Flet Luljeta Selimi, autore e librit « Rrėfime tronditėse »

 

« UNĖ DRAGAN SPASIQ JAM NJERIU QĖ ME DORĖN TIME KAM

PRERĖ FYTIN E 50 SHQIPTARĖVE ! »

 

      Bisedoi: Riza LAHI


     Luljeta Selimi ka ardhur pėr t’u shlodhur mė sė fundi disa ditė nė Durrės. Ajo ka si profesion bazė atė tė mjekes gjinekologe, por ėshtė edhe gazetare dhe autore e librit me poezi “Lindja pa emėr”, novelės “Tre muajt e Anitės”, librit me bashkautor gjermanin Armin Matiu “Kosova nė shifra - 2003” si edhe tė librit tmerrėsisht tronditės “Rrėfime tronditėse”. Luljeta Selimi ėshtė bijė e dy prindėrve intelektualė; babai inxhinier dhe nėna farmaciste. Kjo vajzė kosovare ka pėrjetuar dhe pėrjeton pėrditė tmerret reale qė kanė pėrjetėsuar 2016 vajza dhe gra kosovare tė pėrdhunuara seksualisht dhe fizikisht nga ushtarakėt serbė, gjatė konfliktit tė fundit tė armatosur pėr lirinė e Kosovės, tė cilat ajo tashmė i quan “paciente”. Ajo i ka lexuar njė pėr njė dėshmitė sekrete tė atyre dhe i ka dėgjuar disa herė nga goja e tyre. Luljeta ėshtė nė krye tė njė grupi prej 15 mjekėsh dhe infermieresh vullnetare, qė i kanė vėnė detyrė vetes tė bėjnė ēmos pėr tė rehabilituar kėto viktima tė shkaktuara nga ushtarakėt e Millosheviēit. Viktima tė asaj damke tė pashoqe nė historinė e luftėtarėve tė tė gjitha kohrave, qė quhet politikė e pėrdhunimeve masive. Nė Bosnjė janė tė dokumentuara 50 mijė raste pėrdhunimesh seksuale. Nė Kosovė, tė dokumentuara deri tani - aq sa thamė. Sigurisht qė numri ėshtė mė i madh, por femrat e pėrdhunuara i janė trembur dhe i tremben mentaliteteve mesjetare, sidomos tė meshkujve kosovarė dhe tė ambientit rreth tyre...Luljeta aktualisht ėshtė e punėsuar me rrogė nė “Entin e statistikave tė Kosovės” dhe ndjek me kujdes shtypin e shkruar nė Shqipėri.

 

Krime tė pashembullta janė realizuar: nė ambientet e shkollės “Naim Frashėri” nė Prishtinė, te “Mėhalla e muhaxhirėve”, nė ambientet e fakultetit juridik dhe pranė “Qafė Morinės” te “Liqeni i Kuq”


LAHI :Ku keni konstatuar mė shumė raste pėrdhunimesh seksuale?

LULJETA: Kudo. Dhe sigurisht qė ka qenė njė orientim nga entet mė tė larta tė ushtrisė dhe policisė serbe. Kėto krime tė pashembullta janė realizuar nė vende tė ndryshme. Nė shtėpinė e viktimave, nė rrugė, buzė kufirit dhe mu pėrpara syve tė refugjatėve tė tjerė qė po niseshin pėr nė Shqipėri, por, si pika tė organizuara qėllimisht pėr tė kėtillė mbrapshti tė pėshtirė kanė qenė, sipas evidentimit tonė, kėto pika: Nė ambientet e shkollės “Naim Frashėri” nė Prishtinė, te “Mėhalla e muhaxhirėve”, nė ambientet e fakultetit juridik dhe pranė “Qafė Morinės” te “Liqeni i Kuq”.


LAHI :A keni pasur vėshtirėsi pėr evidentimin e 2016 rasteve qė keni deklaruar?

LULJETA: Sigurisht. Mentaliteti i vjetėr, sidomos nė fshat, na ka nxjerrė mjaft pengesa pėr tė realizuar evidentimin tonė dhe, mė pas, edhe ndihmėn tonė tė gjithanshme, por ne u kemi premtuar tė gjitha rasteve pėr ta mbajtur plotėsisht sekretin dhe e kemi mbajtur fjalėn. Gjithsesi, unė pesonalisht di edhe rreth 600 raste tė tjera, qė gratė dhe vajzat kanė refuzuar, sigurisht duke u skuqur nga turpi e duke u zverdhur nga kujtesa e llahtarshme, tė na i pėrshkruajnė rastet e tyre.


LAHI :I njihni konkretisht se si kanė ndodhur rastet, njė pėr njė?

LULJETA: Si jo? Mirėpo, ne kemi pėrdorur njė formė vjeljeje informacioni, qė ka ndikuar edhe nė terapinė e atyre, me sa ka qenė e mundur, kuptohet. Kėshtu, ne ua kemi kėrkuar atyre qė ta shkruajnė me dorėn e vet se si e nė ē’rrethana u ka ndodhur fatkeqėsia.

 

Ne nuk paguhemi pėr kontributin tonė qė japim


LAHI :Nga sa veta pėrbėhet ekipi juaj?

LULJETA: Ekipi ynė pėrbėhet prej njėmbėdhjetė mjekėve dhe katėr infermiereve. Qė tė gjitha janė tė pėrkushtuara me mish dhe me shpirt nė misionin tonė. Qė tė gjitha jemi nė marrėdhėnie pune me shtetin. Ne punojmė nga ora shtatė deri nė katėr pasdreke ditėve tė javės, deri tė premten. Pasi pushojmė njė orė nė shtėpi, nisim punėn nė objektivin tonė tė vetėm vullnetar dhe humanitar. Nga ora pesė deri nė orėn njėmbėdhjetė tė natės. Ditėve tė shtuna dhe tė diela punojmė nga ora shtatė deri nė orėn njėzetė e dy. Tė shtunave e tė dielave shkojmė fshatrave apo qyteteve tė tjera, kurse ditėve tė javės, vetėm nė Prishtinė dhe rrethet e saj. Nga tė gjitha shoqet, meqenėse kėmbėngulėt para intervistės, le tė pėrmend, hajt, vetėm njėrėn. Ajo quhet Vlera Mati, ėshtė e pamartuar, njėzetetetėvjeēare, mjeke. Ajo, jo vetėm qė ka vėnė nė dispozicionin tonė kerrin e saj, si edhe unė timin, pasi tė tjerat nuk kanė, por familja e saj nė Zvicėr na ēon 500 euro qė ne t’i pėrdorim nė ndihmė tė atyre fatkeqeve qė tė kėpusin shpirtin. Ne nuk paguhemi pėr kontributin tonė qė japim nė emrin e popullit tė Kosovės. Ne gjithmonė kemi nevojė pėr tė holla dhe ndihma materiale gjithfarėshe, dhe i grumbullojmė ato, qoftė duke pėrgjysmuar rrogat tona qė marrim nė punėrat ku jemi, qoftė edhe duke marrė ndihma nga OJQ-tė e ndryshme nė Kosovė, por edhe nga Gjermania e Hollanda. Nga shifra qė ju pėrmenda nė fillim, ka 314 nėna qė burrat e tyre i kanė pėrzėnė nga shtėpia me gjithė fėmijėt. Ato nėna nuk kanė asnjė tė ardhur. Atje ku banojnė dhe tė afėrmėve tė tyre, u thonė se burri mė ėshtė vrarė apo mė ėshtė zhdukur, a kushedi se ēfarė dhe Qeveria e Kosovės, e cila, sidomos kryeministri i saj Bajram Rexhepi, u qėndron pranė me sa mundet, u jep vetėm 62 euro nė muaj. Tė pėrdhunuarave tė tjera qė nuk kanė fėmijė, askush nuk u jep gjė, kurse ato kanė nevoja intensive pėr ilaēe dhe trajtim mjekėsor, tė cilat kushtojnė.

 

46 vetėvrasje pas luftės, pėr pasojė tė krizave nervore e psikike


LAHI :Keni patur raste pasojash pėr mungesa ilaēesh?

LULJETA: Kemi tė evidentuara 46 vetėvrasje pas luftės, pėr pasojė tė krizave nervore e psikike. Kėto ditė kishim njė rast tė dhimbshėm. Njė vajzė donte tė merrte pjesė nė mbrėmjen e maturės. Babai i saj e kish braktisur atė e fėmijėt e tjerė, pėr arsye tė nėnės. Ne i siguruam asaj njė fustan tė ri e tė bukur si edhe paratė e kokteit me shokėt e shoqet e klasės, por ajo kėmbėnguli qė tė mos shkonte. Ajo donte tė blinte ilaēe pėr nėnėn e saj, e cila nuk i kishte pėrdorur ato ditė se nuk kishim. Nėna e saj, si edhe mjaft paciente tė tjera, kur nuk pėrdorin rregullisht ilaēe, bėhen agresive dhe u sulen edhe fėmijėve tė tyre me tė dy duart nė fyt.


LAHI :Ēfarė ndihme u jepni kėsaj kategorie?

LULJETA: Bėjmė ēmos qė t’u sigurojmė atyre dhe fėmijėve tė tyre muaj pėr muaj nga 50 kg miell, 2 kg makarona, 3 kg detergjent, 2 kallėpė sapun, gjysmė kilogrami shampo, njė pastė dhėmbėsh, njė kg sheqer, njė kg kripė, 2 litra vaj dhe njėqind gram kafe. Ne na ka ndodhur qė tė dalim e tė kėrkojmė shtėpi mė shtėpi, tė lypim te gratė e shtėpive edhe brekė… Ato tė mjera, ju thashė, nuk i ndihmon askush. Janė tė papuna nė pėrgjithėsi se ka papunėsi tė madhe nė Kosovė dhe dėshirojnė tė hedhin diēka tė re nė trup. Kush t’ua blerė?


LAHI :Ke qenė e shokuar duke u njohur me historitė e tyre?

LULJETA: Unė jam mjeke gjinekologe dhe duroj, por, sigurisht, qė duhet forcė tepėr e madhe qė tė pėrmbash veten pas tėrė asaj llahtarie qė tregojnė femrat e dhunuara me gojėn e tyre.

 

« Mė quajnė Nenad Stojanoviq - Do tė tė vras ngadalė-ngadalė” » ,

dhe ma afroi cigaren te gjitė e mi dhe e fiku atje...


LAHI :A mund tė mė tregoni ndonjė histori nga ato mė tronditėset?

LULJETA: O, janė tė panumėrta zotėri… Ja, po ju tregoj se ēfarė i ka nodhur, R.N., e cila ėshtė nga Prishtina dhe qė e kanė gjetur tė lidhur, sa kish mbaruar lufta, nė lokalin e Fakultetit Juridik. Ajo na e ka treguar ngjarjen e saj, pasi erdhi nė vete dhe duke qarė pa pushim. Ja, se ē’tregonte R.N., e mbaj mend thuajse pėrmendėsh e nuk do ta harroj kurrė. “Pasi mė futėn nė lokalin e Fakultetit Juridik, mė vunė pranga dhe mė mbajtėn kushedi se sa ditė ashtu, pa futur gjė nė gojė. Pėr ēudi nuk kisha uri, por po plasja pėr njė pikė ujė. Mė sė fundi mė thanė se do tė mė merrnin nė pyetje; njėri prej tyre mė urdhėroi qė tė zhvishesha si kam lindur nga nėna. Unė refuzova. Njėri prej milicėve mė ra me shuplakė dhe menjėherė mė pėlciti gjaku nga buzėt e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzėt e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siē duket tė gjithė shqiptarėt e kanė gjakun e ėmbėl dhe unė me kėtė thikė do t’i shijoj tė gjitha”, dhe me thikėn qė mė vezulloi pėrpara syve tė mi, nisi tė mė priste rrobat derisa mbeta e tėra lakuriq. Tentova tė bėja diēka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata mė mbanin, i treti mė dhunonte. Rezistenca ime e vetme ishte disa tė gėrvishtura me thonj nė fytyrėn e dhunuesit… Pasi mbaroi punė, ai shtaza urdhėroi njėrin prej kolegėve tė tij t’i ndizte njė cigare. Me cigaren e ndezur m’u afrua, ndėrsa mezi mbaja pikat e fundit tė fuqisė qė po mė shteronte krejt, dhe mė tha: “Mė quajnė Nenad Stojanoviq... “Unė, Nenad Stojanoviq, do tė ta lė njė kujtim pėr tėrė jetėn. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur qė je, don ta jetosh jetėn, por unė do tė ta pres. Do tė tė vras ngadalė-ngadalė”, tha, dhe ma afroi cigaren te gjitė e mi dhe e fiku atje. Mbi njė paketė ka shuar nė trupin tim pėr disa orė ai. Nė asnjė film nuk kisha parė asi torture. Tė nesėrmen, sapo mė zgjidhėn duart, mė kanė dhunuar qė tė gjithė me radhė. Nuk e di se sa burra kanė luajtur me trupin tim, por, kur kam ardhur nė vete dhe ende sot, kam nė trupin tim me qindra plagė cigaresh dhe plagė thike, ku kanė gdhendur turli fjalėsh nė serbisht”.

 

« Unė Dragan Spasiq jam njeriu qė me dorėn time kam prerė fytin e 50 shqiptarėve,..., « mė lidhėn mbi tavolinėn e pėrgjakur.., ... »

 

Ju lutem, zotėri, unė nuk jam e lodhur. Do t’ju tregoj edhe rrėfimin e S.S. qė nuk donte asesi tė fliste nė sytė e nėnės sė saj, por veēse pasi u largua ajo… Nuk ju tėrheqin kėsi historish qė kanė ngjarė nė Kosovė? Ja se si ka treguar S.S. “Kam rėnė nė duart e shkive me 1 prill, ditėn kur shqiptarėt po dėboheshin masivisht. Kur mė shkėputėn nga familja, mendoja vetėm pėr ata, fatin e tyre dhe se ku po shkonin, por u lemerisa kur milicėt mė futėn forcėrisht nė njė dhomė, ku ishte njė tavolinė e pėrgjakur dhe shquajta flokė femrash, thonj dhe veshje femrash. Mė hyri frika nė palcė dhe po dridhesha. Mė foli njėri prej atyre qė udhėhiqte kriminelėt. Ai kishte njė shishe raki pėrpara dhe sytė i kish tė skuqur. Nė gjoks kishte njė zinxhir me stolira. Mė tha: “Kėtu do tė tė zhvesh tani, qė tė shoh a je pėr mua, a je pėr eprorėt apo je pėr ushtarėt”. Mė foli serbisht dhe piu disa hurtha raki. Unė bėra sikur nuk e kuptova, por ai ma pėrktheu shqip. Edhe pse e frikėsuar deri nė palcė, i thashė se unė nuk zhvishem. Ai flaku tej shishen e rakisė dhe u ngrit nė kėmbė e tha si i tėrbuar: “Mua mė quajnė Dragan Spasiq… Unė nuk e di… Unė di vetėm emrat e kosovarėve qė kanė ēuar nė Hagė qė kanė luftuar pėr lirinė e Kosovės dhe qė kanė qenė tė terrorizuar nga kėsi historish tė denja pėr “Ferrin” e Dantes. Por siē thoshte, pra, S.S. “Unė Dragan Spasiq jam njeriu qė me dorėn time kam prerė fytin e 50 shqiptarėve, e jo tė mė kundėrshtosh ti, kurvė”. Ky paska qenė fundi im, mendova dhe, ndėrsa ai nisi tė mė godiste me kondak, nuk qava. Si u qetėsua pak, ai kafsha urdhėroi ushtarėt e tij qė tė mė zhvishnin nudo. O Zot, e merr me mend se si e ndjen veten e zhveshur lakuriq nė mes ushtarėve? Ndėrsa unė rrija kruspull qė tė mbuloja sado pak diēka nga trupi im lakuriq, ai mė tha se duhej tė ngrihesha dhe tė vallėzoja.“Po nuk u ngrite tė vallėzosh, e sheh atė trupin atje?”, mė tha dhe mė tregoi trupin pa jetė tė njė vajze qė unė nuk e kisha vėnė re. Ajo ishte e masakruar pranė rrobave tė saja tė grisura me thikė, sikurse rrobat e mia pak mė parė. Nuk fola, por dy nga ata erdhėn dhe mė morėn e mė lidhėn mbi tavolinėn e pėrgjakur. Mė sė fundi, ai, shefi i tyre, hoqi pantallonat dhe tė mbathurat, pa duke qeshur nga horrat e tjerė qė edhe ata po qeshnin me zė bishash dhe mė kėrceu pėrsipėr, ndėrsa unė pėrpėlitesha me vdekjen duke jetuar ēastet e fundit tė jetės sime. Ai u largua vetėm pasi u ngop, pėr tė vazhduar me tė tjerėt me radhė. E njėjta gjė mė ka ndodhur disa ditė me radhė, derisa, pas disa ditėsh, mė hodhėn, ashtu siē isha, krejtėsisht e zhveshur, nė rrugė tė madhe, ku shkonin shumė kosovarė qė po iknin pėr Shqipėri. Kam ardhur nė vete, kur kam ndjerė qė dikush po mė hidhte pėrsipėr trupit tim njė rrobė. Ishte njė plakė. Si erdha nė vete, pashė qė trupin tim ma kishin prerė me thika nė shumė vende dhe kishin vizatuar me gjakun tim kryqe, shenja tė simbolit tė Millosheviēit. I lutesha plakės qė tė mė linte tė vdisja, i lutesha me sa fuqi qė mė kishte mbetur, por ajo mė pėshpėriste qė, edhe pak… edhe pak se do tė mbėrrijmė nė tokėn mėmė”.

 

« “I ke vetėm dy minuta, o paret , o djalin”...Njėri prej tyre mė ra  me kondak kokės dhe, ashtu siē isha e shtrirė, tjetrimė zhveshi duke mė shqyer rrobet... Burri vazhdonte tė shikontegjithēka qėnga vėndi ku qe fshehur tok me paratė e tija... »


LAHI :A ka burra kosovarė qė e dinė se nėna e fėmijėve tė tyre ėshtė pėrdhunuar?

LULJETA: Sigurisht qė ka. Ka mbi 200 raste. Ka raste qė, pas bisedės sonė, bashkėshortėt thonė se unė e dua ish-nusen e tij, por nuk mund ta marr nė shtėpi, se nuk janė dakort vėllezėrit etj. Ėshtė pėr tė vėnė re diēka. Asnjėri prej atyre qė kanė luftuar me armė nė dorė pėr lirinė e Kosovės, nuk e ka lėshuar gruan apo tė dashurėn e tij. Kurse burracakėt e disa pseudointelektualė, por; dhe bashkėjetojnė me rruspie duke lėnė nėnėn e fėmijėve tė tyre nė dorė tė fatit dhe nė mėshirėn se ēfarė t’i sjellim ne. Nė Kanunin e Lekė Dukagjinit thuhet qartė se, nė rate tė tilla, nuk lihet gruaja, por, qė tė dy bashkė, duhet tė hakmerren ndaj pėrdhunuesit apo grupit tė pėrdhunuesėve. Do tė tregoj njė rast. Siē tregon R. R. nga njė fshat i Therandės” nė mbrėmje , plumbat na hynin nė dhomė nga tė gjithė anėt, nuk mbeti asnjė mur pa u shpuar, por, do zoti, unė djali dhe burri shpėtuam. Kur u qetėsuam pak, mendova se kishim shpėtuar, por ata na kishin rrethuar. Burri im nxitoi dhe u fsheh te koteci i pulave, kurse unė i thashė djalit tė ikte e tė shpėtonte gjithsesi, pasi boll kisha jetuar. Ai qante e nuk ma lėshonte dorėn. Policėt na nxorėn nė oborr dhe nisėn tė kontrollonin pėr gjėra tė vleftėshme. Mė thanė ” Ku e ke arin ose paret, ose po ta vrasim djalin”. U pėrpoqa tė gjeja ēfar kisha e ku i kisha por ishin pak, pasi aq ar sa kishim dhe tė gjitha markat, i kishte marrė me vete burri im nė kotec. “I ke vetėm dy minuta, o paret , o djalin”. Burri im nė kotec nuk bėzante. Unė po rrija nė mes tė oborrit. Njė milic shtiu tri herė pėrmbi djalin tim tė vetėm. Djali dha shpirt duke parė tėrė kohėn nga unė qė ta shpėtoja. Bėrtisja e qaja me tė madhe. Mendova se do tė largoheshin, kurse njėri prej tyrer mė lidhi duart. Pashė nga vėndi ku qe fshehur burr im, por ai rrinte atje pa lėvizur. E mallkova me zė tė lartė, por milicėt nuk e kuptuan se me ka e kisha. Ai e kishte fajin, kur i kisha thėnė qė tė largoheshim, ja pėr Shqipėri, ja nė UĒK. Njėri prej tyre mė ra me kondak kokės dhe, ashtu siē isha e shtrirė, tjetri mė zhveshi duke mė shqyer rrobet. Burri vazhdonte tė shikonte gjithēka qėnga vėndi ku qe fshehur tok me paratė e tija dhe ku serbėve as qė iu binte nė mėndje tė kėrkonin. Si mė ēnderuan, mė zgjidhi duart njėri prej tyre dhe unė qėllova dikė me njė copė dru qė ishte pėranė e i rashė nė kokė. Atėherė u mblodhėn edhe milicė tė tjerė dhe kanė luajtur me trupin tim sa kanė dashur e si kanė dashur. Disa ditė mė vonė e pashė veten nė dhomėn e panjohur tė njė fshati; mė kishin marrė e mė kishin mjekuar atje. Mė kishin mjekuar plagėt qė mė kishin bėrė me thikė duke pikturuar me tehun e saj nė lėkurėn time. Gjatė gjithė kohės sė bombardimeve tė NATO s, vėllai dhe nusja e tij mė kanė mbartuar mal mė mal e mė kanė shpėtuar gjallė. Katėr ditė pas pėrfundimit tė luftės, vėllai tjetėr qė mė dinte tė vrarė erdhi bashkė me burrin tim, i cili mė tha: ”Mė mirė tė kishė vdekur; tani je pa fėmijė dhe pa burrė; ėshtė dashur tė vrasėsh veten sepse tė kanė dhunuar shkiet” “Unė fajtore? Ngase ti u fshehe me paratė dhe nuk ua dhe barbarėve qė tė shpėtonte yt bir dhe unė? Unė fajtore, kur ti nuk na le tė largoheshim nga fshati, kur tė gjithė po e ndjenin rrezikun” e pyesja dhe qaja. “Motrėn tėnde e kanė dhunuar ushtarėt serbė dhe unė nuk mund ta kem mė pėr grua’, i tha ai vėllait tim dhe u largua pėr tė mos u kthyer mė”.

 

LAHI :A ka raste shtatzanie me serbėt dhe si ėshtė vepruar?

LULJETA: Ka disa raste shtatzanie me ushtarėt serbė. Pothuajse nė tė gjitha rastet, femrat kosovare kanė dėshtuar. Me pėrjashtim tė njėrės qė e ka sot ende gjallė dhe kujdeset vetė pėr tė. Ėshtė edhe njė tjetėr qė e ka mbytyr me tė dyja duart nė fyt sapo e ka lindur. Ajo grua tashmė ėshtė e ēmėndur dhe nuk pritet tė ketė shėrim.


LAHI :A keni tė vėrtetuar raste kur ushtarakė serbė kanė protestuar kundėr kėsaj politike shnjerėzore dhe tė pafytyrė?

LULJETA: Nuk kam asnjė rast tė evidentuar deri mė sot.


LAHI :Cili ėshtė rezultati mė pozitiv qė keni arritur deri tani?

LULJETA: Janė mbi 300 paciente qė nuk e kanė mė nevojėn tonė dhe, po kaq, ato tė braktisurat, qė i kemi rregulluar me shtėpia nė Prishtinė.


LAHI :Pse nuk shkruani njė libėr rreth kėtyre deklarimeve rrėnqethėse?

LULJETA: E kam shkruar. Ėshtė pikėrisht libri qė sapo iu a kam dhuruar “rrėfime tronditėse”

 

Gusht 2004

 

------------------------------------

 

vijim mund shihni dokumentarin:

 

Rrėfime tronditėse nga femrat e pėrdhunuara gjatė luftės Kosovė!

 

Pjesa  1    -    Pjesa  2

 

---------------

 

Njė femėr e pėrdhunuar dhe rroba pėrgjakura

 

Njė femėr e pėrdhunuar e gjetur rrethinėn e Prizrenit

 

Rroba brendshme femrave shqiptare dhunuara nga barbarėt serb!

 

Veshje ndryshme

 

Ky material ilustrues u sigurua nga pashtriku.org