Me rastin e njė vjetorit tė vdekjes sė luftėtarit tė lirisė

 Jusuf Shalaku - CUFA

 

CUFA - URAGAN I PANDALSHĖM

 

Shkruan: Nebih Fazliu - Kastriot, 4 tetor 2008

 

     Tė shkruash pėr luftėtarėt e lirisė nuk ėshtė e lehtė. Ti gjesh fjalėt e duhura pėr atė, qė ata kanė bėrė pėr ne, ėshtė e vėshtirė. Ata u vunė nė shėrbim tė ēėshtjes sonė kombėtare duke mos kursyer as jetėn e tyre. Ata u bėnė zėri ynė, forca e jonė, mbėshtetja e jonė e madhe. I tillė ishte edhe luftėtari i lirisė, Jusuf Shalaku – CUFA

 

     Lindi mė 12 prill tė vitit 1962, nė njė familje bujare dhe patriotike. Nė gjirin e kėsaj familjeje u strehuan atdhetarė tė ndryshėm nė kohėt mė tė vėshtira. Kjo familje ka dhėnė njė kontribut tė ēmueshėm dhe tė vazhdueshėm pėr ēėshtjen kombėtare. Nė odėn e Bacės Salih bisedohej pėr sakrificat, vuajtjet, mundimet dhe luftėrat qė ka bėrė populli ynė nė shekuj. Jo vetėm qė bisedohej, por edhe bėheshin plane tė ndryshme pėr organizimin e popullit kundėr pushtuesit. Dera e kėsaj familjeje ishte e hapur pėr tė gjithė. Nė kėtė frymė u rrit dhe u frymėzua edhe Cufa. Edukata familjare ka luajtur njė rol shumė tė madh nė formimin patriotik tė tij.

 

·       Foto: Luftėtari i lirisė Jusuf Shalaku - Cufa

 

     Shkollėn fillore e kreu nė Dardhishtė, ndėrsa tė mesmen nė Kastriot. Aktiviteti i tij nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare nis si nxėnės i shkollės sė mesme. Ishte njėri ndėr organizatorėt kryesor tė demonstratės sė 30 marsit tė vitit 1981 nė Kastriot. Kjo demonstratė vuri nė pah pakėnaqėsitė e mėdha qė po ziente nga brenda populli ynė. Demonstrata pati ndikimin e vet tė drejtpėrdrejt edhe tek punėtorėt e Elektroekonomisė, tė cilėt mė pastaj morėn pjesė nė demonstratat e 1 dhe 2 prillit tė mbajtura nė Prishtinė. Jehona e tyre ishte e madhe. Nė ato demonstrata mori pjesė edhe vėllai i tij, Ragipi, i cili plagoset dhe mė pas dėnohet me 2 muaj burg.

 

     Pėr shkak tė organizimit tė demonstratės nė Kastriot dhe pjesėmarrjes nė demonstratat e 1 dhe 2 prillit nė Prishtinė, pėrjashtohet nga shkolla. Megjithatė, asgjė nuk mund ta ndal nė rrugėn qė kishte nisur. Pėrkundėr vėshtirėsive arrin ta pėrfundon me sukses shkollėn e mesme nė Kastriot. Bashkėpunon ngushtė me atdhetarė tė tjerė nė pėrgatitjen dhe shpėrndarjen e materiale tė ndryshme propagandistike nė popull. Nė kėto materiale shpjegohej gjendja e rėndė nė tė cilėn jetonte populli shqiptar nėn ish -Jugosllavi dhe ofronin rrugėdalje nga kjo gjendje.

 

     Nė vitin 1985 punėsohet nė Elektro - Ekonominė e Kosovės. Edhe pse punėsohet, pėr asnjė ēast nuk e ndėrprenė aktivitetin e tij nė shėrbim tė atdheut. Ai kurrė nuk u ndalė. Nė kėtė rrugė njihet edhe me atdhetarin Fahri Fazliun, i cili bie heroikisht me 2 nėntor tė vitit 1989, sė bashku me shokun e tij, Afrim Zhitinė.  Kėta tė dy bashkėpunuan ngushtė me njėri-tjetrin. I gjeje kudo ku e kėrkonte interesi i atdheut. Ishin nė ballė tė ēdo organizimi kundėr pushtuesit. Veprimtaria e tyre rritej vazhdimisht. Ata bashkėpunuan edhe me shumė veprimtarė tė tjerė tė ēėshtjes kombėtare. Janė tė shumta takimet e tyre me kėta veprimtarė. Ishin aktiv nė organizimin e demonstratave dhe grevave tė vitit 1988-1989. Mbanin gjallė ndėr demonstrues frymėn e qėndresės dhe sakrificės. Ishin tė bindur thellė se rruga e tyre kėrkonte edhe sakrificėn mė sublime - jetėn e tyre. Ishin tė vendosur dhe tė gatshėm ta jepnin atė nė ēdo ēast. Rėnien e Fahriut e pėrjeton shumė rėndė. Mirėpo, rėnia e Fahriut nė altarin e lirisė, atė nuk e ligėshtoi aspak. Pėrkundrazi. Kėtė dhimbje e ktheu nė forcė, pėr ta vazhduar edhe mė fuqishėm rrugėn drejt lirisė.

 

     Nė kėtė rrugė do tė bashkėpunojė edhe me atdhetarin tjetėr tė ēėshtjes kombėtare, Bahri Fazliun, i cili bie dėshmor nė maj tė vitit 1998. Radhitet nė radhėt e Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės si anėtar i Kėshillit Rajonal tė Prishtinės. Punon pa ndėrprerė nė pėrgatitjen dhe organizimin e popullit pėr luftė tė armatosur. Lufta e armatosur kundėr pushtuesit kishte mbetur rrugė e vetme e zgjidhjes sė ēėshtjes sė pazgjidhur kombėtare.

 

     Cufa ishte njė njeri i urtė, gjakftohtė, trim dhe sypatrembur. Nuk fliste shumė, por punonte me kėmbėngulje e guxim pėr ta ēuar ēėshtjen pėrpara. Fjalėn e shoqėronte gjithmonė me vepėr. Angazhohet nė sigurimin e armėve pėr luftėn e armatosur. Ishte ndėr ushtarėt e parė tė UĒK-sė. Veprimtaria e tij nė kuadėr tė UĒK-sė ishte e gjithanshme. Aty ku ishte rreziku mė i madh, aty ishte Cufa, tamam si njė uragan i pandalshėm. Kujdesej pėr sigurimin e armatimit, pėr strehimin dhe shoqėrimin e shokėve ilegalė nėpėr baza tė ndryshme, pėr sigurimin e ushqimit dhe barnave pėr ushtarėt e UĒK-sė. Pėr shkak tė punės dhe shkathtėsisė sė tij, emėrohet pėrgjegjės i logjistikės nė guerilen BIA, e cila simbolizonte tri inicialet e dėshmorėve tė kombit: Bahri, Ilir dhe Agron.

 

     Lufta sa vinte e po bėhej edhe mė e ashpėr. Cufa ishte gjithnjė nė ballė tė kėsaj lufte. Mori pjesė nė shumė aksione luftarake dhe s’u tremb asnjėherė. Ishte kudo ku e kėrkonte lufta, nė Prishtinė, Llap, Gollak e Karadak. Kėto lėvizje i bėnte nė kohėt mė tė vėshtira dhe me pushkė nė dorė. I gatshėm tė merrte pjesė nė ēdo aksion, sado i vėshtirė tė ishte. Guximi i madh dhe trimėria e tij tė bėnin pėr vete.

 

     Pas luftės dha njė kontribut tė ēmuar nė radhėt e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. Gjithashtu kontribuojė edhe nė shtrirjen dhe fuqizimin e LKĒK-sė. Cufa ishte njeri me zemėr tė madhe dhe bujare. I gatshėm t’u ndihmonte kurdoherė njerėzve. La pas vetes njė veprimtari tė bujshme qė nuk mund tė pėrshkruhet me njė fjalim tė vetėm.

 

     Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr tė.