Flet Bedri Islami - ekskluzivisht pėr gazetėn „Shqip“

 

JU RRĖFEJ ANĖN  E PANJOHUR TĖ HASHIM THAĒIT

 

·        Intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" me gazetarin, publicistin dhe shkrimtarin e njohur, Bedri Islami, ish-drejtuesin kryesor tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Hashim Thaēit.

 

GALERIA E RRUGĖTIMIT POLITIK TĖ HASHIM THAĒIT  GJATĖ VITEVE 1993 – 2007

( Galeria e fotografive ėshtė pėrgatitur nga pashtriku.org )

     

     Biesedoi: Dahnor KALOĒI

     Gazeta “Shqip”, Tiranė, 01-02.12.2007

 

     Ashtu siē ėshtė bėrė e njohur tashmė publikisht, jo vetėm nė Kosovė, Shqipėri dhe opinionin mbarėshqiptar kudo nė botė, por edhe nė kancelaritė mė tė larta tė politikės botėrore, zgjedhjet e 17 nėntorit qė u mbajtėn nė Kosovė, tė cilat u pėrcollėn me interes tė jashtėzakonshėm edhe nga mediat me prestigjioze tė botės, nxorėn fituese Partinė Demokratike tė kryesuar nga Hashim Thaēi. Ai pritet qė nė ditėt nė vazhdim tė formojė edhe qeverinė e re tė Kosovės. Ashtu siē ndodh zakonisht nė tė tilla raste, pas zgjedhjeve tė 17 nėntorit e nė ditėt nė vazhdim, emri dhe figura e Hashim Thaēit, ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes jo vetėm nė qarqet politike tė Kosovės, por edhe nė media tė ndryshme tė botės dhe kancelaritė mė tė larta tė politikės botėrore. Po kush ėshtė Hashim Thaēi, cila ėshtė e kaluara e tij, ku u shkollua dhe u diplomua, cilat janė fillesat e para tė hyrjes sė tij nė lėvizjen kundra politikės dhe terrorit serb nė Kosovė, cilėt kanė qenė bashkėpunėtorėt mė tė afėrt nė Kosovė dhe marrėdhėniet e tij me ta, si kanė qenė raportet e Thaēit me politikanėt e shtetit shqiptar kėtej kufirit, cili ka qenė roli i tij nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nė marrėveshjen e Rambujesė, etj. etj. Pėr kėto ngjarje dhe fakte nga jeta e tij, na njeh me dėshminė e tij ekskluzive pėr gazetėn "Shqip", gazetari, publicisti dhe shkrimtari i njohur, Bedri Islami, ish-drejtues kryesor i Lėvizjes Popullore tė Kosovės dhe njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Hashim Thaēit, njeriut qė pritet tė drejtojė qeverinė e re tė Kosovės.

 
KALOĒI: Zoti Islami, zgjedhjet e 17 nėntorit nė Kosovė sapo kanė pėrfunduar dhe tani kemi njė konfiguracion tė ri politik. Qeveria e ardhshme do tė drejtohet nga Partia Demokratike e Kosovės dhe Kryeministėr do tė jetė Hashim Thaēi. Nisur nga fakti se ju jeni njė veprimtar i hershėm i ēėshtjes sė Kosovės dhe njė nga drejtuesit kryesorė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, si i gjykoni zgjedhjet nė pėrgjithėsi dhe rezultatin qė arriti partia e drejtuar nga Thaēi. Ishte e rastėsishme apo pritej njė gjė e tillė?

ISLAMI: Ishte njė postulat i njohur. Nė Kosovė kishte ardhur koha pėr ndryshime. Nga tė gjitha mundėsitė, mė e vyera ishte kjo qė ndodhi. Ishte diēka qė pritej, qė duhej tė kishte ndodhur edhe tetė vite mė parė, por qė, sipas mendimit tim, ndodhi pėrsėri nė kohėn e duhur.


KALOĒI: Pėrse mendoni kėshtu?

ISLAMI: Ėshtė koha e duhur, pasi nė Kosovė priten zhvillime tė reja, tė cilat, edhe pse nuk duam, ėshtė krejt e mundshme tė jenė sa historike, aq edhe dramatike. Ėshtė njė moment kur gjithēka ėshtė vėnė nė lėvizje dhe kahu i kėsaj lėvizjeje duhet tė jetė i qartė, pa asnjė ekuivok dhe shumė domethėnės, jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr tė tjerėt. Ėshtė tepėr shprehėse qė fakti i realizimit de jure dhe de fakto i pavarėsisė sė Kosovės tė bėhet pėrmes atyre qė janė tė denjė pėr tė bėrė njė akt tė tillė, qė kanė bėrė njė rrugė tė vėshtirė, qė kanė rrezikuar dhe kanė pasur gjithnjė njė vizion tė qartė. Nė fund tė fundit do tė ishte pėrmbledhėsja e tė gjitha sakrificave tė bėra.


KALOĒI: Kryeministėr i ri i Kosovės do tė jetė njė figurė e njohur politike, Hashim Thaēi. Nga ajo qė kemi lexuar nė librat qė keni shkruar, sidomos tek "E fshehta e hapur e Kosovės", ju keni miqėsi dhe njohje tė hershme me Thaēin. A mund tė na thoni kur e keni takuar dhe njohur pėr herė tė parė njeriun qė pritet tė drejtojė qeverinė e re tė Kosovės?

 ISLAMI: Hashim Thaēin e kam njohur nė Zvicėr, rreth vitit 1995. Aty e kam takuar pėr herė tė parė. Por njohja e parė nuk ka qenė domethėnėse. E kam takuar si tė gjithė tė tjerėt, nė redaksinė e gazetės "Zėri i Kosovės", nė vitin 1996, ku unė shkoja shpesh dhe ku Thaēi vinte herė pas here. Mė kishte bėrė pėrshtypje sepse ishte njė njeri i heshtur, nuk kishte shumė miq aso kohe, mė dukej mė i menduar se tė tjerėt...


KALOĒI: Pse ndodhte kėshtu, nė redaksinė e njė gazete mund tė hynin e dilnin me dhjetėra njerėz, pėrse ju ka bėrė pėrshtypje njė njeri i vetėm?

ISLAMI: Pėrshtypje mė bėnin edhe tė tjerėt, por ajo qė lidhet me Hashim Thaēin ka njė ngjarje krejt tjetėr. Njė ditė, njė mik i imi, Sejdi Gega, qė ishte i zgjedhur nė forumet e larta drejtuese tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, (nė parantezė po ju kujtoj se LPK-ja ėshtė organizata ilegale qė e ka krijuar dhe udhėhequr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės), po i thoshte Hashimit dhe Kadri Veselit, "Lulit": "Pėrse po rrini mėnjanė dhe nuk po aktivizoheni". Ata nuk i kthyen pėrgjigje, as njėri dhe as tjetri. Unė e pyeta mikun tim, Sejdiun, pėr djemtė qė "nuk po aktivizoheshin" dhe ai mė shpjegoi shkurt se ata kishin qenė dikur shumė aktiv. Kjo ishte fillesa. Unė nuk e pėrfytyroja dot qė njerėz tė cilėt kishin sakrifikuar, qė kishin qenė tė burgosur politikė, tani tė rrinin mėnjanė. Aq mė tepėr kur ishin tė rinj. Mirėpo tek ata kishte diēka qė tė bėnte tė mendoje se nuk ishte gjithēka aq e thjeshtė.


KALOĒI: Kjo ishte njohja e parė, po mė tej...?

ISLAMI: Organizata jonė, Lėvizja Popullore e Kosovės, ishte njė organizatė ilegale, e cila, edhe brenda vetes kishte sektorė qė ishin, si tė thuash, dy herė ilegalė; edhe pėr tė tjerėt, por edhe pėr vetė organizatėn. I tillė ishte sektori i veēantė, ose mė saktė fillesa e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i cili ishte i ditur vetėm pėr anėtarėt e kryesisė sė organizatės. Ndėrsa pjesa tjetėr e shtabit tė pėrgjithshėm, ajo qė vepronte nė Kosovė, nuk ishte e ditur as pėr anėtarėt e kryesisė dhe as pėr kryetarin e saj. Ajo dihej vetėm nga sektori i veēantė.


KALOĒI: Kush bėnte pjesė nė sektorin e veēantė nė fillimet e saj?

ISLAMI: Sektorin e drejtonte Xhavit Haliti (i njohur ndryshe me pseudonimin e luftės "Zeka"), ku fillimisht bėnin pjesė edhe Ali Ahmeti, "Abaz Gjuka" dhe Jashar Salihu, i cili ishte edhe drejtues i fondit "Vendlindja thėrret", ose mė saktė i fondit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Mė pas kėtij sektori iu bashkua edhe Azem Syla, "daja i vogėl", i cili jetonte dhe vepronte nė Zvicėr, ose "Antoni", emėr me tė cilin njihej nė hierarkinė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Duke qenė njė organizatė ilegale, Lėvizja Popullore e Kosovės dhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, kishin ngritur disa struktura, qė ishin tė ditura vetėm pėr njė grup tė vogėl njerėzish. Nė kėtė grup bėnin pjesė edhe Hashim Thaēi e Kadri Veseli.


KALOĒI: Si vazhdoi mė tej njohja dhe miqėsia juaj me Thaēin?

ISLAMI: Kjo ndodhi nė mbledhjen e gjashtė tė pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, ose nė kuvendin e saj tė gjashtė zgjedhor. Ajo mbledhje u mbajt nė pikun e fillimit tė luftės, menjėherė pas vrasjes sė Adem Jasharit. Mendoj se ishin ditėt dhe momentet mė dramatike tė Kosovės, ndoshta nga mė tė vėshtirat, mė tė rėndat, ku gjithēka qėndronte pezull dhe rėndesa ishte e pranishme kudo. Pikėrisht, nė kėtė kuvend e kam njohur edhe mė nga afėr Hashim Thaēin. Deri atėherė unė nuk e dija se edhe ai ishte anėtar i organizatės, aq mė tepėr anėtar i forumeve drejtuese tė organizatės brenda vendit. Mė erdhi mirė qė nuk isha gabuar nė pėrshtypjen time tė parė. Mirėpo, ashtu si rrodhėn ngjarjet mė pas, nuk kisha kohė tė mendoja nė se kisha menduar mirė ose jo, sepse nė memorien time ajo ishte njė ditė qė nuk mund ta harroj. Isha zgjedhur tė drejtoja, sė bashku me njė grup pune, punimet e mbledhjes sė gjashtė tė pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Tani mund tė duket e lehtė, por atėherė kishte kaq shumė punė e kaq shumė halle, sa qė nuk i dihej se si do t‘i pėrballonim. Lufta sapo kishte nisur. Nė Kosovė duhej bėrė ringritja e zonave tė luftės, pasi pas rėnies sė familjes Jashari kishte njė hutim apo si tė them njė ēoroditje. Ishin dėrguar njė grup shokėsh nė Kosovė, tė cilėt kishin emėr dhe njohuri mbi luftėn. Mjete logjistike nuk kishim. Me mijėra njerėz vinin nė Shqipėri pėr tė marrė armė dhe nuk kishim t‘i jepnim as bukė. Shteti shqiptar ende nuk e kishte marrė vesh se lufta kishte filluar dhe se kjo do tė ishte njė luftė edhe pėr ta. Kishte bllokime, tentohej tė pėrfitohej nga dyndja e njerėzve pėr t‘i paraqitur si refugjatė, nė Shqipėri kishte po ashtu disa grupime qė flisnin nė emėr tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pritej ardhja e ushtarakėve nga vende tė ndryshme jashtė Kosovės, por duhej parė edhe motivimi i tyre. Qeveria "Bukoshi" kishte bllokuar tė gjitha mjetet, njerėzit nga jashtė kėrkonin tė shkonin nė Kosovė dhe sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, kishim hallet e problemet brenda nesh, qė po ashtu nuk ishin tė vogla. Themelorja ishte nė pėrcaktimin, nė se do tė bėnim njė luftė tė pėrgjithshme dhe a mund ta bėnim kėtė, apo do t‘u riktheheshim formave guerile. Si pėrfundim, organizata vendosi pėr luftė tė pėrgjithshme, krijimin e frontit tė pėrbashkėt me tė gjithė qė donin tė luftonin. Hashimi kishte ardhur nė emėr tė shokėve qė vepronin brenda vendit. Nė fillimin e vitit 1998 ai kishte shkuar nė Kosovė pėr tė riorganizuar forcat. Pas njė odiseje tė gjatė, nė ato ditė nė Kosovė kishte shkuar edhe mė i shquari pas Adem Jasharit, njeriu legjendė, Fehmi Lladrovci. Nė kėtė mbledhje tė pėrgjithshme tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės m‘u bė e qartė se Hashimi ishte pjesė e sė njėjtės organizatė, Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Natyrisht nga ai ēast unė mėsova thuajse gjithēka pėr tė, pasi nuk ishte mė tabu tė flitej pėr atė person dhe u bė po ashtu i njohur fakti se tėrheqja e tij, siē ishte menduar nga ata qė ishin jashtė, kishte lidhje me luftėn. Hashim Thaēi nuk kishte filluar asaj kohe aktivizimin e tij nė lėvizjen ilegale. Edhe ai, si shumė tė tjerė, ka pasur rrugėn e tij. Kanė qenė disa momente qė kanė pėrcaktuar qėndrimin e tij. Familja dhe zona ku ka lindur, Drenica, mjedisi ku ka jetuar, lidhjet qė janė krijuar etj.


KALOĒI: Si hyri Hashim Thaēi nė lėvizjen ilegale dhe kur ka ndodhur kjo gjė afėrsisht?

ISLAMI: Zakonisht, askush nuk e ka njė datė tė saktė, sepse askujt, sidomos nė ato vite, nuk i ėshtė thėnė qė kjo ėshtė dita e pranimit tuaj nė lėvizjen ilegale. Ėshtė dashur tė kalohet pėrmes shumė provave, janė dashur dėshmi tė ndryshme jetėsore. Hashimi ka qenė student, nė fillimet e jetės sė tij, kur ka rėnė nė lidhje me lėvizjen ilegale qė drejtohej nga Lėvizja Popullore e Kosovės. Lidhjet e tij tė para kanė qenė pėrmes Kadri Veselit "Lulit", nga Mitrovica, i cili po ashtu ishte student. Ai ėshtė njohur si djalė trim, qė, si i thonė fjalės, nuk i ka pėrtuar. Prej kėtu zė fill edhe miqėsia e tyre. Kjo miqėsi vazhdon edhe sot. Kjo ka ndodhur nė fillimet e vitit 1988, mė parė se tė fillonte lėvizja paqėsore. Pastaj ai ėshtė pėrfshirė nė grupet ilegale tė Drenicės, qė drejtoheshin nga Adem Jashari, dhe nga Ramiz Lladrovci, "Veshi", po ashtu anėtarė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės. Mė pas ndodhi diēka qė duhej tė thoshte shumė pėr tė ardhmen e tij. Hashimi u zgjodh prorektor i Universitetit tė Prishtinės, qė do tė thotė pėrfaqėsues i Lėvizjes Studentore nė rektorat. Ai ishte dhe vazhdon tė jetė njeri me ambicie dhe nga kjo nuk ka pasur kurrė dėm.


KALOĒI: Mė konkretisht, cili ishte roli dhe aktiviteti i Hashim Thaēit nė veprimtarinė e Lėvizjes Popullore tė Kosovės?

 ISLAMI: Pas atyre ngjarjeve qė pėrmenda mė lart, Thaēi filloi tė bėjė emėr nė radhėt e organizatės nė disa nga mbledhjet mė tė jashtėzakonshme tė saj, si tė Kėrēovės apo nė mbledhjen e tretė e tė katėrt tė pėrgjithshme. Nė historinė e Lėvizjes Popullore tė Kosovės ka njė rast, i cili nuk kishte precedent deri atėherė dhe nuk do tė kishte as mė pas. Fjala ėshtė pėr zgjedhjen ose mė saktė, pėrcaktimin e Kėshillit tė ri tė Pėrgjithshėm nė mbledhjen e katėrt tė pėrgjithshme, e cila mori edhe vendimin pėr krijimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Grupi i organizimit dhe riorganizimit, prej pesė vetash, mes tė cilėve ishte edhe Hashim Thaēi, nė konsultim me kryesinė, para mbledhjes sė katėrt tė pėrgjithshme, vendosi qė tė formojė njė komision, i cili do tė shqyrtonte listėn e kandidatėve tė mundshėm pėr anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kryesisė, tė cilėt do t‘ia propozonte Mbledhjes sė Pėrgjithshme. Propozimi nuk do tė bėhej publik, por do t‘i besohej komisionit, tashmė prej tre anėtarėsh, njėri prej tė cilėve, ishte po ashtu, Hashim Thaēi. Pra, qė nė fillimet e vitit 1993, ai ishte njėri ndėr njerėzit mė tė besuar tė organizatės ilegale dhe i caktuar pėr tė ngritur strukturat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė do tė formohej mė pas. Nė fundin e vitit 1993, saktėsisht nė dhjetor, Thaēi u caktua nė trupėn udhėheqėse tė saj. Pra, Thaēi nuk kishte ardhur nga hiēi apo rastėsisht. Ishte njė emėr i njohur, i cili mė pas do tė bėhej edhe mė i njohur.


KALOĒI: Cili ishte qėndrimi i Thaēit nė momentet kur ndodhėn arrestimet e mėdha tė vitit 1993, kur shėrbimi i fshehtė serb vuri nė pranga disa emra tė njohur tė lėvizjes si Xhavit Hazirin, Bajrush Xhemajlin, Hysen Gegėn etj.?

ISLAMI: Lidhur me kėtė pyetje, do t‘ju sjell nė vėmendje njė gjė, e cila nuk ėshtė publikuar kurrė mė parė nė shtypin shqiptar. Kjo qė po ju them ka tė bėjė me njė fragment nga diskutimi i Thaēit nė takimin e veēantė pėr gjetjen e shkaqeve qė ēuan te dekonspirimet dhe arrestimet. Ky diskutim ėshtė i ruajtur nė arkivėn e organizatės dhe i pėrket pjesės dhjetor 1993. Midis tė tjerash, aty thuhet: "Organizata jonė nė Kosovė, pas arrestimeve, nuk ėshtė faktor i rėndėsishėm politik. Ndoshta nga goditjet, por edhe nga dobėsitė tona. Duhet tė shohim se ku kemi gabuar. Organizimi ilegal nė Kosovė dhe organizimi legal jashtė Kosovės, nuk shkon. Duhet tė ndryshojmė krejt formėn e organizimit. Ka qenė e gabuar qė nga vitet ‘90. Pos njė organizimi tė mirėfilltė brenda, kjo duhet tė bėhet edhe jashtė. Vetėm frikėsohem se do t‘i marrim njerėzit nė qafė. Dikush e ka me hile. Se kush nuk e di. Unė jam gati tė futem nė Kosovė...".


KALOĒI: Nė disa media, kėndej dhe andej kufirit tė sotėm politik tė Shqipėrisė, ėshtė shkruar se Hashim Thaēi ka marrė pjesė nė aksionet e para tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Si qėndron e vėrteta rreth kėsaj qė i atribuohet Thaēit?

ISLAMI: Ėshtė mė se e saktė. Hashim Thaēi ka marrė pjesė nė disa aksione. Nė njėrin prej tyre ka qenė bashkė me Sami Lushtakun, Jakup Nuren dhe Ramiz Lladrovcin. Kjo ka ndodhur nė vitin 1992. Aksioni i bėrė nė Drenasin e sotėm, ėshtė i njohur. Por e rėndėsishme ėshtė tė bėhet i njohur fakti se ky aksion ishte i pari qė bėhej me vendim tė posaēėm tė strukturave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Aksionet e deriatėhershme ishin bėrė nga organizata, por tashmė ishte ngritur edhe struktura ushtarake e saj dhe kjo ndodhte pėr herė tė parė nė lėvizjet ilegale. Pra Hashimi ėshtė njėri ndėr pjesėtarėt e parė tė aksioneve ilegale.


KALOĒI: Pėr kėtė aksion ka ndodhur edhe dėnimi mė pas i Hashim Thaēit nga gjykatat serbe?

ISLAMI: Dėnimi i tij nuk ka lidhje vetėm me kėtė aksion. Bartėsit e kėtij aksioni vetėm tash, pėr herė tė parė, bėhen tė njohur. Hashim Thaēi ėshtė dėnuar nė grupin e njohur si "Grupi i Drenicės", prijės i sė cilit ka qenė Adem Jashari. Gjykatėsja hetuese, Danica Marinkoviqi, mė 4 tetor 1996 mori aktvendimin pėr zbatimin e hetimeve kundėr 15 ilegalėve, nga tė cilėt vetėm tre ishin tė arrestuar, ndėrsa tė tjerėt ndodheshin nė arrati. Hashimi ishte njėri prej tyre. Ai akuzohej se nė natėn mes 13 dhe 14 prillit 1993, pra nė pragun e 25-vjetorit tė tij, sė bashku me disa shokė, kishin planifikuar njė aksion, i cili kishte mbetur pa u realizuar. Nė pėrfundimin e aktgjykimit, Hashim Thaēi do tė dėnohej me 10 vite burg, ėshtė i njėjti gjyq, nė tė cilin Adem Jashari dėnohet, po ashtu nė mungesė, me 20 vite.


---------------------------

KALOĒI: Zoti Islami, cilat ishin lidhjet e Thaēit me Adem Jasharin?

ISLAMI: Nė arkivin e organizatės Lėvizja Popullore e Kosovės janė mjaft materiale, dokumente, disa nga tė cilat i takojnė Adem Jasharit dhe grupit tė tij. Janė kaseta tė ndryshme, letra, filmime. Hashimi dhe Adem Jashari janė dėnuar nė tė njėjtin grup, pra kanė pasur lidhje. Sidomos deri nė fundin e vitit 1993, kur Thaēi iku nga Kosova, ato kanė qenė tė shpeshta. Mė pas, ato nuk kanė qenė tė pėrhershme, sepse rrethanat e luftės kanė qenė tė tilla. Nganjėherė mund tė ketė pasur edhe keqkuptime, mirėpo kjo ndodh nė ēdo lėvizje ilegale. Fakt ėshtė se furnizimi i Grupit tė Drenicės ėshtė bėrė jo rrallė herė prej tyre, megjithėse, pėr vetė rrethanat e mundėsitė, nuk ka qenė ashtu si mund tė ishte dashur. Nė dhjetorin e vitit 1997, tre muaj para se tė vritej, nė organizatė ka ardhur letra e fundit e Adem Jasharit, e cila ėshtė po ashtu nė arkiv dhe nė tė cilėn kėrkon mjete mė tė shumta logjistike.


KALOĒI: Por edhe pse ka pasur gjithė kėtė aktivitet, emri i Thaēit u bė i njohur mė shumė nė Konferencėn e Rambujesė. Pse ndodhi kėshtu?

ISLAMI: Nė tė vėrtetė, njohja e parė "publike" e Thaēit ka ndodhur nė tetorin e vitit 1996, kur gjykata serbe nė Prishtinė kishte lėshuar aktvendimin kundėr 15 shqiptarėve nga Drenica. Kjo mund tė quhet "njohje e zakonshme", sidomos e zakonshme pėr shqiptarėt nė Kosovė. Pėr herė tė parė, emri i Hashim Thaēit u bė i njohur publikisht nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė Perėndim, kur Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės bėri tė njohur emrat e pėrfaqėsuesve tė tij politikė. Edhe aty, duke mos qenė as i pari nė radhė dhe as me ndonjė pėrcaktim tė veēantė, emri i tij pėr publikun e gjerė dhe sidomos pėr vėzhguesit perėndimorė, nuk zgjoi atė interesimin e veēantė qė do tė kishte mė vonė. Kjo ndodhi edhe nė Shqipėri. Mė kujtohet kur u organizua ardhja e Adem Demaēit nė Shqipėri. Ishte paraqitja e tij si i ngarkuar nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėr tė ngritur organet pėrfaqėsuese nė Kosovė. Shqetėsimi i autoriteteve zyrtare shqiptare ishte se si tė takoheshin me tė, cili do ta priste, kush do tė bėnte konferencė shtypi, kush do tė lihej mėnjanė. Atė mėngjes mė mori nė telefon miku im, Musa Ulqini, dhe mė pyeti pėr pritjen. Kishin mendimin se duhej ta priste ministri i Jashtėm i asaj kohe, Paskal Milo. I thashė Musait se pėrse duhej ta priste Demaēin njė ministėr i Jashtėm dhe ēfarė pune kishte ai nė kėtė mes. Pak mė vonė mė telefonoi edhe Koēo Danaj, i cili mė pyeti miqėsisht pėrse ishte shmangur Milo, cila ishte arsyeja, pasi Ulqini i kishte thėnė se pas bisedės me Bedriun, Milo nuk do tė takohej me Demaēin. Ne kishim halle tė tjera aso kohe dhe nuk bėheshim shumė merak pėr atė qė ndodhte nė kėtė protokoll. Mbaj mend se i thashė Koēos qė veē Demaēit tė bėnin kujdes pėr takimet me Thaēin. Tė njėjtėn gjė biseduam edhe me zotin Milo. Ne kishim merakun qė krahas kujdesit pėr "Plakun", pra pėr Demaēin, tė bėhej mė shumė kujdes nė bisedimet qė do tė kryheshin pėr "tė riun", pra Thaēin. I thashė gjithashtu se kjo ishte e rėndėsishme pėr ne. Mirėpo askush nuk u kujtua. Kjo sepse emri i Hashim Thaēit nė Shqipėrinė e asaj kohe thuajse nuk thoshte asgjė. Ndėrsa ne nė Kosovė na thoshte shumė.

 
KALOĒI: Por nė Rambuje ai u bė i njohur...

ISLAMI: Nė atė mbledhje ishte njohja e tij ndėrkombėtare. Aty ai doli nga anonimati. Ishte djalė i ri, rreth tė tridhjetave, por kjo nuk do tė thotė se ishte askush. Ndėrsa njerėzve u bėri pėrshtypje qetėsia e tij, unė e kontaktoja dhe e dija se nuk ishte i qetė, por ai nė tė tilla raste di tė mbledhė veten. Zakonisht Hashimi ėshtė njeri i qetė dhe pseudonimi "Gjarpri", nuk e di se si i ka mbetur, pasi ai ka pasur njė pseudonim krejt tė zakonshėm, "Selimi". Ndoshta me atė pseudonim sikur donte tė thoshte se ai ishte njė njeri pa gjak. I ftohtė. Dhe nė disa momente ėshtė ashtu, por nė disa tė tjera, me ose pa tė drejtė, dikur ai bėhej prush. Tė kthehemi nė Rambuje, ku ai bėri gjithēka qė kishte mundur pėr tė pasur njė progres dhe njė perspektivė. Mendoj se pėr atė qė kishte nė duar, Hashimi e bėri mirė.


KALOĒI: Pėr shumėkėnd ėshtė enigmė fakti nė se Hashim Thaēi, duke qenė drejtor politik, ishte ose jo anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė:

ISLAMI: Nė fillesat e ngritjes sė strukturave tė UĒK-sė kanė pasur rol tė rėndėsishėm, do tė thosha primar, Xhavit Haziri, anėtar i udhėheqjes, i arrestuar dhe i zhdukur nga forcat policore serbe nė vitin 1998, si dhe Xhavit Haliti. Hashim Thaēi, deri nė largimin e tij nga Kosova, fundviti 1993, ishte pjesė e kėtyre strukturave, por nuk bėnte pjesė nė anėtarėt e parė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Gjashtė ditėt e fundit tė janarit 1997 janė nga mė tronditėset e deriatėhershme nė rrjedhėn e UĒK-sė, pasi arrestohen dy anėtarė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, Nait Hasani, koordinatori kryesor dhe Bislim Zogaj, si dhe vritet Zahir Pajaziti, po ashtu anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe drejtuesi kryesor i njėsiteve guerile nė Prishtinė dhe nė zonėn operative tė Llapit. Ishte njė gjendje qė kėrkonte ndryshime tė mėdha. Nė fillimet e pranverės sė kėtij viti, 1997, Hashim Thaēi dhe Kadri Veseli, tė cilėt deri atėherė kishin pėrsipėr realizimin e detyrės sė koordinatorėve mes grupeve brenda e jashtė Kosovės, afrohen nė shtabin e pėrgjithshėm dhe bėhen pjesė e kėtij shtabi.


KALOĒI: Nė librin tuaj, "Enigma e njė vrasje tė trefishtė", keni shkruar edhe pėr njė pėrplasje mes Hashim Thaēit dhe Ali Ahmetit, tė dy figura tepėr tė njohura politike sot nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Pėrse ndodhi kjo?

ISLAMI: Pėrplasja, nė se mund tė themi kėshtu, ndodhi pėr shkak tė ngjarjeve tė rėnda qė kishin ndodhur nė Kosovė, mes tė cilave vrasja e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut, nė 31 janar 1997; si dhe vrasja e Luan Haradinajt, vėllait tė Ramushit, nė pragun e kalimit tė kufirit mė 9 maj 1997. Aso kohe kėrkohej pėrgjegjėsia pėr rastet e ndodhura, ose pėr tė shkuar mė tej faji, nė se do tė kishte njė faj tė tillė, i cili, pėr fat, nuk ishte nė radhėt e organizatės.


KALOĒI: A ka ndikuar kjo pėrplase nė marrėdhėniet e sotme mes Thaēit dhe Ahmetit?

ISLAMI: Sigurisht qė herė pas here ka ndikuar. Mirėpo qė tė dy janė sot mė tė votuarit dhe mė tė besuarit te shqiptarėt qė jetojnė jashtė Shqipėrisė. Kjo do tė thotė shumė. Mendoj se pėrplasja qė ndodhi atėherė nuk ka pse tė ketė vazhdimin e saj nė ditėt e tashme. Nė fund tė fundit, tė dy kanė qenė pjesė e tė njėjtave struktura politike e ushtarake dhe kanė pasur qėllimin e njėjtė. Fakti i aftėsisė sė Thaēit me Arbėn Xhaferrin, ose i afėrsisė sė Ali Ahmetit me Ramush Haradinajn, nuk ka pse dhe nuk ka krijuar tashmė pole politike tė kundėrta. Ndryshimet janė tė  natyrshme, ka dhe do tė ketė.


KALOĒI : Gjatė luftės sė Kosovės, ju a takoheshit me Hashim Thaēin?

ISLAMI: Ishte e natyrshme tė takoheshim. Unė isha drejtues i organizatės, Lėvizja Popullore e Kosovės, ndėrsa ai ishte drejtori politik i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nga radhėt e organizatės kishin dalė tė gjithė anėtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe tė drejtorisė politike, drejtuesit e zonave dhe, jo rrallė, edhe tė brigadave. Takoheshim sa herė qė Thaēi dilte nga Kosova. Fryt i kėtyre takimeve janė edhe disa nga vendimet e ndėrsjella qė kishin lidhje tė pėrbashkėta. Gjatė luftės, por edhe pas saj, nuk kemi pasur ndonjė rast mosmarrėveshjeje me Hashimin. Disa gjėra mund t‘i bėnim mė mirė edhe atėherė, por edhe pas luftės.


KALOĒI: Domethėnė jeni mirėkuptuar gjithmonė?

ISLAMI: Ne nuk kishim gjėra tė vjetra mes nesh. Problemet qė kishin lindur, thuajse ishin kaluar. Nuk kishte kohė pėr probleme tė tjera. Kėshtu qė bashkėpunonim, mirėkuptoheshim do tė thosha. Atij i duhej mbėshtetja e organizatės, unė mendoja se nė radhė tė parė duheshin mbėshtetur ata qė po bėnin e drejtonin luftėn. Kur u vendos tė ngrihej qeveria e pėrkohshme e Kosovės, ai kėrkoi edhe mendimin tim, si drejtues i organizatės. U takuam nė Bruksel. Ai mė afroi vend tė rėndėsishėm nė qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės, kur ishte Kryeministėr, por unė mendova se koha ime ishte pėrmbushur. Si tė thuash, plotėsova atė thėnien e vjetėr tė Drenicės, "Dija hallin vetes", pra dije se deri ku mund tė shkosh.


KALOĒI: Po me shtetin shqiptar, sidomos nė ato vite, cilat ishin lidhjet e Thaēit?

ISLAMI: Pėrgjithėsisht tė mira, tė qeta, tė kuptueshme, por jo gjithmonė. Nga tė gjithė drejtuesit, problemet, nė se mund tė thuhen kėshtu, Thaēi i kishte me Pandeli Majkon. Por edhe e respektonte. Nė kohėn kur Pandeliu ishte Kryeministėr, ishte edhe piku i luftės. Shqipėria herė e bėnte e herė nuk e bėnte misionin e saj. Unė mirėkuptohesha me zotin Majko dhe e respektoja. Mirėpo ndodhnin edhe gabime, tė cilat nė luftė janė tė shtrenjta. Kėshtu, le tė tregoj njė rast. Nga Zvicra, pėrmes dikasterit tė tyre tė mbrojtjes, ne blemė rreth 45 makina, gjysmė tė mėdha, disa tonėshe. Deri nė Shqipėri, sipas marrėveshjes, i sollėm me ushtarė zviceranė, por nė Shqipėri u bllokuam. Nuk lejonte askush tė kalonte mė tej. Mbetėn nė Portin e Durrėsit. Gjėrat qė mund tė prisheshin, po prisheshin. Disa po humbnin. Zonat e luftės nė Kosovė i prisnin qė ato mjete tė shkonin sa mė shpejt aty pėr nevojat e luftės. Askush nuk mund ta besonte se kjo ndodhte nė Shqipėri, ndėrsa fatkeqėsisht ajo ishte fakt. Nė njėrėn nga kėto ditė, Thaēi ishte nė zyrėn e Majkos, ku Kryeministri shqiptar nė mes tė tjerash i shfaqi njė filmim nga stėrvitjet qė bėnin ushtarėt tanė (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės) nė Shqipėri. Nė njė moment, Thaēi e ndėrpreu, sepse ishte i trazuar dhe i tha: "Mos mė trego filma me partizanė, por lironi mjetet". Mirėpo edhe e donte Majkon. Njė herė tjetėr, kur ndodheshim nė Tiranė, Thaēi mė tha se do tė ishte mirė sikur tė bėnim njė vizitė nė shtėpinė e zotit Majko dhe ndoshta tė rrinim edhe pėr darkė. Kjo edhe mund tė publikohej, si shenjė e ndėrsjellėt. Vizita nuk u bė, pasi zoti Majko atėherė banonte sė bashku me pjesėtarėt e tjerė tė familjes nė njė apartament tė zakonshėm, pa shumė vend pėr pritje tė tilla.

 
KALOĒI: Po me politikanėt shqiptarė tė spektrit politik tė djathtė, me kė kishte lidhje Thaēi asokohe?

ISLAMI: Ndėrsa e respektonte Sabri Godon, Thaēi nuk fliste kurrė keq pėr Berishėn. Ndoshta Thaēi, nė radhėt e organizatės, ishte nga tė rrallėt qė nuk merrte asnjė lloj qėndrimi ndaj lėvizjeve politike tė Berishės, megjithėse jo rrallė shfaqte edhe mendimin pozitiv pėr furinė e tij politike, apo pėr faktin se njė mixhė i tij, Sulejman Berisha, ishte bėrė njė bazė e fuqishme e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Megjithėse duhet thėnė se marrėdhėniet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me shtetin amė asokohe zakonisht kalonin pėrmes Xhavit Halitit. Kjo gjė kur ishte fjala pėr drejtorinė politike, ose nėpėrmjet meje, kur ishte fjala pėr Lėvizjen Popullore tė Kosovės, ose tė dyja bashkė.


KALOĒI: Figura e Thaēit gjatė luftės sė Kosovės erdhi duke u ngritur gjithnjė e mė shumė, nė mos duhet thėnė se ai ishte nė plan tė parė. Si e gjykoni kėtė fakt?

ISLAMI: Ėshtė mė se e vėrtetė se nė luftė Thaēi fitoi njė kapital tė madh politik, nga i cili nuk do tė mund tė lehtėsohet kurrė. Dhe as qė kėrkon tė lehtėsohet. Ai kapital ėshtė mė i madh se ēdo gjė tjetėr. Vėreni se ēfarė ndodhi pas zgjedhjeve. Tė gjitha agjencitė e lajmeve, nga mė tė rėndomtat e deri te mė tė rėndėsishmet, e filluan lajmin me "Ish-shefi politik i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės", ose "udhėheqėsi i guerilėve tė UĒK-sė", dhe askush nuk u kujtua tė thotė se ish-kryeministri i qeverisė sė pėrkohshme. Sepse sado tė ketė punuar mirė atėherė, ai nuk ishte kapital.

 
KALOĒI: Pas luftės sė Kosovės, nė njė artikull nė "New Jork Times", ėshtė shkruar se Thaēi ėshtė ngritur duke goditur shokėt e tij. Sa ėshtė e vėrtetė kjo?

ISLAMI: Edhe unė jam njė ndėr miqtė e shokėt e tij. Nuk e ndjej veten tė goditur. Njė gjė e tillė u pėrhap tepėr shpejt nga njerėzit qė kishin deri diku ndikim nė shtypin e huaj pėrmes lidhjeve tė hershme. Janė thėnė shumė gjėra dhe janė atribuuar shumė shpifje dhe trillime pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės dhe drejtuesit kryesorė tė saj, pėr lidhjen e saj me kartelet e drogės, me mafien, me klane tė caktuara etj., etj. U bėnė thuajse nėntė vite qė kur pėrfundoi lufta e Kosovės dhe nuk ka rezultuar asnjė gjė konkrete prej kėtyre gjėrave qė i atribuoheshin Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe krerėve kryesorė tė saj nė tė gjithė hierarkinė ushtarake e politike. Kjo ėshtė edhe pėr Hashim Thaēin. Thaēi nuk ėshtė njeri qė ka shokė shumė, ai ka shumė bashkėpunėtorė, por shokėt i zgjedh me kujdes. Dhe si ndodh nė kėto raste, i ka tė paktė. Thaēi, mendoj unė, ėshtė nga njerėzit qė jep besė.


KALOĒI: Tė kthehemi te zgjedhjet e 17 nėntorit, nė tė cilat partia e drejtuar nga Thaēi fitoi shumicėn. Si mendoni, ēfarė ndryshoi tek ai? Ēfarė bėri tani ai, qė nuk e bėri mė parė, kur disa herė kishte humbur nė zgjedhje?

ISLAMI: Thaēi e kuptoi se kapitali i luftės, qė cilėsova pak mė sipėr, nuk ishte i mjaftueshėm pėr shqiptarėt nė Kosovė. Ishte jetik, i domosdoshėm, por tashti nuk ishte i mjaftueshėm. Ishte bėrthama e brendshme rreth sė cilės duheshin mbėshtjellė edhe tė tjerat. Unė jam takuar dhe kam bashkėpunuar me Hashim Thaēin qė nė ditėt e para tė pasluftės. Me propozimin e tij dhe miratimin e mbledhjes sė pėrgjithshme si drejtuesi i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, u caktova tė realizoj shndėrrimin e saj nė parti politike, ēka solli mė pas Partinė Demokratike tė Kosovės. Thaēi e kishte dėshirėn pėr punė, sepse ai, e pėrsėris, ėshtė njeri me ambicie. Mirėpo, dashje pa dashje, mendimi se gjithēka duhej tė rridhte nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe njerėzit e saj, dhe se vetėm ata mund ta bėnin shtetin e Kosovės, solli ftohjen fillimisht e mė pas largimin e shumė njerėzve. E kundėrta ndodhi tani.


KALOĒI: Cilat janė tė metat e Thaēit? Cila ėshtė ajo qė mund ta pengojė atė nė punėn e tij si Kryeministėr i Kosovės?

ISLAMI: Nisur nga fakti se kjo intervistė po jepet nė njė rast tė veēantė, pra atė tė zgjedhjes sė tij nė krye tė qeverisė sė ardhshme tė Kosovės, unė e tregova njė pjesė tė rėndėsishme tė jetės sė tij, ashtu siē e kam njohur. Ai nuk ka dalė rastėsisht aty ku ėshtė dhe jo rastėsisht u bė Kryeministėr. Si Thaēi, ashtu edhe Ramush Haradinaj, janė nė vlerat thelbėsore tė Kosovės. Ata, mjerisht, me gjithė pėrpjekjet qė kanė bėrė, ende nuk e kanė kuptuar se sa tė fuqishėm do tė ishin tė dy sė bashku. Do tė kishim prej vitesh njė realitet tjetėr nė Kosovė. Tė dy ata mund tė bėnin shumė mė tepėr po tė qenė bashkė, pėr tė hequr mėritė, qė herė njėri e herė tjetri i kanė pasur tė drejta. Nuk do tė futem te kėto. E cilėsoj si njė tė metė tė Thaēit faktin se janė harruar disa nga ata qė kanė bėrė shumė pėr ne (kam parasysh ēėshtjen e Kosovės), qė na kanė hapur portat, kur tė tjerėt na linin jashtė. E metė e Thaēit, gjatė qeverisjes sė tij tė pėrkohshme, ishte se nuk diti ose nuk desh, ndoshta edhe nga shkaku i mbresave tė luftės, qė nuk bėri ndarje tė menjėhershme nga ata qė pėrfituan nga lufta, nga emri i ushtrisė, qė e shikuan Kosovėn e pasluftės si vendin ku mund tė bėheshe gjithēka e gjithkush.

 
KALOĒI: Nė fund tė kėsaj interviste, shkurtimisht, si do ta pėrcaktonit Hashim Thaēin, kėtu duke pasur parasysh gjithė periudhėn qė e keni njohur atė?

ISLAMI: Hashim Thaēin e kam njohur nė vite tė vėshtira dhe nė rrethana edhe mė tė vėshtira. Si shumica e banorėve tė zonės sė Drenicės ai ishte gjithnjė i vetėsigurt, i heshtur, pėrgjithėsisht i pėrmbajtur. Ka ecur pėrmes shumė vėshtirėsive dhe rreziqesh tė cilat i ka kaluar dhe besoj se do i kalojė, vetėm falė ambicies sė papėrmbajtur, gjė e domosdoshme pėr njė lider politik dhe aftėsive tė tij jo tė zakonshme. E kam parė nė momente shumė tė jashtėzakonshme dhe mė ka bėrė pėrshtypje vetėzotėrimi i habitshėm dhe herė pas here shpėrthimet marramendėse, paraqitja e sigurt, tė cilat i kam menduar gjithmonė si fryt i njė edukate tė shėndoshė e deri diku patriarkale. Sikundėr shumica e drenicakėve, ai ėshtė i lidhur me mjedisin e tij tė origjinės, mirėpo ka pasur edhe vizionin pėr tė dalė jashtė tij. Asnjė rast pėr tė bėrė diēka e pėr tė qenė dikush, ai nuk e ka lėnė me mospėrfillje. Kur mori pėrsipėr ringritjen e luftės, ndoshta ka bėrė llogaritė e dyfishta: mund tė vritej, ose mund tė linte emrin e tij nė historinė e Kosovės. Pėr fat, e para nuk u bė, mbetet tė bėhet e dyta. Atėherė do tė jetė fatlum. Inteligjenca e tij natyrore jo rrallė ėshtė e habitshme, ashtu si nganjėherė, pas luftės, kishte njė naivitet tė ēuditshėm. Kur ia donte puna tė gjykonte dhe tė zgjidhte probleme shumė tė vėshtira, ndoshta krejt tė huaja pėr tė, rrallė ka gabuar, e nganjėherė, nė gjėra krejt tė vogla, tepėr tė dukshme, ka bėrė gabime. Veprimi dhe sjella e tij politike i nėnshtrohen kontrollit tė njė mendjeje tė ftohtė e praktike, tė cilat jo rrallė kanė pasur tė dytat ndjenjat dhe tė parat qėllimet e caktuara. Nė shoqėri, sidomos nė drekat e ndryshme qė kemi kaluar sė bashku, ėshtė mikpritės, tė bėn bisedė tė kėndshme, ndjenja e humorit e ka ēastin e vet tė shpėrthimit, e kjo kur pėr mė tepėr ėshtė edhe me Arbėn Xhaferrin. Gjithmonė mė ėshtė dukur se pėrmes tij janė mbyllur ndjenja tė tilla si dashuria ose urrejtja, ose mė saktė, nuk mund tė shfaqen. Megjithėse mundohet t‘i fshehė, ato herė pas here janė nė portretin e tij.


KALOĒI : Me kė do ta krahasonit Thaēin nga politikanėt shqiptarė tė tanishėm, por edhe nga ata qė tashmė i pėrkasin vetėm historisė?

ISLAMI: Nga tė gjithė politikanėt shqiptarė, Thaēi ėshtė mė i krahasueshėm me vlerat pozitive tė Ahmet Zogut. Si ky i fundit, edhe ai u nis nga kodet e njė fshati tė panjohur malor nė qendrėn e Drenicės, pėr tė qeverisur tashmė, jo pėrmes mbretėrisė, njė pjesė tė popullit qė i takon. Fakti qė shumica e shqiptarėve nuk i besoi askujt dhe nuk doli fare nga shtėpitė, si shenjė e humbėtirės mes tyre dhe politikės, ėshtė sfida mė e madhe e Thaēit. A do e kalojė ai kėtė? Nė se do tė mbėshtet jo vetėm te vetja, do e bėjė. Nė se do e harrojė kėtė, do tė rritet numri i atyre tė cilėt qėndrojnė pas humbėtirės. Koha e tij erdhi. Tashti ai mund tė bėjė mė tej. Nuk i jepet gjithkujt njė rast i tillė.

 

-----------------------------------

 

 CILA ĖSHTĖ ENIGMA E VRASJES SĖ TREFISHTĖ?