Shqiptarėt janė mė tė vjetėr se grekėt

PREJARDHJA E GREQISHTES 

NGA GJUHA SHQIPE: NĖNA E SAJ

 

 ”...Shqiptarėt janė mė tė vjetėr se grekėt, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik ėshtė provė pėr kėtė. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr nė pah nė mėnyrė tė padiskutueshme raportin e vėrtetė mes tyre, atė tė prejardhjes sė greqishtes nga gjuha shqipe: nėna e saj”.

( Robert d’Angely )

 

Shkruan: Ilir Cenollari * Tiranė, 15. 07. 2010

 

 

·        Sa e vjetėr ėshtė gjuha shqipe, nė cilat koordinata gjeografike ėshtė folur, si ka evoluar, cilėt popuj janė marrė vesh pėrmes saj dhe dialekteve, cilat janė raportet e saj historike me greqishten e vjetėr dhe latinishten..?

Larg pretendimeve hipotetike dhe tė paargumentuara, larg dėshirės sė ndikuar nga nacionalizmi, mė poshtė po japim vlerėsimin e disa prej studiuesve mė nė zė tė globit nė lidhje me prejardhjen dhe vjetėrsinė e gjuhės shqipe. Faktet janė tronditėse nėse do tė vihen pėrballė asaj pjese tė pranuar “zyrtarisht” deri tani nga gjuhėtarė, historianė e studiues shqiptarė e tė huaj. As mė pak dhe as mė shumė historiografia shqiptare pėrballė fenomenit tė vjetėrsisė, prejardhjes, mbase edhe kohės sė shkrimit tė shqipes, ka nevojė tė jetė mė e qartė dhe kėtė e kanė pohuar edhe gjigantė tė kalibrit tė Eqrem Ēabejt. Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetėr i studiuesve shqiptarė tashmė ka dhėnė shenja se janė duke dalė nga kornizat e vjetra. Fatmirėsisht shenjat janė tė mira dhe tė dukshme. Kėtė duket ka pasur parasysh edhe akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar nė veprėn e tij monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementėve ‘pellasgjike’ (mė saktė, para ilire), qė shqipja i ka trashėguar nėpėrmjet ‘nėnės’ sė saj, mbeten njė nga detyrat e rėndėsishme tė historisė sė gjuhės shqipe”. Po le tė shohim se nė ē’pėrfundime kanė dalė kolegėt e Demirajt nė tė gjithė globin, kur janė pėrballur me faktet pėr shqipen e lashtė.

·        Franz Bopp’i pėrcaktoi i pari se gjuha shqipe “i pėrket nė mėnyrė tė sigurt familjes indoevropiane, por nė elementet e saj themelore nuk ka ndonjė lidhje mė tė ngushtė, ose, aq mė pak, ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjėrėn nga motrat sanskrite (= indoevropiane) tė kontinentit tonė”.

·        Vinēenc Xoberti, filozof italian (1801- 1852) nėnvizon: “Latinishtja ėshtė njė gjuhė pellazgjike, qė rrjedh nga eolishtja dhe e afėrt me ato gjuhė qė pėrdoreshin nė Greqi para vėrshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata tė huaj qė flet Herodoti”.

·        Nieburi shkruan: “Nė latinisht gjendet njė fond gjysmė grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtė”.

·        Johan Seferin Fater (1771 - 1826) shpreh mendimin se pėrputhjet e shqipes me latinishten mund tė kenė njė origjinė tė pėrbashkėt tė bartėsve tė kėtyre gjuhėve.

·        Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur nė pėrfundimin: “Kėshtu, pra, deri nė kohėn e sotme, nė veri tė Danubit, nė Bukovinė, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe nė anėn tjetėr tė Danubit, nė Bullgarinė e mirėfilltė, pastaj nė tė gjithė vargun e Alpeve tė Ballkanit, nė kuptimin e vjetėr mė tė gjerė tė kėtij vargmali, nga njėri det nė tjetrin, nė vargmalet e Maqedonisė, nė Pind dhe pėrmes Shqipėrisė sundon vetėm njė formė gjuhėsore, por me tri lloje lėnde gjuhėsore (nga tė cilat njė ėshtė vendase, ndėrsa dy tė tjerat kanė ardhur nga Perėndimi dhe nga Lindja”.

·        Xylanderi shkruan: “Fjalėt e gjuhės shqipe, pa ndryshime thelbėsore e pjesėrisht nga rrėnja, gjenden edhe nė gjuhėt e tjera, si nė greqishten e vjetėr e greqishten e re, nė latinishte, nė gjuhėt romane, gjermanishten e vjetėr, tė re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetėr”. Xylanderi shton se prapashtimi i nyjės shquese dhe fleksioni i saj mė i zhvilluar se nė baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet nė ndonjėrėn prej atyre gjuhėve tė popujve qė kanė ndikuar mbi shqipen. Pėrputhjet me sanskritishten tregojnė lidhje afrie tė drejtpėrdrejtė sesa tė ndėrmjetme, lidhje tė afėrt me trungun e pėrbashkėt sesa me popujt qė dolėn mė vonė nė histori. Tė njėjtėn dukuri vė re edhe Franc Bopp-i.

·        Vicens Dorsa (studiues arbėresh) shkruan se nė shqipe ruhen rrėnjėt e dialektit (digamės) eolik parahomerik.

·        Jeronim De Rada shkruan: “Analiza gjuhėsore e pėrligj opinionin se nė greqishten e vjetėr gjendet njė shtresė fjalėsh, e cila i pėrgjigjet njė periudhe mė tė vjetėr tė shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e saktė”.

·        Elia Lates pohon se nuk ka asnjė arsye qė tė mos pranohet origjina ilire e popujve italikė.

·        Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u pėrhapėn nė tėrė Gadishullin Italik, nga Venediku gjer nė Pulia e Kalabri.

·        Ribezzo gjen pėrputhje tė shumta mes onomastikės venete, japigje, ilire e shqiptare.

·        Jani Vreto thekson se rrėnjėt e fjalėve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janė mė tė vjetra se ato.

·        Eqrem Ēabej shprehet se nė greqishten e vjetėr ka disa fjalė, qė shpjegohen vetėm me anė tė shqipes. Njė degė e shqipes vjen nga Egjeu, ėshtė egjeane, por nuk e shtjellon mė tej kėtė ide.

·        Adelungu te “Mithridati” shkruan: “Meqė trakishtja ėshtė njė nga gjuhėt e njohura mė tė lashta, ajo do tė ketė ruajtur gjurmė mė tė shumta tė njė gjuhe mė tė lashtė, sesa gjuhėt e fqinjėve tė saj tė afėrt e tė largėt. Nė gjuhėn e mėvonshme greke nuk duken shumė fjalė rrėnjė tė keltishtes, gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhėn nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me kėta popuj, ajo duhet parė si njė mbeturinė e trakishtes; trakėt ishin fqinjėt mė tė afėrt tė kėtyre popujve jo vetėm nė Evropė, por edhe nė vendbanimin e tyre tė parė nė Azi, ku duhet tė jenė formuar prej njė burimi tė pėrbashkėt”.

·        Ėilly Borgeau nė veprėn “Ilirėt nė Greqi dhe nė Itali” kėmbėngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janė tė mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi nė zanafillė janė krijime ilire, d.m.th., pellazge. Tė njėjtėn pikėpamje mbron edhe gjuhėtari italian Bonfante.

·        Albrech Blumental ka gjetur gjurmė tė shumta gjuhėsore ilire nė territorin e Greqisė. Kretēmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanė gjetur fosile tė shqipes sė moēme (tė periudhės sė bronzit) nė Mikenė e mė gjerė.

·        Maks Myler profetizon: “Do tė vijė dita kur kjo gjuhė do tė bėhet ēelėsi i shpjegimeve tė sekreteve tė mėdha”.

·        Malte-Brun pėrcakton: “Gjuha e ilirėve tė lashtė, ose e shqiptarėve tė sotėm ėshtė njė gjuhė e veēantė, prejardhja e sė cilės shkon deri nė lashtėsinė e thellė e madje nė njė kohė kur filluan tė formoheshin secila nė sferėn e saj edhe gjuhėt greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.

·        Johan Georg von Han, hedh idenė e prejardhjes sė pėrbashkėt “tireno-pellazgjike” tė ilirėve, epirotėve e maqedonasve, tė cilėt formojnė njė degė tė veēantė tė rėndėsishme tė lashtėsisė, krahas grekėve e romakėve. Hani nga mitologjia greko-romake pėrqas me gjuhėn shqipe kėto fjalė: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.

·        M. Saqellari, gjuhėtar i sotėm grek, pranon se ka mjaft elemente, qė dėshmojnė pėr hierarkinė parahelene, pellazge, tė hyjnive tė Olimpit”.

·        N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja nė pjesėn mė tė madhe u formua gati e tėra nga gjuha pellasgjike.

·        Jakov Thomopullo dėshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nėpėrmjet gjuhės shqipe.

·        Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtė e Evropės Mesdhetare ėshtė pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikė tė Kretės, Korfuzit, Qipros, Sicilisė, Sardenjės, Baleareve… “.

·        Historiani francez Kantu shkruan: “...Nė pėrgjithėsi ėshtė pranuar se shqiptarėt i pėrkasin racės pellasgjike… ata pėrbėjnė njė racė mitike, si titanėt dhe ciklopėt... Faktet dėshmojnė se pellazgėt sollėn nė Greqi, jo vetėm disa arte, por njė sistem tė tėrė besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte njė racė po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, mė e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt nė dialektin eolian dhe nė atė epirot, qė helenėt i cilėsonin si barbarė”.

·        George Fred Uilliams, studiues amerikan, qė nė vitin 1914 shprehej se “po tė kthehemi nė parahistori, para se rapsodėt homerikė t’i kėndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikė, para se tė shkruhej gjuha greke, jetonte njė popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenė gjuha e vėrtetė e Homerit, e Aleksandėrit tė Madh dhe e Pirros sė Epirit”.

·        Robert d’Angely shkruan: ”...Shqiptarėt janė mė tė vjetėr se grekėt, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik ėshtė provė pėr kėtė. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr nė pah nė mėnyrė tė padiskutueshme raportin e vėrtetė mes tyre, atė tė prejardhjes sė greqishtes nga gjuha shqipe: nėna e saj”.

Eqerem Ēabej vėrente me mprehtėsi se kontributi i shqipes pėr gjuhėt e tjera ballkanike do studiuar mė gjerė. Pyetja trashėgim a huazime shtrohet sot e gjithė ditėn pėr njė sėrė fjalėsh. Ka emra visesh me njė pamje mjaft tė moēme, fjalė qė s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive tė atėhershme, Ēabej shprehej se ka njė kundėrvėnie mes historisė dhe gjuhėsisė pėrsa i pėrket vendit dhe kohės sė formimit tė gjuhės shqipe. Nuk shohim asnjė kundėrvėnie mes arkeologjisė, historisė dhe gjuhėsisė; kėto shkenca pėrputhen nė pėrfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugėn e vet tė pavarur tė studimit. Ēabej shprehte pikėpamjen se prehistoria e shqipes mund tė ketė vazhduar nė Gadishullin e Ballkanit, veēse gjuhėsisht ajo s’mund tė ndiqet. Akademiku Shaban Demiraj nė veprėn monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, shkruan: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementėve “pellasgjike” (mė saktė, para ilire), qė shqipja i ka trashėguar nėpėrmjet “nėnės” sė saj, mbeten njė nga detyrat e rėndėsishme tė historisė sė gjuhės shqipe”.

Si pėrfundim,

mund tė themi se shqipja pėrfaqėson zhvillimin gradual tė gjuhės sė lashtė vendase, autoktone ilire, pėrgjatė mijėvjeēarėve e dhe shekujve deri nė ditėt tona. Mendimi i Miklosiēit, gjuhėtar i dėgjuar, se: “…kėshtu, ne jemi tė prirė, qė, nė mos tė gjitha, tė paktėn shumicėn e dukurive tė shqyrtuara kėtu t’ia atribuojmė elementit tė vjetėr vendas dhe besojmė qė ky element tė ketė qenė i njė rrėnje me shqipen e sotme, tė cilėn ne e shohim si vazhduese tė ilirishtes”, ėshtė i bazuar dhe i drejtė. G. Meyer pranonte se shqipja pėrfaqėson njė fazė tė re tė ilirishtes sė moēme, ose mė saktė tė njėrit prej dialekteve tė moēme ilire. Ndėrsa Kretchmeri shtonte se kjo ėshtė kaq e vėrtetdukshme, saqė njeriu duhet tė sillte arsye shumė tė rėndėsishme pėr ta kundėrshtuar atė. Duke bėrė njė sintezė tė kėtyre veēorive gjuhėsore, Ēabej arrin nė pėrfundimin e sigurt se shqipja buron prej shkallės mė tė lashtė, pavarėsisht se me cilėn gjuhė jo greke tė Gadishullit Ballkanik tė kohės antike ėshtė identike ajo shkallė e lashtė.

 

* ) Autori ėshtė Pedagog, poet dhe studiues i historisė.

 

 Lidhjet e shqiptarėve me pellazgėt

 

ORIGJINA PELLAZGE E GJUHĖS ILIRE - SHQIPE