Agim Bajrami - Dėshmor i kombit nė 10 vjetorin e rėnies

 

Buzėqeshjen e Agimit e shoh sot nė sytė e

 fėmijėve tė Kosovės

 

Gjeneralmajor Agim Bajrami

( 12 shkurt 1964 - 10 gusht 1998  )

 

     Shkruan: Mehmet BISLIMI / 10 gusht 2008

 

     Tė shkruash pėr figurat madhore, siē janė dėshmorėt e kombit, nė radhėt e tė cilėve dėshmori Agim Bajrami- Komandant Zefi, zė vend nderi, nuk ėshtė aspak e lehtė, aq mė pak privilegj. Ėshtė e kundėrta, ėshtė pėrgjegjėsi e dyfishtė pėr faktin se ata bėnė tė pamundurėn pėr ne dhe pėr ēėshtjen e madhe kombėtare. Agimin e kemi pasur shok e bashkėveprimtar nė radhėt e organizatės sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ushtarė tė denjė, organizator dhe Komandant tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai ishte i pėrkushtuar pėr tokėn mėmė, ai sė bashku me bashkėluftėtarėt e vet bėri qė ne sot tė marrim frymė mė lirshėm, nga se pushtuesin tonė shekullor me tytėn e pushkėve tė lirisė e shporrėn nga trojet tona, ata bėnė qė brezi ynė i ri tė shijoj lirinė pa ndrojtje nga thundra pushtuese e fashizmit serb.

     Veprat heroike tė Dėshmorėve tanė edhe mė ēartė forcojnė bindjen dhe  mendimin filozofik se nuk ka gjė mė humane se tė luftosh e tė pėrpiqesh pėr lirinė e popullit dhe tė vendit tėnd. Kėtė e ēmon mbar bota liridashėse dhe demokratike pėr shkakun e thjeshtė tė formėsimit dhe tė vetėdijėsimit se; njė popull i robėruar nuk do tė prosperoi kurrė as politikisht, as ekonomikisht, as moralisht, as do tė ngritet nė atė shkallė tė duhur tė vetėdijesimit, nga se ai do tė pengohet vazhdimisht nga pushtuesi. Vetėm popujt e lirė mund tė prosperojnė, tė zhvillohen ekonomikisht dhe politikisht dhe tė ndikojnė pozitivisht nė pėrparimin e rendit tė ri demokratik dhe pa dyshim vetėm ata mund t’i kontribuojnė paqes mbarė botėrore. Njė gjė tė tillė nuk mund ta bėjnė as pushtuesit gjakatarė tė kėtij globi me qėndrimet e tyre barbare tė cilėt po ia zėnė frymėn lirisė dhe pėrparimit tė botės civilizuese. Ata po e ngulfasin progresin dhe lirinė e popujve me rivalitetin e tyre tė ulėt e agresivė pėr tė dėshmuar fuqinė e forcės sė tyre, por as edhe njė herė fuqinė e arsyes sė tyre!

   Gati gjatė njė shekulli robėrie nėn pushtuesin serb, sigurisht se njė pjesė e popullit tonė humbi, ose thėnė mė mirė, rrėshqiti nga dinjiteti i vet, dinjitet tė cilin lejoi qė pushtuesi t’ia nėpėrkėmbė nė formėn mė tė ulėt tė tė nėnshtruarit! Nė fakt, bijtė dhe bijat e tokės shqiptare, qėllim tė jetės sė tyre kishin lirinė e vendit. Tė vetėdijshėm se kjo rrugė do sakrifica tė shumta, ata ju pėrveshėn punės dhe prishėn rehatinė e pushtuesit serb, njėkohėsisht edhe qetėsinė apatike tė shėrbėtorėve tė tyre, duke i dhėnė konotacion tė duhur ēėshtjes sonė kombėtare nė kohė dhe hapėsirė. Nė vazhdėn e kėtij lumi luftėtarėsh dhe atdhetarėsh tė denjė, printe edhe Agimi ynė i mirė- Komandat Zefi, me flamurin e fitoreve tė pėrgjakshme tė popullit tonė, por me krenari tė paprekshme kryelartė e triumfuese nder shekuj!

     Agimin, nė fakt, e kam njohur mė pak fizikisht, pėr mė shumė e kam njohur atė shpirtėrisht: Si emėr e veprimtar tė denjė, si organizator e kontribuues tė madh, si njeri tė sakrificės e qė nė fakt i tillė edhe ishte ai. Agimi ishte shpirtmirė para se gjithash, sepse pa qenė shpirtmirė, nuk mund tė jesh i devotshėm. Ai kishte njė natyrė tė butė, gjithnjė i buzėqeshur, i qetė, i heshtur dhe kisha pėrshtypjen se Agimi nė jetėn e vetė nuk kishte lėnduar njeri. Ky ishte shpirti njerėzor i Agimit pėr t’u kombinuar me anėn tjetėr tė medaljes me Agimin luftarak e tė ashpėr kundėr pushtuesit Serb, me Agimin e sakrificave mė sublime nė shėrbim tė atdheut, me Agimin e betejave tė pėrgjakshme pėr liri, me Agimin qė la jetėn e tij nė altarin e lirisė si dėshmi qė ky popull deshi lirinė mbi tė gjitha, pra edhe me ēmimin e jetės! Ky qe Agimi me shokėt e tij tė cilėt morėn armėt nė dorė duke i dalė zot atdheut. Ata, kėtė e bėnė pa bujė e zhurmė, pa bubullima e mburrje, pa rrahagjokseje e krekosje, ai se bashku me shokėt shkuan nė Kosovėn e pėrflakur dhe u pėrjetėsuan nė shkėmbinjtė e Kaēanikut legjendar, nė Kaēanikun e Mic Sokolit e Idriz Seferit, ku mes kėtyre dy burrave tė dheut Agimit dhe shokėve tė tij, Besnik Beguncės e Xheladin Kurtajt iu la vendi i lavdisė, vendi i pėrjetėsisė, vendi i nderit!...

     Agimi la Zvicrėn, la jetėn e luksit tė Evropės nė kėmbime me lirinė e atdheut, Agimi la edhe fėmijėt e tij tė dashur, la gruan e tij shpirtmadhe, la punėn dhe jetėn qė me mund e djersė e kishte krijuar atje nė perėndim. Agimi, la ēdo gjė tė bukur tė kėsaj bote qė i thonė jetė, pėr tė shkuar te shokėt e idealit, te luftėtarėt e lirisė pėr t’u bashkuar atje me ta nė altarin e lirisė nė lumin e pavdekėsisė... A ka diēka mė tė madhe nė jetė se kjo qė bėri Agimi sė bashku me qindra luftėtarė tjerė tė lirisė?!

     Veprimtaria atdhedashėse e Agimit ėshtė shumė e gjatė, mbi njėzetvjeēare nė shėrbim tė atdheut dhe tė lirisė sė tokave shqiptare, nė mėnyrė qė njė ditė kėtė liri ta gėzojnė fėmijėt e Agimit, fėmijėt e dėshmorėve tanė, fėmijėt e Kosovės dhe tė tėrė shqiptarisė! Agimi ishte i palodhshėm, ai kurrė nuk ndalej sė vepruari. Ai nuk hamendej, ai fliste pak, por vendimet qė merreshin, Agimi kurrė nuk i kthente prapa.

     Kurrė nuk do ta heq nga kujtesa njėrin nga takimet qė kam pasur me Agimin nė Cyrih. Meqė unė nė atė kohė shkruaja pėr  “Zėrin e Kosovės”, krahas shkrimeve publicistike, mbaja edhe rubrikėn e humorit me nofkėn “Ngucakeqi”. Si duket, Agimit i kishin pėlqyer batutat e mia, dhe me njė rast mė tha:  “Ngucakeq, mirė kishe shkruar, por me ē’shoh unė, kėta nuk do tė marrin vesh nga shkrimet, krahas shpotisė u bėn mirė edhe ca dajak kėtyre!... ”, dhe me atė buzėqeshjen e tij karakteristike iku...

     Ende nuk kam parė buzėqeshje mė tė natyrshme dhe mė njerėzore se buzėqeshjen e asaj dite tė Agim Bajramit. Edhe sot dhe pėrgjithmonė mė ėshtė fiksuar nė mendje dhe nuk mė hiqet pėrjetė para syve tė mi ajo buzėqeshje aq njerėzore e Gjeneralmajor Agimit atė ditė!... Buzėqeshjen e Agimit e shoh sot nė sytė e fėmijėve tė Kosovės, nė sytė e fėmijėve tanė qė njė ditė padyshim se do ta gėzojnė lirinė e plotė, e shoh nė sytė e popullit tim se po vijnė ngadalė por sigurt Agimet e lirisė sė madhe tė popullit shqiptar!

     Mė respektim mė tė madhe njerėzor pėr Dėshmorin e kombit, Gjeneralmajor Agim Bajrami dhe pėr tė gjithė Dėshmorėt tjerė tė kombit tonė!