thotė se ai xhaxhi Xhafer ka udhėtuar diku, por mė ka lėnė njė porosi pėr ty dhe ma solli njė pako me nja 10 - 12 libra tė ndaluara dhe disa materiale konspirative tė organizatės sonė. I habitur e pyeta ku i kishte mbajtur deri atėherė, por ai si tė ishte i rritur mė tha se nuk dinte pėr to askush, as prindėrit, sepse kėshtu ishte porositur. Muajve nė vijim, Naseri kishte kryer disa herė shėrbime pėr organizatėn, duke dėrguar materiale fshehurazi nga njė veprimtar te tjetri. Ky ishte angazhimi i parė i njė fėmije qė mė vonė do tė bėhet njė nga militantėt mė tė mirė tė organizatės dhe dėshmor i Kosovės, duke rėnė nė ballė tė demonstratave tė vitit 1981.

 

 

     Nė demonstratėn e 2 prillit ranė dėshmorėt e parė tė organizatės sonė, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Gjatė vitit 1980 kam qenė i angazhuar me Naser Hajrizin. Jahir Hajrizi kishte filluar prej kohėsh tė punonte me Naserin, por ai kishte shkuar nė shėrbim ushtarak dhe  lidhjet organizative i mbaja unė dhe Haxherja me tė. Naseri ishte lexues i pasionuar. Ne kishim njė bibliotekė prej rreth 1200 librash. Disa dollapė ishin pėr letėrsinė pėr fėmijė, me qindra libra. Asnjė nga kėto libra pėr fėmijė nuk kishte lėnė pa e lexuar Naseri, qysh si nxėnės i fillores. Tashti qė ishte goxha djalė, lexonte literaturė serioze, duke pėrfshirė literaturėn e ndaluar qė siguronte organizata jonė. Thėnė sinqerisht, nuk isha shumė i interesuar tė ngutesha nė organizimin e plotė tė tij, por ai ecte vetė disa hapa pėrpara planit tim. Kėshtu ai zgjeroi grupin e shokėve tė tij gjysmilegal aq shpejt, sa pėrbėnte rrezik zbulimi, prandaj u deshtė qė vetė Naseri tė organizohej tėrėsisht nė radhėt tona, kurse lidhjet e tij t’i rishikonte edhe njėherė, duke i seleksionuar elementėt mė tė pėrparuar pėr t’i organizuar edhe ata.

 

 

     Sa mė kujtohet nga gjithė shokėt e tij, mė afėr i mbante lidhjet dhe punonte me Asllan Pirevėn, Sylė Loshin, Hashim Hajrizin dhe njė a dy vajza, emrat e tė cilave nuk mė kujtohen. Ai kishte krijuar lidhje edhe me dy profesorė tė tij, Ahmet Qeriqin dhe Zenun Gjocajn, tė cilėve u jepte libra tė ndaluara dhe botimet ilegale tė organizatės sonė. Naseri ishte njė militant i palodhshėm i radhėve ilegale tė lėvizjes kombėtare. Nė shtėpinė e tij thėrriste natėn vonė shokėt nė takime ilegale, ose mungonte shpesh pėr tė shkuar gjetkė nė takime me ta. Veprimtaria e tij, sikur edhe e bashkėveprimtarėve tė tjerė konsistonte nė ngritjen teorike, edukimin atdhetar e politik, zgjerimin e radhėve dhe pėrhapjen e ideve tė luftės pėr liri.

     Ai propagandonte kėto ide jo vetėm nė shkollė, por kudo qė arrinte, duke sqaruar njerėzit pėr ēėshtjen e pazgjidhur kombėtare tė shqiptarėve, gjendjen nė tė cilėn ndodhej Kosova dhe pėr nevojėn e organizimit popullor pėr kėputjen e prangave tė robėrisė. Nė shkollėn e mesme (ish Normalja e Prishtinės) ku ndiqte mėsimet e vitit tė katėrt, ai kishte respekt dhe autoritet, jo vetėm nė klasėn e tij, por edhe nė tė tjerat. Pas vrasjes sė Naserit, pothuajse gjithė nxėnėsit e kėsaj shkolle vinin pėr ngushėllime nė shtėpinė tonė, shumė prej tė cilėve deklaronin se e kishin njohur mirė atė, prandaj citonin fjalė qė u kishte thėnė pėr nevojėn e organizimit e tė rezistencės dhe betoheshin se do t’u pėrmbaheshin gjithė jetėn porosive tė tij. Naseri na e ka mėsuar rrugėn dhe ju betohem se do ta ndjekim deri nė vdekje, mė kishte thėnė solemnisht njėri prej tyre.

     Naseri, nga 26 marsi nė tė gjitha demonstratat e vitit 1981 ka marrė pjesė aktive. Mė 1 prill, nė mbrėmje vonė i kishte thėnė axhės sė vet, Tahirit, se fitorja jonė tashmė ėshtė siguruar, sepse ėshtė ngritur nė kėmbė i gjithė populli bashkė me ne. Ai ia kishte kujtuar edhe njėherė poezitė nga “Kėngėt e Lirisė” qė i pat recituar aq bukur para xhaxhallarėve dhe babait, tė cilat pėrshkoheshin nga optimizmi i fitores sė luftės sė drejtė tė popullit tonė tė robėruar. Asnjė nga xhaxhallarėt, por edhe babai dhe motra e tij nuk kishin munguar nė demonstrata, prandaj kjo i jepte njė kėnaqėsi tė veēantė Naserit entuziast.

 

 

     Mė 2 prill Naseri dhe Asllani organizojnė kolegėt e tyre tė shkollės nė demonstratė. Nė ish’ normalen e Prishtinės ishin mbyllur dyert, por nxėnėsit shpėrthyen nėpėr dritare dhe u pėrleshėn me kordonėt e policisė pėrreth shkollės. Naseri plagoset nė pėrleshje me policinė, por nuk ndalet. Demonstruesit marshojnė drejt qytetit. Ai ndalet nė familjen e Adem Kurteshit, lidh plagėn dhe i zė shokėt. Nė qendėr tė qytetit, Naseri dhe Asllani me flamur nė dorė vihen nė ballė tė demonstratės.

     Mė 2 prill rreth orės tetė para dreke, ndodhesha bashkė me vėllain tim, Zeqir Hajrizi, midis demonstruesve para teatrit tė Prishtinės. Para se tė grumbulloheshim aty, na kishin kėrcėnuar me tyta armėsh oficerė ushtarakė rreth ndėrtesės sė Kuvendit, por demonstruesit i injoronin duke vazhduar marshimin. Edhe objekti i sotėm i Qeverisė, atėherė i Bankės Popullore, ishte i mbushur pėrplot ushtarė, tė cilėt kishin mbėrritur gjatė natės. Unė kisha qenė rreth kėtij objekti nė orėn gjashtė tė mėngjesit dhe kisha parė ushtarakė tė zdėrvajur nė sallėn e madhe tė objektit, rrethuar me xhama. Pas gjysmė ore thirrjesh e brohoritjesh tė demonstruesve, filluan krismat ngjashėm me mbrėmjen e kaluar, kur na kishin shpėrndarė me tym ngulfatės dhe krisma nga tė gjitha anėt. Por tashti pėrdornin edhe plumbat, sepse dalloheshin krismat.

     Njė pjesė e demonstruesve u tėrhoqėm pėrgjatė lumit, Vellushės, nga lindja dhe te teatri i sotėm „Dodona“, me alarme dhe nė shpejtėsi kaluan dy makina, jo tė policisė siē menduam nė fillim, po tė ndihmės sė shpejtė. Shkonin nė drejtim tė spitalit. Pak minuta mė vonė thanė se i kishin vrarė dy tė rinj nė ballė tė demonstratės, nė sheshin midis Shtėpisė sė re tė mallrave, Postės sė vjetėr dhe Bankės Popullore. Kishin shtėnė nga objekti i Bankės. Edhe sot duken shenjat e plumbave nė shtėpinė dykatėshe kundruall  kėtij pallati. Mė vonė morėm vesh se ishte vrarė Naser Hajrizi dhe bashkėveprimtari i tij, Asllan Pireva... Kujtimi i pėrjetimit qė kisha do tė mė shoqėrojė deri nė varr.

     Me shumė peripeci arritėm qė mė 3 prill tė nxirrnim kufomėn e Naserit nga Morgu i Spitalit tė Prishtinės, kurse mė 4 prill bėmė homazhet dhe  ceremoninė e varrimit, duke u betuar tė gjithė tė pranishmit para trupit tė tij lapidar. Betimin po e udhėhiqja unė, pasi kisha thėnė disa fjalė pėr dėshmorin. Vetėm njėri nga tė pranishmit, derisa bėhej betimi, thėrriste me shqetėsim, „amani lėreni kėto se po rrezikohemi“. Ato ditė nuk lejonin tė shkohet nė grup prej tre vetash, kurse nė varrim lejonin vetėm katėr pėrcjellės tė kufomės. Ne kishim siguruar njė kamion tė mbuluar, me tė cilin shkuam te varrezat e qytetit mbi njėzet vetė. Tė tjerėt individualisht shkuan drejt varrezave...

     Pas demonstratave, nė vendin ku u vranė heroikisht dy dėshmorėt, regjimi ngriti njė nevojtore publike me dy hyrje. Sot aty s’ka mė nevojtore, por as monument qė tė shėnonte dhe kujtonte historinė e vitit 1981. Janė vetėm dy drunj, lisa qė rrinė nė kėmbė si dėshmorėt dhe pėrballė, duket shenja e plumbave gjakatarė...

     Pas rėnies sė dėshmorėve nė ballė tė demonstratave mė 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorė dhe militantė tė lėvizjes kombėtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi (Nė Prishtinė, mė 2 prill 1981),  Salih Mulaku ( Zeka) e Ruzhdi Hyseni (Vushtrri, mė 3 prill 1981), Rizah Matoshi e Sherif Frangu (Ferizaj, mė 3 prill 1981), dhe mė vonė, Tahir e Nebih Meha (Prekaz, mė 13 maj 1981), Nesimi Dervishdana (Gjakovė, 26 korrik 1981), Ibrahim Krasniqi, Afrim Abazi (i mbytur nė burg mė 20 mars 1982), Xhemaili Berisha (i mbytur nė burg), nė vitet vijuese vriten udhėheqės tė shquar tė lėvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe shumė tė tjerė qė ranė pėr tė mos vdekur kurrė.

 

 

*  *  *

 

Dėshmori i Kombit Naser Hajrizi

 

    Naser Hajrizi u lind mė 07. 07. 1962 ndėrsa u  regjistrua mė 29. 08. 1962, nė Henc tė Fushė-Kosovės. I ati i tij, Beqir Hajrizi, u lind mė 1933 nė Strofc tė Vushtrrisė kurse e ėma, Fatime Saliu’Hajrizi ka lind mė 1935 nė Gradicė tė Drenasit (ish Gllogocit). Axha i Beqirit, Zymber Hajrizi, ishte pushkatuar nga forcat serbe mė 1921, sepse kishte ndihmuar luftėn e ēetave tė Azem Galicės, kurse axha i Shefkijes, Milazim Saliuka ishte dėnuar mė 1949 me pesė vjet burg, si pjesėtar i Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. I biri i Zymber Hajrizit, Zenel Hajrizi, kishte luftuar nė brigadat shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės nga fashizmi, pastaj nė radhėt e kryengritėsve tė udhėhequr nga atdhetari Shaban Polluzha dhe mė 1960 bashkė me Zeqir Hajrizin, axhėn e Naser Hajrizit, si pjesėtarė tė Komitetit Revolucionar pėr Bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, tė udhėhequr nga Kadri Halimi dhe Ali Aliu, kishin formuar dy aradhe tė armatosura nė rajonin e Artakollit, tė gatshme pėr veprime luftarake, ēlirimtare. Naser Hajrizi qė nė moshėn 12 vjeēare angazhohej nga veprimtarė tė Grupit Revolucionar tė Kosovės (organizatė ilegale e lėvizjes sė atėhershme kombėtare), pėr bartjen dhe ruajtjen e materialeve konspirative. Mė 1979 ai kishte organizuar njė grup tė tė rinjve, tė cilėt vepronin kundėr pushtuesit nėpėrmjet propagandimit tė ideve tė lirisė dhe me shpėrndarje tė literaturės e shtypit ilegal. Naseri u organizua pastaj nė radhėt e Organizatės Marksiste - Leniniste tė Kosovės, kurse me kolegėt e vet vazhdonte veprimtarinė pėrgatitore pėr organizim mė serioz. Ndonėse i ri, si maturant i Shkollės sė Mesme Elektroteknike “Miladin Popoviq” nė Prishtinė, Naseri i furnizonte me literaturė dhe me shtypin ilegal edhe profesorėt e vet, si Ahmet Qeriqi, Zenun Gjocaj  etj. Naser Hajrizi ka marrė pjesė nė tė gjitha demonstratat e vitit 1981 nė Prishtinė. Mė 2 prill 1981 Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin organizatorėt  e demonstratave tė shkollarėve tė Elektroteknikės. Dyert e shkollės atė ditė ishin mbyllur, por nxėnėsit dolėn nga dritaret. Nė pėrleshje me kordonin policor, Naseri plagoset por masa demonstruese marshon drejt qytetit (Shkolla ndodhej afėr parkut Gėrmia, nė periferi tė Prishtinės). Ai shkon nė familjen e Adem Kurteshit, lidh plagėn dhe pasi i zė kolegėt, vihet nė ballė tė demonstratės nė qendėr tė qytetit. Pas ndėrhyrjes sė forcave serbe, demonstruesit ndahen nė grupe, njėri prej tė cilėve ishte nė sheshin midis Bankės Popullore ( Sot Kryeministria) Shtėpisė sė Mallrave dhe Postės, tė cilit i prinin Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Dy tė rinjtė, rreth orės nėntė, para dite, u vranė nga oficerė ushtarakė, tė vendosur nė objektin e Bankės.

 

Lavdi u qoftė tė gjithė dėshmorėve tė rėnė nė pranverėn e madhe tė vitit 1981!

 

MEHMET HAJRIZI: DOKUMENTE HISTORIKE

…