Bisedė me veprimtarin atdhetar Xhavit Hoxha

 

KEMI QENĖ NACIONALISTĖ E IRREDENTISTĖ DHE KEMI MBETURTĖ NJĖJTIT IDEALISTĖ

      

 
     
Intrevistoi: Kadri REXHA


     
Xhavit Hoxha ėshtė njė nga veprimtarėt e orėve tė para tė Lėvizjes ēlirimtare tė Kosovės. Anėtar i organizatės LNĒKVSHJ, ish i burgosur politik, pishtar i arsimit nė atdhe dhe nė diasporė, pinjoll i derės Hoxha, e quajtur ndryshe Oda e Junikut, e njohur pėr atdhetarizėm, pėr pleqėri tė drejtė dhe pėr tradita luftarake, vėlla i dėshmorit tė kombit, gjeneralmajorit Edmond Hoxha


      Xhavit Hoxha u lind nė Junik mė 18. 10. 1952. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme, Normalen “Hysni Zajmi”, nė Gjakovė. Nė vitin 1976, nė afat rekord, i pėrfundon studimet pėr Gjeografi nė Fakultetin e shkencave matematikore-natyrore tė Universitetit tė Kosovės.
Nga viti 1976 e deri nė vitin 1981, si profesor i gjeografisė, punon nė Gjimnazin “Hajdar Dushi” nė Gjakovė. Mė 10 maj 1981, si njėri ndėr veprimtarėt mė aktiv tė LNĒKVSHJ-sė, burgoset dhe dėnohet me 4 vjet burg tė rėndė. Pas daljes nga burgu ballafaqohet me provokime tė njėpasnjėshme dhe me pėrcjellje tė vazhdueshme nga ana e UDB-esė. Pėr t’i ikur arrestimit tė serishėm nė vitin 1989 emigron nė Zvicėr. Ashtu si nė atdhe, edhe nė Zvicėr, Xhavit Hoxha nuk kėrkon komoditet, por  gjendet nė krye tė shumė veprimtarive tė rėndėsishme atdhetare. Nė radhė tė parė, pėr dhjetė vjet rresht, pa asnjė kompenzim material, ushtron detyrėn e pedagogut nė arsimin plotėsues me nxėnėsit shqiptarė tė rrethit tė Winterthurės. Pastaj, pėr pesė vjet me radhė, vepron si kryetar i Bashkimit tė Sindikatave nė Zvicėr, ku, si lidhje mes Sindikatave vendase dhe atyre nė atdhe, grumbullon ndihma tė mėdha pėr Kosovėn. Veprimtarinė politike njė kohė tė gjatė e zhvillon si anėtar i kėshillit drejtues tė LPK-sė, dega jashtė vendit. Edhe pse  pa pasaportė, Xhavit Hoxha gjen mėnyra pėr kalimin e kufijve dhe  merr pjesė nė tė gjitha demonstratat jashtė Zvicre, si nė Austri, Gjermani, Belgjikė e deri nė shtetet Skandinave. Njė ndihmė tė jashtėzakonshme Xhaviti e dha edhe pėr nxjerrjen nga atdheu tė veprimtarėve tė rrezikuar si dhe tė ushtarėve qė e braktisnin frontin e luftės nga hapėsirat jugosllave. Por kontributi mė i rėndėsishėm i Xhavit Hoxhės i dedikohet UĒK-sė, qoftė si njėri ndėr themeluesit e Fondit “Vendlindja thėrret” e qoftė si njėri ndėr veprimtarėt mė tė suksesshėm tė logjistikės sė luftės sė UĒK-sė. 

 

****

 

    Kundėrrevolucionarė, armiq tė bashkim-vėllazėrimit, nacionalistė, separatistė, irredentistė, shqiptaromėdhenjė...Kėto ishin vetėm disa nga epitetet me tė cilat pushteti komunist jugosllav, pėrfshirė kėtu edhe atė tė Kosovės, zhvillonte luftėn e vet propagandistike kundėr pjesėmarrėsve nė demonstratat e mars-prillit tė vitit 1981 nė Kosovė dhe kundėr kėrkesave tė tyre tė ligjshme pėr liri dhe tė drejta kombėtare. Njė qasje tė veēantė ndaj disa prej kėtyre epiteteve, qasje qė pėrkundėr torturave tė egra tė pėrjetuara nė tė shumtėn e rasteve ėshtė dėshmuar me guxim dhe vendosmėri edhe para gjykatave dhe nė burgje brenda e jashtė Kosovės nga ish-tė burgosur politikė, qoftė grupisht qoftė individualisht, gjatė bisedės sonė, me rastin e 25-vjetorit tė demonstratave tė vitit 1981 nė Kosovė, na e sjell Xhavit Hoxha.  “Kur na kanė quajtur nacionalistė dhe irredentistė nuk kanė hyrė nė hak me ne sepse tė tillė edhe kemi qenė. Njėherė e pėrgjithmonė kemi dashtė tė ēlirohemi dhe tė bashkohemi me shtetin amė, me Shqipėrinė e ėndrrave dhe tė realitetit tonė. Fatkeqėsisht, nuk kishim armė mė tė madhe se mendimin, letrėn dhe grushtet tonė tė thatė”, thotė me kėtė rast Hoxha.

 
 
REXHA: Zoti Hoxha, na flisni diēka ju lutem pėr fillimet e veprimtarisė suaj politike?

HOXHA: T’i pėrgjigjesh kėsaj pyetje ėshtė njėsoj si t’i pėrgjigjesh pyetjes: pse kam lindur. Fillimisht oda e burrave. Bisedat pėr gjėrat mė tė thjeshta. Legjendat dhe historitė e ndryshme. Kėngėt dhe rrėfimet pėr trimat. Analizat politike tė burrave mė tė urtė. Dėgjimi me derė tė mbyllur i Radio Tiranės dhe Radio Kukėsit. Fjalėt e mėsuesit nė klasėn e parė. Lojėrat nė shkollė. Pėrqafimi i butė i nėnės. Ofshamat e thella tė babės... Ėshtė zor tė zihet filli i gjithė kėsaj...Konkretisht kėtė punė mund ta lidhi me miqėsinė time tė hershme me Jashar Salihun dhe shokė tė tjerė, qysh si nxėnės. Bisedat tona tė pashtershme dhe preokupimi ynė rinorė pėr tė kaluarėn, pėr krimet e mėdha qė kishin bėrė serbėt nė trevėn tonė, pėr librat e ndaluara, pėr Adem Demaēin, pėr Naimin, Fishtėn...Kėngėt qė i kėndonim pėr trimat dhe sidomos kėnga pėr Oso Kukėn. Nė bisedat tona dashur pa dashur hynte edhe emri Shqipėri, Kosovė, Lidhje e Prizrenit, Luftėra Ballkanike, Traktati i Londrės, ndarje, bashkim... Pos me shokėt e mi tė rinisė, rrethi me njerėz tė ngjashėm mė kėtė ide po rritej me kohėn. Vazhdimisht gjėja shokė tė brezit tim qė mirėfilli kuptoheshim se ēiftelitė tona rrihnin tė njėjtin tel. Nė kėto rrethana, disi, preokupim yni zuri tė bėhej organizimi i mirėfilltė ilegal pėr ēėshtje tė ēlirimit tė Kosovės dhe tė bashkimit tė saj me Shqipėrinė. Busull orientuese nė kėtė drejtim e kishim Adem Demaēin dhe Lėvizjen e tij legjendare. Nė derėn e preokupimit tonė mė vonė trokiti edhe i madhi Jusuf Gėrvalla.

 

REXHA: Pra, kyēja juaj nė aktivitetin patriotik nuk ėshtė e rastit? 
HOXHA:
Nė aktivitetin tim patriotik nuk ka pasur rastėsi. Nė kėtė drejtim ēdo gjė e kam bėrė me paramendim dhe me bindje tė plotė. Sė pari i kam peshuar gjėrat mirė e mirė me vetveten: e kam ditur se veprimtaria atdhetare kėrkon pėrkushtim, bindje tė fortė, vendosmėri, ideal tė lartė kombėtar, pėrcaktim tė qartė politik dhe gatishmėri deri nė flijim pėr sfidat qė paraqiten. Dhe, isha i bindur se tė gjitha kėto virtyte i kam. Pra, pėrcaktimi im pėr kėtė veprimtari ishte i hershėm dhe qėndrimin dhe qėllimin e kisha tė qartė.


REXHA: Si u bėtė anėtar i LNĒKVSHJ-sė, pėrkatėsisht Komitetit tė Deēanit? A e gjetėt Ju Lėvizjen apo Lėvizja iu gjeti Ju?

HOXHA: Unė mendoj se vetė puna e shpie individin te organizata. Pra, puna e pėrditshme, sjellja dhe sidomos bisedat qofshin ato tė rastit apo tė qėllimshme e zbulojnė individin dhe pėrcaktimin e tij sipas shembullit: gjuha shkon atje ku dhemb dhėmbi. Kėshtu organizatės i mbetet tė interesohet pėr tė dhe me barometrat qė ka tė bėjė matjen e karakterit dhe tė disa veēorive tė individit dhe nė bazė tė testimit bėhet edhe shkalla e afrimit tė tij deri te anėtarėsimi. Kėshtu disi ka ngjarė edhe me mua. Unė, pėr shembull, kishte kohė qė punėn propagandistike e kisha bėrė edhe pa qenė anėtar i organizatės ilegale, bile pasi u bėra anėtar mė duhej tė isha shumė mė i matur ngase mė nuk i pėrkisja vetvetes. Mė nuk mund tė thosha le tė bėhet ēka tė bėhet, e paguaj vetė me lėkurėn time, por duhej tė kisha parasysh Organizatėn, qėllimin e saj, ruajtjen e shokėve dhe kėshtu me radhė. Dhe, pikėrisht nė kėtė ēėshtje mendoj se ka qėndruar edhe dobėsia e Organizatės sonė.

 
REXHA: Mė konkretisht, ju lutem?

HOXHA: Shumica e anėtarėve tė Komitetit tė Deēanit pėr orientimin politik tė tyre njiheshin si nga populli ashtu edhe nga UDB-ja. Disa nga ta ishin edhe tė pėrcjellė nga spiunėt, si bie fjala Ismail Haradinaj, Hasan Ukhaxhaj, Muhamet Rugova, etj. Unė dhe Muhamet Rugova shoqėroheshim shumė, bile dilnim dhe vizitonim shumė fshatra tė Dukagjinit. Bisedat tona me nxėnės dhe me njerėz tė ndryshėm si nė rrugė, si nė shėtitore, si nė odat e burrave dhe gjetiu kishin pėr temė ēėshtje historike, probleme kombėtare, kulturore, traditėn tonė, gjendjen ekonomike dhe sociale tė popullit, duke mos lėnė anash politikėn e pėrgjithshme botėrore. Pos theksimit tė robėrisė sė Kosovės dhe ēėshtjes sė pazgjidhur kombėtare nė pėrgjithėsi, ne propagandonim edhe pėr luftėn, pėrgatitjen e gjithanshme pėr tė, sepse lufta jonė pėr liri ishte nė prag. Prandaj, ky propagandim yni i hapur, me shpatė mbi setėr, ka pasė edhe tagrin e vetė tė lartė. Shkruanim parulla, shpėrndanim pamflete, gazeta ilegale dhe libra tė ndaluar.

 
REXHA: A s’na thuani me pak fjalė historikun e Komitetit tė Deēanit? Formimin, platformėn, anėtarėsinė dhe shtrirjen gjeografike tė veprimtarisė?

HOXHA: Nė bazė tė programit dhe tė statutit Komiteti i Deēanit ishte vazhdimėsi e LNĒKVSHJ-sė, me zanafillė nė vitin 1963, e themeluar nga Adem Demaēi me platformė politike “ēlirimin e krahinave shqiptare dhe bashkimin e tyre me nėnėn e vetė-Shqipėrinė”. Themelimi i Komitetit daton menjėherė pas zbulimit dhe rėnies nė burg tė aktivistėve tė organizatės LNĒKVSHJ nė vitin 1979. Udhėheqės i Komitetit nė Kosovė ishte Ismail Haradinaj, ndėrsa jashtė atdheut ishte Jusuf Gėrvalla, i cili nė vitin 1979 kishte arritur t’i ikė arrestimit nga UDB-ja dhe ishte vendosė nė Ludwigsburg tė Gjermanisė. Lidhjet e Jusufit me Komitetin e Deēanit mbaheshin pėrmes veprimtarėve tanė tė besueshėm. Pas demonstratave tė mars-prillit 1981 edhe Organizata jonė e pėrkrahu kėrkesėn taktike gjithėpopullore “Kosova Republikė”, por nga aspirata dhe strategjia jonė pėr bashkimin kombėtarė nuk kemi hequr dorė asnjėherė. Veprimtaria e tėrėsishme e Komitetit ėshtė e shumanshme dhe pėr tė shpalosė atė nuk mjafton kjo bisedė e rastit. Detyrat e anėtarėve dhe qėllimi i veprimtarisė sė tyre ishin tė pėrcaktuara me status dhe program, por pėr ngritjen e anėtarėve tė organizatės shfrytėzohej edhe literaturė e gjerė teorike, historike dhe revolucionare. Anėtarėt zgjidheshin nė bazė tė njohjes paraprake, nė bazė tė bindjes sė fituar pėr personin e caktuar, nė bazė tė provave, nė bazė tė qėndrimit, vendosmėrisė dhe tė sakrificės familjare... Anėtarėt pėrgatiteshin qė tė jenė tė aftė sa armikun ta tėrheqim nė fushėn qė donim ne e jo aty ku donte armiku. Anėtarėt duhej tė pėrgatiteshin pėr qėndresė, pėr konspiracion dhe pėr burg tė rėndė. Ata pėrgatiteshin qė luftėn e ardhshme qė ishte e pashmangshme mundėsisht ta orientonim dhe ta bėnim vetėm me Serbinė, sepse armiqėsimi me popujt tjerė pėr ne ishte i papranueshėm. Demonstratat e vitit ’81 Organizatėn tonė, pėrkatėsisht ne, Komitetin e Deēanit, na gjetėn tė lidhur edhe me komitetet nė formim, si ai i Drenicės me Bajram Gashin nė krye, i Gjakovės me Muhamet Rugovėn, i Mitrovicės me Bislim Bajramin, i Llapit me Beqir Hajrizin, pastaj me ato nė Gjilan, nė Shkup, nė Shtutgard dhe Stamboll si dhe disa celula tė tjera tė themeluara dhe nė themelim e sipėr. Anėtarėsia e Komitetit ishte e gjerė. Sidomos nė prag tė demonstratave dhe gjatė demonstratave erdhi deri te njė masivizim shumė i gjerė i anėtarėsisė. Nė kuadrin e Komitetit tė Deēanit vepronte edhe grupi i tė rinjve i quajtur “Shqiponjat”, i cili me celulat e veta tė shumta zhvilloi njė aktivitet tė dendur dhe shumė tė ēmuar. Celulat e anėtarėsisė vepronin nė formėn e treshit.

 
REXHA: Anėtarėt e parė tė Komitetit u arrestuan. Ju kishit pasaportė. Shqipėrinė e kishit vetėm dy hapa larg. Pse nuk u arratisėt?

HOXHA: Demonstratat e detyruan Organizatėn tonė tė dalim hapur. Propagandonim, shkruanim parulla, shpėrndanim pamflete, gazeta ilegale (“Lajmėtari i lirisė”, “Liria”, “Bashkimi”) dhe libra tė ndaluar, organizonim bojkotimin e mbledhjeve diferencuese, sabotonim veprimtarinė e armikut, thėrrisnim punėtorėt qė tė fillojnė grevat, merrnim pjesė nė demonstrata...Me njė fjalė ishim kudo, fytafyt me armikun. Dalja jonė haptazi na kushtoi. U zbuluam dhe filloi burgosja jonė. Vėrtetė unė kisha pasaportė dhe kisha mundėsi tė arratisesha nė Perėndim. Sa pėr kalimin e kufirit dhe ikjen nė Shqipėri nuk e kisha asnjė problem sepse atė zonė e njihja si pėllėmbėn e dorės. Lidhur me kėtė ēėshtje Organizata kishte qėndrim tė prerė. Nga arrestimi mund tė pėrjashtohej vetėm ndonjė rast i veēantė. Pėrndryshe, kishte ardhur koha kur burgjet jugosllave duhej tė mbusheshin ding me atdhetarėt shqiptarė qė edhe nė kėtė mėnyrė tė dėshmohej para botės lufta jonė e drejtė pėr liri. Arrestimi masiv i anėtarėve tė Organizatės tonė u bė nė mėngjesin e hershėm tė datės 10 maj 1981. Atė ditė u arrestova edhe unė. Forca tė mėdha tė milicisė, tė rezervistėve tė shumtė dhe tė udbashėve tė ardhur nga SPB-ja e Pejės, kishin rrethuar shtėpinė time dhe mbarė Junikun. Fillimisht, si mua ashtu edhe anėtarėt tjerė, na dėrguan nė Burgun e Pejės, me pėrjashtim tė Drita Kuēit, tė cilėn e mbyllėn nė pavionin e grave nė Burgun e Mitrovicės. Ismail Haradinaj dhe Hasan Ukhaxhaj janė marrė nė pyetje edhe nga inspektorėt federativ tė ardhur nga Beogradi. Hetuesit silleshin si bisha tė ēmendura. Por pėr dajak, mjerisht, ishin vendorėt, shqipfolėsit. Maltretimi bėhej sipas pozitės sė tė burgosurit. Dajak merrnin edhe ata qė qėndronin tė fortė, si Islam Mustafaj qė pohonte: unė i di tė gjitha, por nuk flas. Torturat mė barbare janė zhvilluar sidomos mbi Ismail Haradinajn. Gjykata e Pejės na dėnoj me burg tė rėndė me kohėzgjatje nga 3 deri nė 14 vjet. Unė u dėnova me katėr vjet burg dhe dėnimin e mbajta nė burgjet namzeza nė Leskovc dhe nė Nish. Anėtarėt tjerė tė Organizatės morėn kėto dėnime me burg: Ismail Haradinaj, 14 vjet; Hasan Ukėhaxhaj, 11vjet; Abdullah Hasanmetaj, 9 vjet; Jashar Salihu, 7 vjet; Shkurte-Drita Kuēi, 6 vjet; Nazmi Selmanaj, 5 vjet; Ali Dėrvishaj, 4 vjet; Din Ahmetaj,3 vjet; Muhamet Haklaj,3 vjet dhe Niman Mustafaj, 3 vjet. Vlen tė cekėt kėtu se nga grupi “Shqiponjat” u dėnuan Nasim Haradinaj, Bajram Mehemeti, Shaqė Qerimi, Isa Hasanaj, Islam Mustafaj, Ali Selmanaj, Mustafė Bajrami, Sokol Mustafaj, Ramė Hasanmetaj, dhe tė tjerė mė dėnim me mė shumė se njė vit burg.

 
REXHA: Nė cilin burg u zhvilluan hetimet? Pėr ēka akuzoheshit? Kush iu mori nė pyetje?

HOXHA: Hetimet kundėr Organizatės tonė u zhvilluan nga organet e udėbesė sė Pejės. Akuza na ngarkonte pėr veprimtari armiqėsore kundėr popullit dhe shtetit jugosllav, sipas nenit 136 dhe 114, pra bashkim dhe kundėrrevolucion. Me akuzėn e parė u pajtuam tė gjithė ngase me vetėdije kishim vepruar pėr rrėnimin e shtetit jugosllav, ndėrsa me akuzėn e dytė nuk u pajtuam sepse ajo ishte shumė e pabazė dhe nuk pėrmbante kurrfarė elementesh me ēka u dėshmua edhe gjatė gjykimit. Hetuesit ishin shqiptarė, serbė dhe malazezė nga Peja, Prishtina dhe Beogradi. Se ishte bėrė kiameti. Hej, kishim guxuar tė ngrinim zėrin kundėr Jugosllavisė, kundėr shtetit mė tė pėrkėdhelur tė botės, sipas tyre shtetit mė tė fortė nė Evropė! Po na dhimbeni se po i bini murit me kokė, i thanė Jashar Salihut gjatė hetimeve. Po shkoni dėm. Nuk e dini se Jugosllavia ėshtė superfuqi botėrore. Jashari, siē ishte gjithmonė i qetė, ua kthen urtė: ne nuk ngutemi e as ndalemi, njė tullė sivjet, njė tullė vitin tjetėr e kėshtu deri sa tė jemi gjallė, deri sa tė rrėnojmė pėrfundimisht kėtė shtet okupues. Konkretisht unė akuzohesha pėr zhvillimin, zgjerimin dhe formimin e komiteteve tė reja, pėr detyra speciale, pėr mbledhjen e informatave me qėllim publikimi, si dhe pėr iniciativėn time lidhur me sigurimin e armatimit pėr luftėn qė shihej nė horizont. 
 
REXHA: Demonstratat mendoheshin tė ishin faza e parė e kryengritjes sė armatosur  Veprimtaria e Organizatės suaj fillon njė vit para shpėrthimit tė demonstratave tė mars-prillit ’81. Sa keni punuar pėr kėtė ditė? Shpėrthyen ato para kohe apo me kohė? Sa dhe si i pėrkrahėt demonstratat?

HOXHA: Kemi punuar shumė qė njė ditė ta ngritim popullin nė demonstrata masive, tė cilat sipas Jusuf Gėrvallės mendoheshin tė ishin faza e parė e kryengritjes sė armatosur tė popullit shqiptar tė robėruar nė trojet e veta nė Jugosllavinė tashmė tė shkatėrruar. Veprimtaria jonė ishte shumė e gjerė dhe karakterizohej nga shtimi i shkallės sė aktivitetit. Nė fillim puna jonė u dėshmua nė mbarė Rrafshin e Dukagjinit dhe vetėm pėr pak muaj arritėm tė zgjerohemi deri nė Besianė, Gjilan dhe Shkup. Caku ynė kryesor ishte Universiteti i Kosovės. Veprimtaria jonė i mbulonte tė gjitha trojet e robėruara shqiptare. Nė prag tė shpėrthimit tė demonstratave Jusuf Gėrvalla pėrmes udhėzimeve qė na i dėrgonte si dhe pėrmes gazetės “Lajmėtari i lirisė” jepte lajmin kushtrim: “Po bėhet gati populli pėr hakmarrjen e vet tė madhe. Do ta derdhim edhe pikėn e fundit tė gjakut tonė dhe do tė ngadhėnjejmė mbi armiqtė dhe mbi tradhtarėt e ēdo ngjyre. Dita e lirisė po afrohet. Po vjen dita qė armiku e tradhtari tė japin llogari pėr krimet e poshtėrsitė e bėra mbi popullin tonė...Vetėm tė bashkuar e tė vendosur, me besėn e madhe shqiptare, do tė arrijmė nė fitoren tonė tė sigurt...”. Demonstratat shpėrthyen nė kohėn e duhur dhe ne na gjetėn nė krye tė detyrės. Edhe pse nuk ishim organizatorė tė drejtpėrdrejtė tė demonstratave ato na mobilizuan hala mė shumė. Forca jonė duhej ta godiste pa mėshirė armikun. Pėr kėtė ditė ishin flijuar me mijėra atdhetarė dhe me dhjetėra organizata atdhetare. Koha nuk priste mė...

 
REXHA: Klasa politike, atėherė dhe sot, pohojnė se u zunė nė befasi nga demonstratat e mars-prillit ’81. Mendimi juaj?

HOXHA: Ėshtė e vėrtetė se klasa politike e Kosovės u zu nė befasi nga demonstratat e atij viti tė madh si dhe nga rezistenca mbarėpopullore qė pasoi gjatė viteve nė vijim. Kishte kohė qė klasa politike e Kosovės po jetonte nė luks dhe po bėnte jetė tė shkėputur larg krajatave, skamjes, padrejtėsive tė shumta dhe robėrisė sė padurueshme tė popullit tė vet. Duket se kjo klasė vasale e frymėzuar edhe nga padroni i tyre serbian kishte ardhur nė pėrfundim se rinia shqiptare tashmė ishte tjetėrsuar, ishte degjeneruar dhe ishte zhveshur nga ēdo element kombėtar. Ata, pjesėtarėt e kėsaj klase, sė bashku me padronin, mendonin se nuk ka mė rini shqiptare, se rinia ka filluar tė bėjė njė mėnyrė tjetėr jete, jetė qejfesh dhe shfrimesh banale sa nuk i bie mė ndėrmend Shqipėria, tė cilės, sipas tyre, i mungonin edhe shporetat dhe televizorat. Kjo klasė ende u frikėsohej vetėm veprimtarėve tė vjetėr tė cilėt i kishte mbyllur nėpėr kazamatet mesjetare jugosllave dhe dukej se kishte harruar se nė Kosovė po rritej njė rini e uritur pėr bukė, pėr dituri dhe pėr liri, e cila vetėm po e priste momentin qė tė hidhej nė beteja pėr t’i pushtuar tė gjitha kėto deri nė njė. Rinia jonė, asokohe, kishte ideale, mėsonte, kėrkonte rrėnjėt e historisė, ishte edukuar me pėrvojėn e vuajtur tė baballarėve tė tyre, me pėrvojėn e lavdishme tė historisė sė gjallė shqiptare, me mėsimet kombėtare dhe revolucionare tė Enver Hoxhės, ishte rritur me kėngėt e trimėrisė tė kėnduara nga rapsodi i popullit Dervish Shaqa dhe me emisionet mbi heroizmin e popullit tonė ndėr shekuj tė Radio Kukėsit dhe tė Radio Tiranės.

 
REXHA: Gjykatat e Kosovės tė burgosurit politikė i dėnuan nė emėr tė popullit. Prokurorėt, gjykatėsit dhe hetuesit kanė bėrė krime tė mėdha nė emėr tė ligjit tė armikut. Ka kėrkesa pėr rehabilitimin e ish tė burgosurve politikė si dhe pėr dėnimin moral tė tė gjithė atyre qė morėn pjesė nė tragjedinė e Kosovės. Mendimi juaj?

HOXHA: Ėshtė e vėrtetė se Serbia me ndihmėn e argatėve tė vetė shqipfolės ka bėrė kėrdi mbi popullin e Kosovės. Ky mal me krime ėshtė i pafalshėm. Tė paktėn, kėto krime patjetėr duhet tė mbeten tė shėnuara nė analet e historisė. Brezat e ardhshėm duhet tė mėsojnė pėr kėtė gjėmė. Lidhur me rehabilitimin tonė, me siguri, nė kohėra mė tė mira, Kuvendi i Kosovės do tė thotė fjalėn e meritueshme. Sot kjo ėshtė e pamundur tė bėhet. Ende jetojmė nėn sundimin e tė huajve. Sa u pėrket dėnimeve, e kemi ditur edhe atėherė: na ka dėnuar armiku dhe ne nuk kemi kėrkuar mėshirė. Nė bazė tė punės sonė, shpėrblim tjetėr nuk kemi pritur nga armiku: na kanė burgosė, na kanė rrahė, na kanė vrarė, por krenohemi  se kemi luftuar pėr fitoren e lirisė sonė, kundėr shtetit armik shekullor. Dhe, kėtė e kemi bėrė me zemėr dhe me tė gjitha forcat qė i kemi pasur. Kur na kanė quajtur nacionalistė dhe irredentistė nuk kanė hyrė nė hak me ne sepse tė tillė edhe kemi qenė. Njėherė e pėrgjithmonė kemi dashtė tė ēlirohemi dhe tė bashkohemi me shtetin amė, me Shqipėrinė e ėndrrave dhe tė realitetit tonė. Fatkeqėsisht, nuk kishim armė mė tė madhe se mendimin, letrėn dhe grushtet tonė tė thatė. Them pėr fat tė keq, sepse punėt do t’i kishim pėrfunduar qysh nė muajin prill tė vitit 1981 dhe sot do tė kishim njė shtet tė zhvilluar, stabil dhe faktor i fortė paqeje nė rajon dhe mė gjer. Sot shqiptarėt do tė kėndonin njė kėngė tjetėr dhe nuk do tė tėrhiqeshim kėshtu zvarrė me zorrė nėpėr kėmbė, si lypsarė tė botės. Sikur ta kishim pėrfunduar revolucionin tonė nė vitin 1981, nuk do tė vinin nė situatėn e rėndė tė poshtėrimit gjatė viteve tė 90 kur populli i manipuluar nga udbashėt dhe nga bijtė e udbashėve na fyenin me lloj-lloj emrash: si kuqalosha, komunista, etj. Qėllimi i udbashėve ishte i qartė: ta thyenin tehun revolucionar dhe shpirtin luftarak tė atdhetarėve tė devotshėm, tė njerėzve tė sakrificės si dhe ta dobėsonin pėrkrahjen e popullit ndaj nesh, me ēka edhe patėn sukses. Ky sukses i udbashėve u pa sidomos me rastin e organizimit tė luftės ēlirimtare tė Kosovės, kur nga ta u sabotua ēdo nismė e mbarė organizative. Personalisht mendoj se historia do t’i dėnojė tė gjithė individėt qė ishin nė shėrbim tė Serbisė dhe qė nė mėnyra tė ndryshme morėn pjesė nė dėnimin tonė dhe nė tragjedinė e Kosovės gjatė viteve tė tetėdhjeta. Ajo do t’i dėnojė edhe individėt dhe partitė tė cilat jo vetėm nuk e pėrkrahėn luftėn e UĒK-sė, por ishin kundėr saj me tė gjitha forcat. Nuk thotė kot populli: pushka atdhetare i mbyllė tė gjitha shtigjet e ligėsisė, pushka atdhetare pajton edhe gjaqe. Dhe, pushka pėr atdhe kėrciti nė vitet e fundit tė shekullit tė kaluar. Pushka pėr tė cilėn ishin flijuar shqiptarėt njė shekull tė plotė. Dhe, pėr ironi, tė gjithė ata qė e shanė luftėn e UĒK-sė, nė Kosovė dhe anė e mbanė botės, tė gjithė ata qė e sabotuan luftėn deri nė fund, u turrėn pas mbarimit tė saj, o burrani, dhe i zunė kulltuqet udhėheqėse, plaēkitėn ēka mund tė plaēkitej dhe sėrish filluan sulmin kundėr frontit qė e bėri luftėn. Kur jem te rehabilitimi, t’i them edhe dy fjalė. Vetėm nė kėtė qytet tė vogėl tė Evropės ku jetoj unė jemi mė tepėr se dhjetė ish tė burgosur politikė dhe tė gjithė me fakultete tė kryera. Kemi ndihmuar luftėn dhe djemtė e UĒK-sė me tė gjitha mundėsitė. Me djersėn tonė mbajmė familjet tona dhe ende ndihmojmė nevojtarėt nė Kosovė. Por, kur po i shoh udbashėt dhe bijtė e tyre nė pushtet, prokurorėt dhe gjykatėsit e dikurshėm nė vende tė njėjta tė punės, pseudointelektualėt e dikurshėm pushtetarė dhe bijtė e tyre nė vende udhėheqėse po mė dhėmbė shpirti. Dikur si shėrbėtorė besnikė tė armikut ata i kanė shfrytėzuar tė gjitha tė mirat e pushtetit komunist jugosllav. Sot i shfrytėzojnė tė gjitha tė mirat qė ua dha demokracia ndėrkombėtare: vila, hotele, tendera, rroga tė majme, ryshfete, hajni, etj. etj. Mė bėhet se kjo botė qenka e krijuar pėr tė mirėn e gjakėsorėve dhe pėr vuajtjen e tė mirėve. Turp. Megjithatė, turpi nuk po ēelte varrė askėnd. Ne qė jemi dergj burgjeve dhe hetuesive, tė rrahur dhe tė fyer nė mėnyrėn mė ēnjerėzore, ne qė nuk na lanė ta vuajmė dėnimin me burg as nė Kosovė, ne qė me dhunė u detyruam ta braktisim atdheun dhe u degdisėm meridianeve nė internim tė pėrjetshėm nuk i ramė nė qafė Kosovės pėr asgjė personale. Ne, nė parim, iu pėrmbajtėm urtisė sė Xhon Kenedit. Dhe kemi mbetur tė njėjtit idealistė me gatishmėrinė qė deri nė vdekje tė punojmė dhe tė flijohemi pėr lirinė, pėr gjuhėn, pėr flamurin, dhe pėr bashkimin e kombit nė njė shtet. Kosovėn as e kemi gėnjyer, as e kemi vjedhur ndonjėherė. Prandaj as kėrkojmė shpėrblime prej saj. Kemi vetėm njė lutje: Zot dhe Popull, na pranoni ashtu sikur na keni lindur, ashtu sikur na keni mėsuar, ashtu sikur na keni edukuar.

 
Winterthur, Maj 2006