Flet sekretari i Shoqatės sė Invalidėve tė UĒK’sė me qendėr

nė Prishtinė - Enver  Krasniqi

 

MĖ KISHIN MBYLLUR NĖ NJĖ THES MES

TRIDHJETEGJASHTĖTHASĖVE ME KUFOMAT E SHOKĖVE

 

     Mė 14 dhjetor 1998 gjatė kalimit kufitar Shqipėri - Kosovė, qenė vrarė 36 ushtarė tė UĒK-sė, mes tyre edhe komandanti i grupit prej 147 vetash,  Mujė Krasniqi apo “komandant Kapuēi”. Pėr tė mėsuar tė vėrtetėn pėr kėtė ngjarje tė dhimbshme historike, lexoni bisedėn e Riza Lahit, tė zhvilluar me Enver Krasniqin, i cili merrė shtatė plagė nė trup nė kėtė pritė tė pėrgatitur nga forcat barbare serbe. (Moderatori i pashtriku.org)

_______________________________

 

     Enver Liman Krasniqi, i  ditlindjes 23 korrik 1973 ėshtė nga tė rrallėt shėmbuj tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės, i cili, pasi ka humbur koshiencėn me shtatė plagė nė trup, e ka parė veten rob, ėshtė trajtuar nga serbėt shtazėrisht dhe, mė sė fundi, ėshtė ndėrruar me robėr tė kapur nga luftėtarėt kosovarė. Ai ka njė djalė tė vetėm qė e ka quajtur Shpend nė shėnjė mirėnjohjeje pėr tė vetmen zhurmė jete qė ka dėgjuar mbyllur nė thas mes thasėve me kufoma tė shokėve tė tij - “kėngės” sė korbave qė silleshin pėrqark erės sė mishit tė njerėzve qė po dekompozoheshin pėrmbi dėborėn e ngrirė. Enver Krasniqi ėshtė njėri prej 161 invalidėve tė UĒK sė, tė cilėt kanė ardhur nė Durrės pėr pushime dhe janė strehuar nė pallatin e biznesmenit Artan Bodlli, kundrejt njė pagese mjaft simbolike.

    Riza Lahi - nė fillim, diēka shkurt pėr jetėn tėnde.

    Enver Krasniqi - Kam lindur nė fshatin Karaēicė, komuna Shtime, nėnėn ma quajnė Elfije, 52 vjeēare, babai   mė ka vdekur qė para lufte dhe jam fėmija mė i madh mes katėr vėllezėrve dhe shtatė motrave. Qyteti i vogėl i Shtimjes ndodhet nė mes tė Lipianit, Therandės dhe Ferizajt. Kam mbaruar shkollėn e mesme dhe kam fituar jo pak si punėtorė ndėrtimi nė Kroaci, prej nga u nisa pėr tė hyrė nė luftė. Jam i martuar dhe kam njė djalė tre vjeēar qė e quajnė Shpend. Jetoj me pak tė ardhura qė marr nga pozicioni im si sekretar i Shoqatės por edhe nga puna e vėllezėrve tė mi qė mė ndihmojnė duke mos bėrė asnjė dallim nė shpėrndarjen dhe pėrpjestimin e tė ardhurave. Nga Kroacia kemi ardhur tre veta, drejt nė Shqipėri, nė Tropojė. Sėhrbim ushtarak nuk kisha bėrė, por pushkėn dija ta pėrdorja sepse nė shtėpinė tonė kemi mbajtur pėrherė, sė paku njė pushkė, herė haptazi e herė fshehur. 

    Rizai - Pėr cilat merita, mendon ti, je zgjedhur nė atė pozicion tė nderuar?

    Enveri - Jam zgjedhur me vota tė fshehta. Ndofta mė kanė respektuar pėr plagėt e shumta qė kam nė trup ( vetėm nė dorėn e majtė mė tregon tri plagė) apo edhe pėr faktin qė mė pėlqen dhe e respektoj shumė fjalėn e dhėnė dhe ndershmėrinė. Gjithsesi, nė krye tė shoqatės sonė ndodhen burra shumė tė respektuar, siē janė kryetari, Faik Fazliu, zėvėndės kryetari Fadil Shurdha; unė jam figura e tretė e shoqatės sonė tė invalidėve tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės....

    Rizai - Nė cilėn brigadė ke luftuar dhe qysh kur?

    Enveri - Kam hyrė nė luftė qysh nė gushtin e vitit 1998 dhe deri nė pėrfundim, hiq periudhėn kur kam rėnė rob nė duart e ushtrisė sėrbe dhe atė qė kam qėnė nėpėr spitale. Kam qėnė nė brigadėn 121 “Kumanova”, qė mbante  emrin luftarak tė  komandantit tė saj tė parė, “Komandant Kumanova”, Ismet Jasharit.

    Rizai - The rob? ...Rob? Nė ēfarė rrethanash?

    Enveri -  Qysh orėt e para qė kam hyrė nė Kosovėn time i veshur me uniformė luftarake dhe i rreshtuar nė formacion luftimi. Sigurisht qė vdekjen e kisha llogaritur si me lindė edhe njė herė, por qė tė bija rob nė duar tė shkieve, nuk mė kishte shkuar nė mėndje kurr. Por ja qė mė ndodhi dhe mua.

    Rizai -  U dorėzove apo tė kapėn befasisht? Si ndodhi?

    Enveri - Si ngarkuam nė Cahan kafshėt, siē tė thashė, kollona jonė u nis. Mirėpo, pasi ecėm pak, pamė se ishte e pamundur qė kafshėt tė ngjiteshin nėpėr tėrė ato lartėsira dhe me borėn dy metra. Kafshėt i kthyem dhe, gjithēka patėn ata mbi shpina, e morėm ne.

    Rizai - Ti vetė, sa kilogram kishe nė kurriz?

    Enveri  - Prit ta kujtoj...Kam pasė  njė minahedhės 62 mm, njė ēantė me 400 copė fishekė kallashi, 2 kile trotil, 4 copė bomba, automatikun “Kallashnikov” dhe 5 karikatorė me fishekė; diku  60 kilogram. Kur u nisėm pa kafshė pėr tė hyrė nė Kosovė, ishte ora 10 e ditės.

    Rizai - Sa udhėtuat?

    Enveri - Duke u ndalur vetėm pak pėr t’u shplodhur, udhėtuam pandėrprerė gjithė ditėn dhe gjithė natėn, derisa, duke gdhirė katėrmbėdhjetė dhjetori 1998, befas shpėrtheu prita.  

    Rizai – Ēfarė po mendoje ata ēaste,  nė ē’vėnd tė kollonės ndodheshe dhe, ishe gjithsesi, i ngrėnė?

    Enveri - Ē’po  mendoja?...Po thoja me vete se, shyqyr qė erdh dita qė tė hyja nė Kosovė me luftue, po gėzohesha se, qe pra, ku ishte Kosova...Sigurisht qė isha i lodhur dhe s’kisha futur gjė nė gojė, por, ani, nė vetvete, gėzohesha se, qe edhe Enver Krasniqi, ma nė fund, qe bėrė gati me i dalė pėr zot Kosovės me armė nė duar. Unė ndodhesha bash diku nė mesin e kollonės qė ishte diku njė kilometra e gjatė; distanca nga njėritjetri ishte njė metro. Para meje kisha njė vajzė, pas meje njė djalė. Qė tė dy as qė ankoheshin nga lodhja; as  ajo vajza, qė nuk pranonte tė mė jepte asgjė nga ē’kishte ngarkuar nė kurrizin e saj vajzėror qė t’ia mbaja unė; as mua, askujt tjetėr..

    Rizai - Si shpėrtheu prita?

    Enveri - As njėzet metro larg, kur shpėrthyen me njė komandė tė vetme rafalla ( breshėri - RL) mitroloz, automatiku dhe bomba dore. Pėrqėndrimi ishte nė mesin e kollonės, ku isha edhe unė. Serbėt duket na kishin  mbajtun nė vėzhgim dhe kishin gjetur ēastin e pėrshtatshėm edhe sipas terrenit..Me shpėrthimin e parė, unė ndjeva tė dyja kėmbėt e plaguara dhe, ndėrsa mendova qė, obobo, e kisha tė pamundur qė tė lėvizja mė qė kėtej, ndjeva njė klithėm  para meje qė mė kėputi shpirtin. Ajo vajza  qė nuk kish pranuar t’ia jepte askujt ngarkesėn e shpinės, Luljeta Shala, qe vrarė.

    Rizai - A ju shanin serbėt ndėrsa ju sulmonin?

    Enveri - Ndoshta, por, e ku dėgjohej?

    Rizai - Iu kundėrpėrgjigjėt menjėherė?

    Enveri - Po qysh jo, more? Por unė me pak vonesė. Sapo dha shpirt Luljeta, dėgjova qė po avitej rrėshqanė  ai shoku qė ishte pas meje. Quhej Bashkim. Bashkim Krasniqi. Mė tha vetėm kaq “ Enver, jam kah vdes. Kam plumbin nė gjoks”. Unė e tėrhoqė drejt vetes dhe e mbėshteta nė gjoksin tim, ndėrsa po bėja gati kallashin pėr tė hapur zjarr.

    Rizai - I the Bashkimit qė ishe i plagosur edhe ti? Tė la ndonjė porosi?

    Enveri - Jo, more, qysh me i thanė? Nuk i tregova se kisha dy kėmbėt e bllokuara e qė kullonin gjak. Bashkimi, para se me dhanė frymėn e fundit, mė tha se “ kėtė snajper, ēoja komandant Luanit”. I thashė qė do t’ia ēoj patjetėr, ndėrsa ndjeva qė kėmbėt m’u bllokuan krejt.. Ndėrkohė, njė plumb i ra nė kokė Bashkimit tė shkretė, dhe ai vdiq nė vėnd. Bashkimi njėzetepesė vjeēar  ishte nga fshati Zllakuēan, komuna e Lipianit dhe nuk vinte nga emigracioni, sikurse shumė prej nesh. Kur e rroku plumbi nė krye, e shtriva Bashkimin nė borė, dhe fillova tė hap zjarr me automatikun tim.

    Rizai -  Mė the se ishte diku ora pesė e mėngjesit. PO atėherė nuk duket asgjė...

    Enveri - Kuturu. Hapja zjarr vetėm nė drejtim nga vinin krismat duke marrė shenjė sipas flakės sė armėve. Kur kisha harxhuar karikatoren e tretė, mė kapėn dy plumba nė tė njėjtėn kohė, nė tė dyja anėt e mezit.

    Rizai - A pate frikė se tė mbaroheshin plumbat nė karikatore dhe, a i harxhove granatat?

    Enveri - Bombat e dorės, jo granatat. As edhe njė. I kisha qė tė gjitha nė siguresė, sipas njė urdhėri, qė tė mos na ndodhte ndonjė aksident gjatė udhėtimit. Sa pėr municion, kisha, mor, boll. Kisha automatikun e Luljetės dhe tė Bashkimit e karikatoret e tyre.

    Rizai - Ndėrkohė nisi tė zbardhėte...A munde t’i shihje ndonjėrin nga sulmuesit?

    Enveri - Sapo nisi tė zbardhėte, hėngra dhe dy plumba tė tjerė. Pėrsėri nė krahun e majtė. Vazhdova tė shtija, por, pėrsėri serbėt nuk i shihja. Ata ishin tė  veshur me rrobe tė bardha dimri dhe tė pozicionuar si nuk ka mė mirė. Unė vazhdova tė shtija, kur, papritur, vura re se, nga tanėt, nuk po qėllonte askush.

    Rizai - U trembe?

    Enveri - Unė e llogarita fatin tim si tė Luljetės dhe tė Bashkimit. Tėrė mendja mė shkonte qė ta laja veten sa mė shtrenjtė, se deri kėtu paska qėnė fati im. Ndėrsa po shtija  pa i kursyer fishekėt se, siē tė thashė, kisha sa tė duash; ndėrsa mendoja se, ishalla nuk ishin vrarė tė gjjithė...

    Rizai - Pse mendove se ishin vrarė tė gjithė?

    Enveri - Kishte zbardhur dhe vėndi nxinte nga kufomat e pjestarėve tė kollonės sonė. Aq sa shihja unė ngė pozicioni qė kisha zėnė.

    Rizai - Po...Ndėrsa po mendoje....

    Enveri - Mė erdhi njė plumb snajperi, qe, kėtu lart. ( Tregon plagėn e shėruar; shumė mė tė thellė dhe mė tė madhe nga tė plumbave tė zakonshėm ).  Plaga e snajperit dallohet, se plumbi ėshtė i madh. Gjaku po mė rridhte ngado;nė tė gjitha plagėt; sidomos nga kjo qė hapi snajperi. Pėr pak po humbja ndjenjat. Ndėrrova karikatoren qė m’u mbarua dhe hapa zjarr pėrsėri. Ishte e pamundur qė tė ruaja qėndrueshmėrinė e automatikut. Pėr ēdo fishek qė dilte nga gryka e tij, ai lėvizte krejtėsisht i pakontrolluar; si njė zorrė qė kėrcen nė prush. Qėllova edhe pak kuturu, derisa automatikun nuk mund ta mbaja mė dhe mė ra nė  borė.

    Rizai - Ē’ndjeve nė ata momente?

    Enveri - Po mė silleshin pemėt vėrdallė...Para syve po mė vinin qė tė gjithė njerėzit qė kisha njohur nė jetėn time. Mė vinin, mė largoheshin, vinin tė tjerė...Mė dėndur mė dilte fėtyra e nėnės dhe e Shpresės...fėtyrat e tė gjithve, qė nga fėmijėria, te shokėt e katundit, te ata tė gjimnazit...kushurinjtė...Motrat njena me tjetrėn tuj qa...nė Kroaci ...

    Rizai - Po, ajo...kush ishte?

    Enveri - Shpresa ishte e dashura ime, me tė cilėn sot kemi djalin tonė Shpendin ; gruaja ime.

    Rizai - Si kish qėnė e vėrteta e asaj qė nuk kishte krisma mė?

    Enveri - Qenė vrarė 36 shokė. Mes tyre edhe komandanti i grupit me 147 veta,  Mujė Krasniqi apo “komandant Kapuēi”. Tė tjerat ishin tėrhequr, disa pėr nė Shqipėri, disa pėr nė Kosovė...Munda tė shihja serbėt qė po afroheshin. Ata afroheshin me zigzake dhe duke u fshehur pas pemėve. Ishin ēaste tė tmerrėshme. Unė nuk isha nė gjėndje tė bėja asgjė mė kundėr tyre. Pranė kisha kufomėn e Luljetės dhe Bashkimit. Unė isha ende gjallė. Dhe pothuajse me ndjenja tė humbura. Mė sė fundi, ata u afruan. Ishin rreth 60 veta a ma shumė dhe flisnin sėrbisht me zė tė lartė. Po kontrollonin trupat njė e nga njė. I kthenin me fytyrė nga qielli dhe u merrnin sidomos paratė. Pashė, mė sė fundi, qė njė fytyrė u pėrkul mbi mua. Binte era alkool. Mė rrotulloi disi dhe  thirri serbisht “njėri qėnka gjallė”. Ndjeva qė dikush mė kapi nga kėmbėt dhe po mė tėrhiqte zvarrė nėpėr dėborė.

    Rizai - Kur tėrheqja rrėshqanė pushoi?

    Enveri - Pashė pėrqark. Ndodhesha nė mes tė tetė luftėtarėve kosovarė tė zėnė rob, kėshtu si unė. Tė plagosur ishim vetėm unė dhe dy tė tjerė; tė tjerėt ishin qė nuk kishin mundur tė largoheshin pasi qemė mbėrthyer, sidomos ne, mesi i kollonės, nė darė. Mes nesh ishte edhe njė vajzė. Edhe ajo kishte rėnė robinė. Ishte e paplagosur, vetėm tetėmbėdhjetė vjeēare dhe quhej Merita.

    Rizai - Mė fal...Kemi dėgjuar shumė pėr pėrdhunimet nė sistemin e ushtrisė sėrbe tė Millosheviqit...Ma kuptoni pyetjen, si u sollėn ushtarėt serbė ndaj njė robine tė re, tė bukur, kosovare dhe tė kapur me armė nė dorė?

    Enveri - Ju kuptova pyejen. Ndyrėsira tė tilla ndaj vajzės dhe ndaj nesh tė tjerėve nuk iu bėnė. Na erdh si njė ėngjėll nga qielli, diku pas njė ore, njė ekip i OSBE sė nė Prishtinė. Serbėt iu bindėn menjėherė kėrkesave tė tyre pėr tė kontaktuar  me ne robėrit. Ata fotografuan  edhe tė gjithė tė vrarėt - tridhjetegjashtė shpirt, si edhe, kuptohet, edhe ne. Pastaj, u larguan.

    Rizai - Me dėshirėn e tyre, apo u larguan vetė, ata tė OSBE ?

    Enveri - E ku e di unė?

    Rizai - Si u largua OSBE, ē’u bė me ju tre robėrit?

    Enveri - Njėrin e trajtuan mė ndryshe nga ne, sepse ishte plagosur pak mė lehtė, kurse mua dhe njė shokun tjetėr qė quhej Azem Suma dhe ishte nga Kaēaniku, na futėn, qė tė dyve nė nga njė thes. Nė nga njė thes, ata kishin futur edhe secilėn nga kufomat e 36 shokėve tė vrarė; me ta na bashkuan edhe mua me Azemin. Azemi kishte tė dy kėmbėt e plagosura, kurse unė, t’i tregova se sa plagėI kisha nė shtat.

    Rizai - Plastik ishte thesi?

    Enveri - Jo, se mund tė merrja frymė.  Ishte i mbyllur nga sipėr dhe, pėrmbi dėborė.

    Rizai - Sa ndejte nė thes?

    Enveri - Gjithė pasdreken e gjithė natėn; deri rreth orės shtatė, kur , na mblodhėn me tė gjithė kufomat dhe na futėn nė njė helikopter ushtarak.

    Rizai - Tė zuri gjumi nė thas? Plagėt, a t’i mjekoi njeri? Si ia bėre pėr tė jashtėqitur? Ē’mendoje i mbyllur nė thas?

    Enveri - S’e  di a mund mė ka zėnė gjumi.. Nė fillim, mbyllur nė thas, dėgjoja piskama serbėsh, mė pas, kur ra natė, asgjė. Pyete pėr plagėt. Bora iu bėri mirė atyre dhe e koaguloi gjakun shpejt. Me dalė jashtė...nuk kisha se ē’tė bėja...Mendoja gjithēka.  Mendoja se, ishalla shpėtoja i gjallė, qė tė mund tė laja gjakun e Bashkimit e tė Luljetės, komandant  Kapuēit e shokėve; mendoja se, kaq ishte fati im e se po shihja ėndėrra  me sy hapė. E kush mė linte tė dilja mė i gjallė nga duart e serbėve; pėr mė tepėr i mbytur nė plagė. Kur...Nga mėngjesi duket, pra, disa pak orė mė pėrpara sesa tė mė tėrhiqnin pėr nė helikopter, befas, unė dėgjova disa krisma me rafalla apo batare, qysh iu thoni ju, shoqėruar me disa tė shara tė egra sėrbisht.

    Rizai - Ē’kishte ndodhur?

    Enveri - Nga tė sharat, munda tė kuptoj se dikush, nga grupi ynė i tė futurve nė thasė, pra, pėrfshirė edhe unė e  Azemi qė pėr ta po pėrllogariteshim tė mbaruar pasi na kishin futur nė njė kategori me kufomat, kishte qenė shtirė si i vdekur. Ai kishte ēarė thesin dhe ia kishte therur me vrap nėpėr terr e dėborė. Nuk e di kush ka qėnė dhe nuk e di a e vranė apo shpėtoi. Serbėt thonin nė gjuhėn e tyre “ na e la thesin bosh, he ia ...nanėn”...

    Rizai - Pse ju futėn nė helikpter?

    Enveri - S’di gjė. Veēse kur helikopteri ka takuar nė betonin e  kazermės ushtarake tė Prizrenit,  ata nisėn tė vėrvitnin qėnga helikopteri pėr nė beton thasėt me kufomat e shokėve. Ndėrkohė, unė, brėnda nė thas, kam lėvizur. Siē duket lėvizi edhe Azemi. Sepse dėgjova njė zė tė fortė sėrbisht “ Dvojica josh zhivi”, qė do tė thotė se dy tek qėnkan hala gjallė. Fill pas, dėgjovė disa kėmbė qė zbritėn nga helikopteri dhe pas tyre, disa kėmbė tė tjera qė u ngjitėn nė helikopter. Kėmbėt ishin me kėpucė me gozhdė. Ndjeva se po mė ēilnin grykėn e thesit. Kur e pashė thesin tim tė hapur, nė grykėn e tij, qenė drejtuar gjashtė gryka automatikėsh.

    Rizai - Pastaj?

    Enveri - Duke na mbėrthyer pėr krahėsh mua dhe Azemin, qė nuk ecnim dot qė tė dy, na futėn nė kazermė. Sapo hymė te dera, pashė tė shtatė shokėt tanė; secili nė njė kafaz, veē e veē. Atje ishte edhe Merita e vogėl dhe trimėreshė.

    Rizai - Tė folėn? U pėrshėndetėt me njėritjetrin?

    Enveri - Bah! As na folėn e as u fola; as unė, as Azemi. Fyturat e tyre shprehnin pikėllim tė papėrshkruar pėr ne. Kushedi se si do tė ishim bėrė. Gjithsesi, me gjakun e pa shpėrlarė. Edhe ne na ndanė e na futėn nė dhoma tė veēanta.

    Rizai - Pėrse? Ē’tė bėnė atje?

    Enveri - Mė zhveshėn nė brekė vetėm dhe nisėn tė mė mėrrnin nė pyetje. Nė fillim, mė shkelnin plagėt me ēizme. Sidomos disa civilė qė dukej se ishin oficerė tė veshur ashtu. Ishin dhimbje tė tmerrshme. Pasi mė “pėrpunuan” ashtu, mė morėn nė pyetje. Kur nisa tė flisja, pashė qė dikush ndezi njė kamer qė ishte para meje.

    Rizai - Ē’tė pyesnin? I tregove gjithēka? Mbajte ndonjė sekret me vete?

    Enveri - Iu pėrgjigja me saktėsi pyetjeve tė tyre. Pra, qė kisha ardhur nė Kosovė pėr tė luftuar, se kisha luftuar derisa kisha mundur, se isha i UĒK sė  etj. Tė vetmin sekret tė domosdoshėm qė duhej tė mbaja dhe e mbajta, ishin emrat e shokėve. U thashė se vija qė nga Kroacia pėr tė luftuar pėr lirinė e Kosovės dhe se i njihja shokėt vetėm nga pseudonimet. Ata mė besuan. Unė sikur tė vdisja nuk do t’u tregoja emrat e shokėve. Procesin e marjes nė pyetje e transmetuan pastaj nė TV e Beogradit ZIBI. Kasetėn e kam nė shtėpi. Ma kanė inēizuar nė Kosovė gjatė transmetimit nė televizion; ata qė e kanė ndjekur programin. Ėshtė 25 minuta; ishim nė kėtė minutazh vetėm unė me Azemin.

    Rizai - Tė dhanė pėr tė ngrėnė?

    Enveri - Kam ndejtur tri netė e katėr ditė pa futur nė gojė as edhe njė pikė ujė. M’u qe ēarė buza. Pasi mė morėn nė pyetje, mė ēuan me helikopter nė Spitalin ushtarak tė Nishit. Pasi mė vizituan, mė thanė se kisha nė trup pesė plumba dhe se duhej tė bėhesha operacion. Njėri nga mjekėt mė pyeti nėse pranonte tė merrja gjak “shkjau” apo donte gjak “shiftari”, kur tė gjėndej.  Unė kisha humbur gjak shumė dhe u thashė se, edhe gjak lope tė mė jepnin, edhe atė e pranoja se isha rėndė.

    Rizai - Mė thuaj tė drejtėn, si u soll me ty mjeku qė tė operoi dhe personeli tjetėr mjeksor?

    Enveri - A se ishte ndėrhyrja e OSBE, a edhe se mjekėt ishin njerėz tė mirė, po, dua tė flas me zemėr nė dorė, mjekėt bėnė tė pamundurėn pėr tė mė shėruar. Sidomos mjeku kryesor, qė e thėrrisnin “gjeneral” dhe mbase ishte vėrtetė me gradėn e gjeneralit. Ia kėrkova emrin por nuk ma dha.

    Rizai - Qėnke shplodhur paksa nė spital dhe paske qėnė jashtė dhunės.

    Enveri - Jojo! Sapo largoheshin mjekėt, niste njė dhunė e ndyrė nga rojet e mia. Kisha dy syresh nė dhomė, dy nė koridor e dy tė tjerė ishin te ashensori. Ata , pėr shėmbėll, qėnga dera ku rrinin, mė vėrvitnin nė gjoks automatikun  duke qeshur e duke thėnė “hė, lufto, pra? a do luftė?”. Ose ma pėrplasnin krevatin pėr mur apo e ngrinin dhe e lėshonin qė larg. Vinin  e ma futnin shpulla fytyrės sa ku mundnin. Ama, vija re, se ata kishin frikė nga mjeku, si sėmundja. Duket qė silleshin ashtu, edhe mbase ngaqė shihnin tė plagosurit e tyre  qė shėroheshin edhe ata nė tė njėjtin spital me ne. Tė plagosur nga shokėt e mi. Nė spital  ndejta deri mė 31 dhjetor.  Atje mė kanė bėrė edhe gjyqin; mė dėnuan dhjetė vjet. Sigurisht pa avokat ... Azemi u mėrzitke shumė sepse i vijke keq pėr djalin qė e kishte tre vjeēar e do ta shihte trembėdhjetė vjeēar...Qė atje - nė burgun e Nishit.

    Rizai - Kam dėgjuar pėr trajtime shnjerėzore nė burgjet e serbėve.

    Enveri - Ashtu edhe ne nė fillim, por, sapo mėbrritėm atje, me Azemin  qėnga spitali, pas pak, erdhėn ata tė OSBE sė. Ata ndėrhynin pėr kushtet tona qė erdhėn duke u pėrmirėsuar.  Nė burg, njė ditė, mė sollėn nė dhomė edhe njė shka.

    Rizai - Njė sėrb?

    Enveri - Popo. Ishte njė dezertor. Kishte ikur nga lufta dhe e kishin futur brėnda.

    Rizai - Ē’njeri ishte ai serbi?

    Enveri - Ishte njė djalė shumė i mirė. U kujdeste tė mė lante kėmbėt e plagėt, mė hiqte jashtėqitjen, pasi unė nuk lėvizja dot, madje, me paret e tija , mė blinte edhe cigare.

    Rizai - Pse kishte dezertuar ai?

    Enveri - Thoshte se nuk donte tė luftonte. Se Kosova ishte e kosovarėve e nuk ishte Sėrbi. Thoshte se e pėrse duhej tė luftonte ai pėr llogari tė Sllobodanit, i cili, djemtė e tij, nė vėnd t’i fuste tė luftonin, i lente tė merreshin me drogė e turli handraku. Mė thoshte se edhe kėtė luftė Sllobodani do ta humbiste sikurse dy luftėrat tjera.

    Rizai - E ke takuar pas luftės?

    Enveri - Ia kam adresėn e telefonin, por, as mė ka ēuar e as i kam ēuar asnjė tė falė. Ai ishte nga Krushevci i Sėrbisė.

    Rizai - Si vajti puna mė vonė?

    Enveri - Nuk ma merrte mėndja qė ata tė OSBE sė qė na vinin shpesh pėr vizitė, ndėrkohė ishin duke negociuar pėr ndėrrim robėrish. Njėditė e pashė veten nė makinė; u ndava me shokun e qelisė, atė serbin qė u kujdes pėr mua dhe po ecnim disa orė. Kur arritėm, mė erdh tė mė takonte njė i OSBE sė. Seē tha. Pėrkthyesi i tij mė komunikoi se, unė isha nė  dorėn e OSBE sė, se pas pak do tė kaloja te shokėt e mi dhe se unė isha i ndėrruar me serbė tė zėnė rob nga UĒK-ja. Pra, tė gjithė ne tė shtatėt, ishim shkėmbyer me tetė shkie tė zėnė rob nga UĒK nė Shalė tė Bajgorės. Shkėmbimi qe iniciuar dhe garantuar nga OSBE’ja.

    Rizai - Si e ndjeve veten kur shkuat nė shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK sė?

    Enveri - Na pritėn me hare tė madhe, popull, shokė; unė kam fjetur atė natė nė shtėpinė e baca Jakup Krasniqit. Por, unė, ende nuk dija tė gėzohesha. Mė dukej vetja si nė hava.

    Rizai - Nė spital pastaj?

    Enveri - Po, dhe qė andej, pėrsėri nė luftė nė brigadėn 121 deri nė ēlirim. Pa marrė as edhe njė plagė mė.

Intervistoi: Riza LAHI

 

*  *  *

 

BALADĖ PĖR VALMIREN E VOGĖL

 

(Shih foton e Valmirės KĖTU )

 

"Valmira Deliaj, 18 muajsh, veshur me xhup roze, me kapuēin ende nė kokė; fytyrėn gjithė gjak. Nė qafe i varej biberoni. Pranė - shishja me qumėsht.” - Sipas gazetarit tė Uashington post”, Din Moor.

 

Valmira me xhupin ngjyrė roze, faqet – vishnje

Valmira, o bec, qė pin qumėsht, fytin prerė

Valmira, me buzėt nė biberonin e bukur

si engjėll rrėzuar me shigjetė, fytin prerė.

 

Valmira, pėrse ke ndenjur te shkurret?

Pėrse nuk u bėre e madhe menjėherė

Ta merrje te doēka njė pushkė tė madhe

tė shkoje ushtare me fytin e prerė?

 

Valmira, o qumėsht, ē’ke bėrė qė tė mbytėn?

O zogu i mamit tė vdekur kaq pranė.

Po mami pėr ty s'do te ngrihet mė natėn,

e ti me buzė s'do ta puthėsh babanė.

 

Po kėtė trikon roze, moj, mami ta veshi

qė tė thonin tė gjithė "sa kukull e bukur"?

Qė mami tė tė hiqte mėnjanė duke qeshur,

kur tė suleshin si qenushe pėr tė tė puthur?

 

Kush ėshtė ai burrė tė tė marrė,Valmira,

me krahė pėrbindėshi tė tė vere nė qivur?

I duhet tė flakė tej zemrėn mbi Shkėlzen

mes lotėsh nė vend tė saj tė vėrė gurė.

 

Valmira, mes pyllit, sikur tė kish gjetur

ashtu, duke fjetur me biberonin nė gojė

edhe ditė,edhe javė tė kishte pa ngrėnė

s'tė shqyente, por nėnė do tė bėhej ujkonja.

 

Kush ishte kjo qenie qė s'te la, moj Valmira,

ta pije tėrė qumėshtin, e vraftė perėndia!

- Ai qė ka mbytur nėpėr gjak tė Kosovės

dhe njėzet njerėz njėherėsh nga familja Delia.

 

Riza LAHI - Lozane, 2007