Nė pėrkujtim tė dėshmorėve Fehmi e Xhevė Lladrovci

         

               - FEHMI E  XHEVĖ LLADROVCI FILLUAN NJĖ JETĖ TĖ RE

 

               - FEHMI LLADROVCI DHE IDEJA E PATRIOTIZMIT

 

               - FEHMI LLADROVCI FIGURA MĖ MADHORE E KOMBIT

 

&

 

FEHMI E XHEVĖ LLADROVCI FILLUAN NJĖ JETĖ TĖ RE

 

          Shkruan: Menderes ZOGU *

         Heilbron 30 shtator 2007

 

Tė nderuara familje tė dėshmorėve,

tė nderuar bashkatdhetarė, zonja dhe zotėrinj.

 

          Jemi mbledhur sot pėr tė kujtuar nėntė vjetorin e rėnies sė Komandanteve Femi e Xhevė Lladrovci, pėr tė kujtuar po ashtu edhe veprėn e tyre lavdiplotė pėr ēlirimin dhe lirinė e Kosovės. Kur mė thanė tė marr pėrgjegjėsinė tė shkruaj pėr Fehmiun e Xheven u mbusha me emocione. Pyeta vetėn se a mund tė shkruhet nė letėr pėr njeriun e  jashtėzakonshėm qė bėri punė mbinjerėzore pėr kombin shqiptar, pėr luftėn e UĒK-sė pėr ēlirimin e Kosovės. Fehmiu dhe Xheva qenė tė rreptė dhe pa kompromis pėr ta luftuar pushtuesin serb.

 

Migjeni do tė thoshte :

 

   “ Tė dali nji njeri,

   Tė mkambi njė kohė tė re,

   Tė krijojė njė epope!”

 

         Tė nderuar pjesėmarrės, Fehmiu e Xheva prapė na bashkuan kėtu nė mėrgim siē bėnin kur ishin fizikisht pranė nesh, kėsaj radhe na bashkon puna e tyre e pavdekshme, sakrifica dhe lufta qė bėnė. Kemi ardhur kėtu qė t’i falemi kėtyre dy heronjve, tė cilėt dhanė kushtrimin e fitores, kushtrimin pėr pėrhapjen e luftės ēlirimtare tė UĒK-ės. Kemi ardhur tė pėrmalluar pėr ta kujtuar Fehmiun e Xhevėn, por krenar pėr punėn e madhe sakrificėn dhe nderin qė i bėnė Shqiptarisė. 

Veprimtaria e Fehmiut dhe Xhevės mbėshtetet komplet nė Rilindjen Kombėtare, luftėn e madhe pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe trojeve shqiptare, ata i kishin studiuar nga tė gjitha dimensionet dhe se ishin tė bindur se ishte koha dhe mundėsia e veprimit. Vetė Fehmiu e kuptonte se lufta ishte e pashmangshme dhe po i imponohej popullit shqiptar.

 

          Kam pėrshtypjen se secili njeri qė  ka takuar Fehmi Lladrovcin, edhe tash nuk e ndien vetėn tė vetmuar edhe pse fizikisht nuk e sheh, gjithnjė mund tė bisedosh me atė, sepse gjithnjė kishte ide tė ēmueshme pėr veprime tė menēura. Ndoshta ėshtė e pa mundur t’i shprehėsh me fjalė, konceptet e tij, vizionet dhe optimizmin. Netėt e shumta duke biseduar me njė buzėqeshje shpirtėrore e rrėfenin rrugėn e drejt dhe tė shenjt qė ai kishte nisur.

Ai na la shumė pėrshtypje tė mira tė gjithėve, jo vetėm si shok dhe mik por edhe si prijės, politolog, artist, kapedan dhe dėshmor. Mbante nė frymėn e vetė diēka tė veēantė, njė trimėri sikur donte tė gjithė shqiptarėt t’i fuste nėn kraharorin e tij pėr t’i mbrojtur nga armiqtė. Ishte njeri edhe i artit kishte vepra arti qė i kishte gdhendur nė dru.

 

          Vepra e Fehmiut dhe Xheves, puna dhe sakrifica pėr ēėshtjen kombėtare nuk mund tė pėrshkruhet nga dikush. Jo vetėm tėrė veprimtaria e tyre por edhe raste tė veēanta sakrifice qė bėnte pėr lirinė e popullit tė tij ėshtė vėshtirė tė thuhen me fjalė.

 

          Pėr herė tė parė Fehmiun e njoha nė dhjetor tė vitit 1993, edhe pse vinte nga Drenica nuk e kisha takuar mė parė, sepse Fehmiu kishte studiuar nė Zagreb dhe ishte denuar me 10 vjet burg pėr ēėshtje kombėtare. Kurse unė nė ato vite isha student nė Prishtinė.

Mendimet tona u pėrputhen menjėherė dhe nga ai moment filloi bashkėpunimi. Mendimi ynė dhe i shokėve ishte se Kosova nuk mund tė ēlirohet nga Serbia pa luftė tė armatosur dhe se kjo luftė i ishte imponuar popullit shqiptar.

 

          Fehmiu dhe Xheva me shokėt e tyre nuk pajtohen me politiken qė zhvillonte  kahet e gabuara nė Kosovė dhe  veprimin qė bėnte Qeveria  nė ekzil, si vetėkėnaqėsinė me konferenca shtypi, vazhdimin e mandatit tė deputetėve pa e thirrur asnjė mbledhje tė kuvendit e shumė e shumė veprime tė tjera tė gabuara apo mos veprime.

 

          Pas luftės nė Kroaci, ndryshimit tė rrethanave atje, dhe keqėsimit tė situatės nė Kosovė, Fehmiu kalon nė Gjermani jo rastėsisht por e kishte kuptuar se financimi ishte ēelėsi  kryesor i orientimit tė rrjedhave politike nė Kosovė, ku i vetmi burim ishin bashkatdhetarėt. Ai nuk do tė qėndron vetėm nė Gjermani, detyra e tij ishte shumė mė e madhe, Lėvizjen Ēlirimtare do t’a pėrgatit nė tė gjitha shtetet e Evropės.

 

          Nuk qėndroi as njė moment duke pritur, kishte ndėrtuar njė rrjetė lidhjesh tė gjera nė tė gjitha vendet e Evropės me bashkatdhetarė, ai kishte shtruar programin e Ēlirimit tė Kosovės dhe bashkimin kombėtar.

Nė Gjermani vendoset nė Rosenheim dhe menjėherė  kishte krijuar ndikimin e tij nė kėtė qytet. Pasi kishte kuptuar se njė pjesė e madhe e shqiptarėve vinin nė Munih pėr tė kėrkuar azil, vendosi qė  aktivitetet  politike  tė fillojnė dhe tė zhvillohen nė Munih. Fehmiu nė Munih filloi menjėherė ta organizojė mėrgatėn shqiptare pėr t’u pėrgatitur pėr Luftėn Ēlirimtare. Nuk ishin kėto vite tė  lehta pėr Fehmiun dhe Xheven. 

 

          Ngjarjet e  janari tė vitit 1997 nė Kosovė, burgosja e disa anėtarėve tė UĒK-sė dhe rėnia e Zahir  Pajazitit, Haki Zejnullahit dhe Edmond Hoxhės, Fehmiun e shtyjnė qė nė maj tė vitit 1997 me disa shokė tė niset pėr nė Kosovė dhe nė kufirin Shqipėri - Kosovė ndeshen me forcat serbe, ku pas njė lufte tė zhvilluar plagoset, ndėrsa bie heroikisht Luan Haradinaj.

 

Nė shtatorin e vitit 1997  kthehet prapė nė Gjermani pėr t’i kryer detyrat qė kishte marr nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė.

Duke i analizuar rrethanat e krijuara ishte i penguar nga dy qendrat shqiptare  Tirana dhe Prishtina, ato jo vetėm qė nuk e mbėshtetėn, pėr mė tepėr e penguan.

Fehmiu si anėtar i LPK-sė, dhe mė vonė drejtues i Nėndegės sė LPK-sė pėr Gjermani e dinte mirė se pa mjete financiare nuk do tė mund tė vepronte pėr ēėshtjen kombėtare.

 

Andaj do tė ndiqte vijėn politike tė financimi dhe pėrgaditjen pėr luftė.  Idetė e tij gjetėn mbėshtetje nga disa  mijėra  bashkatdhetarė. Sa herė qė e takoja kishte ide tė mprehta veprimi. Pesė vjet ai bėri organizime nė Munih dhe gjithandej nėpėr Europė.

 

Munihu jo vetėm qė ishte arterie e Luftės Ēlirimtar pėr Kosovėn, por kėtu jetuan dhe u takuan dy protagonistėt e Lėvizjeve tė mėdha nė Kosovė, Fehmi Lladrovci e Rifat Jashari.

 

Ngjarjet e janarit dhe tė shkurtit 1998 nė Drenicė, lufta e komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e familjes Jashari mė 5, 6 e 7 mars tė atij viti, e shtyejnė  Fehmiun ta ndryshojė strategjinė.

 

          Armiku kishte sulmuar qėllimshėm familjen Jashari pėr ta shuar Luftėn Ēlirimtare. E veēantė pėr Fehmiun ishte lufta e Komandantit Legjendar Adem Jashari, atė luftė Fehmiu dhe Xheva e pėrjetuan me gjithė shpirt.

 

E pengonte shumė fakti se pse nuk patė mundėsi qė tė merrte pjesė nė luftėn qė bėri legjenda Adem Jashari. Shokėve u tha (citat): “Nuk po mund t’i telefonojė bacės Rifat, nuk isha krah pėr krah me Ademin nė luftėn qė e bėri”.

Nė atė kohė kur Fehmiu ndodhej nė Munih, gjėrat lėviznin me njė shpejtėsi shumė tė madhe, dhe ai ditė e natė angazhohej, konsultohej, e pėrcillte tė gjitha lajmet.

 

Kishte filluar lufta pėr Betejėn e Kosovės.

Fehmiu menjėherė kėrkoi takime me bashkatdhetarė pėr ta ndihmuar fondin e luftės “Vendlindja thėrret”. Takimet me shokė, telefonatat e pa numėrta kishte pothuajse nė ēdo moment. Tė gjitha ishin nė pikėn fillestare!

Pastaj do tė fillon lufta speciale  nė mes fondeve ”Lufta e Yjeve”.

 

Me gjithė se nuk kishte mjete tė mjaftueshme financiare, ato pakė mjete qė kishin tubuar shokėt, Fehmiu dhe Xheva marrin vendim pėr tė shkuar nė luftė nė Kosovė.

 

Para se tė nisej ai me shokėt analizon shumėēka nuk ishte lehtė por ēdokush nga shokėt mori detyrat.

Pėr ta kryer njė projekt qė ishte shtruar ishte vėshtirė, sepse ishin pak  njerėz, si dhe mungonin mjetet financiare.

Ishte pėrkushtimi i Fehmiut dhe Xheves ideali i tyre qė i kalojė dimensionet e vizionit tė njeriut, kapėrcej  tė gjitha pengesat pėr ta ndihmuar Kosovėn dhe Kombin Shqiptar.

Fehmiu thoshte (citat). „Lirinė do ta gėzojnė tė gjithė, po atė edhe duhet kėrkuar me ēdo ēmim”, e dinte se tė gjithė nuk do tė mund tė luftonin, por ta ndihmonin luftėn mundeshin.

Nėse shtrohet pyetja se po ta  kishim ndihmuar Fehmiun e Xhevėn dhe UĒK-nė nė kohėn e duhur, sa punė do tė ishin kryer, por fatkeqėsisht nuk e patėn mbėshtetjen e tė gjithėve dhe ndihmėn e nevojshme edhe pse kishin tė drejt.

 

Pas pėrfundimit tė luftės kryetarja e Shoqatės sė Gruas shqiptare nė Munih pėr festėn e 28 Nėntorit mė patė thėnė (citat). „Ne e dinim se ata kishin tė drejt, e dinim po ashtu se do tė  shkonin deri nė fund pėr tė luftuar, por nuk donim t’ju pėrkrahnim”.

 

Ju  tė nderuar bashkatdhetarė qė mbushėt  pushkėt e Fehmiut e Xhevės , dhe qindra luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės duhet t’i  kujtojmė gjithmonė me dhimbje e krenari ata, ndėrsa heroizmin e tyre do t’ua pėrcjellim fėmijėve tanė dhe brezave qė do tė vijnė.

 

Fehmi Lladrovci patė thėnė (citat : “ Me dėshirėn mė tė madhe jam i gatshėm tė vdes pėr Kosovėn. Vdekja pėr lirinė e Kosovės do tė ishte fati im mė i madh i jetės”.

Dhe, mė 22 shtator tė vitit 1998 gjatė njė beteje tė rreptė kundėr forcave serbe ranė heroikisht Fehmi e Xhevė Lladrovci, nė ato ēaste edhe malet e Qyqavicės qėndruan tė heshtura, ku do t“i marrin nė gjirin e thellė pėr t’i mbrojtur pėr jetė tė jetėve

 

 “ Ata filluan nje jetė tė re !”

Edhe Fehmiu e Xheva e donin jetėn, por mė shumė e deshėn lirinė e Kosovės.

 

Lavdi, nder dhe respekt jetės dhe veprės sė Fehmiut e Xhevės dhe tė tė gjithė dėshmorėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

·        Autori ishte bashkėveprimtar i dėshmorėve Fehmi e Xhevė Lladrovci, dhe  ky fjalim u mbajt mė 30.09.07 nė Heilbron, me rastin e nėntė vjetorit tė rėnjes sė dėshmorėve.

 

---------------------------------

 

FEHMI LLADROVCI DHE IDEJA E PATRIOTIZMIT


         
Shkruan: Mr. Sabri KIĒMARI


          Jean Jacques Ruso ka shkruar nė “Kontratėn sociale” se “njeriu lind i lirė, por ai gjithkund ėshtė nė pranga”. Prangat e vėna nga tė tjerėt nuk hiqen vetvetiu. Dhe ata qė veprojnė pėr heqjen e tyre e meritojnė emrin e patriotit.

          Ideja e patriotizmit, si e tillė, dhe patrioti, si aktor shoqėror, edhe pse kanė pasur prezencė tė ndjeshme praktike nė shoqėrinė kosovare tė njėzetė viteve tė fundit, nuk janė shqyrtuar nė pėrmasėn e mjaftueshme as nga mediat dhe as nga shkenca kosovare. Si shkas i njė persiatjeje tė tillė rreth nocionit tė patriotizmit mė shėrbeu njė datė e rėndėsishme: afrimi i pesėvjetorit tė rėnjes sė heroit tė kombit Fehmi Lladrofci. Fehmiu u vra sė bashku me tė shoqen nė njė betejė tė zhvilluar mes UĒK dhe forcave serbe mė 22 shtator 1998 nė Drenicė. Pas vetes la dy shembuj pėr gjeneratat: veprėn e pashembullt tė patriotit dhe ndjenjėn e vetėflijimit pėr hir tė ēlirimit tė atdheut.


1.

          Dy pėrfaqėsuesit mė eminent tė filozofisė politike bashkėkohore, Charles Taylor dhe Alasdair MacIntyre, e kanė marrė sė shqyrtuari nocionin e patriotizmit. Taylor e radhit patriotizmin diku ndėrmjet shoqėrisė dhe ndjenjės familjare, nė njėrėn anė, dhe vetėmohimit altruistik, nė anėn tjetėr dhe e pėrkufizon atė si njė „identifikim tė pėrbashkėt me njė bashkėsi historike tė ndėrtuar mbi bazėn e vlerave tė caktuara.“1 Taylor profetizon rolin e patriotizmit edhe pėr tė ardhmen si njė „kėshtjellė tė fortė tė lirisė...pa mundur tė zėvendėsohet me diēka tjetėr.“

 
          Sipas MacIntyres patrioti i pėrkushtohet „veēse njė mėnyre tė caktuar tė lidhjes sė njė tė kaluare, e cila e ka veshur atė me njė identitet tė dallueshėm moral dhe politik, me njė tė ardhme pėr kėtė projekt qė ėshtė kombi i tij dhe qė ai ka pėrgjegjėsinė pėr ta sjellė nė jetė. Veēse kjo besnikėri ėshtė e pakushtėzuar, ndėrsa besnikėritė ndaj qeverive tė caktuara, apo formave tė caktuara tė qeverisjes, si edhe ndaj udhėheqėsve tė veēantė, janė krejtėsisht tė kushtėzuara nga pėrkushtimi i tyre pėr ta ēuar edhe mė tej kėtė projekt dhe jo pėr frenimin ose dobėsimin e tij.... Kėshtu qė njeriu mund tė jetė patriot kundrejt njė kombi, pavarėsia politike e tė cilit nuk ka ardhur ende...“


         
Pra, siē shihet, filozofia politike bashkėkohore nuk e ka tejkaluar idenė e patriotizmit. Nė shoqėrinė amerikane mbizotėron patriotizmi kushtetues. Politikanėt amerikanė shtyhen mes veti rregullisht se cili prej tyre ėshtė mė patriot.4 Tė jesh patriot nuk ėshtė mėkat. Mėkat ėshtė nėse ndjenjėn e tė qenit patriot do ta kuptosh si motiv pėr tė nėnēmuar popujt e tjerė, rrjedhimisht patriotėt e tjerė. Kėtu ėshtė kufiri nė mes tė patriotit dhe nacionalistit.

2.

          Nė Grevėn e urisė, tė organizuar nė Bonn, nė maj tė vitit 1996, kishim vendosur tė bėnim pėrpjekje pėr tė zgjuar nga letargjia tri segmente tė politikės shqiptare: qeverinė e Shqipėrisė, “institucionet paralele” tė Kosovės dhe subjektet e organizuara shqiptare nė mėrgim. Njėkohėsisht dėshironim tė paralajmėronim qeverinė gjermane se marrėveshjet me Millosheviqin (si ajo Kinkel-Millosheviq) pėr dhe rreth qytetarėve tė Kosovės kanė po aq legjitimitet, sa njė pėrfaqėsim i Republikės Federale Gjermane nga ekstremisti i majtė Gregor Gysi (PDS). Na vizituan njė i dėrguar i Ministrisė sė Jashtme gjermane (Bernd Borchardt) dhe njė deputet i Parlamentit (Dr. Eberhardt Brecht, SPD), kurse nuk denjoi tė dėgjonte argumetet tona asnjė i dėrguar nga qeveria e Shqipėrisė, as nga “institucionet paralele” tė Kosovės.

 
          Fehmi Lladrovci qėndroi nė ballė tė grevės, kėmbėkryq, me fytyrė tė buzėqeshur dhe krejtėsisht i paepur pėr dy javė me radhė. Nė fund tė Grevės bėri njė paralajmėrim, pėr dhjetėra bashkatdhetarė qė kishin ardhur dhe mblidheshin rreth tij, nė qendėr tė kryeqytetit gjerman: “Nuk e kemi vendosur tė vdesim nė grevė urie. Ky ishte vetėm njė paralajmėrim pėr politikėn shqiptare, qė tė zgjohet nga gjumi qė e ka kapluar. Ne do ta vazhdojmė rrugėn drejt lirisė. Dhe do ta fitojmė atė!”


3.

          Tek po i analizonim rrethanat e krijuara, nė shkurt tė vitit 1997, sė bashku me njė tė dėrguar nga Kosova, mundoheshim tė arrinim nė njė pėrfundim pėrmbajtėsor: “Cili mund tė ishte momenti i pėrshtatshėm pėr tė filluar Luftėn e Pėrgjithshme Ēlirimtare?” Tė tre ishim tė bindur se gjendja e pėrgjithshme shkonte nė favor tė organizimit tė Luftės Ēlirimtare, por nuk ishim tė sigurtė se disponimi pėr njė veprim tė tillė ishte shpėrndarė gjithanshėm nėpėr viset e pushtuara. Nė pėrfundim tė kėtij takimi, Fehmiu mori njė pamje tė buzėqeshur, sytė i ndrinin dhe me njė zė gjithė gaz tha: “Kėtė vit lufta do tė filloj nė Kosovė! Unė e parandjej atė! E kam pėrjetuar luftėn nė Kroaci dhe e kam pasur tė njėjtėn parandjenjė!”


          U ndalėm dhe e vėshtruam me vėmendje. Ishte i sigurtė nė ato qė thoshte. M’u kujtuan fjalėt, qė njė veprimtar dhe analist i shquar i lėvizjes sonė pėr pavarėsi i kishte thėnė nė burg, nė momente tė tilla, kur analizat politike tė tij nuk kishin patur konkordancė tė mjaftueshme me intuitėn parashikuese tė Fehmiut: “Intuita e luftėtarit tė lirisė i tejkalon pėrmasat e analistit politik!” Dhe kishte pasur tė drejtė!


4.

          Do tė udhėtoja nga Gjeneva (Zvicėr) pėr nė Vjenė (Austri). Pas njė konference shtypi, tė mbajtur sė bashku me Bardhyl Mahmutin, shkoja pėr tė marrė pjesė nė njė tubim tė bashkatdhetarėve nė Austri. Derisa pritja nė rend pėr tė nxjerrė biletėn, nė stacionin e trenit tė Gjenevės, mė thirri nė telefon Agush Buja: “Bėju i fortė se Fehmiu ėshtė vrarė!” – ma dha mandatėn. Shtanga nė vend. Mbeta me telefon nė dorė dhe si pa frymė. Nuk jam i sigurtė sa gjatė qėndrova ashtu i shtangur. E di vetėm se radha e qytetarėve, qė priste prapa meje, nė stacionit e trenit tė Gjenevės, atė ditė shtatori tė vitit 1998, mė shiqonte dhe priste, me qetėsinė qė i karakterizon zviceranėt, derisa tė zgjohesha nga makthi i mandatės: “Bėju i fortė se Fehmiu ėshtė vrarė!” Dhe unė nuk dėshiroja tė zgjohesha nga ankthi i mandatės. Kishte rėnė pėr liri!


5.

          E ardhmja e individėve, ashtu si edhe e ardhmja e familjeve, bashkėsive tė organizuara, institucioneve dhe kombeve varet nga vepra e tyre. Pėrmes tė njohurit tė vetvetes, si subjekt, dhe kalimit prej gjendjes nė vete nė atė pėr vete5 individėt, familjet, bashkėsitė dhe kombet e pėrcaktojnė tė ardhmen e tyre. „A duhet qė patrioti tė vazhdojė veprimtarinė e tij politike edhe pas fitimit tė lirisė, pėr njė tė ardhme mė tė mirė?“ Nė qoftėse gjatė zhvillimit tė luftės pėr ēlirim kombėtar, qytetari e ka pėr obligim tė angazhohet pėr ēlirmin e vendit tė tij tė pushtuar, pas ēlirimit ai duhet t’i kthehet vendit tė tij tė punės, profesionit tė tij. Simbol i patriotit nė SHBA, qė nga 11 shtatori 2001, ėshtė bėrė zjarrfikėsi, kurse nė Gjermaninė e viteve gjashtėdhjetė ishte minatori.


          Edhe pse njė pjesė e veprimtarėve pėr lirinė e Kosovės, pas krijimit tė rrethanave tė konsiderueshme tė lirisė, kanė hequr dorė nga veprimi i mėtejmė politik, shumė nga ata, qė pėrsėritnin pa nda se pas fitimit tė lirisė sė Kosovės do t’ju ktheheshin profesioneve tė tyre, nuk e bėnė kėtė gjė. Veprimtaria politike pėrmban nė vete njėmijė e njė fije, tė cilat nuk e lėnė lehtė veprimtarin politik tė shkėputet nga ajo. Por, ata qė nuk kanė forcė tė shkėputen nga kėto fije, duhet tė ndjekin rrugėn e profesionalizimit dhe tė shkėputen nga vetėmashtrimi i veprimit shumėbinarėsh.

 
(Botuar nė revistėn “Zėri” tė datės 19.09. 2003)

 

----------------------------------------------------

 

FEHMI LLADROVCI FIGURA MĖ MADHORE E KOMBIT

 

          Fehmi Lladrovci ėshtė njėri prej luftėtarėve qė bashkė me tė shoqen, Xhevė Krasniqi-Lladrovci, pėrbėjnė ēiftin qė mė se miri e emituan Azem dhe Shotė Galicėn. Ky epitet mė mirė iu shkon kėtyre dy dėshmorėve, tė cilėt me tėrė qenien e tyre iu pėrkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, qė rrjedh nga njė familje me traditė patriotike, qė herėt u pėrcaktua pėr rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Shtypja dhe robėria e popullit tė tij u bėnė frymėzim, kurse veprat e patriotėve tanė tė mėdhenj udhėrrėfim pėr rrugėn qė do ta ndjekė mė pastaj.

 

          Ėshtė njėri prej intelektualėve mė nė zė tė Drenicės, i cili u pėrkushtua nė rrugėn e lirisė, kurse me veprimin e vet u bė shembull pėr brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar pėr atdheun. Krahas punės revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetėdijshėm se pa shkollim nuk mund tė ecej pėrpara. Shkollimin fillor e mbaroi nė vendlindje, kurse tė mesmin nė Prishtinė.


          Burgu dhe torturat nuk e luhatėn nga rruga e lirisė
Lėvizjet studentore tė vitit 1981 te ky personalitet patėn ndikim tė posaēėm. Pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosėn me burg tė rėndė.

 

          Edhe burgu i rėndė, por edhe torturat e mėdha qė pėrjetoi nė asnjė ēast nuk e luhatėn nga rruga e lirisė dhe qėllimi pėrfundimtar pėr ēlirimin e atdheut. Ai do tė njihet e do tė kontaktojė me shumė patriotė e atdhetarė tė shquar, tė cilėt po ashtu kishin ideal ēlirimin e atdheut nga kolonialistėt serbė. Njė periudhė kohore Fehmiu qėndroi nė Zagreb, ku mbaroi edhe fakultetin teknik. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qėndrimi i tij nė Kosovė nė rrethanat e atėhershme ishte i pamundur.

 

          Mu pėr kėtė, ai njė kohė e kaloi nė mėrgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinė atdhetare nė bashkimin e forcave shqiptare qė vepronin nė Perėndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do tė bėhet i njohur edhe si politolog, kurse pėr njė periudhė kohore do tė vėhet edhe nė krye tė lėvizjes atdhetare atje.


          Ngjarjet qė pasuan, pas viteve tė nėntėdhjeta, atė e radhisin nė mesin e atdhetarėve qė kishin vendosur me seriozitetin mė tė madh t’i qasen ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ishte njėri prej personaliteteve qė mendonte se Kosova duhej tė ndėrronte strategjinė e veprimit, kurse rezistencėn e armatosur e vlerėsonte si rrugėn e vetme pėr ēlirimin e Kosovės. Ai ishte edhe njohės i mirė i rrethanave ndėrkombėtare, kurse diplomacinė e shihte tė pandashme nga rezistenca e armatosur.

 

          Fehmiu i kishte fare mirė tė qarta edhe intersat strategjike tė shteteve fqinje dhe ato tė Fuqive tė Mėdha nė raport me Kosovėn, por gjithherė ishte optimist se nėpėrmjet njė kryengritjeje gjithėpopullore Kosova do tė ēlirohej pėrfundimisht nga kolonialistėt serbė. Kur plasi lufta nė Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmė nė radhėt e popujve kroat e slloven qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga zgjedha serbe. Fehmiu kishte shpirt tė njeriut, i cili dėshironte tė vegjlit t’i ēlironte nga zgjedha e robėrisė.

 

         Por, mbi tė gjitha, ai kishte synim pėrgatitjen dhe aftėsimin e shqiptarėve pėr luftė. Me angazhimin e tij, nė Kroaci qe formuar edhe njė grup i shqiptarėve tė armatosur prej 300 deri nė 500 shqiptarė, tė cilėt pasi do t’i pėrgatiste mirė, do t’i kthente nė Kosovė pėr tė filluar rezistencėn e armatosur. Meqenėse nė Kosovė, nėn drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, mė 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, pėr tė mos pushuar deri nė largimin definitiv tė forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrofci pandėrprerė ishte nė kontakt me Adem Jasharin, dhe nė ēdo mėnyrė e ndihmonte rezistencėn e tij qė bėnte nė Kosovė.

 

          Komandanti i brigadės 314 tė TMK-sė ”Fehmi Lladrofci” nė Kastriot nga kujtimet e tij pėr figurėn madhėshtore tė Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatė periudhės kur UĒK-ja vepronte nė ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherė ndodhej nė kontakte me Fehmi Lladrofcin, i cili asokohe gjendej nė mėrgim, por i interesuar me tėrė qenien e vet pėr vendlindjen dhe Kosovėn. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por pėrbėnin edhe enigmėn qė ishte e arsyeshme gjatė veprimeve nė ilegalitet. Ishin kėto vitet 1993-1994, kur praktikisht UĒK-ja mori fizionominė e njė organizmi tė armatosur. Meqenėse kishte njė interesim tė jashtėzakonshėm pėr tė ndihmuar e fuqizuar rezistencėn e armatosur, Fehmi Lladrofci, qė ishte i pandashėm nga bashkėshortja e tij Xheva, po ashtu dėshmore, nė vitin 1997 mėsyn tokėn e Kosovės nėpėrmjet Shqipėrisė. Nė pėrpjekjen e tij tė vitit 1997 pėr tė hyrė nė Kosovė bashkė me njė grup shokėsh, kujton Zejnullah Prokshi, Fehmiu plagoset nė kufi. Atė ditė bie edhe Luan Hajadinaj, i cili ndodhej nė grupin e Fehmiut, qė pėrpiqeshin tė hynin nė Kosovė.


          Ngjarjet dhe dinamika e tyre qė pasuan nė Kosovė atė e radhisin nė mesin e pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ishin ngjarjet e fuqishme qė ndodhen nė Drenicė dhe Kosovė ato qė i krijuan mundėsi qė ai me tėrė qenien e tij tė radhitet n
ė mesin e luftėtarėve tė rinj, tė cilėt me vendosmėrin e tyre ishin pėrcaktuar nė drejtim tė ēlirimit tė Kosovės. Pasi kishte bėrė shumė punė tė rėndėsishme nė organizimin dhe mobilizimin e mėrgimtarėve, la kolltuqet e Perėndimit dhe u nis nė Drenicėn dhe Kosovėn e tij tė dashur. Meqė kishte pėrballuar me sukses rreziqet nė zonėn kufitare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, Fehmi Lladrofci i shoqėruar me bashkėshorten e tij Xhevėn arrin nė Drenicė. Nė fillim vendoset nė fshatin Aēarevė, kurse mė pastaj nė Likoc dhe fshatrat pėrreth. Aty ku kėrciste pushka, ishte e pamundur tė mos ndodhej Fehmi Lladrovci.


          Pas rėnies sė komandanti tė UĒK-sė Adem Jashari, Fehmiu do tė merret me organizimin e UĒK-sė nė zonėn qė pėrfshinte pjesėn lindore tė Drenicės, qė nėnkuptonte bjeshkėn e Qyqavicės dhe fshatrat pėrreth, ku edhe mori pėrgjegjėsinė pėr tė drejtuar ushtrinė nė njė zonė mjaft tė gjėrė. Ishte karakteristike se aty ku paraqitej Fehmiu, pas i shkonin shumė vullnetarė, tė cilėt dėshironin nė ēdo mėnyrė tė radhiteshin nė radhėt e UĒK-sė. Bile, interesimi ishte aq i madh, sa pakkush kishte paramenduar. Kjo e gėzonte pa masė Fehmiun, i cili me metodat e tij dinte tė ofronte dhe tė frymėzonte njerėzit, bashkatdhetarėt dhe bashkėvendasit pėr betejat qė do tė pasonin nė pėrpjekjet pėr ēlirimin e Kosovės.