Filozofi

 

RAPORTI NĖ MES TĖ POLITIKĖS DHE MORALIT

 

Shkruan: Dr. Sabri Kiēmari ( * )

_________________________________________________________________________________

Politika dhe morali

     Politika dhe morali janė dy nocione, raportet e tė cilave mes veti janė mjaft interesante sidomos nga kėndvėshtrimi i politikės si praktikė. Shpeshė herė qytetarėt, zgjedhėsit, votuesit i ngatėrrojnė pa qėllim kėto dy nocione. Por, jo rrallė pushtetarėt dhe synuesit e pushtetit i ngatėrrojnė me qėllim kėto dy koncepte. Zbulimi i raporteve tė drejta nė mes tė moralit dhe politikės dhe ēveshja e tendencave tė pushtetarėve dhe synuesve tė pushtetit pėr tė manipuluar me kėto raporte ėshtė njė detyrė qė nė vendet e zhvilluara industriale me sistem shumėpartiak i obligojnė tri segmente tė rėndėsishme tė shoqėrisė:

·        shkencėtarėt politikė,

·        filozofėt dhe

·        pėrfaqėsuesit e mediave.

     Nė rastin e Kosovės kryerja e njė detyre tė tillė has nė vėshtirėsi tė theksuara. Sė pari shkenca politike nuk ka traditė. Mungesa e Institutit tė Shkencės Politike ka lėnė pasoja, tė cilat nuk mund tė riparohen edhe pėr vite tė tėra, nė mos decenie. Sė dyti, literatura filozofike nė Kosovė ėshtė mė shumė se e mangėt. Mospėrkthimi fare nė shqip, ose pėrkthimi i vetėm njė numri fare tė vogėl, tė librave tė klasikėve tė filozofisė si Platoni, Aristoteli, Thomas von Aquin, Hobsi, John Locku, Kanti, Hegeli, Kirkegaardi dhe pėrfaqėsuesve tė filozofisė bashkėkohore si Edmund Husserl, Bertrand Russell, Karl Jaspersi, Martin Heidegeri, Max Horkheimer, Theodor Adorno, Jean - Paul Sartre, John Rawls, Amitai Etzioni, Jürgen Habermas etj. sigurisht lė pasoja pėr subvencionimin e tė menduarit dhe tė vepruarit politik. Sė treti, mbizotėrimi i skenės mediale pėr decenie tė njė botėkuptimi jokritik nė raport me politikėn, ka lėnė pasoja tė paevitueshme nė mediumet informative tė Kosovės.

 

Definimi i moralit dhe etikės politike

     Pėr tė krijuar njė pikėpamje pėr politikėn si shkencė ėshtė njohja e historisė sė ideve dhe koncepteve teorike tė filozofisė politike domosdoshmėri. Pėr tė krijuar njė pikėpamje tė politikės si veprimtari praktike duhet njohur rregullat e sjelljes si politikan nė situatat e krijuara politike. Nė tė dy rastet e dhėna parakusht ėshtė dallimi i qartė i raportet nė mes tė politikės dhe moralit.  Morali paraqet tėrėsinė e parimeve, normave dhe rregullave qė pėrcaktojnė sjelljen e njerėzve nė shoqėri. Etika definohet si disciplinė e filozofisė, e cila nė mėnyrė metodike dhe sistematike studion veprimin moral. Bazė e studimit tė etikės ėshtė studimi i mundėsisė tė njė morali tė tillė, sipas tė cilit ne mund tė jetojmė mirė, tė veprojmė drejtė dhe tė gjykojmė arsyeshėm mbi veprimet dhe jetėn tonė. Politika si shkencė ka lidhje tė rėndėsishme me etikėn. Ajo pėrmban gjithnjė edhe anėn e saj morale. Por ajo nuk guxon t“ju nėnshtrohet vetėm rregullave morale. Etika politike studion mundėsitė e argumentimit tė principeve etike (parimeve, aksiomave), normave (ligjeve dhe rregullave) dhe virtyteve (pikėpamjeve, ideve). Nė veprimtarinė shoqėrore-shtetėrore janė tė njohura tė dy dimensionet: si dėshtimi moral i politikės (i aktorėve politikė), ashtu edhe dėshtimi i tendencave moralizuese tė politikės. Dėshtim moral i politikanit mund tė konsiderohet rasti kur ai, nė luftė pėr pushtet, vė nė zbatim mjete tė palejueshme morale (fyerja, pėrcmimi, ndjekja dhe vrasja e kundėrshtarit politik). Por, pika kulmore e dėshtimit tė njė politikani dhe politikės sė tij nė tėrėsi mund tė arrihet, nė rast se politikani, pėr tė mbrojtur fatin e tij individual, firmos vendime qė kanė tė bėjnė me fatin e njė kombi (ose shtetit), nė kundėrshtim me interesat dhe vullnetin e kėtij kombi (ose shtetit). Njė gjė e tillė mund tė konsiderohet si dėshtim total-fatal i politikanit nė aspektin moral. Edhe tendenca e moralizimit tė politikės ėshtė e gabuar. Moralizimi i politikės mund tė sjellė pėr pasojė heqjen dorė nga pragmatizmi nė veprimin praktik politik dhe kufizimi i veprimit brenda njė kornize tė ngushtė moralizuese, shpesh religjioze ose ideologjike. Po tė zbatohet nė praktikė njė metodė e tillė, atėherė shumė nga Konferencat Paqėsore, Marrėveshjet Diplomatike dhe veprime tė tjera praktike nuk do tė mund tė gjejnė zbatim. Kėkesa pėr zbatimin me cdo kusht tė rregullave morale nė politikė ka si synim pėrmirėsimin moral tė njerėzve. Njė synimi tė tillė shpesh ėshtė sqaruar me idenė e krijimit tė “njeriut tė ri”. Por, mjetet qė pėrdoren pėr imponimin e moralit tė tillė janė tė palejueshme. Kėtė synim kryesisht mundoheshin tė realizonin nė praktikė ideologjitė e shekullit tė kaluar. Njė sistem i tillė u bė pėr qytetarėt i padurueshėm. Pėr kėtė dėshmon dėshtimi i kėtyre shteteve. Derisa pėr nacional-socialistėt sinonim tė moralit tė lartė paraqiste “Führeri” ( udhėheqėsi ), nė vendet e bllokut tė lindjes propaganda partiake i paraqiste anėtarėt e partisė si shembull tė sjelljes morale. Zgjidhja e drejtė e raportit nė mes tė moralit dhe politikės ėshtė njė balancė e qėndrushme mes tyre: as zbatim ekskluziv i moralit dhe nėnēmim i politikės, por as zbatim ekscesiv i politikės dhe lėnje anash e sė moralshmes. Sidomos njė gjė e tillė duhet tė kihet parasysh nė situata zgjedhore, kur partitė dhe kandidatėt synojnė tė arrijnė suksese mė tė mėdha elektorale. Mungesa e imponimit tė sė moralshmes nga politika kritikohet se krijon anarki morale dhe shumė tė panjohura dhe tė papritura pėr qytetarin. Qytetari duhet tė mėsohet tė jetojė me tė ardhmen e panjohur. As vetė politika nuk ėshtė nė gjendje tė parashikojė me saktėsi zhvillimet e ardhme. Detyrė e saj ėshtė qė kėto tė panjohura dhe tė papritura t“i bėjė sa mė tė lehta pėr qytetarin. Dhe kjo mund tė bėhet duke e pėrgaditur qytetarin pėr njė shumėsi mundėsish. Shembulli i mospėrgaditjes sė Kosovės pėr njė luftė tė mundshme kundėr Serbisė, e cila nė pėrmbajtje ishte e domosdoshme dhe e pashmangshme, tregon njė paaftėsi tė nomenklaturės politike qė mbisundoi skenėn politike tė decenies sė kaluar.

 

Tre tipe tė etikes politike

     Megjithėse paraqitja e tė gjitha varianteve tė tė konceptuarit tė etikės politike nga pėrfaqėsuesit e teorisė politike do tė kėrkonte hapėsirė mė tė madhe shpjegimi tė veēorive, metodave dhe pėrfundimeve tė tyre teorike, nė kėtė rast do tė koncentrohem vetėm nė tiparet themelore tė tre klasikėve tė mendimit politik: Aristotelit, Makiavelit dhe Marksit.

 

Etika e qytetarit

     Aristoteli pėrfaqėson konceptin antropologjik tė teorisė politike. Ai e ndėrton teorinė e tij mbi Polisin (shtetin) dhe kushtetuten e tij mbi bazėn e bashkėsisė sė qytetarėve. Qytetarėt janė pėr tė qenie tė arsyshme dhe tė afta pėr tė pėrdorur gjuhėn si mjet tė bashkėveprimit politik - tė krijimit tė bashkėsisė: pra ai e definon njeriu si zoon politikon (qenie politike). Pėrmes polisit qytetarėt synojnė tė rrisin kėnaqėsinė e tyre dhe pėrsosmėrinė. Konceptimi aristotelian (antropologjik) i politikės i parapriu idesė sė tė drejtave tė individit nė shoqėri, tė pėrfaqėsuara nga Iluministėt dhe  ka njė lidhshmėri organike me idenė e shtetit tė lirė kushtetues. Koncepti bazė i etikės politike tė Aristotelit dhe pasuesve tė tij ėshtė rregullimi paqėsor i konfliktit mbi bazėn e njė koncenzusi tė thirrur nė kushtetutėn e lirisė. Politika kėtu kuptohet si rregullim i pėrbashkėt shoqėror. Shteti drejtohet pėrmes insitutucioneve tė tij dhe ligjeve. Njerėzit bashkohen dhe krijojnė njė akt tė tillė juridik nė dobi tė sigurisė mė tė madhe fizike tė tyre. Pėrmes kushtetutės organizohet jeta e pėrbashkėt e tyre. E metė e aristotelit ėshtė kufizimi i tė drejtės sė tė qenit tė lirė vetėm pėr njė pakicė tė theksuar anėtarėsh tė polisit dhe pėrjashtimi i tė qenit qytetar me tė drejta tė barabarta pėr njė shumicė absolute tė njerėzve (gratė, robėrit, shėrbėtorėt, fėmijėt)  nė polis.

 

Etika e pushtetarit

     Nocioni mbi politikėn i Machiavellit nėnkupton etikėn e personit tė veshur me pushtet. Pushtimi, mbajtja dhe zmadhimi i pushtetit ėshtė pėr tė qėllim i politikės. Morali duhet t“ju nėnshtrohet kėtyre qėllimeve. Nėse mbrojtja e pushtetit kėrkon heqjen dorė tė respektimit tė moralit, kėtė gjė Makiavelli e lejon. Sipas Makiavellit princi duhet tė ketė veēoritė e Luanit (forcėn) dhe tė dhelprės (dinakėrinė). Atij i interesojnė teknikat e marrjes sė pushtetit nga njė individ (Princi) dhe lufta kundėr kundėrshtarėve politikė qė synojnė pushtetin. Ai i analizon tė gjitha masat qė duhet t“i ndėrmarrė pushtetari (diplomatike, luftarake etj) pėr tė realizuar synimet e tij. Synimi i Makiavelit nuk ėshtė bashkėjetesa e harmonishme, por sundimi mbi njerėzit. Kėto forma tė konceptimit moral janė tė njohura edhe nė praktikėn e sotme politike.

 

Etika e njė rregullimi hipotetik ideal

     Marksizmi e definon politikėn si proces tė njė ndryshimi tė pėrgjithshėm tė gjendjes sė pėrgjithshme shoqėrore qė ka pėr qėllim krijimin e njė shoqėrie (ideale) pa klasa. Pra, teoria marksiste i parashtron vetes njė qėllimi hipotetik: arritjen e njė rregullimi ideal. Etika marksiste mund tė definohet edhe si etikė e revolucionit dhe veprimit revolucionar. Pėr t“u realizuar qėllimi i luftės klasore, “likuidimi i armikut klasor”, dhe krijimi i shoqėrisė pa klasa, pa konflikte dhe pa sundues lejohet tė merren parasysh tė gjitha mjetet e mundshme.

 

Pėr njė etikė politike kontrolluese tė pushtetarėve

     Shtrirė nė rrafshin praktik politik nė Kosovė koncepti aristotelian ėshtė me pėrparėsi. Natyrisht duke mėnjanuar kufizimet e lartėpėrmendura aristoteliane pėr grupe, gjini dhe shtresa tė caktuara shoqėrore. Duke mos synuar rregullime pėrfundimtare ideale, as shfrytėzim tė ēdo mjeti pėr marrjen dhe ruajtjen e pushtetit, tipi aristotelian i etikės nuk synon tė pėrdorė mjete tė paarsyeshme. Ai mbėshtetet nė arsyen dhe vullnetin e mirė tė njerėzve. Megjithatė kjo nuk ėshtė e mjaftueshme. Konceptimi bashkėkohor etik parashtron edhe nevojėn e marrjes sė pėrgjegjėsisė pėr veprim. Sidomos ėshtė i rėndėsishėm skepticizmi pozitiv nė institucionet politike dhe normat e aprovuara prej tyre. Qytetari bashkėkohor duhet ta ketė njė dozė mosbesimi vazhdimisht: sepse ajo determinon kontrollimin e pushtetit dhe tė pushtetarėve. Ky konceptim ėshtė njė konceptim realist dhe jo i idealizuar. Institucionet e shtetit kanė nevoja pėr instanca kontrolli dhe ndarje tė pushtetit: legjislativ, ekzekutiv dhe judikativ. Kjo ndarje nuk guxon tė jetė vetėm formale, por reale. Skepticizmi jo vetėm e mbron qytetarin nga padrejtėsitė, qė pushtetarėt mund “tė mos i shohin”, por edhe e ndihmojnė qeveritarin tė qeverisė drejt nga frika e mosvotimit tė sėrishėm. Kėta mekanizma, qė nė dukje mund tė paraqiten si konfliktuoz, nė tė vėrtetė luajnė rol mbrojtės dhe korigjues. Politika etike bashkėkohore nuk flet sot vetėm pėr pėrgjegjėsinė dhe mirėqenien, por edhe pėr ndėrgjegjien dhe dhėnien e llogarisė institucionale. Etika politike bashkėkohore ka hequr dorė nga optimizmi naiv, idealizmi dhe moralizimi. Edhe aktorėt politikė nė Kosovė do tė duhej tė vepronin konform kėtyre tė arriturave me veprime konkrete. Nė vend tė njė optimizmi naiv tė pabazė, se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet shpejt dhe drejt, do tė duhej pėrpunim i projekteve strategjike, nė vend tė njė idealizimi tė skajshėm tė liderit, do tė duhej kėrkim llogarie pėr veprimet dhe mosveprimet e aktorėve, nė vend tė heshtjes sė problemeve nė emėr tė njė lloj moralizimi, do tė duhej shtruar pėr diskutim ato. Dhe fushatat zgjedhore, janė momentet mė tė pėrshtatshme pėr kėtė gjė.

 

* Autori ėshtė ambasador i Republikės sė Kosovės nė Vjenė tė Austrisė.

 

 (Botuar pėr herė tė parė nė revistėn “Interesi nacional”, Nr. 7,  tė datės 29.10.2001)

 

(Pashtriku.org, 08. 07. 2010)