Fjala e veprimtarit Bedri Islami, e mbajtur sot nė tubimin pėrmortor ( nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė ), me

rastin e vdekjes sė atdhetarit Xhavit Hoxha

 

XHAVIT HOXHA ISHTE NJĖ NGA VEPRIMTARĖT E ORĖVE TĖ PARA

TĖ LĖVIZJES ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS, DHE JETA E TIJ KISHTE SHKĖLQIMIN E SAJ TĖ RI TĖ LIDHUR NGUSHTĖ ME UĒK-nė…

( Fotografia )

 

-         Tė nderuar vllezėr e motra,

-         pjestarė tė dashur tė Familjes sė atdhetarit tė shquar Xhavit Hoxha,

-         tė afėrm tė familjeve tė dėshmorėve,

 

     Ne jemi mbledhur sot pėr tė nderuar njėrin ndėr bijtė mė tė nderuar tė popullit shqiptar nė Kosovė, burrin e paepur dhe trim, atdhetarin Xhavit Hoxha, i cili, dje, u nda prej nesh. Ne jemi mbledhur pėr ti bėrė homazhe jetės dhe veprės sė tij tė lavdishme, pėr tė kujtuar njėrin ndėr vizionarėt e herėshėm tė lėvizjeve patriotike ilegale, birin e dashur tė Junikut dhe tė krejt Kosovės.

 

     Pėr tė gjithė, jo vetėm pėr ne qė jemi nė kėtė sallė, emėri i Xhavit Hoxhės ėshtė i njohur dhe i respektuar, pasi ai ka mbartur mbi vete disa nga cilėsitė mė tė vyera tė njeriut tė pėrkushtuar ndaj Kosovės dhe shqiptarizmės. Ai e ka bėrė emėrin e tij me punė shembullore, me mendim vizionar, me ndjenjėn e pakufishme qė kishte pėr vendin e tij, me mundimet qė ka hequr, me rrugėn qė nuk e ka ndalur kurrė, me veten dhe me familjen e tij, me kujtimin e tė parėve dhe me brezat qė i nderuan ato.

 

     E kemi tė vėshtirė tė gjejmė tė gjitha fjalėt qė duam tė themi pėr Xhavit Hoxhėn, pasi, secila prej tyre, veē e veē e tė gjitha bashkė, janė pak, janė tė pamjaftueshme, pėr tė sjellė edhe njė herė kėtu, para nesh e mes nesh, figurėn e burrit qė kurrė nuk i ėshtė skuqur faqja se nuk e kishte bėrė detyrėn e tij fisnike, pėr tė sjellė kėtu portretin e njeriut gjithnjė tė qetė, burrė fjale e vepre, mik e dashamir me tė gjithė ato qė ishin ngritur pėr tė bėrė njė Kosovė ndryshe, tė pavarur dhe tė lirė, por edhe i paepur ndaj atyre qė shkonin kundėr interesave tė popullit qė i takonte.

 

     Xhavit Hoxha, tė cilin e nderojmė sot me dhimbje, ėshtė njeriu qė e bėri emėrin e tij pėrmes rrugės sė ilegalitetit pėr Republikėn e Kosovės, qė nuk u tėrhoq nga mundimi i burgjeve pėr njė Shqipėri tė bashkuar, qė nuk u tremb nga torturat nėpėr burgjet e Nishit, qė nuk e ktheu rrugėn e tij edhe kur ndjeu dhimbjen mė tė madhe nė jetėn e tij martire, vrasjen si herojtė tė tė vllait tė tij, gjeneralmajor Edmond Hoxhės.

 

     Xhavit Hoxha ėshtė njė nga veprimtarėt e orėve tė para tė Lėvizjes ēlirimtare tė Kosovės. Anėtar i organizatės LNĒKVSHJ, ish i burgosur politik, pishtar i arsimit nė atdhe dhe nė diasporė, pinjoll i derės Hoxha, e quajtur ndryshe Oda e Junikut, e njohur pėr atdhetarizėm, pėr pleqėri tė drejtė dhe pėr tradita luftarake. Xhavit Hoxha do tė kishte pėrjetsisht nė memorjen e tij rrugėn qė kishte bėrė nė breza Kulla e Junikut, duke nisur qė nga katragjyshi i tij Ymer Hoxha, prijės i Odės, pėr tė vazhduar me gjyshin e tij, Abdyl Hoxhėn e njohur, i cili, edhe nė prag tė pushkatimit, sėbashku me tė birin, Ymerin, nė vjeshtėn e vitit 1944, nuk e jep idenė e tij pėr Kosovėn e lirė dhe e ka mė tė lehtė tė japė jetėn. Ideja e sakrificės pėr vatanin e tyre do tė pėrcillet brez pas brezi, do tė lėrė shenjėn e saj nė kujtesėn e kombit tonė, dhe nuk ka qenė e rastėsishme qė djemtė e kėsaj kulle e ēikat e saj, u bėnė ndėr tė parėt qė u rrjeshtuan nė rradhėt dhe nė pėrkrahje tė hapur tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

     Xhavit Hoxha u lind nė Junik mė 18. 10. 1952. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme, Normalen “Hysni Zajmi”, nė Gjakovė. Nė vitin 1976, nė afat rekord, i pėrfundon studimet pėr Gjeografi nė Fakultetin e shkencave matematikore-natyrore tė Universitetit tė Kosovės. Nga viti 1976 e deri nė vitin 1981, si profesor i gjeografisė, punon nė Gjimnazin “Hajdar Dushi” nė Gjakovė. Mė 10 maj 1981, si njėri ndėr veprimtarėt mė aktiv tė LNĒKVSHJ-sė, burgoset dhe dėnohet me 4 vjet burg tė rėndė. Pas daljes nga burgu ballafaqohet me provokime tė njėpasnjėshme dhe me pėrcjellje tė vazhdueshme nga ana e UDB-esė. Pėr t’i ikur arrestimit tė sėrishėm nė vitin 1989 emigron nė Zvicėr. Ashtu si nė atdhe, edhe nė Zvicėr, Xhavit Hoxha nuk kėrkon komoditet, por  gjendet nė krye tė shumė veprimtarive tė rėndėsishme atdhetare.

 

     Nė radhė tė parė, pėr dhjetė vjet rresht, pa asnjė kompenzim material, ushtron detyrėn e pedagogut nė arsimin plotėsues me nxėnėsit shqiptarė tė rrethit tė Winterthurės. Pastaj, pėr pesė vjet me radhė, vepron si kryetar i Bashkimit tė Sindikatave nė Zvicėr, ku, si lidhje mes Sindikatave vendase dhe atyre nė atdhe, grumbullon ndihma tė mėdha pėr Kosovėn. Veprimtarinė politike njė kohė tė gjatė e zhvillon si anėtar i kėshillit tė pėrgjithshėm drejtues tė LPK-sė, dega jashtė vendit. Edhe pse  pa pasaportė, Xhavit Hoxha gjen mėnyra pėr kalimin e kufijve dhe  merr pjesė nė tė gjitha demonstratat jashtė Zvicre, si nė Austri, Gjermani, Belgjikė e deri nė shtetet Skandinave. Njė ndihmė tė jashtėzakonshme Xhaviti e dha edhe pėr nxjerrjen nga atdheu tė veprimtarėve tė rrezikuar si dhe tė ushtarėve qė e braktisnin frontin e luftės nga hapėsirat jugosllave. Por kontributi mė i rėndėsishėm i Xhavit Hoxhės i dedikohet UĒK-sė, qoftė si njėri ndėr themeluesit e Fondit “Vendlindja thėrret” e qoftė si njėri ndėr veprimtarėt mė tė suksesshėm tė logjistikės sė luftės sė UĒK-sė. 

 

     Nė njerėn nga bisedat e tij tė fundit Xhavid Hoxha do tė thonte se  "nė aktivitetin tim patriotik nuk ka pasur rastėsi. Nė kėtė drejtim ēdo gjė e kam bėrė me paramendim dhe me bindje tė plotė. Sė pari i kam peshuar gjėrat mirė e mirė me vetveten: e kam ditur se veprimtaria atdhetare kėrkon pėrkushtim, bindje tė fortė, vendosmėri, ideal tė lartė kombėtar, pėrcaktim tė qartė politik dhe gatishmėri deri nė flijim pėr sfidat qė paraqiten. Dhe, isha i bindur se tė gjitha kėto virtyte i kam. Pra, pėrcaktimi im pėr kėtė veprimtari ishte i hershėm dhe qėndrimin dhe qėllimin e kisha tė qartė".

 

     Fillesa e aktivitetit politik tė Xhavit Hoxhės ėshtė pikėrisht Kulla e njohur e Junikut. Pėrmes saj ai kalon njohjen e natyrshme tė besės dhe tė fjalės sė dhėnė, kėrkon dhe gjen idealin pėr tė cilin kanė menduar, luftuar e dhėnė jetėn tė parėt e tij; mendon nė se ėshtė i aftė dhe i denjė pėr tė mbartur mbi vete peshėn qė i kanė lėnė prindėrit dhe gjaku i tij, dhe kur e ndjen se edhe ai mund tė bėjė atė qė kėrkon Kosova prej tij, i lė pas gjithė tė tjerat, lė pas komoditetin e arsimtarit, rehatinė e shtėpisė dhe tė jetės pa telashe dhe futet nė rrugėn qė do tė kishte mundime, vuajtje, sakrifica e ndoshta edhe rėnie nė fushėn e betejės. Ai i kishte bėrė mirė tė gjitha pėrllogaritjet: nė njerėn anė ishte jeta e zakonshme, nė tjetrėn ishte rruga e mundimshme, por e denjė. Xhavit Hoxha zgjodhi rrugėn e dytė, nuk u luhat asnjėherė dhe erdhi deri nė kėtė ditė ndarje prej nesh, si njėri nga shembujt mė tė ndritshėm tė lėvizjes patriotike ilegale dhe ēlirimtare.

 

     Bėhet pjesė e Komitetit tė njohur tė Deēanit, i cili filloi tė shtrihej nė tė gjithė Kosovėn, por edhe jashtė saj. Futet nė rrugėn e hapur nga Adem Demaēi dhe Jusuf Gėrvalla dhe bėhet pjesė e organizimeve tė tyre. Janė njė forcė shokėsh , tė cilėt, ndryshe nga sa shpifej nė Beograd, se ishte ngritur harbutėria, ishin tė shkolluar, profesorė tė nderuar, njerėz qė do tė bėnin emėr nė krahinėn e tyre dhe nė Kosovė, pėrmes ideve qė kishin dhe forcėn e karakterit.

 

      Do tė rrjeshtohet krahas me:

-         Ismail Haradinajn,

-         Hasan Ukhaxhajn,

-         Abdulla Hasanmetajn,

-         Jashar Salihun e pavdekshėm,

-         Shkurte - Drita Kuqin,

-         Nazmi Selmanajn,

-         Ali Dervishajn,

-         Din Ahmetin etj. 

 

     Demonstratat e vitit ’81 organizatėn, Komitetin e Deēanit, e gjetėn tė lidhur edhe me komitetet nė formim, si ai :

 

-         i Drenicės me Bajram Gashin nė krye,

-         i Gjakovės me Muhamet Rugovėn,

-         i Mitrovicės me Bislim Bajramin,

-         i Llapit me Beqir Hajrizin,

-         pastaj me ato nė Gjilan,

-         nė Shkup,

-         nė Shtutgard dhe

-         Stamboll si dhe disa celula tė tjera tė themeluara

    dhe nė themelim e sipėr.

 

     Anėtarėsia e Komitetit ishte e gjerė. Sidomos nė prag tė demonstratave dhe gjatė demonstratave erdhi deri te njė masivizim shumė i gjerė i anėtarėsisė. Nė kuadrin e Komitetit tė Deēanit vepronte edhe grupi i tė rinjve i quajtur “Shqiponjat”, i cili me celulat e veta tė shumta zhvilloi njė aktivitet tė dendur dhe shumė tė ēmuar.

 

     Menjėherė pas demonstratave tė vitit 1981 do tė ndodhė edhe goditja e Komitetit tė Deēanit. Xhavit Hoxha do tė arrestohej me 10 maj tė vitit 1981, do e burgosin nė burgun e Qarkut tė Pejės, dhe do tė dėnohet me katėr vite burgim. Fillon, edhe njė herė, pėr Kullėn e Junikut, njė kohė e vėshtirė, luftė pėr mbijetesė, luftė pėr tė mbajtur gjallimin, fillojnė ditė kur torturat e tmerrshme tė burgjeve serbe bashkohen edhe me leēitjen e familjes nga pushteti i kohės dhe zagarėt e tij. Ishte njė burgim i rėndė, plot mllef dhe veprime shtazarake, prej tė cilit ishte e vėshtirė tė dilje gjallė. Pasojat e atij burgimi i hoqėn edhe pas shumė viteve dy nga shokėt mė tė mirė qė kemi pasur, tė dy bashkėluftėtarė dhe miq tė ngushtė, tė dy profesorė dhe antarė tė Komitetit tė Deēanit, tė dy idealistė dhe tė gatshėm pėr tė dhėnė jetėn, Jashar Salihu dhe Xhavit Hoxha.

 

     Pas burgimit do tė jetė edhe periudha kur, edhe mė shumė, do tė shndritė figura e Xhavit Hoxhės. Ai nuk ishte thyer prej burgimit, nuk kishte ndėrruar mendje dhe nuk e kishte ndėr mend tė lėshonte rrugėn e sakrificave.

 

     I detyruar tė lėrė vendlindjen e tij,dhe tė vendoset nė perėndim,  ai ishte nga ata njerėz, qė kudo qė shkonte, krijonte njė copė atdhe, krijonte njė vatėr, njė bazė. Ai nuk ishte kurrė i kėnaqur me atė qė kishte bėrė, mendonte pėrherė se mund e duhet tė bėhet mė shumė, pėrpiqej tė rindizte zjarrin e idealizmit dhe tė mendimit tė mirė, bėnte gjithēka qė njerėzit tė mos ishin tė ndarė, por tė lidhur me njeri tjetrin.

 

     Xhavit Hoxha ishte pėrsonifikimi mė i saktė i njeriut tė odave karakteristike shqiptare. Kurrė nuk fliste me zė tė lartė, as kur kishte hall e brenga tė mėdha; kurrė nuk tė ndėrpriste fjalėn e tė mburrej se dinte shumēka; kurrė nuk bėhej urė pėr tė lėnė pas dore mendimin e tij, por edhe e respektonte mendimin e tjetrit. Shtėpia ku banonte nė Winterthur u bė shtėpia e shokėve, tė cilėt e ndjenin veten aty si nė shtėpinė e tyre; u bė vendi ku diskutohej me zjarr, por edhe me urti; ku nuk kishte sherre e fjalė tė rėnda; ku punėt merreshin me rradhė dhe e pastaj edhe bėheshin me rradhė; ishte vendi ku ndjehej se ishe nė njė Kullė tė Junikut, megjithėse ishe mijra kilometra larg. Shokėt, miqtė, dashamirėt dhe bashkėveprimtarėt e tij do e mbajnė mend pėrherė tė folurėn e tij tė qetė, tė saktė, dashamirėse, pajtuese, por reale; do i mbajnė mend kėshillat dhe fjalėt e mėnēura tė Xhavit Hoxhės, do e mbajnė mend se si bėnin vend nė ēdo kuvend fjalėt e tij.

 

     Pse ndodhte kėshtu? Sepse Xhavit Hoxha, veē dhuntive qė i kishte falur jeta, kishte edhe mendimin vizionar, kishte miqtė e shokėt e tij tė lidhur ngushtė me luftėn pėr lirinė e Kosovės, kishte besimin se vetėm pėrmes luftės mund tė bėhej njė Kosovė e lirė dhe e pavarur. Shok dhe mik i afėrt i Xhavit Halitit dhe Azem Sylės, Bardhyl Mahmutit dhe Ali Ahmetit, Adem Demaēit dhe Hajrulla Goranit, ai ishte bashkuar me to sepse kishin tė njėjtat bindje, tė njėjtėn rrugė, dhe ishin tė gatshėm pėr tė njėjtat sakrifica.

 

     Jeta e Xhavitit kishte shkėlqimin e saj tė ri tė lidhur ngushtė me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai do tė bėhej njėri ndėr promotorėt e saj, jo vetėm nga fakti se me UĒK-nė ishte e lidhur e gjithė familja e tij; por edhe ai vetė do tė ishte pjesė e strukturave mė tė larta drejtuese tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Me nismėn e tij dhe me mbėshtetjen e shokėve qė drejtonin sektorin e veēantė ai do tė bėhet njėri ndėr nismėtarėt pėr krijimin e fondit "Vendlindja thėrret" dhe ėshtė i pari, krejt i pari, qė bėn derdhjen e parė tė ndihmės sė tij financiare nė kėtė fond. Fondi u krijua nė bazė tė njė vendimi tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė me 12 dhjetor tė vitit 1993, dhe tri ditė mė vonė, ai shkon te Jashar Salihu, i zgjedhur si drejtues i fondit dhe bėn dorėzimin e tri mijė frangave zviceriane, nė dobi tė luftės. Shtėpia e tij nė Durrės do tė bėhet njėra ndėr bazat mė tė rėndėsishme tė logjistikės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė ishte vendi nga ku do tė merrnin rrugė shumė punė tė mbara dhe nė tė mirė tė Kosovės.

 

     Xhavit Hoxha nuk u mjaftua me kaq. Pėrmes lidhjeve tė tij tė shumėanshme dhe respektit qė kishin ndaj tij dhe pėrsonalitetit tė tij, ai bėhet promotor i ndihmės shėndetsore tė dėrguar nė Kosovė, merr pjesė aktive nė ngritjen e strukturave nė dobi dhe nė drejtimin e luftės; dhe nuk e thyen asgjė. Qėndron stoik kur merr vesh lajmin pėr vrasjen heroike tė tė vllait, Edmondit, por nuk e lė rrugėn qė kishte nisur. E vazhdon edhe mė tej, pa kursyer asgjė, as veten e tij.

 

     Xhavit Hoxha ishte njeriu i domosdoshėm nė strukturat drejtuese tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, sepse fjala e tij e matur ishte gjithnjė nė kohėn dhe vendin e duhur; sepse dinte tė gjente atė qė ishte mė e rėndėsishmja, mė jetikja, dinte tė dilte mbi ēdo lloj ndarje dhe harrimi.

 

     Xhavit Hoxha u nda nga ne. Ai i kaloi vitet e pasluftės gjithnjė me ndjenjėn e pritjes sė ditės kur forcat e vėrteta politike reformuese dhe vizionare do tė kishin tė drejtėn dhe besimin pėr tė qeverisur Kosovėn. Ai i takonte plejadės sė luftėtarve qė deri nė ditėn e fundit mes nesh mendojnė pėr tė ardhmen, megjithėse e ndjejnė se janė tė lodhur nga sėmundja. Xhavit Hoxha la pas vetes njė ngrehinė tė madhe tė kujtesės sė kombit tonė, ndaj sė cilės ne do tė pėrkulemi gjithnjė me respekt. Ai ngriti nė jetėn e tij dy monumente: Pėrmendoren e heroit tė lavdishėm Edmond Hoxha dhe Memorialin qė nuk shuhet kurrė tė jetės dhe tė Veprės sė tij.

 

     Para kėtyre dy monumenteve ne do tė pėrkulemi gjithėherė me ndjenjėn e respektit mė tė thellė, me ndjenjėn e mirėnjohjes dhe do tė kemi pėrherė mes nesh luftėtarin e palodhur, ilegalin e jashtėzakonshėm, burrin e fjalės dhe tė bashkimit, tė paharruarin Xhavit Hoxha.

 

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij.

Lavdi dėshmorėve tė atdheut.

 

Bedri Islami

Prishtinė, 21. 11. 2007