Fjalim pėrmortor i Kodusi Lames, mbajtur nė akademinė pėrkujtimore kushtuar Xhavit Hoxhės, mė 21. 11. 2007 nė Prishtinė

 

XHAVIT HOXHA NĖ ĒDO RAST E PĖRĒMOI VDEKJEN PĖR INTERESAT E ATDHEUT E TĖ KOMBIT


     Gjeneral Kudusi LAMA

 
     E nderuar familja Hoxha!

     Tė nderuar pjesėmarrės!


     Njė zemėr e madhe qė rrahu vetėm pėr lirinė e trojeve dhe tė popullit tė tij, pushoi sė rrahuri. Shqiptari i madh, Xhavit Hoxha, pas njė sėmundjeje tė rėndė, ndėrroi jetė.

 
     Biri i odės sė Junikut, qė me jetėn e tij bėri epokė, po ulet tashmė nė tokėn e Kosovės, pėr tė qėndruar pėrjetėsisht pranė saj. Janė momente prekėse kur vejnė njė kohė qė jemi tė detyruar tė ndahemi nga mė tė dashurit tanė. Por mė prekėse bėhen ato momente kur jemi tė detyruar tė ndahemi nga djemtė tė cilėt gjithė jetėn e tyre ua kushtuan popullit, atdheut dhe ēėshtjes kombėtare. I tillė ishte edhe Xhavit Hoxha, prej tė cilit, detyrohemi tė ndahemi sot me dhembje.

 
     Por kjo dhembje, pėr familjen, pėr shokėt e veprimtarisė atdhetare e tė luftės, pėr gjithė popullin e Kosovės e mbarė kombin shqiptar duhet tė kthehet nė forcė tė pathyeshme sepse, me gjithė vuajtjet, veprimtarinė, pėrpjekjet, sakrificat, luftėn dhe mundin e gjakun e derdhur, nė kėtė moment tė mbylljes jetėsore tė Xhavit Hoxhės, ne, tė gjithė, kemi tė drejtėn tė deklarojmė pa mėdyshje se lufta jonė ka triumfuar. Se tė gjitha sakrificat e familjes Hoxha dhe tė gjithė familjeve tė tjera tė Kosovės nuk kanė shkuar kot, se gjaku i vėlla Edmondit ėshtė kthyer nė njė trėndafil tė pėrjetshėm qė do tė lulėzojė sa tė ekzistojė historia njerėzore e kombi shqiptar mbi kėto troje tė Kosovės, duke dhėnė garanci se mbi kėtė tokė kurrė me nuk ka pėr tė shkelur pushtuesi i huaj.

 
     Ndaj, ne, sot, duke pėrcjell me dhembje tė madhe nė zemėr e nė shpirt, shokun tonė tė luftės, tė pamposhturin dhe tė kudondodhurin Xhavit Hoxhėn, deklarojmė me bindje se kauza kombėtare ka fituar, se shqiptarėt nė jetėn evropiane nuk do tė jenė mė shėrbyes tė askujt, por zot tė vetvetes.


     Unė i them me dhembje, por me siguri, familjes Hoxha dhe gjithė bashkėveprimtarėve dhe bashkėluftėtarėve tė Xhavitit, se shoku ynė i dashur, biri i shtrenjtė i Kosovės dhe mbarė viseve shqiptare, djali, bashkėshorti, vėllai, babai dhe i dashuri juaj, veprimtari dhe luftėtari i shquar i ēėshtjes kombėtare, Xhavit Hoxha, lindur dhe rritur nė njė vatėr tė thjeshtė malėsori, njohu qė nė fėmijėri shfrytėzimin, e mbi tė gjitha ndjeu kolonizimin serbosllav. Prandaj, ai pėrqafoi pa ngurrim tė gjitha idetė e lėvizjeve pėr ēlirimin kombėtar. Kjo bėri qė ai tė ishte nė gjithė rrjedhėn e lėvizjeve pėr luftė, pa kompromis kundėr pushtuesit e ēlirimin pėrfundimtar nga pushtuesi shekullor, pa marrė nė konsideratė se ēfarė sakrificash duhen bėrė.


     Nė asnjė moment Xhavitit, ashtu si Edmondit e gjithė familjarėve tė tjerė, nuk u mungoi trimėria pėr tė qenė nė krye tė detyrės, atje ku atdheu kishte nevojė mė sė shumti pėr punėn, pėrpjekjet, sakrificat, luftėn dhe jetėn e tij. Nė zbatimin e ēdo detyre qė mori nė interes tė atdheut, ai nė ēdo rast e pėrēmoi vdekjen duke vėnė mbi gjithēka interesat e atdheut e tė kombit. Ai veproi e luftoi me guximin e njė atdhetari, patrioti e luftėtari tė madh tė ēėshtjes shqiptare, i papėrkulur pėr tė arritur tė shihte tė realizuar atė vepėr tė madhe tė kombit, siē ishte ēlirimi i Kosovės nga pushtimi serbosllav.


     Xhavitin vėrtet po e shkėput sot nga ne sėmundja e rėndė, por ai nė luftėn pėr ēėshtjen kombėtare luftoi dhe fitoi. Ai luftoi dhe fitoi sepse ishte trim, sepse tė tillė e kishte rritur atė familja, sepse nė djepin e atdheut kishte marrė atė ushqim tė zgjedhur atdhetar, pėr tė qenė nė front pėr lirinė dhe identitetin.

 
     Duke pėrjetuar dhembjen e thellė pėr humbjen e Xhavitit, tė familjarit, prindit, bashkėshortit, mikut, shokut, veprimtarit dhe luftėtarit tė devotshėm tė atdheut, kemi tė drejtė tė deklarojmė se me veprimtarė e luftėtarė tė tillė siē ishte Xhavit Hoxha, krenohen populli e atdheu, krenohet kombi mbarė e me tė drejtė duhen tė jenė krenarė edhe familjarėt e tė gjithė bashkėveprimtarėt e bashkėluftėtarėt e tij.

 
     Jeta dhe vepra e Xhavitit janė tė pavdekshme. Jeta e tij, si jeta e dėshmorėve tė atdheut, ashtu edhe tė gjithė ish-veprimtarėve e luftėtarėve tė tjerė, do tė mbeten pėrjetė pishtarė qe do t’u ndriēojnė rrugėn brezave tė sotėm dhe tė ardhshėm tė Kosovės e gjithė kombit e trojeve shqiptare pėr vepra mė tė mėdha e tė devotshme pėr rritjen e atdheut e tė kombit.

 
     Unė e nderoj qėndrimin burrėror tė gjithė familjeve tė Kosovės kur humbin bijtė e burrat. Edhe familja Hoxha me humbjen e parakohshme tė Xhavitit ėshtė goditur rėndė, por ajo familje heroike asnjėherė nuk e ka lėshuar veten, ajo gjithnjė ka qėndruar krenare nė respekt tė jetės dhe veprės sė djemve dhe burrave tė saj, tė cilėt pėrjetėsisht do tė mbeten nė memorien e kombit, si vlera tė veēanta e tė shenjta pėr sigurinė e tė ardhmes.

 
     Tė gjithė familjarėt, shokėt, bashkėveprimtarėt e bashkėluftėtarėt e Xhavit Hoxhės, nė nderim tė tij, prej sot duhen tė jenė mė tė fortė, me kurajozė, me dinjitozė, me dinamikė, me energjikė dhe me forca e vendosmėri tė shumėfishuar, duke dhėnė sigurinė se do tė jemi kurdoherė ushtarė besnikė tė atdheut, ashtu siē ishte edhe ai. Unik nė mendim e veprim pėr tė mirėn e tė ardhmes shqiptare.

 
     Duke qenė i pranishėm, nė kėtė ceremoni me vlera nderi, vlerėsoj se Xhaviti vėrtet fizikisht nuk ėshtė sot mes nesh, pėr t’i gėzuar frytet e luftės sė tij, por ne do ta trashėgojmė krenarinė e veprės sė tij. Ne do tė japim siguri se gjithė jetėn tonė nuk do tė bėjmė asnjė lėshim kur tė kemi tė bėjmė me ēėshtjen kombėtare e lirinė dhe sovranitetin e atdheut e tė kombit.

 
     Duke qenė bashkėluftėtarė tė lirisė, tė gjithė ata qė kanė bashkėvepruar me Xhavitin si kolegė, eprorė apo vartės, kanė ndjerė nė ēdo moment njė dorė tė ngrohtė mbi supe, njė fjalė tė sigurt, njė raport tė saktė. Xhaviti i ka takuar asaj pjese tė shqiptarėve qė moralin kombėtar jo vetėm e kanė mbajtur nė nivelin mė tė lartė, por kanė ditur ta injektojnė atė edhe te gjithė ajo mase shqiptaresh qė e kanė ditur ēfarė ėshtė atdheu.

 
    
I dashur Xhavit!

     Ne sot tė pėrcjellim ty nė jetėn e amshuar. Me tė vėrtetė kemi shumė dhembje pėr ikjen tėnde tė parakohshme, por tė pėrcjellim me bindjen se do tė ulesh nė dheun e Kosovės, aty ku e kishe dėshirėn dhe se pranė varrit tėnd nuk do tė shkel mė kurrė pushtuesi. Atdheu do tė rrojė nė jetė tė jetėve e brenda tij edhe ti i dashur Xhavit.

 

-         Do ta kesh pranė vėllain e, njėkohėsisht,gjeneralin e lavdishėm - dėshmorin e kombit, Edmond Hoxhėn.

-         Do t’i gjesh ish-bashkėluftėtarėt tashmė dėshmorė tė atdheut,

-         do tė jesh me tė lavdishmin Jashar Saliun,

-         me tė madhin Xheladin Gashin,

-         me tė pavdekshmit Luan Haradinaj,

-         Skėnder Ēekun,

-         Zahir Pajazitin,

-         Hakif Zenullahun,

-         Adrian Krasniqin,

-         Bekim Berishėn etj.

-         Atje do tė bėhesh prapė bashkė me mė tė lavdishmin e trojeve shqiptare, me mė tė madhin e luftėtarėve tė kėtyre luftėrave, me komandantin e lavdishėm legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės heroin e kombit - Adem Jasharin.

 
Nderim dhe pėrkulje pėr tė gjithė dėshmorėt.

I pėrjetshėm kujtimi i Xhavit Hoxhės, veprimtar dhe luftėtar i shquar i ēėshtjes kombėtare.

 

-------------------------------

Bedri ISLAMI: „XHAVIT HOXHA ISHTE NJĖ NGA VEPRIMTARĖT E ORĖVE TĖ PARA TĖ LĖVIZJES ĒLIRIMTARE TĖ KOSOVĖS…

Sylė ARIFI: „RIMTARĖT E GUXIMSHĖM SI XHAVIT HOXHA BESIN NĖ HISTORI

Flet Xhavit HOXHA: “KEMI QENĖ NACIONALISTĖ E IRREDENTISTĖ DHE KEMI MBETURTĖ NJĖJTIT IDEALISTĖ“

KO: NDĖRROI JETĖ ATDHETARI XHAVIT HOXHA