Nė pėrkujtim tė Xheladin Gashit – Plakut

 

Nė kujtim tė jetės dhe veprės sė lavdishme tė Plakut tonė tė madh

 

Foto: Mujė Krasniqi, Xheladin Gashi (nė kėmbė), Rexhep Selimi, Adem Jashari (ulur).

 

         Shkruan: Rexhep SELIMI

         Pashtriku.org, 20. III.2008

 

         Mė lejoni ta pėrshėndes familjen Gashi dhe gjithė familjarėt e dėshmorėve, gjithė bashkėluftėtarėt, veteranė e invalidė tė luftės sė UĒK-sė, si dhe gjithė tė pranishmit nė kėtė pėrkujtim!

 
         Nė raste dhe ngjarje pėrkujtimi tė figurave tė Luftės sė Lavdishme tė UĒK-sė, siē jemi sot nė pėrkujtim tė Luftėtarit tė madh tė UĒK-sė Xheladin Gashi - Plaku, Vepra e tij e madhe qėndron pėrmbi dhimbjen dhe mungesėn qė ndiejmė sot pėr tė.

 

         Xheladin Gashi, ishte njė ndėr ata shqiptar tė mėdhenj, qė diti, mundi dhe deshi ta vejė jetėn e tij nė shėrbim tė plotė te Atdheut dhe Lirisė, qė nuk njohu lodhje as frikė nė rrugėn e tij tė gjatė, vuri emrin dhe veprėn e tij nė themelet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės duke qenė njė ndėr themeluesit e saj.


          Unė sot nuk jam i thirrur tė flasė pėr veprimtarinė e Xheladin Gashit dhe aktivitetin e tij nė organizimet e mėhershme ilegale e patriotike, i cili aktivitet ka qenė shumė i rėndėsishėm dhe i pandalshėm, por veprimtaria dhe roli i tij nė themelimin, organizimin dhe udhėheqje nė Luftėn e UĒK-sė ishte themeltar pėr ndėrtimin e njė figure me pėrmasa gjenerali, siē ishte Ai.


          Plaku ishte ndėr ideatorėt e parė tė krijimit tė njė strukture ushtarake, siē edhe u formua me emrin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ai ishte ndėr themeluesit dhe anėtar i Shtabit Qendror tė UĒK-sė qė nga themelimi. Xheladin Gashi luajti njė rol fundamental nė krijimin dhe pėrcaktimin e doktrinave tė veprimit tė UĒK-sė. Ai mori pjesė aktive nė shumė prej veprimtarive bashkė me efektivat dhe njėsitet qė vepronin ne shumė vende nėpėr Kosovė.

 
          Si rezultat i aktivitetit tė tij operativ dhe organizativ, Plaku u detyrua qė tė kalojė nė ilegalitet tė plotė nė fillim tė vitit 1997 pėr t’u vendosur me qendėr veprimi nė Prekaz nė Familjen e Madhe Jashari, ku qėndroi pėr njė kohė tė gjatė duke bashkėvepruar me Komandantin Legjendar Adem Jashari, Hamėz Jasharin, Mujė Krasniqin, dhe me gjithė bashkėluftėtarėt nga Prekazi e Drenica.


          Po ashtu, Plaku veproi dhe qėndroi edhe nė Shqiponjė tė Dushkajės nė Familjen e Madhe Brahimaj dhe me bashkėluftėtarėt Shqiponjės, Gllogjanit dhe gjithė Dukagjinit, me Shkelzen Haradinajn e Naser Brahimajn, me Myrtė e Sadri Zenelin, me gjithė luftėtarėt e Dukagjinit qė ishin tė rreshtuar nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.


          Kudo qė qėndroi dhe veproi arriti tė lerė gjurmė tė qėndrueshme dhe tė fitojė respekt tė lartė prej njė luftėtari tė madh tė Lirisė.

 
          Nė bazė tė nevojave organizative tė shtrirjes dhe mbėshtetjes logjistike tė UĒK-sė, qė nga fundi i vitit 1997, u vendos nė veri tė Republikės sė Shqipėrisė pėr ta organizuar dhe udhėhequr Komandėn e Mbėshtetjes dhe Logjistikėn nė kuadėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Ai nga kjo pikė shumė strategjike pėr Luftėn ia arriti qė ta udhėheqė me shumė sukses kėtė Komandė deri me pėrfundimin e Luftės.

 
          Gjatė gjithė qėndrimit tė tij nė Veri tė Shqipėrisė nė udhėheqje dhe komandim nė Komandėn e Logjistikės sė UĒK-sė, Plaku vuri linja tė qėndrueshme bashkėpunimi dhe bashkėveprimi me shtetin shqiptar dhe me popullatėn e asaj ane, e cila u vu nė shėrbim tė plotė tė Luftės sė UĒK-sė dhe tė Lirisė sė Kosovės.

 

          Gjithashtu, gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s mbi Serbi, arriti tė ketė njė bashkėpunim tė ngushtė me trupat aleate tė NATO-s dhe tė ketė njė koordinim tė suksesshėm nė luftėn e pėrbashkėt kundėr caqeve tė forcave serbe.

          Xheladin Gashi, me aktivitetin e tij tė shquar, me gatishmėrinė, me luftėn e tij, me aftėsitė e tij organizative dhe afėrsinė e tij me bashkėluftėtarėt, arriti tė krijojė figurė tė shquar prej njeriu te Madh nė historinė e UĒK-sė duke i arritur pėrmasat e Gjeneralit tė Luftės.


          Pas pėrfundimit tė luftės u shqua nė aktivitete tė ndryshme nė shėrbim tė mbrojtjes sė vlerave tė Luftės sė UĒK-sė, nė shėrbim tė ndėrtimit tė shoqėrisė sė Kosovės dhe sidomos nė ndihmė tė forcės Ushtarake duke e udhėhequr me shumė sukses Shoqatėn “Miqtė e TMK-sė” deri nė pėrfundim tė jetės sė tij.

          Vepra e Madhe e Xheladin Gashit, mbetet njė vepėr qė ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme dhe tė qėndrueshme nė historinė e Luftės sė popullit shqiptar pėr Liri. Kjo vepėr do tė ruhet dhe kujtohet nė gjithė brezat krahas veprave tė figurave eminente tė historisė sonė tė Re.


Lavdi Jetės dhe veprės se madhe te “Plakut”!

Lavdi gjithė dėshmorėve tė Kombit!

 

  • Fjalim i mbajtur nė akademinė e organizuar pėr Komandant Plakun me 21 mars 2007.