Me rastin e dhejtėvjetorit tė rėnies sė dėshmorit Faik Ukėhaxhaj

 

Dėshmori Faik Ukėhaxhaj

 

     Shkruan: Shkėlzen UKĖHAXHAJ / 21. 05. 2008

 

·       Foto: - Dėshmori Faik Ukėhaxhaj

·       Dėgjo kėngėn: Shpend Dervish Shaqa-Beteja e Carrabregut

 

     Dhjetė, njėzet vjet aktivitet tė vogėl e tė madh deri te rėnia e tij. Te rėnia e tij pėr njė fjalė me katėr tinguj - Liri. Po vetėm kjo fjalė e bėn tė kuptueshme jetėn nė kėtė univers. Pa kėta katėr tinguj jeta nuk ka kuptimin thelbėsor tė saj, do tė thoja nuk jeton si njeri por si njė qenie e tjetėrsuar. Andaj edhe rėnia pėr lirinė, nė sytė e mi rritet e rritet deri nė kuptimin e legjendės dhe legjendave deri nė thellėsinė e shekujve.

 

     Faiku, e pėrkrah tij edhe Besimi, bashkėfshatari dhe bashkėmoshatari i tij i dashur, u vranė kokė me kokė mė 2 qershor tė vitit 1998, nė betejėn e ashpėr tė Carrabregut. Po nė Carrabreg gjatė atyre ditėve tė betejės janė vrarė edhe tė tjerė luftėtarė tė lirisė. Dua tė them se Carrabregu sot ėshtė krenar qė Kosovės i dha kaq shumė jetėra, tė gjitha tė reja; dua tė them se Carrabregu ėshtė krenar pėrkrah qyteteve dhe katundeve tė tjera shqiptare qė me dėshmorėt e vet kontribuoj nė themelet e lirisė; dua tė them gjithashtu se lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pa kėta emra dėshmorėsh do tė ishte mė e zbehtė, pse jo edhe mė e vogėl, mbi tė gjitha dua tė them se Kosova sot ėshtė krenare pėr Carrabregun. Kosova sot i pėrkujton bijtė e saj si shtet.

 

     Dihet se lufta pėr liri nuk ėshtė dhe nuk ka si tė jetė e rastėsishme. Deri tė qershori i 1999-tės breza tė tėrė kanė sakrifikuar jetėra tė tyre dhe e mbarė familjes. Edhe Faiku nuk ishte njė lule e mbirė nė shkretėtirė. Ai s’bėri mė shumė, por eci i papėrkulur nėpėr vitet e stuhishme (1981- 1998) hapave qė pat ecur xhaxhai i tij i dashur, mėsuesi i tij nė shkollė e shtėpi; daja i babait, qė ishte bėrė anėtar i rregullt i familjes, profesori Zenun Gjoci; vėllai, dhe nė fund bashkėluftėtari, Isufi. Qėllimisht nė fund nuk e harrojmė dot babain, Jahėn, i cili furtunės sė pushutuesit serb iu bė istikam i parrėzuar.

 

     Pas ngjarjeve tė vitit 1981, shkon rrjedhės sė mendimit ajo qė pasoj ēdo vit deri nė fillim tė luftės Ēlirimtare. Faiku me disa shokė, njė vit mė vonė, e kėshtu ēdo vit mė pastaj, i pėrkujtuan kėto ngjarje nė gjimnazin “Vėllezėrit Frashėri” nė Deēan. Menjėherė pastaj i pėrjashtuan nga shkolla dhe i burgosėn.

 

     “Vėllazėrim-bashkimi ėshtė jeta jonė” - i pat thėnė njė mėsues nė shkollė. “Unė serbisht s’kuptoj njė fjalė, vėllezėrit shkije t’i paqa falė“. Do t’i perifrazonte rapsodi fjalėt e tij ndonjė poeti. Por kėtu, megjithatė nuk ėshtė fillimi, tash e tutje ai ėshtė i stėrvitur pėr tė marrė pjesė aktive pėr ta shkatėrruar sistemin e katėrfishuar mbrojtės tė serbosllavisė. Kėtu kam parasysh, pėr veē tė tjerave, luftėn e tij tė pakompromis pėr demaskimin e bashkėpunėtorėve tė pushtuesit. Jo njė herė ishte i rrezikuar pėr gjestet e tij tė “pasjellshme” ndaj puthadorėve tė pushtuesit.

 

     Do t’ia kisha lėnė kohės pėr t’i thėnė tė gjitha kėto, e tė tjera tė rėndėsishme, qė do tė thuhen ndonjėherė tjetėr, por dhjetė vjetori i rėnies korrespondoj me shpalljen dhe njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga shtetet mė tė rėndėsishme botėrore. Andaj e quajta me vend qė nė dhjetė vjetorin e tij tė rėnies, ta pėrkujtojmė me ndonjė dromcė nga puna dhe aktiviteti qė kishte bėrė Faiku bashkė me tė tjerė dėshmorė, qė ne sot tė shėtitemi nėpėr Deēan dhe Kosovė pa hasur nė postblloqet e pushtuesit serb.

 

     Nė tė ardhmen kur tė flitet pėr koston e lirisė qė po gėzojmė do tė rėnditen me dhjetra shifra e fakte, por mė duket mė vend kėtu tė theksoj atė qė e tha komndanti i Zonės sė Dukagjinit, kur u kthye edhe njėherė triumfalisht nga gjyqi i Hagės, Ramush Haradinaj atė ditė kur vizitoi kullėn emblemė tė UĒK-sė nė Prekaz. Po i bėjė njė perifrazim: Kush do qė ta dijė sa e dhimbshme dhe e kushtueshme, e po ashtu domethėnėse pėr ne, ėshtė liria e Kosovės, mjafton t’i vizitojė varrezat e dėshmorėve dhe t’i hedhė njė sy ditėlindjes sė luftėtarėve tė rėnė nė luftė.

 

     Nė kėtė dhjetėvjetor tė rėnies sė Faikut, Besimit e tė tjerėve, familjarėt e dėshmorėve kėtė vit e kanė mė tė lehtė , sepse janė krenarė qė Kosovės i kanė dhėnė mė tė dashurit e tyre, sepse, Kosova sot ėshtė shtet nė kuptimin e plotė tė fjalės. Por edhe Kosova sot ėshtė krenare qė mbanė ngroht nė gjirin e saj, bijtė qė i sollėn lirinė, dhe se liria ėshtė e fituar dhe jo e falur apo e dhuruar.

     Andaj, Kosova thotė:

     Falėminderit bijtė e mij

     Ju mė falėt jetėn

     Unė ngroht ju mbaj nė gji!