Pėrkujtim

Nė pėrkujtim tė dėshmorit tė kombit

gjeneral Skėnder  Ēeku

 

     Shkruan: Nazmi ELEZAJ / Plochingen, 11. 08. 2008

 

        Tė shkruash pėr trima si Skėnder Ēeku ėshtė nder dhe privilegj i veēantė. Kisha rastin ta njihja kėtė burrė qysh kur isha nė moshė rinore dhe qėndrimi i tij prej trimi, njeriu tė matur e tė  ditur fituan respektin, dashamirėsinė time dhe shoqėrinė qė do t'a mbajmė deri nė rėnjen e tij heroike.

      Skėnder Haxhi Ēeku lindi nė fshatin Qyshk tė Pejės me 01.01.1955. Ishte i njohur pėr organizime nė luftė kundėr okupatorėve serbo-sllav, do tė njihet, si burrė trim, shok i dashur dhe besnik deri nė rėnien e tij nė altarin e lirisė. Skėnderi  do tė veprojė dhe punojė  nė Zvicėrr vite tė tėra, pėr tė mbajtur familjen, por edhe pėr kauzėn e madhe kombėtare, duke e ndihmuar me tėrė forcėn dhe mundėsinė qė pati.

       Shpėrthimi i luftės do t'a gjejė nė  Shqipėri, bėnte grumbullimin dhe kontrollin e armėve pėr luftėtarėt e lirisė. I njohur dhe i paisur me kėto aftėsi dhe i lindur si  njeri ushtarak nuk u mjaftua me kaq, atėherė kur luftohej: ,,pėr vdekje a liri,, nuk qėndroi mė nė detyrėn e rėndėsishme qė pati, por do tė marrė udhėn e flakėve dhe do futet nė Kosovė, atje ku jehonin krismat e pushkėve qė sollėn lirinė.

         Gjeneral Skėnderi, me aftėsi tė mėdha ushtarake do tė futet nė Kosovė edhe pse nė kohėn kur hyri ai, me ushtarėt e vet ishte tepėr  vėshtirė tė kalohej kufiri, ata marshuan dhe arritėn nė qytetin e lindjes sė trimit nė Pejė.

     Pikėrishtė nė kėtė kohė flakėt e luftės kishin marrė pėmasa tė mėdha nė Rrafshin e Dukagjinit, trimi me ushtarėt e vet do tė pozicionohet nė fshatėrat Raushiq, Loxhė e rrethinė, do tė pregatisin terrenin pėr mbrojtje e sulm, derisa minutat numėroheshin artileria sa vinte e u afrohej kėtyre anėve dhe beteja e tretė do tė fillojė, pikėrisht me 15. 08. 1998 kur do tė sulmohet fshati Loxhė nga ēetnikėt barbar, do tė luftojnė trimat deri nė plagosje tė rėndė nga predhat e armikut, njė predhė do t’i godasė trupat e Skėnderit Ēekut dhe Gani Elezaj-nga Radaci (Pejės), tė dy do tė plagosen rėndė, por krismat e  armve tė   tyre do tė dėgjohen deri nė tėrheqjen e tyre nga shokėt.

      Bashkėluftėtarėt do t’i transferojnė nė zona mė tė sigurta, nė rrethinėn e Malishevės, nė njė spital tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ku do tė pėrpiqen t’u shpėtojnė jetėn, plagėt ishin tė rėnda, Ganiu do tė mbijetojė ndėrsa gjeneral Skėnderi do tė vdes me besimin qė Kosova sė shpejti do t’a fitojė lirinė dhe gjaku i  bijėve e bijave mė tė mirė tė Kosovės do tė shpaguhet me lirinė e saj.

     Ishte pikėrishtė data 17.08.1998, kur pas njė ndėrhyrje tė domosdoshme kirurgjike trimi do tė vdes me porosinė e fundit ,,amanet Kosovėn,, dhe ,,luftoni deri nė ditėn e ēlirimit tė saj,, Sot pas kaq vitesh mė bėhet, sikur e shof fėtyren e tij tė qetė, ishte njeri i qeshur, i gatshėm tė ndihmojė tjetrin nė momente tė duhura, e gjejė aty ku e kėrkonte  detyra.

   Vepra e tij pėr ēėshtjen kombėtare dhe nė fund rėnia e tij heroike pėr ribėrjen e kombit shqiptar, pėr emrin shqiptar, pėr tokė, gjuhė, flamur, traditė, kulturė e ēdo gjė qė na forcon si komb e bėri kėtė burrė tė nderuar dhe tė pavdekshėm. Nga kėto raste si nga heroizmat e Skėnderit, Ganiut me shokė nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės jam bindur qė thėnja:,,Trupi vdes, por vepra kurrė,, ėshtė thėnje shumė e qėlluar dhe vepra e tyre ėshtė udhėrrefyese  pėr ne dhe brezat e ardhshėm, ėshtė baza, themeli i palėkundur i shtetit tonė, i ekzistimit tonė si njerėz e si komb!

 

-         I lehtė i qoftė dheu i tokės nėnė!

-         Lavdi e respekt veprės sė gjenerlit tė pavdekshėm, legjendarit Skėnder Ēeku.