Nė fokus

 

 

SA KA PASURI FATMIR LIMAJ?!

 

Shkruan: Parim Olluri - Prishtinė, 03. 12. 2010

 

 

     Gjashtė shtėpi janė ndėrtuar afėr njėra-tjetrės nė katėr vjetėt e fundit nė njė zonė prej 27 arėsh nė zonėn kadastrale tė Ēagllavicės. Prona ku ėshtė ndėrtuar rrjeti i shtėpive figuron si hipotekė nė njė bankė private nė Kosovė nė emėr tė ministrit tė Transportit, Fatmir Limaj, dhe tė dajės sė tij, Skėnder Shala. Tė njėjtėt emra, sipas dokumenteve qė ka siguruar gazeta, figurojnė edhe nė kadastrėn e Komunės sė Prishtinės. Emri i ministrit tė Transportit nė kadastrėn e Prishtinės, sipas kėtyre dokumenteve, figuron qė nga viti 2006.

     Nė Veternik tė Prishtinės gjenden edhe 28 arė tė tjerė, qė janė deklaruar si  pronė e pėrbashkėt familjare nga Demir Limaj, vėlla i ministrit tė Transportit dhe Postė’Telekomunikacionit. Nė kėtė vend ende nuk ka filluar tė ndėrtohet asgjė, sipas Fatmir Limajt, ministėr nė largim i Qeverisė sė Kosovės.“Atė e ka blerė Demiri pėrmes kredisė, por aty nuk ėshtė ndėrtuar ende asgjė”, ka thėnė Limaj, edhe pse e njėjta ėshtė deklaruar nė Agjencinė Antikorrupsion si pasuri e pėrbashkėt familjare, nga vėllai i tij.

( Lexoni nė fund formularin e pasurisė sė Fatmir Limajt tė deklaruar nė AAK - Sh.B)

     Ndėrkaq pėr ndėrtimin e rrjetit tė pėrbėrė prej gjashtė shtėpish nė dy parcelat e tjera nė Veternik, e tė cilat nuk janė deklaruar nė Antikorrupsion, ministri Limaj ka deklaruar se ato janė pronė e Skėnder Shalės, pėr tė cilin thotė se e ka dajė. “Ata i kanė ndėrtuar gjashtė shtėpi, sepse janė gjashtė vėllezėr qė punojnė nė Zvicėr dhe kur tė kthehen nė Kosovė herdokur mund t’i shfrytėzojnė”, ka thėnė Limaj. Ai nuk mohon se dy parcelat ku janė tė ndėrtuara kėto shtėpi figurojnė nė hipotekė bankare e nė regjistrin kadastral tė Prishtinės nė emėr tė tij e tė Skėnder Shalės. “Mua mė ėshtė dashur tė merrja njė kredi prej 40 mijė eurosh nė ‘Raifeisen’ dhe kjo pronė ėshtė lėnė si garanci, pėr shkak se nuk kam mundur ta mbuloja me rrogė kėtė shumė”, ka thėnė Limaj.

    Nė anėn tjetėr, ministri i Transportit nė formularin pėr deklarimin e pasurisė nė Agjencinė Antikorrupsion ka shkruar se ka si pasuri tė pėrbashkėt familjare njė banesė 110 metra katrorė, tė blerė nė vitin 2003, nė vlerė prej 80 mijė eurosh, si dhe njė banesė tjetėr po ashtu e deklaruar si pasuri familjare me sipėrfaqe prej 68 metrash katrorė e blerė nė vitin 1981, nė vlerė prej 70 mijė eurosh. Pasuri tjetėr e pėrbashkėt, sipas Limajt, janė edhe gjysmė milioni euro, qė ėshtė vlera nė euro e 13 hektarėve tokė, truall e arė bujqėsore nė Banjė tė Malishevės, si dhe njė shtėpi banimi prej 300 metrash katrorė nė vlerė prej 250 mijė eurosh.

     Nė Antikorrupsion po ashtu ėshtė deklaruar nga Limaj se ka njė veturė tė tipit BMW nė vlerė prej 20 mijė eurosh, tė cilėn e ka ndėrruar me veturėn e tipit AUDI A4 nė vitin 2009. Po ashtu, Limaj ka edhe njė veturė tjetėr tė tipit AUDI A6, e blerė nė vitin 2007 pėr 25 mijė euro, tė cilėn e ka deklaruar si pasuri familjare. Ndėrsa si para tė gatshme i mban 26 mijė euro nė “Raifeisen Bank”, aty ku pati nevojė tė futej nė kredi pėr tė marrė rreth 40 mijė euro. Kėtė kredi e ka deklaruar nė Antikorrupsion se ėshtė marrė pėr njė kohėzgjatje prej 40 vjetėsh pėr arsye tė meremetimit tė shtėpisė. Ndėrsa si pasuri familjare pronėn prej 28 arėsh nė Veternik e ka deklaruar nė Antikorrupsion Demir Limaj, zyrtar i lartė nė korporatėn publike tė Postė-Telekomit.

     Limaj ka shkruar nė formularėt e deklarimit tė pasurisė se kjo pasuri e pėrbashkėt familjare nė Veternik ėshtė blerė pėrmes kredisė nė vlerė prej 150 mijė eurosh, tė marrė nė “Teb Bank”, nė vitin 2009, me afat kthimi prej dhjetė vjetėsh. Kėsaj banke nė vitin 2010 Limaj ka deklaruar se i ka mbetur  borxh edhe 100 mijė euro. Nė kėtė bankė Limaj ka shkruar nė formular se mban para tė gatshme nė vlerė prej 3 mijė eurosh. Sipas shėnimeve tė tij nė Antikorrupsion, pasuri e pėrbashkėt familjare janė edhe 23 arė te  Liqeni i Badovcit (Prishtina e Re tė blerė nė vitin 2001. Limaj fillimisht e ka shėnuar se kjo pronė ėshtė blerė 100 mijė euro, ndėrsa e ka pėrmirėsuar dhe e ka shkruar se ėshtė  blerė pėr vetėm 50 mijė euro.

 

…

 

…