Sovraniteti nė Kosovė ėshtė i barazvlefshėm me

pėrmbajtjen e pavarėsisė sė shtetit!

 

 

EDHE PAS ZGJEDHJEVE

DYSHIME PĖR NDRYSHIME!

 

Shkruan: Behxhet Sh.SHALA - Prishtinė, 10. 12. 2010

 

 

Shikoni: PDK e LDK hapin fushatėn

 

 

Njė historik i shkurtėr

 

     Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė apo nuk duan ta dinė, mė duhet t’u pėrkujtoj se Kosova ėshtė njė shtet qė ende ėshtė duke i bėrė hapat e parė nė ndėrtimin e shtetėsisė. Ka njė “mbikėqyrje” tė fortė ndėrkombėtare e cila ėshtė ambalazhuar si monitoruese, kėshilldhėnėse dhe lehtėsuese duke i ruajtur disa tė drejta pėr vendimmarrje tė faktorit ndėrkombėtar. E vėrteta ėshtė se faktori ndėrkombėtar e ka votėn deliberative (pėrcaktuese) pėr ēdo gjė nė Kosovė pėrjashtuar kėtu pėrgjegjėsinė e cila adresohet kryesisht te institucionet e shtetit njomėzak tė Kosovės! Politikanėt e Kosovės nuk ushtrojnė sovranitet as mbi institucionet qė i drejtojnė e lėre mė nė tėrė territorin e Kosovės. Sovraniteti nė Kosovė ėshtė i barazvlefshėm me pėrmbajtjen e pavarėsisė sė shtetit! Kufijtė shtetėrorė janė kryesisht kufij administrativė me pėrjashtim kufiri me Maqedoninė i cili u bė shtetėror vetėm pasi paguam njė ēmim tė caktuar duke humbur njė pjesė tė territorit gjatė procesit tė demarkacionit tė kufijve! Edhe kufiri me Malin e Zi do tė bėhet shtetėror pas demarkacionit i cili gjithashtu do ta gjymtojė territorin e Kosovės duke i marrė edhe mė shumė territor se Maqedonia! Me Shqipėrinė duket se nuk do tė kemi probleme tė kėsaj natyre shkaku se Shqipėria nuk po tregon asnjė interesim pėr t’i marrė territor Kosovės!

     Nė rrethana normale Shqipėria do tė duhej tė tergonte interesim pėr tėrė territorin e Kosovės, si pjesė e shkėputur padrejtėsisht nga trungu i saj! Tash na ka mbetur kufiri me Serbinė, fqiun tonė i cili po sillet si tė ishte zot shtėpie nė Kosovė! Serbia nė Kosovė po e luan lojėn e cic-micit politik duke e bėrė shylevek nė tėrė kufirin e saj! Serbia po pėrpiqet qė kufirin me Kosovėn ta konservojė si administrativ e qė ka arritur deri mė sot ndėrsa si alternativė mė tė “keqe” pėr tė e ka ruajtur mundėsinė: ”merr sa tė duash nga territorr i Kosovės”. Ky ėshtė realiteti nė Kosovė dhe duket edhe ēėshtja pėr tė cilėn do tė bisedohet me Serbinė! Nga kjo del se Veriu Kosovės ėshtė i ndarė dhe se komunat e decentralizuara kanė krijuar njė homogjenitet etnik dhe politik! Prandaj, duke pasur parasysh ndjeshmėrinė e kėsaj ēėshtjeve tė gjitha subjektet garuese premtojnė bashkimin e Mitrovicės ndonėse e dinė se nuk mund tė bėjnė asnjė lėvizje nė kėtė drejtim dhe se ēdo kėrcėnim pėr ribashkim tė dhunshėm vetėm sa e shpejton edhe ndarjen faktike!

     Nė rastin konkret pėrdorimi i fjalėve tė forta ėshtė retorikė pėr njė pėrdorim i cili nuk prodhon asnjė efekt pozitiv! Ata qė realisht kanė mundėsi ta bėjnė ribashkimin e kėsaj pjese tė Kosovės nuk e bėjnė por kėtė ēėshtje e kanė shndėrruar nė njė konflikt tė ngrirė i cili e bėnė Kosovėn si njė fotokopje tė shėmtuar tė Federatės sė Bosnjė dhe Hercegovinės! Vetėvendosja qė pėr herė tė parė po garon nė zgjedhje ka qenė e pakompromis nė qėndrimin e saj pėr rikthimin e sovranitetit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės dhe bashkimin me Shqipėrinė. Asnjėherė nuk ka lėvizur nga ky pozicion. Edhe disa partiza qė nuk e kanė kaluar as 0.5% tė votave janė angazhuar pėr bashkimin me Shqipėrinė e qė nė fakt nuk kanė pasur asnjė ndikim! Sė voni, pėrkatėsisht gjatė fushatės sė fundit, pronari i njė partie politike qė deri vonė nuk e ka ditur as ku ndodhet Shqipėria po del me njė qėndrim tė fortė se:” edhe ne jemi pėr bashkim me Shqipėrinė”! Ēfarė sofizmi!

 

Befasitė e mundshme tė kėtyre zgjedhjeve

 

     Kemi sondazhet e rezultateve tė mundshme tė kėtyre zgjedhjeve, tė pavarura, tė subjekteve garuese, tė ambasadave dhe tė shėrbimeve informative dhe kundėrinformative! Sondazhi i fundit i Klubit pėr Politikė tė Jashtme shkaktoi tėrmet te shumica e subjekteve politike tė cilat, duke shfaqur mospajtim tė thellė me kėto rezultate bėnin pėrpjekje ta diskreditonin KPJ dhe ta vėnė nė pikėpyetje besueshmėrinė e kėtij sondazhi ndonėse askush nuk pretendon se kėto rezultate vėrtet do tė jenė tė tilla! Subjektet politike, nė sondazhet qė i bėjnė me porosi, rezultatet e tyre i pėrshtatin me dėshirat duke injoruar realitetin! Duket se kėtu ka punė pėr psikologjinė! Nėse rezultatet e sondazheve parazgjedhore pėrputhen me dėshirat e subjekteve garuese atėherė ato subjekte thirren pikėrisht nė rezultatet e organizatave qė i kanė bėrė ato sondazhe dhe qė e kanė kredibilitetin” e dyshimtė! Mė kanė bėrė pėrshtypje debatet parazgjedhore nė mediet elektronike tė pėrfaqėsuesve tė subjekteve garuese dhe analistėve tė pavarur! Nė fakt, pėrjashtuar disa raste kėto debate kanė qenė jashtė ēdo konteksti, tė paartikuluara, debate ku analistėt u janė lėvyrur politikanėve dhe nė tė cilat ėshtė pėrdorur njė fjalor rrugaqėsh!

     Po, njeriu flet aq sa dinė ose, kur ėshtė fjala te analistėt e pavarur, aq sa kanė interes material apo ndonjė interes tjetėr! Faktori ndėrkombėtar ka bėrė disa ndėrhymje flagrante me qėllim qė tė ndikojė nė rezultatet e zgjedhjeve. Ambasadori i njė shteti tė fuqishėm ka dalė haptazi nė pėrkrahje tė njė subjekti politik ndėrsa e ka satanizuar njė subjekt tjetėr politik (Vetėvendosjen)! E qė nuk ėshtė aspak nė mandatin e tij! Rasti i dytė ėshtė kur z. Fejt nė Bruksel deklaron se Kosovės pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit i duhet njė qeveri me duar tė pastėrta duke aluduar haptazi se kjo qeveri (koalicioni PDK - LDK) i ka duart e pėrlyera! Dhe kėtė e thotė nė fazėn mė kritike tė procesit zgjedhor, nė fazėn e fushatės! Deklarimin e tij pėr njė qeveri me duar tė pastėrta e pėrkrahu edhe ambasadori i njė shteti tė fuqishėm dhe i cili nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor si dhe sugjeruesi kryesor se pėr kend duhet tė votohet! Edhe i pari, edhe i dyti po tė donin kanė pasur mundėsi t’ua pastrojnė duart atyre pėr tė cilėt kanė aluduar se i kanė duart e pista por nuk e kanė bėrė kėtė. Madje, ua kanė siguruar dorashkat qė tė mos lėnė gjurmė! Pastaj, nė shumė raste ndėrkombėtarėt i kanė duart edhe mė tė pista se vendorėt sepse duart e tyre ndoten me miliona euro nga tenderėt njėburimorė, privatizimi dhe kontratat me firmat fitimprurėse!

     Fushata, pėrjashtuar fjalorit injorant nė disa raste ka shkuar mirė! Premtimet qė joshin janė garant pėr rritjen e votave! Nuk ka kandidat qė garon, nė asnjė vend tė botės, qoftė ai edhe me njė demokraci pėrrallore e qė do tė kėrkon votėn duke e treguar krejt tė vėrtetėn! Nėse dikush ka tė drejtė ta sulmojė pozitėn pėr mosrealizimin e premtimeve ata janė vetėm dy subjektet e reja garuese, FER dhe VETĖVENDOSJE! Vetėm kėto dy subjekte garuese nuk i kanė rėnė bakllavasė sepse nuk kanė pasur rastin! Opozita, kur ka qenė pozitė edhe vet i ka lagur mustaqet nė shėrbetin e bakllavasė duke e lėnė tepsinė krejtėsisht tė zbrazėt. Fatmirėsisht, tepsia ka mbetur! Prandaj, kėto premtime tė tė gjitha subjekteve garuese nuk ngjallin shpresėn se nė Kosovė do tė ketė ndryshime pėrmbajtėsore! Mund tė ketė ndryshime kozmetike dhe kėtu pėrfundon tregimi ose pėrralla! Pėr faktorin ndėrkombėtar me rėndėsi janė bisedimet me Serbinė apo dialogu teknik siē po e quajnė ata dhe nė mėnyrė refleksive, mbase pėr shkak tė frikės po e pėrsėrisim edhe ne! Dialogu me Serbinė, pa plotėsimin e disa parakushteve tė domosdoshme pėrfundimisht do ta rehabilitojė Serbinė ndėrsa Kosovėn do ta shtyjė nė vartėsi edhe mė tė madhe dhe nė inferioritet tė skajshėm pėrballė Serbisė!

     Duke mos injoruar sondazhet, edhe unė e kam bėrė njė matematikė pėr rezultatet e mundshme tė kėtyre zgjedhjeve. Nuk po dalė me shifra sepse nuk dua tė paragjykoj apo tė ndikoj nė rezultatet e zgjedhjeve duke favorizuar njė subjekt tė caktuar apo duke e dėmtuar subjektin tjetėr! Mirėpo, mendoj se “lufta” midis PDK dhe LDK pėr tė dalė i pari do tė jetė luftė dhėmbė pėr dhėmb (votė pėr votė) dhe se dallimi pėrfundimtar nuk do tė jetė i madh! Befasia mė e madhe e kėtyre zgjedhjeve do tė jetė VETĖVENDOSJA me njė kusht qė tė jetė nė gjendje ta mbrojė votėn e fituar. Nė kėtė rast, sė paku do tė radhitet si forca e tretė politike ndėrsa nėse nuk e mbron votėn e saj do ta ketė problem tė mbijetojė apo do tė jetė njė parti parlamentare, me pak deputetė! Edhe subjetet qė do t’i fitojnė zgjedhjet do ta kenė shumė problem ta kalojnė 26%-in. AAK do tė jetė forca e katėrt politike apo e treta nė rast se VETĖVENDOSJES i “avullohen“ votat! LDD, FER dhe AKR do tė hecin nėpėr tehun e shpatės nėse do ta kalojnė pragun zgjedhor apo jo! Por, pėr demokracinė do tė ishte shumė e shėndetshme nėse edhe kėto tri subjekte do ta kalonin pragun zgjedhor dhe nė kėtė mėnyrė do tė imponohej njė koalicion qė do tė garantonte stabilitet sepse kėshtu, do tė kishim edhe njė opozitė tė fuqishme!

 

Koalicionet e mundshme

 

     Mos u besoni deklaratave tė politikanėve se: ”pėr sė gjalli dhe nėn asnjė kusht nuk do tė bėjnė koalicion me kėtė apo atė subjekt politik”! Interesi personal te ne ėshtė para interesit partiak e lėre mė interesit tė shtetit! Politikanėt tanė, pėr njė plesht e kallin jorganin! Kėshtu bėri Fatmir Sejdiu, kėshtu do tė bėjnė edhe tė tjerėt! Unė nuk e pėrjashtoj asnjė koalicion! Pastaj, koalicionet e ardhshme do tė dizejnohen nga ndėrkombėtarėt sepse na pret dialogu “teknik” me Serbinė andaj duhet njė ekip pėr bisedime sa mė gjthpėrfshirės qė do tė bisedonte por edhe qė do tė garantonte se rezultatet e kėtyre bisedimeve “teknike” do tė zbatohen! Nė formimin e koalicioneve do tė ketė ndikim tė fuqishėm edhe Ramush Haradinaj i cili mori tė drejtėn e shfrytėzimit tė pushimit tė lehonisė nga Tribunali i Hagės!

 

Sfida kryesore pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit

 

     Nuk e besoj se do tė kontestohen rezultatet e zgjedhjeve. Kėtė ua bėri me dije eurodeputetja Doris Pak subjekteve garuese. Si shembull tė keq e mori Shqipėrinė! Shqiptarėt tė mėsojnė nga shqiptarėt! PDK e dha provimin me rastin e balotazhit nė Rahovec. Prania e mė shumė se 32.000 vėzhguesve, ndėrkombėtar dhe vendor do tė duhej tė ishte njė garanci se procesi zgjedhor do tė jetė i rregullt. Unė mė tepėr shpresoj se monitoruesit vendor tė “Demokracisė nė Veprim” tė cilėt tashmė e kanė njė pėrvojė do tė pėrkujdesen qė tė mos ketė manipulime nė kėto zgedhje dhe se do tė jenė guardianė tė rregullsisė sė kėtij procesi! Sinqerisht uroj tė ndodhė kėshtu! Mirėpo sfida kryesore pas zgjedhjeve nė Kosovė do tė jetė sundimi i ligjit. Nėse e pėrballojmė kėtė sfidė atėherė kemi tė drejtė tė llogarisim se do ta ndėrtojmė njė shtet normal. Ndryshe do tė bėhemi si Kolumbia e Pablo Eskobarit apo Ēikago e Al Kapones. Tash jemi vetėm Banana Republikė! Nėse e kalojmė sfidėn e sundimit tė ligjit atėherė do ta zgjidhim enigmėn se si njė pushtetar nė moshė shumė tė re pėr 3 apo 4 vjet tė mandatit ka bėrė pasuri pėrrallore! Atėherė do t’i kemi do lista tė tjera pėr deputetė dhe nuk do tė ketė nevojė tė na i lajnė duart  ata qė higjienėn e duarve tė tyre nuk e kanė pėr t’u lavdėruar!

Behxhet Sh. SHALA

 

 

 

BEHXHET SHALA:

ĒKA NĖ FAKT NA SOLLI PAVARĖSIA?

 

..