Pėrvjetorė

 

Nė pėrkujtim tė dėshmorėve  tė kombit Hajrush e Tasim Elezaj

 

·       Ranė pėr tė mos vdekur kurrė, u qoftė i lehtė dheu i tokės nėnė!

 

Foto: Dėshmorėt Hajrush e Tasim Elezaj

 

     Shkruan: Have (Haliti )Elezaj

     Plochingen 15. 05. 2008

 

     Hajrushi lindi mė 29. 04.1973 nė fshatin Radafc (Kryedrin) tė komunės sė Pejės. Babai i tij Mehmeti dhe e ėma Faza, rritėn gjithsej nėntė fėmijė, pesė djem dhe katėr vajza,tė cilėt i rritėn e i edukuan djemtė tė kenė qėndrėsen e burrave trima dhe vajzat qėndrėsen e malėsores nė raste tė vėshtira qė nė Kosovė kishte mė shumė se kudo raste tė tilla qė tė vėnin nė provė tė madhe. Shkollėn fillore e kreu nė shkollėn e fshatit tė mesmen nė qytetin e Pejės pas kėsaj do tė regjistrohet nė Fakultetin e Historisė nė Univesitetin e Prishtinės.

     Aktivitetet dhe pėrkushtimin mė punė ndaj atdheut Hajrushi do t`i fillojė qysh nė bankat shkollore,duke filluar me pamlfletin,organizime protestash, demostratash,aksione guerrile e nė fund edhe pjesmarrje nė luftė,nė gjirin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės kundėr okupatorit barbar serbo-sllav.Ky angazhim do tė vazhdojė deri nė flijimin e tij ,pėr idealet e tij: ēlirimin e Kosovės nga pesha e rėndė e robėrisė dhe barazi nė popull e mirėqėnie njerėzore. Urrejtja ndaj barbarėve serbo-sllav kishte zėnė rrėnjė tek trimi, nė sytė e tij lexohej pakėnaqėsia pėr gjėndjen e mjeruar kombėtare.

     Babai i tij do tė vdesė nė moshė tė re,vdekjėn do t`ia shpejtojė jeta e vėshtirė dhe puna e rėndė e krahut,nė punė shteti nuk u pranua,sepse nuk u pajtua kurrė me pushtetin serbo-sllav.Pas vdekjes sė kryefamiljarit, familja do tė ngelė nė halle e rrugė tė madhe jetėsore. Ishte kjo njė kohė e vėshtirė dhe e mundimėshme pėr nėnėn Fazė,e cila mbeti me nėntė fėmijet e vet nė mėshirė tė fatit qė shpesh din tė jetė mizorė.

     Ditėt e muajtė kalonin,humbisnin nė vite, gjėndja e rėndė nuk ndryshonte, djemtė rriteshin e vetėdijesoheshin dhe kuptonin se burimi i tė kėqijave ishte okupatori barbar,ai shtypte tėrė Kosovėn po mė sė shumti vėgjelia ndiente peshėn e rėndė dhe revolta po ngrinte kokėn.Barbari sebo-sllav pėrdorte metodat mė perfide pėr t`ua bėrė jetėn skėterrė atyre qė guxonin t`i kundėrviheshin. Disa nga ata qė i shpallėn haptas pakėnaqėsinė dhe kundėrshtimin ishin Hajrushi dhe vėllezėrit e tij Elezaj,tė cilėt morėn armėt dhe formuan rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė ato anė, bashkė me djalin e axhės sė tyre Tasimin, me shokė , miq e dashamirė qė luftuan deri nė ditėn e fundit tė flijimit tė tyre pėr ēlirimin e Kosovės.
     Pakėnaqėsia dhe mosbindja ndaj barbarėve do t`u kushtojė shumė, por trimat drrė nuk smrapsėn as nuk u gjunjėzuan.Punuan me zellin e njė nxėnėsi tė mirė, nė kryerjėn e detyrave ndaj atdheut nga pamfleti e deri tė tyta e pushkės qė i kthyen armikut gjakatar, i cili zbriti nga Karpatet tė uzurpoi tokat tona tė lara me gjak tė parėve tonė e tė shtresuara nga trupi i tyre,qė nuk durojnė kėmbėn e huaj.Tokė kjo e premtuar vetėm pėr trashėgimtarėt, e cila duhej mbrojtur me dinjitet.

     Duke filluar nga Smajli mė i madhi i vėllezėrve,i cili me aktivitetet e organizimet nė dėm tė okupatorėve,do tė shpallet i padėshirueshėm pėr ta, e njėjta gjė do tė ndodhė edhe me Ganiun dhe pėr tė njjtin shkak.Pas njė kohe veprimtarie nė Kosovė do tė detyrohėn tė largohen nga vendlindja. Rrethanat vėshtira tė jetės nė Kosovė , bastisjet,maltretimet dhe mungesa e hapsirės sė veprimtarisė do t`i detyrojnė t`i marrin udhėt e mėrgimit njė kohė ne Zvicėr ku do tė vazhdojnė veprimtarinė pranė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe nuk do tė ndalen deri nė ēlirimin e Kosovės,tė cilėn e mbrojtėn me armė nė dorė duke dhėnė mundin dhe jetėn  pėr njė tė ardhme tė ndritur, mė tė mirė e me liri tė plotė pėr popullin tonė tė shumė vuajtur.
     Mjaftonte historiku qė lanė pas dhe veprimtaria pranė Lėvizjes Popullore tė Kosovės qė vėllezėrve,tė cilėt mbetėn nė Kosovė,bisha sllave mos t`ua ndante zullumin. Idetė e njėri-tjetrit pėrcilleshin, vėllatek vėllau. Rrugėn e tyre do ta vazhdojnė edhe tre tė tjerėt qė mbetėn nė Kosovė:Nazmiu,Aliu dhe Hajrushi.

     Bastisjet e njėpasnjėshme,kohė e pa kohė,maltretimet,kanosjet me burgim,me vrasje e zhdukje nga UDB-ja e Beogradit dhe langonjėt e saj,nuk i gjunjėzuan trimat,pėrkundrazi iu forcuan bindjen,se jeta
nė robėri nuk ėshtė jetė,por vdekje pėr sė gjalli.Pėr shkakun mė tė vogėl nuk pritonin t`i burgosnin,t`i maltretonin,t`i thonin nėnės plakė se: " mė sdo i shohėsh gjallė"e ajo t`u pėrgjigjei me krenari, se : "Kosova ka trima
plot dhe se pėr Kosovė i rriti nėna".

“Presidenti” I.Rugova, nė pushtet, jo qė nuk i pėrkrahte, por filloi edhe t`i pengonte e t`i demaskonte duke i quajtur:"prishės tė rėndit e tė shoqėrisė", shkoi aq larg sa filloi t`i pėrgojonte e t`i quante: "dorė e zgjatur e Serbisė". Ishte kjo ironi e kohės moderne, kur popullit shqiptarė tė shumėvuajtur dhe trimave qė nuk duronin bishėn sllave e as pijatėlėpirėsat e kuzhinave serbe ,mundoheshin t`ua prenin rrugėn e lirisė qė kishin filluar, me shpifjet e tyre mė tė turpėshme qė njef njerėzimi. Fati i dy vėllezėrve tė mėdhenjė do ta pėrcjellė edhe Nazmiun,i cili do tė dėnohet nga tė gjygjet serbe,tė cilat mbanin nė nenet e veta,ligje makabre e jetėshkatėrruese pėr trimat tanė.

     Nazmiu do tė detyrohėt tė kalojė nė ilegalitet dhe nė pamundėsi veprimi ne Kosovė do tė marrė udhėt e mėrgimit pėr tu bashkuar me vėllezėrit e mėdhenjė, pėr tė vazhduar rrugėn deri nė ēlirimin eKosovės nga barbari sllav.(Mė kujtohet nėna Fazė , nė fund tė arės, kur po pėrshėndetej me tė birin, nė njė natė korriku plot yje e hėnė qė shėndrisnin mbi Kosovė i tha: "bir rrugė e mbarė,mos u mėrzit,se do tė vijė dita tė luftoni ballė pėr ballė dhe do tė ēlironi Kosovėn").Ishte kjo kohė qė kushtet pėr njė luftė tė armatosur ende nuk ishin pjekur.

     Nė shtėpi do tė mbesin Aliu e Hajrushi pėr tė vazhduar veprimtarinė deri nė ditėn kur kapen armėt,siē u ka hije trimave dhe i dolėn zot tokės nėnė,duke u ngjeshur nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,ku ishin edhe formues tė rradhėve tė saj nė ato anė, bashkė me vėllezėr qė ishin kthyer nga mėrgimi, me djemtė e axhės, Tasimin e Blerimin mė tė cilėt kishin ndarė kafshatėn e bukės, me shokun e mikun e idealeve e tė studimeve tė Hajrushit,Fatos Halitin nga fshati Novosellė (Fierzė), e disa trima tė tjerė qė iu bashkangjitėn Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė dėgjohėn krismat e pushkėve tė tyre.Vėllezėrit e Hajrushit,Ganiu
e Aliu do tė qėndisen me plagėt e marra nė betejė . Hajrush e Tasim Elezaj do tė bien dėshmorė me armė nė dorė, ashtu siē u ka hije kreshnikėve nė mbrojtje tė atdheut.

 

Ranė pėr tė mos vdekur kurrė, i lehtė u qoftė dheu i tokės nėnė!

     Tasimi, Hajrushi-me vėllezėrit ishin ndėr thėmeluėsit e parė tė "Brigadės 133 Adrian Krasniqi", ku ju besuan detyra ne vėnde kyēe.Hajrushi e Tasimi si epror tė lartė ushtarakė pranė kėsaj brigade,do tė dėshmojnė trimėri, sjellje korrekte e maturie deri nė ditėn e flijimit tė tyre.
     Tamam nė kohėn kur Hajrushi duhej tė fillonte tė ushtronte detyrėn e profesorit tė Historisė nė Drenicė shpėrthyen luftimet, flakėt e luftės po pėrhapėshin nė disa vise tė Kosovės. Drenica martire i kthej pushkėn bishes sllave, e cila nuk ngopej me gjak shqiptarėsh.Prishtina zyrtare me udhėhqės predikonin qetėsi e urti, deri sa gjaku i bijėve tė Kosovės ujiste tokėn nėnė. Edhe kėsaj rradhe po provohej tė tradhėtohej Drenica dhe tėrė populli i Kosovės nga rendi klasorė, pacifist nė pushtet. Mirėpo, kishin bėrė llogaritė keq kėsaj rradhe, trimat flisnin me anė tė tytės sė pushkės,tė cilat jehonin "Ja vdekje ja liri".

     Hajrush Elezaj do tė kryej me nderė detyrėn ndaj atdheut,si shumė bashkėluftėtare tė tij . Nė njė natė maji me shumė yje,dritė-hėne e lule qė kishin filluar tė ermonin liri edhe pse flaka dhe baroti ishin bėrė si ajėr mushkėrishė, ndihej qė liria po afrohej.Pikėrisht me 27.05.1999 trimi do niset me shokė nė aksion, pėr tė ēarė rrethimin nė brigje tė fshatit Prigodė, rrethinė e Istogut,ku pas njė shkėmbimi zjarresh nė mes tė forcave serbo-sllave dhe trimave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėve po u printe Hajrushi, do tė bie trimi heroikisht nė fushė betejė, me bashkėluftėtarin e vet Feriz Blakaj.

     Sa shumė yje iu shtuan qiellit tė Kosovės! Dy ndėr ta ishin edhe Hajrushi e Tasimi. Tė njėjtin fat do ta ketė edhe Tasimi,ky do tė luftojė deri nė ditėn e fundit tė ēlirimit tė Pejės, Tasimi mė gjakun e tij rinor do tė vė thėmelet e pa shembura tė lirisė sė qytetit tė lindjes dhe tėrė Kosovės. Ishte date 16. 06.1999 nė pėrpjekjėn e fundit qė bėhej pėr t`i dhėnė grushtin dėrmues barbarėve, trimi bie nė fushė tė nderit. Tasimi nga Kryedrini, lindur me 16 .02.1975 nga baba Uka dhe nėnė Shkurta qė e rritėn mė shumė krenari e mundime pėr t`ia dhuruar Kosovės nė lule tė rinisė.

     Gjaku i Hajrushit ,Tasimit i bashkėluftėtarėve tė tyre qė u derdh pėr liri , ujiti tokėn nėnė, prej tij mbinė lulekuqet mė tė bukura tė Kosovės, tė cilat ermojnė liri.Nga ai gjak rinor ,shpėrthyen flakėt djegėse pėr armikun e tradhėtarėt qė shkuan nė theqafje, pėr Kosovėn u shndėrrua nė rreze dielli. Po nuk u sėndertuan idetė e tyre,ai gjak do na i vėrbojė sytė e do na ngulfatė nė fyt, luftuan pėr Kosovė tė lirė e sovrane ,pėr njė ditė mė tė mirė tė popullit shqiptar,pėr barazi shoqėrore.

     Hajrushi e Tasimi,luftuan nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare,ishin dhe mbetėn simbol patriotizmi dhe arenarie. Familjet e tyre ishin dhe ngelėn nė rradhėt e vegjėlisė, ēka i bėn edhe mė tė dashur pėr ne. Nuk luftuan pėr poste e poltrona,as pėr famė e pasuri vetiake, por pėr ēėshtjen madhore-lirinė e Kosovės dhe tė popullit tė saj tė nėpėrkėmbur nga armiqėt e tradhėtarėt qė po u jepej dėrma e fundit. Ata u flijuan dhe si dhuratė i lanė shoqėrisė nė pushtet, lirinė dhe shtetin e Kosovės,tė fituar me mund e gjak,amaneti i tyre i fundit:mbrojtja e sovranitetit tė tokave tė Kosovės dhe barazia nė popull.

     Shoqėritė tona rrallė kujtohen se kan detyrim ndaj atij gjaku,vetėm kur u duhet vota e popullit,thirrėn nė gjakun e dhuruar e jetėn e tyre nė moshė rinore tė sakrifikuar.Rrallė ose fare nuk kujtohėn tė pėrkulen para gjakut tė derdhur pėr liri,para fėmijes tė mbetur jetim qė ngeli nė rrugė tė madhe,sepse iu vra babai nė mbrojtje tė atdheut qė si pėrkujdesje nga kjo shoqėri ka marrė vetėm skamjen dhe mjerimin. Rrallė apo hiē nuk kujtohėn pėr nėnėn plakė,qė mbeti,si kėrcu i zi para dere me duar nė gji,apo pėr babanė e lodhur nga vuajtjet, e mundimet qė i lexohėn nė sy etj,etj.

     Po nuk u bė pėrpjekje tė arrihet tė sėndėrtohet ideali i tyre, qėllimi i tyre, pėr ēka ata u flijuan gjaku i tyre do t`i ngulfatė nė fyt keqpėrdoruesit. E theksova shumė herė fjalėn gjak, pa ketė lėng nuk punon zemra e njeriut,ashtu si dhe mushkėritė pa ajėr. Kosovės tonė i mungonin kėto dy organe,trimat i dhuruan, jetėn Kosovės e kurorėzuan me pėrkrenaren pavarėsi,ai gjak rrjedh nė damarėt e tokės nėnė,do t`i mallkojė ajo ata qė do bėjnė keqpėrdorime,sepse ata qė dhanė frymėn e pikėn e fundit tė gjakut pėr tė jetuar e frymuar liria e Kosovės,atdheu i ka nė mbrojtje gjithmonė.
     Po tė kisha forcėn e mundėsinė, do tė bėhėsha grusht dėrmues pėr ata qė marrin guximin e shkelin, dhe nuk pėrfillin porosinė e shkruar me gjak, qė nuk e shlyen as bora as shiu. Po tė kisha zėrin e kėngėtares do tė kėndoja baladat mė tė dėgjuara tė moteve,apo pendėn e mundėsinė shprehėse te poetės do tė shkruaja prozat, poezitė, tregimet mė tė lexuara tė kohėrave, po tė kisha dijėn e historianit do tė rėndisja me madhėshti e krenari datat e fitoreve tė betejave,datat e lindjes dhe rėnjes heroike tė trimave, bėmat dhe historitė mė tė lavdishme. Ata ishin, janė dhe do tė mbesin krenaria e Kosovės.

     Tė shkruash pėr trima si Hajrushi e Tasimi, ėshtė vėshtirė tė mos shkruash pėr heroizmat e tyre, nuk mjafton vetėm lindi e u rrit... Me anė tė fjalorit tim tė vobekėt, dhe tė mundėsisė sė pakėt shprehėse u pėrpoqa tė thėm diēka rreth jetės, sakrificės, e idealit tė tyre. Tė shprehi rrespektin, adhurimin dhe njėherazi tė trokas nė ndėrgjegjėn e secilit e mė sė shumti tė shoqėrisė nė pushtet. T`i kujtojnė mos t`i harrojnė veprat e idealet pėr tė cilat ata u flijuan. Tė qohet ne vėnd amaneti i tyre i fundit.

     Hajrushin e Tasimin kisha nderin t`i njihja nė kohė tė shkollimit, djem tė sinqertė, tė dashur e trima.Hajrushin e kisha shok,mik e vėlla qė nė ditėt e sotme , jo vetėm mua, por secili qė e njohu i mungon ishte vet fjala e urtė,vet libri ku ishin tė pėrmbledhura tėre rregullat e etikės dhe diturisė.

 

Nė fund Lavdi u qoftė dėshmorėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e rrespekt bashkėluftėtarėve tyre qė edhe pse ishin si lisa tė gjatė, rrufeja nuk arriti t`i vrasė dot tė gjithė.

 

Kushtuar trimit Hajrush Mehmet Elezaj nga Radavfci i Pejės

 

HAJRUSH ELEZAJ

Tymi i oxhakut ngritej nė lartėsi,

ndiqte gjithmonė e mallkuara varfėri,
por nėna sofrėn kur e shtronte,
s`kishte gjė qė mungonte.

Nėntė fėmijė, si gjethe limoni
njėri-tjetrin mėsuat tė doni.

Jetonit pėr komb e flamurė

nuk lejuat armikut me ju pėrkulė.

Dukagjini po lėshon piskamė,

djem e vajza ne istikamė.
Me zė tė lartė thėrret Pashtriku:
mbroni vendin ka ardhė armiku.

E le nėnėn me duar nė gji
qė shtrėngonte atė fotografi,
gjithmonė mbante shpresė

pa tė parė mos tė vdesė.

Kryedrini ishte krenar
se ti ishe ne rradhė tė parė

shkėlqente syri porsi yll
dėboje armikun nga ēdo pyll.

Sulmoje bishat si rrufeja

kalove Hajrush shumė beteja!

Jetoje veq me njė mendim:

``Liri pėr popullin tim``

Nga Prigoda vjen lajm i zi,

ka ndėrru jetė Hajrushi i ri.
Qofsh mallkuar ti moj botė
qė na mbushe sytė me lot

Aty ku gjaku yt ka rrjedhe,

njė lis i gjatė shtat ka hedhė

u thotė zogjėve: mirė se vini
kėtu ka dhėnė jetė Hajrush Kryedrini

Ti ishe idol pėr ēdo krijesė,

vepra jote do tė ngelė nė kujtesė.
Vepra jote si kala me gurė
nuk do tė rrėnohetkurrė.

Ishit familje gjithmonė pėr lavdi
pėr fat tė keq jeni ndarė nė dy:
Ti, nėna e babai nė atė botė,

tjerėt nė kėtė botė e plot me lot.

I bėj thirrje ēdo shqiptari
qė tė shkojė tė lapidari,
ta pėrcjellė nė cdo gjeneratė
populli Hajrushin e ka dhuratė.

Njė kujtim aty mė ngelė

atė granit me e pėrkėdhelė,
se s`ka fuqi e as stuhi:

Hajrush emrin me fshi..Lavdi!