Dėshmorėt e kombit kanė veē dritė!

   

Naser Veli krasniqi - Leka

( 24 tetor 1972 - 4 qershor 1998)

 

          Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

Prishtinė, 3 qershor 2008

 

Pėrvoja nga latinėt antikė, se “Gjaku ėshtė fara e Lirisė”, ėshtė kuptuar drejt, shumė herėt, nga idealistėt e gjakut shqiptar. Nė lagjen e kėtyre idealistėve historikė bėnė pjesė edhe Dėshmori i Kombit i radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Naser Krasniqi,i mbiqua­j­tur LEKA, i cili, qė nė moshėn e djalėrisė ishte pėrcaktuar pėr sakrificė pa ēmim - pėr ēlirimin e Kosovės dhe ribashkimin e kombit shqiptar tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare, nė Berlin, nė Londėr, nė Paris e nė Jalltė - gjithnjė pėr interesa tė pansllavizmit rus.

Foto: Dėshmori i kombit Naser Krasniqi-Leka / 1 - 2

Poeti dhe komandanti i shquar i radhėve tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės tė viteve 1941- 1945, Mulla Vejsel Guta, duke shkruar, mė 1943, pėr detyrėn e akėcilit shqiptar para Lirisė sė Atdheut, sintetizoi bukur: “Se Shehidin qi lufton/ kush n’dynja s’un e livdon/ Kur’ani si e kallzon: Thot nuk banė m’i than ka dekė/ veē i thue ka ndrru jetė...!”

Vėrtet, mė se njėherė ėshtė thėnė se Asnjė i gjallė, pa marrė parasysh meritat qė ka nė ndonjė fushė, nuk ėshtė i plotfuqishėm tė shkruajė pėr Dėshmorin e Lirisė sė Kombit, aq mė tepėr nėse biografi i Dėshmorit pajtohet, sė fundi, edhe vetėm me segmente tė gjendjes pėr ndryshimin e sė cilės ka rėnė Dėshmori. Ta rikujtojmė sė bashku vetėm pjesėn e dytė tė fjalisė sė parė tė Betimit tė ushtarit tė UĒK-sė: “...Betohem se do tė luftojė pėr Ēlirimin e Tokave Shqiptare dhe Bashkimin e tyre...

Tė pėrpiqesh dhe tė luftosh pėr atė qė tė takon nga e Drejta Hyjnore, nga Zoti, nuk ėshtė anarkizėm, nuk ėshtė armiqėsi, nuk ėshtė luftė pėr “Shqipėrinė e Madhe”, qė e menduan dhe po e mbajnė pėr gogol armiqtė e kombit shqiptar. Lufta pėr dinjitet tė kombit ėshtė njerėzi qė duhet fituar dhe duhet ruajtur me sakrificė pa ēmim, sepse okupatori, cilido qoftė ai gjatė historisė sė Njerėzimit, e ka kuptuar dhe e kupton vetėm po i fole me Gjuhėn e grykės sė pushkės - theksonte qartė Dėshmorit i Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės, Bedri be Pejani. Me kėtė gjuhė tė gjithė liridashėsve nė botė, edhe Naser Krasniqi - Leka me bashkėluftėtarėt, i foli okupatorit serb, i cili, mbi njė shekull hartoi dhe zbatoi programe politike e strategji ushtarake pėr zhdukjen e kombit shqiptar nga sipėrfaqja e dheut.

Dėshmori Naser Krasniqi - Leka, nuk ėshtė prej atyre Dėshmorėve, pėr tė cilėt mund tė thuhet se  - E pati fat rėnien pėr Liri!, por ėshtė njėri prej atyre Dėshmorėve qė tėrė jetėn djaloshare ia kushtoi pėrpjekjes pėr atė fat - Pėr Lirinė e Atdheut edhe shpirtin! Doli nga njė vėllazėri qė gjatė historisė kishte dhėnė njerėz tė vyer pėr fshatin dhe pėr rrethinėn, e bashkė me Naserin dha edhe Djemė tė tjerė - Nderė e Vėllazėrisė Hoxha, Stoli pėr fshatin Drinas, Fanarė pėr Anadrin, e Krenari e Kombit!

Dėshmori Naser Krasniqi - LEKA u lind mė 24 tetor 1972. Ishte fėmija i dytė nga shtatė fėmijėt qė kishin prindėrit Veli e Mihrie Krasniqit. Si fėmijė, si edhe nė rini, Naseri pati shėndet tė mirė. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje nė qershor tė vitit 1986, me sukses shumė tė mirė, kurse shkollėn e mesme Drejtimin Shoqėror-Gjuhėsor e mbaroi nė qershor tė vitit 1990 nė Rahavec, me sukses tė shkėlqyeshėm.

Koha e shkollimit nė shkollė tė mesme, qė ėshtė faza mė e rėndėsishme pėr formimin e individualitetit tė riut, u pėrputh me periudhėn e kthesat vendimtare drejt shthurjes sė ngrehinės Jugosllavi Avnojiste nga fundi i viteve tė ’80-ta deri nė fillim tė viteve tė ’90-ta. Nxėnėsi i zellshėm, Naser Krasniqi, iu pėrgjigj sfidave tė kohės pėr Lirinė. Mė 1989, 1990 dhe 1991, e shohim nė ballė tė demonstratave tė rinisė shkollore dhe tė popullit, nė vendlindje dhe nė Rahavec, gjoks e shpinė tė mbėshtjellė me Flamurin e kombit shqiptar, e me plisin e bardhė mbi vetull.

Kjo e bėri mė tė veēantė nė brezin e tij liridashės, ndaj nė vend tė  niste studimet nė fakultet, u detyrua tė linte Kosovėn dhe tė ikte nė Gjermani, duke iu bashkuar babait, punėtor krahu ky shumėvjeēar nė Mynhen. Atje Naseri qėndroi e kreu punė fizike e tė hotelerisė rreth pesė vjet. Aty do tu bashkohet bashkėvendėsve Sahit Krasniqit e Isak Hotit, veprimtarė kėta tė Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės. Nė fillim tė vitit 1996, Naser Krasniqi do tė kthehet nė vendlindje, nė Drinas. Ky lokalitet i Anadrinit qė nga viti 1993 ishte vetėm njėra ndėr bazat e fuqishme politike e ushtarake ēlirimtare tė LKĒK-sė. Tashti Naseri e lidhi aktivitetin ēlirimtar me vėllanė mė tė madh, Sadikun, student i historisė dhe me studentėt bashkėvendės: Smajl Latifin, Qemail Krasniqin, Ruzhdi Krasniqin e tė tjerė, veprimtarė tė LKĒK-sė nga orėt e para.

Nė verėn e vitit 1996 Naser Krasniqi ia doli tė regjistrojė vitin e parė tė studimeve nė Fakultetin e Kulturės Fizike nė Prishtinė. Nga tashti lidhja e tij me veprimtarė tė tjerė tė LKĒK-sė dhe aktiviteti i tij nė kėtė Lėvizje do tė rritet nė vijimėsi. Me vigjilencė e guxim, e shpėrndante midis studentėve dhe gjetkė, Organin e LKĒK-sė, fletushkėn “Ēlirimi”. Grupin militant tė LKĒK-sė, studentė e punėtorė, nė vendlindjen e Naserit, tashti e pėrbėnin: Smajl Latifi, Sadik Krasniqi, Qemail Krasniqi, Visar Hoti, Sahit Krasniqi, Milaim e Safet Latifi, Ruzhdi e Haxhi Krasniqi, Hajriz e Nysret Morina, Veli e Lulzim Hoti, Daut e Naser Morina, Naser e Bahtjar Hoti, tė cilėve do t’u bashkohet edhe Naseri e tė tjerė.

 Nga fundi i vitit 1997 realisht, pas Ndeshjes sė parė ballore tė UĒK-sė nė ballė me Adem Jasharin me forcat elite tė okupatorit nė LlaushėDrenicės, nė Anadrin, pikėrisht nė Drinas, u formua “Njėsia e Parė pėr Intervenime tė Shpejta” e LKĒK-sė, me komandant Smajl Latifin dhe zėvendėskomandant Sadik Krasniqin. Studenti i vitit tė dytė, Naser Krasniqi ishte njėri ndėr pjesėtarėt e kėtij njėsiti, i cili do tė luajė njė rol tė veēantė nė afirmimin e Luftės Ēlirimtare Kombėtare dhe nė sigurimin e armatimit pėr armatosjen e luftėtarėve vullnetarė pėr ēlirimin e Kosovės dhe ribashkimin  e Kombit shqiptar. Nė fillim tė vitit 1998, Kullėn e Gjyshit Smajl HoxhaDrinas, Naseri do ta kthejė nė njė si depo tė armatimit, e pikėtakim tė djalėrisė ēlirimtare anadrinase ademjashariane.

Nga tashti Naser Krasniqi mbante emrin e ilegalitetit LEKA, tė cilin ia caktuan shokėt e njėsitit gueril. Shumė dijetarė thonė se fėmija trashėgon shumė cilėsi tė domethėnies sė emrit qė ia vė Mama. Ky ėshtė ligj i natyrės. Kurse jeta ka treguar se pėrmbajtja e pseudonimit, pėrkatėsisht e emrit ilegal, i vėnė vetės ose i caktuar nga shokėt e aktivitetit, mbulon shumė cilėsi tė personit qė duhet tė bartė atė pseudonim. Me fjalė tė tjera, pseudonimi ėshtė emėrues i pėrbashkėt i vlerave pozitive tė njė personaliteti.

Nė kujtesėn tonė etnike, emri LEKĖ ėshtė emėr i Njeriut qė bėri Epokė nė jetėn e kombit shqiptar me: urti, drejtėsi, hijeshi,  pastėrti morale dhe me njerėzi, emėrues i pėrbashkėt i virtyteve tė shenjta tė shqiptarit historik. Shumė nga kėto tipare e virtyte ekzistuan nė qenien njerėzore tė Dėshmorit Naser Krasniqi - LEKA - Djalė i pashėm, zeshkan, fidan, truplidhur i ndėrtuar pėr hijeshi, tip sportisti, i qėndrueshėm. E  shquante urtėsia, durimi, vigjilenca, vendosmėria pėr ta pėrmbushė detyrėn venė vetės. Ndonėse ishte i shkathėt dhe i lėvizshėm, ishte i qetė dhe fare nuk teptiste, nuk ishte emocional, gjykonte ftohtė, por vepronte me vendosmėri. Ishte shumė mikpritės, shumė njerėzor, kėmbėngulės, sakrifikues. Nuk nxitonte. Me shokėt sillej si shok, kurrė si mujshar, ishte shumė bujar. Si me tė moshuar, ashtu edhe me tė rinj, sillej me maturi, me dashamirėsi, jepte kurajė nė tė gjitha situatat e ndera. Sė kėndejmi edhe Emrin e  Luftės, dhėnė nga shokėt - LEKA.

Sipas kujtesės familjare, Leka Betimin e Ushtarit tė UĒK-sė e dha mė 27 prill 1998, para Flamurit kombėtar dhe dy shokėve tė tij tė Luftės: Ruzhdi e Haxhi Krasniqi.

Realisht, ky Betim vinte tė nesėrmen e daljes legale tė Njėsitit tė UĒK-sė nė DrenajRahavecit. Mė 10 maj 1998, nė fshatin Drenaj tė Rahavecit, u lidhė marrėveshja lokale, me rėndėsi historike, nė mes tė UĒK-sė dhe LKĒK-sė, realisht Anadrinase. Njėsiti i LKĒK-sė i Drinasit, me rreth 20 luftėtarė, do ti bashkohen njėsitit tė UĒK-sė nė Drenaj, akt ky patriotik qė i parapriu aktit solemn tė Nėnshkrimit tė Marrėveshjes UĒK- LKĒK nė fshatin Aēarevė tė Drenicės, mė 11 maj 1998, - pėr bashkimin e armėve nė njė luftė tė vetme pėr ēlirimin e Kosovės dhe ribashkimin e  kombit shqiptar tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare.

Tė nesėrmen e Bashkimit, pikėrisht mė 12 maj 1998, Armiku sulmoi nė linjėn: Drinas-Franjak-Bardhatin. Nga tashti do tė vazhdojė pėrballimi i Lekės me shokėt, me forcat e okupatorit nga njė pikė nė tjetrėn, nga njė front nė tjetrin.  Nė kėto pėrballime do tė shquhet luftėtari shembullor, Leka, i cili nga 13 maji 1998, kur e veshi uniformėn e ushtarit tė UĒK-sė me guxim nxitoi aty ku kėrkohej vetėmohimi dhe trimėria, gjithnjė shembull pėr bashkėluftėtarėt edhe nė ditėn e rėnies heroike, mė 4 qershor 1998, nė luftėn me karakter tė dyfishtė, mbrojtėse dhe ēlirimtare tė Drinasit.

Luftėn Ēlirimtare tė UĒK-sė para dhe pas Naser Krasniqit - Leka ranė edhe kėta bashkėluftėtarė tė Tij: Milaim Krasniqi, mė 12 maj 1998, Sahit Krasniqi mė 29 janar 1999, Hisen Rexhepi, mė 11 mars 1999, Visar Hoti dhe Safet Latifi, mė 18 prill 1999, Islam Krasniqi, mė 24 maj 1999, Tė veēojmė kėtu vetėm tri luftėra, midis dhjetėra tė tjerave, ku Leka dha shembull tė luftėtarit tė vendosur pėr pavdekėsi: Luftėn tetė orėshe tė 12 majit 1998, ku forcat e okupatorit patėn disa tė vrarė dhe policia serbe u detyrua tė linte Stacionin nė Drinas; Luftėn tetė orėshe, tė 14 majit 1998, e njohur si Beteja e Gradishit, ku forcat e okupatorit patėn humbje nė njerėz e nė teknikėn luftarake dhe Pėrballimi i sulmit hakmarrės tė forcave serbe kundėr Drinasit, mė 4 qershor 1998, kur Naser Veli Krasniqi - Leka ra me dinjitet, pėr tė ardhmen e lirė tė Kosovės dhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.

Tashti tė spikas njė fat qė po e ndjekė shqiptarinė. Kambana e kishės nuk rrah pėr kishėn, por pėr ndjekėsit e saj, as Ezani nuk thirret pėr Xhaminė, por pėr xhematin e saj, sė kėndejmi as Akademia si kjo e sotme nuk mbahet pėr ta mburrė Dėshmorin, sepse Ai nuk ka nevojė pėr lėvdata, por mbahet qė brezave t’iu rikujtohet kauza pėr tė cilėn ėshtė flijuar Dėshmori.

Mė fjalė tė tjera, I rėni pėr Liri e ka plotėsuar detyrėn e vet ndaj Atdheut, e eshtrat nė Varr i prehen lirshėm, kurse tė gjallit i mbetet pėrmbushja e amanetit tė Tij - “Vazhdo ku mbeta, nėse nuk dėshiron tė jesh i mallkuar nga gjaku i atyre qė ranė pėr Lirinė e Atdheut...!”

Fatkeqėsisht, kėtė Amanet gjithmonė e kanė kuptuar dhe e kuptojnė vetėm idealistėt, dhe me Atė Amanet gjithmonė kanė abuzuar profiterėt karrieristė, kurse Turma, qė me eufemizėm quhet popull nga ata qė nuk i zbresin, asnjėherė nuk e ka kuptuar, as e ka njohur thellėsisht e qenėsisht - Amanetin e Dėshmorėve as hilen e profiterėve karrieristė. Kėtu qėndron shkaku kryesor pse kombit shqiptar, si edhe dje, i mbetėt tė luftojė pėr qenien dhe lirinė e vet, tė asaj tė ardhme qė i ka hije njė kombit tė qytetėruar!

Dhe, Naser Krasniqi - Leka, me shokė shumė, u kthye nė Feniks tė Lirisė sė Kombit qė me shekuj po lėngon nėn peshėn mizore tė dhunės ndėrkombėtare nė emėr tė  Demokracisė, siē do tė thoshte Fishta i Madh,  - pėr interesa tė kėlyshėve sllavo-grek ortodoksė tė Rusisė, gjithnjė albanofobė tė pangopshėm.

Dėshmorėt e kombit nuk kanė moshė as nuk kanė pleqėri, nuk kanė terr, kanė veē dritė. U qoftė i lehtė dheu i Nėnės Shqipėri tė copėtuar me dhunė si dje edhe sot!...

....................................

Lėxoi kėtu studimet tjera tė: Prof.Dr.Muhamet Pirraku