Nė pėrkujtim tė atdhetarit Xhavit Hoxha

 

VEPRIMTARĖT E GUXIMSHĖM SI XHAVIT HOXHA

MBESIN NĖ HISTORI !

 

Shkruan: Sylė ARIFI

Bazel, 21. 11. 2oo7

 

Atdhetari i devotshėm, Xhavit Hoxha pjesė e historisė kombėtare, nderi dhe krenaria i  takon  njerėzve tė sakrificės. Veprimtari i ēėshtjės Shqiptare  Xhaviti,  profesor i nderuar, ish i burgosur politik, i angazhuar nė periudha historike nė ēelulat e para pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, pra i takonte atyre trimatve tė orve tė para tė lirisė.

 

Nė familjen Hoxha nga babė Hysniu, nė fshatin Junik u lindan  dy trima tė pendės dhe pushkės, vllezarit Xhavit dhe Edmond Hoxha tė cilėt janė ndarė nga nga jeta vetėm fizikisht, ndėrsa  vazhdon tė jetoi vepra dhe ideali i tyre kombėtar, qė mbetėt detyrė dhe synim i vazhdueshėm pėr Popullin Shqiptar.

 

Xhaviti i jonė apo siē kishte deshirė tė na thoshte neve bashkėveprimtarėve tė tij „SHOQ“, ishte  inspirim dhe  frymzim jo vetėm pėr kolegėt e tij por dhe pėr gjenerata tė tėra.

 

I brymosur me guxim intelektual, dėshironte dhe vepronte duke qenė nė bashkėveprim me tė gjitha shtresat me synime ndihmėse tė mirfilltė kombėtare, pėr ta afirmuar dhe ndimuar zgjidhjen e ēėshtjės kombėtare e nė veēanti ēlirimin e Kosovės nga  falanga serbe.

 

Nga vitet e 70-ta Xhaviti ishte pjesė e Lėvizjes Nacional-ēlirimtare tė Kosovės dhe viseve Shqiptare nė ish Jugosllavi. Duke qenė anėtarė  aktiv i  grupėve ilegale tė asajė kohe qė vepronte mbrenda organizatės ilegale “Komiteti i Deēanit”, nė kudėr tė lėvizjės se udhėhequr nga ideologu  i ēėshtjes kombėtare, Jusuf  GĖRVALLA.

 

Xhaviti ka punuar si profesor i  shkollės sė mesme nė Gjakovė, si njeri nga mėsimdhėnėsit mė tė nderuar nė ate kohė, kishte shoqėri tė gjerė jo vetėm me personelin arsimorė por dhe me nxėnėsit e shkollės. Me tu zbuluar  veprimtaria ilegele e “Komitetit pėr Deēan”, pasuan arrestimet me ē“rast edhe  veprimtari Xhavit Hoxha arrestohet, i dyshuar pėr vepėr penale e kualifikuar si  armiqsore kundėr shtetit Jugosllavė. Pra, nga ish bandat sllavo-komunite tė asaj kohe, vazhduan fushatat e ndjekjeve dhe arrestimeve tė anėtarėve tė kėsaj organizate ilegale “Komiteti i Deēanit” si bashkautor tė veprimeve ilegale pėr rrėnim dhe shkatrrim tė sistemit juridik dhe ligjor tė ish jugosllavis, veprimtarėt Ismajl Haradinaj, Hasan Ukėhaxhaj,Jashar Salihu, Xhavit Hoxha, Din Ahmetaj,  Drita Kuqi etj.

 

Ishin Vėrtytet e njė intelektuali tė guximshėm, qė me  sakrifica sublime ju kundėrvu njė sitemi shtetror,  vetėm e vetėm pėr hirė tė pėrpjekjeve dhe tė  ndihmės pėr organizime politike nga tė gjitha format e mundshme pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.  Prandaj, i ndjeri Xhavit,   dhe familja e tij u persekutuan nga regjimi gjenocidal nominklaturės komuniste.

  

Persekutimi nga masat e tilla  tė rėnda  ideo-politike dhe policore, kishte synim qė  shumicėn e veprimtarve dhe familjeve tė tyre,  t“i  friksonin politikisht,  dhe me masa tė  rėnda nga dhuna  fizike me burgosje ti gjynjezonin duke menduar nė largimin e tyre nga  idealet kombėtare

 

Mirėpo, me kurrfarė ēmimi, atdhedashuria e trimave dhe  familjeve tė tyre, nuk u lėkund, pėrkundrazi mori pėrmasat e zgjerimit nga shumė gjenerata, si frymzim dhe brymosje pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serbė.

 

Veprimtari Xhavit Hoxha, nėn kushte tė njė trysnie politiko-policore edhe pas daljės nga vujtja e denimit me disa vite burg tė rėnd, ishte detyruar tė arratisej nga vendlindja nė mėrgim. Ky veprimtar i devotshėm dhe atdhetar i pėrkushtuar gjithė jetėn e tij, edhe nė Zvicėrr si  emigrant politik e vazhdoi veprimtarinė.

 

Fillimisht ishte  njėri nga kreatorėt e organizimit tė Sindikatės sė pavarur tė Shqiptarve nė Zvicėrr, qė ishte e mandatuar nga Sindikata e pavarur e Kosovės nė atė kohė e udhėhequr nga Dr. Harulla Gorani.

 

Si intelektual dhe veprimtar i shquar pati detyrua dhe ushroi veprimtari nė kuadėr tė kesaj levizje sindikaliste, qė pėr mė shumė kishte synime kombėtare pėr tė  ndikuar tek shumica e Shqiptarve pėr gjendjen jo vetėm ekonomike por dhe politike tė popullit tė Kosovės qė ishte i atakuar tani mė nė tė gjitha fushat nga pushteti i instaluar serb nė Kosovė. Kishte organizuar tryezėn e pėrbashkėt tė bashkimit tė  gjitha organizimeve dhe asociacioneve,  qė bėheshin nga Shqiptarėt nė shtetin e Zvicrrės. Ishte njėri nga ideatorėt e formimit tė  Fondit „Vendlindja Thėrret“ si financuese e  Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

 

Angazhimet e profesorit Xhavit Hoxha, nė Institucionin e UĒK-sė , ishin tė veēanta nė fushėn intelektuale dhe politike qė nė bashkveprim me ish Kryetarin e Fondit “Vendlindja thrret” tė madhin Jashar Salihu, dhe me bashkthemeluesit Agush Buja, Mehemet Bislimi, Zenun Bajrami e shumė  tė tjerė, bėnė qė kjo luftė ēlirimtare e bėrė nga UĒK tė jetė e suksesshme, nė ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serbė.

 

 Si emisar i  segmenti tė luftės ēlirimtare, nė kuadėr tė UĒK-sė, ishte i angazhuar intenzivisht  nė pėrgatitjen e veprimeve konkrete nė mombilizimin e pėrgjithshėm morao-shpirtror,politiko-diplomatik, matrial dhe veprimeve nga  artit ushtarak, pėr ta bėrė luftėn e UĒK-sė mė tė suksesshme kundėr forcave fashiste serbe. Sigurisht i frymzuar dhe i brymosur nga idealet atdhetare tė familjes dhe nga vetė profesor Xhaviti, vllau Edmond Hoxha dėshmor i kombit,  ishte luftėtari dhe komandanti i orve tė para tė luftės ēlirimtare qė ra nė fushbetejė  kundėr forcave policore e ushtarake Serbe dhe bashkpunėtorve tė tyre.

 

Fjalimet e shumta qė i bėnte nėpėr shumė tubime tė organizuara kudo nė shtete tė ndryshme dhe nė veēanti Zvicėrr, para gjatė dhe pas luftės ēlirimtare,  ishin tė sinēerta e burrnore duke apeluar gjithnjė nė mombilizim tė pėrgjithshėm tė gjitha vlerave shpirtrore, matrijale e fizike nė mbėshtetje tė luftės sė drejtė qė e bėnte UĒK-ja.

 

 Pra, atdhetari Xhavit kishte qėndrim parimor dhe korrekt  nė raport shoqėror nė nivele tė ndryshme,  ishte shumė njerzor me miqtė dhe dashamirėt e ēeshtjės kombėtare,  ndėrsa me kundėrshtarėt e ēėshtjes kombėtare apo thėn troē me hyzmeqarėt e shėrbimeve tė huaja ishte shumė konkret i drejtėpėrdrejt e i pa kompromisė. Gjithėmon, dhe gjithkund, prezenca dhe  fjala e tij  krijonte atmosferė  mirėkuptimi vllaznor e korrektsi,nė  frymėn e mombilizimit tė gjitha  forcave kombėtare pavarsisht pėrcaktimet e tyre politike e ideoligjike.  Apelonte vazhdimisht te  tė gjithė shqiptarėt tė jenė unik e tė bashkuar rrethė forcave reale kombėtare, qė me pend e pushkė janė nė shėrbim tė atėdheut.

 

Pas, pėrfundimit tė luftės ēlirimtare, me krijimin e partive politike fillimisht ishte i angazhuar nė formimin e partisė demokratike nė Mėrgim dhe nė veēanti nė Zvicėrr, duke qenė i zgjedhur nė hierarkin e PDK,  dega nė Zvicėrr. Tė gjitha kėto veprime, sakrifica dhe kontribute tė ēmuara nga veprimtari i shquar i  ēėshtjes kombėtare,  nė  periudhat  e ilegalitetit  dhe  e legalitetit politiko-diplomatik  dhe ushtarak, janė pjesė e historisė

sė lavdishme tė popullit Shqiptar.  Vepra e Xhavit Hoxhės pa dyshim se do tė radhitet nė vendin e merituar  nė historinė tonė  kombėtare