Nė pėrkujtim tė njeriut tė sakrificės

 

REXHEP MALA ISHTE NJERI I IDEALEVE TĖ MĖDHA,

 I SAKRIFICAVE TĖ MĖDHA…

 


        Shkruan: Sulejman SULEJMANI

        Mosbach, 15 Janar 2008


        Rexhep Mala u vra nė Janar tė vitit 1984 nė Prishtinė, bashkė me revolucionarin dhe ilegalin e famshėm Nuhi Berishėn.Thuhet se u rrethuan nga njė makineri e tėrė forcash policore, ndėrsa kėta ishin tė armatosur vetėm me nga njė revolver. Luftuan dhe qėndruan deri nė fund, ashtu siē ishin betuar se nuk do tė dorėzoheshin tė gjallė. Rėnja e tyre e lavdishme e pėrsėriti Epopen e Kodrės sė Kuqe, kur guerilasi i famshėm i tė gjitha kohėrave, Vojo Kushi kėrceu mbi tanksin fashist dhe deshi ta merrte atė, por u vra nga tanksi tjetėr.


        Pas viteve tė nėndhjeta u krijua njė fushė e lirė shkrimi dhe mund tė thuhej dhe tė shkruhej ēka tė duash. Armiku serb qė na rrinte nė kokė nuk merrej mė me atė se ēka thonim ne. Me rėndėsi ishte qė mos tė ja kėthejm pushkėn. Pėr mos me ja kėthyer pushkėn kujdeseshin pacifistėt tanė qė u shtuan me bollėk dhe i ruanin privilegjet e veta qė i krijuan nėn robėri. Tash filloj tė shkruhej pėr Rexhep Malėn dhe dėshmorėt e tjerė dhe me njė farė mėnyre donin t“i shpallnin, se edhe ata ishin pacifista,  po ja pra ranė viktim e armikut, etj etj.


        Po tragjedi-komedia e shkrimeve mbi heronjtė tanė filloj sidomos pas hyrjes sė forcave tė NATO-s nė Kosovė. Filloj atėherė sepse Partit
ė tona filluan ta shijojnė pushteitn dhe liderėt e tyre u pasuruan, me pasuri pėrrallore pėr rrethana tė Kosovės. Kėta tė mjerė pėr ta gėnjyer popullin  filluan tė trumbetojnė se filan dėshmori ėshtė i partisė, klanit apo grupit tonė. Si rast mė flagrant ishte varrosja e eshtrave tė vėllezrėve Gėrvalla nė Dubovik, kryesisht nga LDK, ndėrsa Kadri Zeka u varros nė Gjilan, kryesisht nga PDK. U bė njė tentim qė familjarėt, ish shokėt apo edhe ish veprimtarėt e heronjėve t“i pėrvetsojnė ata pėr qėllimet e tyre partiake. Dhe qėllim i vetėm  i kėtij pėrvetsimi, ishte qė nė emėr tė gjakut tė tyre tė vidhet sa mė shumė qė ėshtė e mudur. Vodhėn kėta faqezi me metodat mė perfide tė mundshme qė edhe Al Kapone do t“ja u kishte lakmi. Kėta shkuan aq largė sa qė e plaēkitėn popullin edhe nė emėr tė ndėrtimit tė busteve tė dėshmorėve, tė muzeve etj..


        Rexhep Malėn e kam njoft personalisht, pasi u lirua nga burgu, diku kah tetori i vitit 1983. Rexhep Mala ishte njeri i idealeve tė mėdha, i sakrificave tė m
ėdha dhe i veprimeve tė mėdha. Rexhep Mala ishte patriot nė kuptimin e plotė tė fjalės dhe nuk e kishte patriotizmin mjet pėr tu pasuruar apo pėr famė tė rrejshme. Ai ende pa u burgos nė vitin 1974 dhe pa e treguar atė qėndresėn e tij herioke para UDB-ės gjakatare ishte i famshėm dhe ishte njė ndėr figurat mė tė dashura  tė ilegales sė asaj kohe. Shtrohet pyetja pse Rexhep Mala ishte aq i dashuir dhe ēmohej aq shumė nga shokėt, miqėt, familjarėt dhe populli nė pėrgjith si?


        Ai vėrtet ishte njeri i veprimit ,njeri i guximit, njeri i qėndresės dhe i sakrificės, po pavarsisht kėtyre vetive madhore, Rexhep Mala qe dhe mbeti njeri i vegjėlisė dhe kjo ishte arsyja qė ai ishte nė radhėn e mė tė dashurėve, nė radhėn e atyre qė populli i adhuron deri nė shenjtrim. Ishte nė gjendje tė shkrihej pėr tjetrin nė ēdo kohė, nė ēdo rrethanė pa pyet pėr jetėn e tij, sikur tė ishte ajo gjėja mė e thjesht qė mund tė jepej dhe tė merrej kur tė duash. Pėr kėtė janė tė bindur, sidomos ata qė bashkėvuajtėn burgjeve jugosllave  me te, dhe tė gjithė ata qė e njoftėn nė ēfarė do mėnyre qoftė.


        Nuk di ku e kan ndėrgjegjėn disa gjoja bashké veprimtarė tė tij ,qė sot nuk e dinė sa paran e vjedhurė e kannė, ndėrsa populli vuan pėr bukėn e gojės. Njerėzit nuk kanė strehim, nuk kannė medikamente,nuk kannė mundėsi t“i shkollojnė fėmijtė ,dhe kėta faqezi hajdut dalin dhe krenohen se kannė vepruar krahas Rexhep Malės. Kalojnė kėta borgjez tė kohės sė re, me veturat e tyre luksoze nėpėr rrugėt e shkatrruara tė Kosovės, kalojnė pranė lypsave, pranė familjeve tė dėshmorėve tė luftės sė fundit, qė kanė mbetė pa strehė, pranė fėmijve qė shesin cigare rrugėve pėr bukė, po asgjė kėtyre nuk ju bėnė pėrshtypje. I kalojnė ė gjitha kėto dhe shkojnė nė tubime ku flitet pėr Rexhep Malėn dhe me kostumet e shtrenjta dalin nė foltore dhe evokojnė kujtime pėr ,,miqėsinė,, e tyre me Rexhep Malėn. Do tė kisha dėshirė qė ndonjėrin prej tyre ta pyesja ,,kur ti Zotėri borgjez pėr herė tė fundit e ke vizituar gruan apo vajzėn e Rexhep Malės, apo nipat dhe mbesat e tij ?


        Pėrkundėr kėtyre llomotitjeve prej qenėsh tė pangopshėm, ata as pėr sė afėrmi nuk mund ta njollosin figurėn dhe idealin e Rexhep Malės.
Ideali i tij i parė dhe i fundit ishte bashkimi i tokave shqipėtare dhe barazia sociale nė mes njerėzve.
Pastaj tash dalin do pseudohistorianė dhe profashist dhe flasin pėr figurėn e madhėrishme tė tij. Kėta pseudohistorianė qė nuk kanė lėnė gurė pa rrotulluar duke i sharė idealet e tij.


        Rexhep Mala jetoi dhe vdiq i bindur se idealet e partizanėve tė Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare do tė sendėrtohen njė ditė, duke e pėrfshiė dhe Konferencėn e Bujanit, ku kėrkohej bashkimi i Kosovés me Shqipėri. Prandaj nuk di si kanė fytyrė kėta pseudohistorianė dhe shtrembėrues tė historisė té dalin dhe tė flasin pėr revolucionarin Rexhep Mala, kur aq shumė kanė vjell vrer kundėr luftės sé shenjt partizane, duke i glorifikuar bashkėpuntorė tė fashizmit.


        Kanė marrė guxim kėta nga zbutja dhe poshtrimi i ish shokėve tė tij (me pėrjashtime), se po ė ishin ata nė rrugėn e Rexhep Malės atyre do t“ju thonin mjaft ju hijena, ju qenė bijė qenėsh qė na vrsnit natėn dhe na qanit ditėn, mjaft se ju njofim se nga ēfarė brumie jeni gatuar,, Po nuk mund tė thonė kėshtu se nuk e kanė ballin hapur, se janė futė nė batakun e hajnisė ma shumė se vetė ata.


        Rexhep Mala i idealizoj heronjt e LDB si Qemal Stafa, Vasil Shantoja ,Emin Duraku, Hajdar Dushi, Margarit Tutulani, Vojo Kushi, Heronjėt e Vigut dhe tė gjithė tė tjerėt qė ranė me bindje se bota njė ditė do ta shporr shfrytzimin dhe njerzit do tė jenė tė barabart. Prandaj, kushdo qė donė ta pėrvetsoj Rexhep Malėn, gabon rėndė dhe do tė mbetet i turpruar para historisė. Ai ishte njeri qė e deshti popullin shqiptarė e deshti njerėzimin dhe idealet e tij ishin ideale qė donin ta shpėtonin popullin fukara nga mjerimi dhe skamja e pėrjetshme. Asgjė nuk kishte tė bėnte me ata qė sot e kujtojnė dhe me atė kujtim duan ta rrisin vetėn pėr tė vjedhė deri né pakufi... Atyre ju themi ndaluni se idealet e Rexhep Malės pėr barazi dhe mirėqenje tė pérgjithėshme nuk vdesin kurrė dhe njė dité mund tė ju pėrfshijnė si ortek dhe t“ju zhdukin pa shenj dhe nishan!


N
ė fund, Lavdi Rexhep Malės dhe tė gjithė atyre qė ranė pėr ideale, barazi dhe pėrparim tė pėrgjithshėm!