Tė gjithė me gisht tė drejtuar nga Stalini

 

TĖ FSHEHTAT E KONGRESIT XX’tė

TĖ BASHKIMIT SOVJETIK

 

 

Fjalimi sekret

     Kongresi XX i shkurtit 1956 formalisht kishte ardhur nė fund, kur delegatėve iu tha qė tė ktheheshin nė Sallėn e Madhe tė Kremlinit pėr njė sesion tė "mbyllur" shtesė, me fletėhyrje tė veēanta tė shpėrndara atyre qė kishin tė drejtė tė merrnin pjesė. Gazetarė dhe tė ftuar nga Partitė Komuniste simotra qenė tė pėrjashtuar nga pjesėmarrja. Hrushovi e miratoi personalisht listėn e pothuajse 100 ish’aktivistėve tė partisė, kohėt e fundit tė rehabilituar dhe tė liruar, qė qenė ftuar tė merrnin pjesė. Kryetari i Kėshillit tė Ministrave, Nikolai Bulganin hapi sesionin dhe mė pas ia dha menjėherė fjalėn Hrushovit. Pėr pothuajse tė gjithė delegatėt nė sallė, edhe titulli i raportit tė Hrushovit u duk i jashtėzakonshėm dhe tėrėsisht i papritur: "Pėr Kultin e Personalitetit dhe Pasojat e tij". Delegatėt e shtangur dhe sidomos veteranėt e partisė tė ftuar e dėgjuan Hrushovin me njė heshtje tė akullt, vetėm duke e ndėrprerė rastėsisht folėsin me shpėrthime habie apo indinjate. Shumė njerėz u ndjenė keq dhe u desh qė tė mbaheshin apo shoqėroheshin jashtė sallės.  Hrushovi deklaroi menjėherė se nuk kishte ndėrmend tė diskutonte meritat apo arritjet e Stalinit, rreth tė cilave tashmė ishte shkruar shumė. Ai do tė pėrqendrohej mbi fenomenin e zbuluar vetėm kohėt e fundit nga Presidiumi dhe, pėr pasojė, i panjohur pėr partinė. Ai e filloi me njė rrėfim tė konfliktit midis Leninit dhe Stalinit gjatė muajve tė fundit tė jetės sė Leninit, qė kishte ēuar nė propozimin e Leninit qė Stalini, tė cilin ai e akuzonte se ishte shumė arrogant, kapriēoz dhe jobesnik, tė hiqej nga posti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Hrushovi foli pėr rrethanat e dyshimta qė rrethonin vrasjen e Kirovit dhe dha dėshmi qė linin tė kuptohej nė mėnyrė tė qartė nė pėrshirjen e mundshme tė Stalinit nė tė. Fjalimi vazhdoi mė tej duke pėrshkruar represionet masive e tė paligjshme, tė sanksionuara nga Stalini, torturat mizore e pėrjetuara nga tė burgosurit, pėrfshi njerėz qė pak kohė mė parė kishin qenė anėtarė tė Byrosė Politike; teksa ndodheshin afėr vdekjes, ata i shkruanin Stalinit, i cili i lexonte letrat e tyre, por u injoronte kėrkesat. Midis shprehjeve tė forta indinjuese, Hrushovi raportoi se Stalini kishte shfarosur mė shumė se gjysmėn e delegatėve tė Kongresit XVII, pėr ironi tė fatit i njohur me emrin "Kongresi i Fitimtarėve"; mė shumė se dy tė tretat e anėtarėve tė Komitetit Qendror, tė zgjedhur nga Kongresi, gjithashtu u eliminuan. Hrushovi akuzoi Stalinin pėr gabime flagrante nė vitet pėrpara lufte dhe e sulmoi atė pėr shfarosjen e komandantėve mė tė mirė nė Ushtri dhe Marinė. Stalini ishte pėrgjegjės pėr humbjet e Ushtrisė sė Kuqe nė periudhėn 1941-1942 qė rezultuan nė pushtimin e pjesėve tė mėdha tė territorit sovjetik. Gjatė viteve tė luftės, qe Stalini ai qė urdhėroi qė kalmukėt, karaēajt, ēeēenėt, ingushėt dhe popuj tė tjerė tė pėrziheshin nga trojet e tyre. Pas lufte, aktivistėt e partisė nė Leningrad u bėnė viktima represioni ilegal dhe mjaft anėtarė tė Komitetit Qendror tė qytetit u pushkatuan. Nė fillimin e viteve '50, Stalini po pėrgatiste masa tė reja represive, ndėrsa figura tė tilla si Molotov, Mikojan, Kaganoviē dhe Voroshillov praktikisht qenė mėnjanuar dhe ndaluar nga pjesėmarrja nė lidership. Hrushovi e deklaroi Stalinin se qe nė pjesėn mė tė madhe pėrgjegjės pėr gjendjen kritike tė bujqėsisė sovjetike dhe pėr gabime serioze nė drejtimin e politikės sė jashtme. Ai kishte inkurajuar zhvillimin e kultit tė personalitetit tė tij, duke falsifikuar historinė e partisė dhe duke futur personalisht faqe tė tėra lavdėrimi tė tepruar nė vetė biografinė e tij. Nuk pati as regjistrim stenografik tė kėtij sesioni tė mbyllur tė Kongresit, as nuk u lejua debat pas raportit tė Hrushovit. Delegatėt e lanė sallėn nė njė gjendje konfuzioni, rezoluta finale e Kongresit XX, e ratifikuar unanimisht, por e botuar vetėm disa muaj mė vonė, deklaronte se Kongresi kishte miratuar raportin e Hrushovit dhe autorizuar Komitetin Qendror "qė nė mėnyrė tė vendosur tė merrte masa pėr tė siguruar heqjen e plotė tė kultit tė individit, i huaj pėr marksizėm-leninizmin, dhe likuidimin e pasojave tė tij nė ēdo aspekt tė partisė, qeverisė dhe aktiviteti ideologjik". Mbrėmjen e 25 shkurtit 1956 delegatėt nga Partitė Komuniste simotra mė sė fundi u ftuan nė Kremlin dhe iu dha mundėsia qė ta kėqyrnin raportin e Hrushovit, duke u paralajmėruar mė pėrpara se dokumenti ishte top sekret. Megjithėse Kongresi XX nuk pati asnjė efekt nė ritualet e jashtme tė shtetit, partisė apo trupat e tjerė publikė, kjo mund tė krijojė njė pėrshtypje tė gabuar. Pėrderisa themelet e shtetit tonė qenė tė bazuara tek ideologjia mė shumė sesa tradita kombėtare apo historike, forca e shtetit ishte e lidhur ngushtė me forcėn e ideologjisė; e gjithė ngrehina kurrė nuk u ruajt vetėm nėpėrmjet metodave represive. Por Kongresi XX i dha njė goditje tė madhe dogmave tė marksizėm-leninizmit. Mjaft copėra tė mėdha tė kėsaj ideologjie dolėn nga rruga, themelet e ngrehinės u dobėsuan dhe filloi menjėherė tė epet si Kulla e Pizės. Kongresi XX qe si shpėrthimi i njė bombe me neutron: i preku njerėzit, duke i lėnė strukturat nė dukje tė paprekura. Njė ndryshim i madh ndodhi nė vend, por mbi tė gjitha ai qe nė mendjet e zemrat dhe vetėdijet e individėve qė u ndje ky ndryshim. Disa u gėzuan nė gjetjen e sė vėrtetės. Kjo u dha shpresė se jeta e tyre do tė pėrmirėsohej, se miqtė dhe tė afėrmit tė tyre qė kishin vuajtur do tė ktheheshin dhe se ata qė kishin vdekur sė fundmi mund tė rehabilitoheshin. Tė tjerė qenė shumė tė shqetėsuar. Tė burgosurit i lumturoheshin mendimit tė lirimit tė afėrt, por kishte shumė njerėz qė qenė tė shqetėsuar dhe tė frikėsuar se ēfarė do tė ndodhte mė pas.

 

Pėrpara Kongresit

     Kongresi XX erdhi si njė goditje e madhe pėr delegatėt, tė gjithė anėtarėt e partisė dhe tė gjithė qytetarėt e vendit qė nga fundi i shkurtit apo marsit kishin dėgjuar fjalimin. Vėzhgues tė huaj, specialistė dhe politikanė tė huaj tė habitur qenė nė gjendje ta shikonin tekstin e "fjalimit sekret", i cili shpejt e arriti Perėndimin nėpėrmjet kanaleve tė ndryshme. Sipas shumė rrėfimeve, qe vetėm Hrushovi njeriu pėrgjegjės pėr fjalimin, i cili u mendua se ishte pjesė e njė lufte pėr pushtet brenda Presidiumit. Sigurisht qė pėr qytetarėt sovjetikė Kongresi XX ėshtė ngushtėsisht i lidhur me emrin e Hrushovit, por nė fakt fjalimi i tij nuk qe inciativė personale apo improvizim i befasishėm. Pėrpara se tė mblidhej Kongresi XX, takime, diskutime dhe debate u zhvilluan nė prapaskenė qė pėrfshinė beteja tė ashpra politike. Unė mund tė merrem vetėm mė pak prej incidenteve tė rėndėsishme. Nga pikėpamja mjekėsore, vdekja e Stalinit me 5 mars tė 1953 ka pak tė ngjarė tė ketė qenė e papritur: simptoma alarmuese rreth pėrkeqėsimit tė shėndetit tė tij ekzistonin qysh nga fundi i viteve '40, por Stalini pothuajse kurrė nuk kishte bėrė analiza mjekėsore dhe rrallė kėrkoi ndihmė nga doktorėt. Megjithatė, asnjė pėrgatitje nuk qe bėrė dhe nuk kishte pasur asnjė diskutim rreth masave pėr ndonjė gjė tė pazakontė; nuk kishte asnjė mekanizėm pėr t'u pėrballur me situatėn dhe asnjė trashėgimtar i caktuar i dukshėm. Stalini i ndryshonte favoritėt e tij dhe dėshmi sugjerojnė se nė vjeshtėn e 1952 ai kishte filluar tė mendonte pėr Suslovin si pasuesin e mundshėm tė tij, gjė qė sigurisht nuk do t'u kishte ardhur pėr shtat anėtarėve tė vjetėr tė Byrosė Politike. Ndėrsa Stalini ishte gjallė, nuk kishte asnjė mundėsi pėr ta diskutuar ēėshtjen, pėrderisa anėtarėt e Presidiumit pothuajse asnjėherė nuk mblidheshin pėrveēse nė darkat dhe drekat e Stalinit, pas tė cilave ata drejtoheshin pėr nė zyra apo pėr nė shtėpi. Mė sė fundi ata qenė nė gjendje tė flisnin me njėri-tjetrin sapo Stalini ishte zhdukur nga skena dhe triumvirati i parė hyri nė fuqi, siē u pėrshkrua mė parė. Sistemi totalitar evoluoi gradualisht, duke e arritur apogjeun e tij pas lufte dhe bazohej nė pushtetin total dhe absolut tė njė njeriu: Stalinit. Njė numėr i madh pikėpyetjesh lidhur me ushtrinė apo industrinė ushtarake, organet ndėrshkuese apo sistemi gulag qenė vendosur vetėm nga Stalini, me asnjė prej kolegėve tė tij tė lejuar qė tė ndėrhynte. Nė mėnyrė mė pak tė dukshme, ai mori gjithashtu vendime unilaterale rreth ndėrmarrjeve gjigante tė caktuara pas lufte, ashtu si dhe tė gjithė sistemit tė prodhimit tė armėve bėrthamore. Shumė ēėshtje tė politikės sė jashtme zgjidheshin personalisht nga Stalini. Ai nuk i konsultonte ministrat e rėndėsishėm rreth tregtisė sė jashtme, financave shtetėrore dhe valutės sė huaj, por asnjė anėtar i Byrosė Politikė apo zėvendėskryetar i Kėshillit tė Ministrave nuk kishte tė drejtė qė tė ndėrhynte nė ndonjė zonė tė jetės sė vendit tė kontrolluar nga vetė bosi. Megjithatė, tė tri njerėzit qė morėn drejtimin e vendit pas vdekjes sė Stalinit u ndeshėn me probleme dhe ēėshtje qė erdhėn si surprizė e plotė pėr ta. Nė sistem nuk kishte pasur asnjė transparencė, edhe pėr lojtarėt mė tė vjetėr tė tij, dhe ky qe po aq shumė burim i pushtetit absolut tė Stalinit sa pėrdorimi i terrorit apo kulti i personalitetit. I gjithė sistemi i diktaturės totalitare mbėshtetej nė njė lider tė vetėm qė nuk kishte asnjė zėvendėsues. Kjo i lejoi Stalinit qė tė ruante njė dorė tė fortė nė pushtetin absolut nga njė prej rezidencave jugore tė tij nė Soēi apo nė Abkhazi, ku kaloi pjesėn mė tė madhe tė kohės tė periudhės sė fundit tė jetės sė tij. Njė luftė pėr pushtet brenda triumviratit qe kėshtu e pashmangshme dhe secili anėtar i lidershipit tė ri me aleatėt e tij i kushtonte vėmendjen mė tė madhe ēdo lėvizjeje apo prononcimi tė bėrė nga ēdo anėtar tjetėr. Ėshtė domethėnėse qė asnjė nga trioja nuk e ngriti flamurin e Stalinit apo premtoi se do tė ndiqte politikat e tij. Brenda njė rrethi tė ngushtė, Malenkovi dhe Beria ngritėn problemin e nevojės pėr tė kapėrcyer "kultin e personalitetit". Ka dokumente tė reja tė deklasifikuara qė tregojnė se aktualisht qe Beria ai qė foli i pari kundėr kultit tė Stalinit mė me forcė dhe mė me vendosmėri se Malenkovi apo Hrushovi. Rehabilitime tė matura u bėnė menjėherė pas funeralit tė Stalinit dhe ndoshta personi i parė qė u lirua qe gruaja e Molotovit, Polina Zhemēuzhina. Shumė anėtarė tė lidershipit kishin tė afėrm apo miq qė qenė tė burgosur dhe Beria nuk kishte aspak synim qė tė vazhdonte t'i mbante kėta njerėz nė burg, as nuk do tė kish qenė e mundur njė gjė e tillė. Midis atyre qė u rehabilituan dhe u liruan qe e reja e Hrushovit, vejusha e djalit tė madh tė tij, njė pilot qė kishte vdekur duke u kthyer nga njė mision nė territorin e pushtuar. Pėr shkak se avioni i tij nuk u gjet kurrė, Leonid Hrushovi ishte regjistruar si person i humbur, qė nė ato kohėra konsiderohej si i barabartė me tradhtinė dhe familjet e tradhtarėve arrestoheshin dhe internoheshin nė lindje.  Nga fundi i prillit mė shumė se 1000 njerėz qenė liruar nga burgu, pothuajse tė gjithė prej tyre vetėm kohėt e fundit kishin zėnė poste tė larta nė hierarkinė qeveritare apo partiake. Midis tyre qe njė grup i madh gjeneralėsh dhe admiralėsh tė cilėt qenė arrestuar dhe dėnuar pėr krime tė ndryshme pas lufte dhe tani qenė rehabilituar pas kėmbėnguljes sė Marshall Zhukovit. Me mbėshtetjen e Hrushovit, ai ishte bėrė kohėt e fundit zėvendėsministėr i Parė i Mbrojtjes dhe nė fakt ishte nė kontroll tė forcave tė armatosura sovjetike. Pas arrestimit tė Berias nė verėn e 1953 dhe mė pas gjykimit dhe ekzekutimit tė tij sė bashku me "bandėn" e tij, procesi i rehabilitimit u pėrshpejtua dhe u aplikua pėr mijėra anėtarėt e partisė dhe nėpunėsve shtetėrore qė kishin rėnė viktimė e represioneve tė Pasluftės. Dėnimet e para pėr t'u abroguar qenė ata tė "aferės sė Leningradit": nė periudhėn 1949-1950 mijėra anėtarė partie dhe nėpunės shtetėrorė u arrestuan nė Lelingrad e Moskė dhe u akuzuan pėr "separatizėm" e "nacionalizėm", pėrfshi anėtarin e Byrosė Politike, Nikolai Voznesenski dhe Sekretarin e Komitetit Qendror, Aleksei Kuznecov; shumė prej tė akuzuarve kishin punuar nė Leningrad gjatė viteve tė luftės dhe e kishin dalluar veten gjatė rrethimit. Tė mbijetuar qė qenė dėrguar nė kampe gjatė viteve '30 filluan qė tė shfaqeshin nė Moskė. Pothuajse asnjė informacion rreth kėtyre rehabilitimeve apo rreth njerėzve qė riktheheshin pranė familjeve tė tyre nuk doli nė shtyp, por ata qė u liruan ua pėrshkruan pėrvojat e tyre miqve dhe tė afėrmve tė tyre. Gjatė periudhės 1953-1954 vendimet nė secilin rast merreshin nga borde tė ndryshme nė mėnyrė kolegjiale pas shqyrtimit tė detajuar tė provave. Nga marsi i 1953 deri nė 1954 pati mbledhje nė Komitetin Qendror, nė Prokurori, nė Gjykatėn e Lartė dhe bile nė nivele tė ndryshme tė organeve tė Sigurimit Shtetėror pėr tė shqyrtuar dokumentat dhe dėgjuar gjithashtu dėshmi nga ana e dėshmitarėve dhe tė burgosurit qė kėrkonin rehabilitim. Nganjėherė paditėsit ftoheshin nė Prokurori pėr tė justifikuar denoncimet fillestare tė tyre. Apelimet e ēėshtjeve procedonin me ngadalė, por nga fundi i 1954 mė shumė se 10000 tė burgosur tė vonshėm, pjesa mė e madhe ish-zyrtarė tė lartė shtetėrorė, qenė rehabilituar. Po rritej presioni ndaj lidershipit tė partisė pėr ta pėrshpejtuar procesin; nė tė gjitha nivelet e partisė dhe tė shtetit kishte qindra mijėra aplikime pėr rehabilitim dhe po bėhej gjithnjė e mė shumė e vėshtirė pėr t'u injoruar ky fluks dokumentesh. Pothuajse ēdo rehabilitim dhe nė mėnyrė tė veēantė ēdo ēėshtje tė burgosuri tė liruar nga kampet e kishte njė efekt tek ata qė mbeteshin. Administratorėt e kampeve qė mė parė kishin pushtet tė pakufizuar ndaj tė burgosurve tė tyre po bėheshin jashtėzakonisht tė shqetėsuar. Kishte akoma mijėra kampe nė vend dhe Hrushovi e anėtarė tė tjerė tė lidershipit tė partisė duhej tė merrnin njė vendim pėr tė burgosurit. Ishte e rrezikshme ta shtyje, teksa grevat dhe protestat po pėrhapeshin nėpėr kampet veriore jo mė vonė se 1954. Nė vitin 1955 pati revolta tė veēanta nė njė pjesė kampesh mė tė mėdhenj, pėrfshi atė mė tė mirėnjohurėn nė Kengir, e pėrshkruar nga Solzhenicini dhe e shtypur egėrsisht nga njėsitė e tankeve. Megjithatė, nė atė kohė ishte e pamundur qė tė ndalohej pėrhapja e mėrisė midis tė burgosurve dhe e tensionit nė rritje brenda kampeve. Asgjė nuk u mėsua pėr kėto ngjarje brenda Bashkimit Sovjetik apo jashtė tij, por nė nivelet mė tė larta tė lidershipit sovjetik qenė goxha tė vetėdijshėm rreth situatės sė paqėndrueshme dhe po bėheshin gjithnjė e mė shumė tė preokupuar. Ndėrkohė kongresi i radhės i partisė (ai i XX-tė) ishte caktuar qė tė mbahej nė shkurt tė 1956. Dukej qė do tė ishte e vėshtirė tė mbahej Kongresi pa thėnė asgjė rreth represioneve tė viteve '30, '40 dhe '50. Nga mesi i vitit 1955, njė numėr i madh anėtarėsh tė Komitetit Qendror qenė rehabilituar dhe po ashtu edhe disa ish-komisarė, gjeneralė dhe marshallė. Turma heronjsh tė Luftės Civile dhe qindra shkrimtarė, artistė dhe intelektualė tė shquar gjithashtu u rehabilituan. A ishte e mundur tė qėndroje thjesht nė heshtje apo tė flisje pėr "gabime"? Presidiumi vendosi qė tė krijojė njė komision special pėr tė studiuar represionin masiv tė anėtarėve dhe kandidatėve pėr anėtar tė Komitetit Qendror tė zgjedhur nė Kongresin XVII nė vitin 1934, ashtu si dhe qytetarė tė tjerė sovjetikė tė arrestuar nė periudhėn midis viteve 1935 dhe 1940. Komisioni e bėri punėn e tij me shpejtėsi dhe nga fillimi i 1956 kryesuesi i tij, Sekretari i Komitetit Qendror Piotėr Pospjellov, u paraqit nė Presidium me njė raport prej 70 faqesh tė daktilografuara. Raporti jo vetėm pranonte ekzistencėn e represioneve masive tė paligjshme, por e drejtonte gjithashtu gishtin nė pėrgjegjėsinė e drejtpėrdrejtė tė Stalinit. Anėtarėt e Presidiumit qenė veēanėrisht tė shokuar kur mėsuan se mė shumė se dy tė tretat e anėtarėve tė Komitetit Qendror tė zgjedhur nė Kongresin XVII qenė asgjėsuar pas urdhrave tė Stalinit, ashtu si dhe mė shumė se gjysma e delegatėve nė kėtė "Kongres Fitimtarėsh", midis tė cilėve nuk kishte pothuajse asnjė nga ish-opozitarėt apo tė ashtuquajturit "trockistė" apo "buharinistė". Do tė ishte pothuajse e vėshtirė pėr t'i injoruar kėto shifra; diskutimi brenda Presidiumit ishte tani rreth faktit se ēfarė forme duhet nxjerrė lakuriq e sė vėrtetės dhe sa mė mirė tė paraqitej informacioni rreth represioneve tė paligjshme. Nė shkurt tė 1956 kjo ēėshtje u debatua pėrtej kufijve tė ngushtė tė Presidiumit brenda grupeve tė caktuar tė Komitetit Qendror dhe Gjykatės sė Lartė. U shprehėn opinione tė ndryshme. Siē mund tė shpresohej, mė ngurruesit e lidershipit qenė Molotov, Voroshillov dhe Kaganoviē. Pėr shumė vite ata kishin qenė tė implikuar thellėsisht nė represione dhe dokumente tė shumta pėrmbanin instruksionet e tyre pėr tė akuzuarit qė tė pushkatoheshin. Hrushovi qe mė kėmbėngulės dhe u mbėshtet nga Mikojani, Bulganini, Zhukovi, Aristovi, Saburovi dhe Shepillovi. Shefi i KGB-sė, Ivan Serov, qe gjithashtu nė anėn e Hrushovit, pavarėsisht faktit qė kishte marrė pjesė drejtpėrsėdrejti nė shumė akte represioni. Por, ai kishte punuar me Hrushovin pėr njė kohė shumė tė gjatė dhe qe pjesė e ngushtė e ekipit tė tij. Si ushtarak, ai mund tė shfajėsohej se thjesht kishte zbatuar urdhrat. Nė fund nuk pati asnjė diskutim tė madh rreth raportit qė duhej tė bėhej.  Midis legjendave qė janė ngritur rreth gjithė kėtij episodi ėshtė pretendimi se Hrushovi e kishte pėrgatitur raportin e tij nė fshehtėsi absolute, pa i informuar anėtarėt e tjerė tė Presidiumit. Nė fakt, fjalimi i tij bazohej nė materialin e Pospjellovit dhe mė pas, me ndihmėn e Dmitri Shepillovit, ai e zgjeroi subjektin nė mėnyrė tė konsiderueshme pėr tė pėrfshirė represionet e viteve tė luftės dhe tė Pasluftės. Ishte vendosur qė raporti i tij do tė lexohej nė njė sesion tė mbyllur tė Kongresit, pas zgjedhjeve qė do tė mbaheshin pėr Komitetin Qendror tė ri. Tė gjithė anėtarėt e Presidiumit dhe Sekretarėt e Komitetit Qendror e morėn tekstin mėngjesin e 23 shkurtit, por vetėm pak reaguan disi apo sugjeruan ndryshimet. Ndėrsa delegatėt e thjeshtė e dėgjuan Hrushovin mė 25 shkurt nė njė gjendje tmerri dhe alarmi apo tė shushatur dhe tė frikėsuar, anėtarėt e Presidiumit qė qėndronin tė ulur nė sallė me fytyra pas asnjė shprehje tashmė e dinin saktėsisht se ēfarė pėrmbante fjalimi.

 

Pas Kongresit

     Fjalimi i Hrushovit pati njė efekt tė jashtėzakonshėm, nė njė kuptim kontradiktor, ndaj lėvizjes komuniste ndėrkombėtare. Disa parti e mirėpritėn fjalimin (si pėr shembull ajo e Italisė), ndėrsa tė tjerėt e pėrshėndetėn me njė mosmiratim tė fshehur me vėshtirėsi. Mė tė pakėnaqurit qenė liderėt e Partisė Komuniste tė Kinės. Nė Shtetet e Bashkuara, Francė dhe disa vende tė tjera ku materialet e Kongresit XX qenė diskutuar publikisht, njė numėr i madh anėtarėsh tė thjeshtė u larguan nga Partia Komuniste. Siē e dimė, Kongresi XX shėrbeu si njė moment nxitės pėr trazirat nė Poloni nė vjeshtėn e 1956 dhe gjithashtu revoltėn nė Budapest tė tetor-nėntorit tė po atij viti, megjithėse edhe njė numėr faktorėsh tė tjerė luajtėn gjithashtu rol. Gjatė mbledhjeve tė anėtarėve dhe aktivistėve tė partisė qė u zhvilluan nė mars nuk qe nė asnjė e mundur tė shmangej njė diskutim pėr fjalimin e Hrushovit apo pėrpjekje pėr ta zgjeruar kritikėn e kultit tė personalitetit dhe krimeve tė epokės sė Stalinit. Vetė Hrushovi foli nė shumė prej mbledhjeve me aktivistėt e partisė nė Moskė dhe nė Leningrad. Ai dukej sikur nuk kishte turp tė pranonte se kishte pasur dijeni pėr shumė prej procedimeve jo tė rregullta qė e kryen nėn Stalinin, por se kishte qenė i frikėsuar pėr tė shfaqur ndonjė kundėrshtim apo pėr tė protestuar. Nė njė prej kėtyre mbledhjeve dikush nė sallė i dėrgoi Hrushovit letrėn qė lexonte kėshtu: "Si ka mundėsi qė ju, njė anėtar i Byrosė Politike, lejuat qė krime tė tilla tė tmerrshme tė ndodhin nė vendin tonė?". Hrushovi e lexoi letrėn me zė tė lartė dhe mė pas tha: "Kjo letėr nuk ka emėr. Ai qė e ka shkruar, tė ngrihet nė kėmbė!".  Asnjė njeri nė sallė nuk e ngrit. "Njeriu qė e ka shkruar kėtė letėr", tha Hrushovi, "ka frikė. Kėshtu qe edhe pėr ne tė tjerėt me Stalinin". Kjo qe vetėm njė pėrgjigje e pjesshme, por gjithsesi njė pėrgjigje e ndershme. Anėtarėt e tjerė tė Presidiumit e gjetėn shumė tė vėshtirė tė pėrballeshin me pyetje tė tilla, sidomos ata qė kishin qenė pjesė e rrethit tė ngushtė tė Stalinit nga mesi i viteve '20, shumė pėrpara Hrushovit. Qe mbėshtetja e tyre ajo qė e mundėsoi Stalinin qė tė grumbullonte pushtetin e tij. Pėr pasojė, larg nga tė qenit nė gjendje tė pretendonin se kishin qenė vetėm dėshmitarė tė heshtur, ata dukshėm qė qenė bashkėpunėtorė nė shumė krime tė regjimit. Sigurisht, Hrushovi vėshtirė se kishte qenė dėshmitar i heshtur nė Moskė apo nė Ukrainė, por ai tani ishte nė pushtet, nė kontroll tė partisė e tė organeve tė sigurimit dhe shpresonte qė do ta kishte tė mundur ta fuqizonte pushtetin e tij menjėherė pas Kongresit XX. Kjo nuk qe njė shpresė qė mund tė ndahej nga Molotovi, Voroshilovi, Kaganoviēi apo Malenkovi. Vėshtirėsi tė dhimbshme politike dhe psikologjike po pėrjetoheshin gjithashtu nga njerėzit nė nivelet e mesme dhe tė ulėta tė partisė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me anėtarėt e thjeshtė tė partisė. Ata qė punonin nė aparatin ideologjik tė partisė apo shtypin e saj shpesh nuk kishin asnjė ide se ēfarė tė bėnin, ēfarė tė thonin, si t'i shpjegonin ngjarjet e sė kaluarės.  Nė prill dhe maj tė 1956 shumė pėrpjekje pėr ta zgjeruar shqyrtimin e kultit tė Stalinit u ndėrprenė. Njė prej bolshevikėve tė vjetėr qė i dėnoi ashpėr krimet e Stalinit nė njė konferencė partie u pėrjashtua prej saj vetėm disa ditė mė pas. Kur njė mėsues i marksizėm-leninizmit nė njė prej instituteve teknike u pėrpoq tė trajtonte disa prej shkaqeve qė i dhanė jetė kultit tė personalitetit, ai u thirr nė Komitetin e Partisė tė qytetit tė Moskės dhe u kritikua ashpėr. Lajmi pėr kėtė incident arriti tė gjitha komitetet e partive tė distrikteve. "Pravda" e ribotoi pa koment njė artikull nga gazeta kryesore e Partisė Komuniste Kineze, i cili nėnvizonte se arritjet e Stalinit qenė shumė mė tė mėdha se gabimet e tij dhe se bile shumė prej gabimeve tė tij qenė tė dobishme pėr shkak se e kishin pasuruar "pėrvojėn historike tė diktaturės sė proletariatit". Nė qarqet partiake u tha se autori i kėtij artikulli qe vetė Mao Ce Duni. Mė 30 qershor tė 1956 Komiteti Qendror miratoi njė rezolutė "Nė shpartallimin e kultit tė personalitetit dhe tė pasojave tė tij", e cila u botua nė tė gjitha gazetat. Kjo rezolutė si nė formė, ashtu dhe nė pėrmbajtje, qe njė tėrheqje prapa nga fjalimi i Hrushovit nė Kongres. Nga ana tjetėr, ajo pėrfaqėsonte progres pėrderisa aktualisht qe botuar dhe, pėr pasojė, qe bėrė njė dokument qė ishte detyrues pėr partinė.  Raporti i Hrushovit nuk u qarkullua asnjėherė nė formė tė botuar; nė tė gjitha mbledhjet e partisė teksti merrej menjėherė sapo tė ishte lexuar me zė tė lartė dhe deri aktivistėt e partisė qė nuk kishin mundur tė ishin tė pranishėm atė mbledhje nuk kishin asnjė mėnyrė sesi tė kishin mė akses nė kėtė libėrth me kapakė tė kuq. Pėr mė tepėr, gjatė verės sė 1956, edhe vetė Hrushovi iu referua Stalinit nė njė numėr fjalimesh publike si "revolucionar i madh" dhe "marksist-leninist i madh". Partia, tha ai, "nuk do ta lejonte qė emri i Stalinit t'u dorėzohej armiqve tė komunizmit". Nga vera e 1956 u duk sikur jeta e vendit qe e ndarė nė dy rrjedha shumė tė ndryshme, njėra prej tė cilave pasqyrohej nė shtyp, ndėrsa tjetra, shpesh me njė domethėnie akoma mė tė madhe, injorohej nga tė gjitha organet e komunikimit masiv. Procesi jashtėzakonisht i rėndėsishėm socio-politik qė filloi nė gjysmėn e dytė tė 1956 - lirimi i pothuajse tė gjithė tė burgosurve politike nga kampet dhe vendet e internimit - nuk pėrmend kurrė publikisht. Njėkohėsisht, njė rishikim nė shkallė tė gjerė dhe i shpejtė i ēėshtjeve ishte nė zhvillim, pasuar nga rehabilitimi pasvdekjes i pjesės mė tė madhe tė tė burgosurve qė humbėn jetėn midis viteve 1935 dhe 1955. Muret e gulagėve filluan tė shemben nė Kolima, Vorkuta, Kareli, Siberi, Kazakistan, Moldavi, Urale dhe Primorie. U krijua njė sistem i ri rehabilitimi. Siē u propozua nga Hrushovi, mė shumė se 90 komisione speciale u krijuan dhe u dėrguan nė kampet apo vendet e "vendbanimit pėrjetė" pėr tė shqyrtuar ēėshtjet e tė gjithė tė burgosurve. Ēdo komision pėrfshinte njė anėtar nga stafi i Prokurorisė, njė pėrfaqėsues nga aparati i Komitetit Qendror dhe njė anėtar partie tė saporehabilituar. Kėto "trojka" qenė pėrkohėsisht tė veshura me pushtetet e Presidiumit tė Sovjetit Suprem dhe mund tė jepnin rehabilitime, falje apo reduktime tė vendimeve. Vendimet e tyre nuk duhet tė miratoheshin nga autoritete mė tė larta dhe hynin nė fuqi menjėherė. Edhe pėrpara se kėto komisione tė fillonin punėn, njerėzit qė qenė burgosur pėr komente kritike rreth Stalinit, qė kishin thėnė anekdota rreth tij apo shkelje tė tilla tė parėndėsishme, u rehabilituan dhe u liruan sipas udhėzimeve tė dėrguara me telegraf nga Moska. Pėr njė numėr arsyesh, procesi i rehabilitimit jo vetėm qė u dėmtua nga defekte burokratike, por gjithashtu dhe nga padrejtėsi themelore. Tė burgosurit qė qenė pushkatuar apo qė kishin vdekur nėpėr kampe rehabilitoheshin vetėm nėqoftėse bėhej aplikimi nga familjarė apo miq. Kur njerėzit rehabilitoheshin si pjesė grupi, asnjė pėrpjekje nuk bėhej pėr tė informuar tė afėrmit apo fėmijėt e tė ndjerit qė do tė kishin tė drejtėn e marrjes sė njė kompensimi tė vogėl. Asnjė rehabilitim formal nuk u bė pėr opozitarėt e viteve '20, megjithėse ēdo i mbijetuar prej tyre u lirua. Po kėshtu nuk pati ndonjė rishikim pėr gjyqet e hapura publike tė viteve '30.  Asnjė nuk doli pėrpara drejtėsisė - as hetuesit e NKVD-sė qė i torturonin viktimat e tyre, as drejtuesit apo gardianėt e kampeve dhe burgjeve. Emrat e atyre qė bėnė denoncime tė pastra fallse nuk u vunė asnjėherė nė dispozicion. Sidoqoftė, sa mė shpejt ish-tė burgosurit filluan tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre, shumė prej spiunėve dhe hetuesve u kapėn nga paniku. Pati raste njerėzish tė tillė qė humbėn mendjen apo qė kryen vetėvrasje. Aktivistja e shquar e Komsomolit, Olga Mishakova, denoncimet fallse tė sė cilės ēuan nė arrestimin e shumė figurave drejtuese tė Komsomolit tė periudhėn 1937-1938, pėrfundoi nė njė spital psikiatrik. Pas rehabilitimit pasvdekjes sė viktimave tė saj, Mishakova u shkarkua nga pozicionet e saj dhe u pėrjashtua nga aparati qendror i Komsomolit. Megjithatė, nė atė kohė ajo nuk ishte mė nė gjendje ta kuptonte atė qė kishte ndodhur dhe vazhdonte tė shkonte nė zyrėn e saj ēdo mėngjes si zakonisht. Kur fletėhyrja pėr nė ndėrtesė iu mor, ajo u bė e dhunshme dhe u desh qė tė dėrgohej nė spital. Njė-ish hetues qė u bė Kolonel nė trupat e MVD-sė, pasi njohu njė prej viktimave tė tij nė rrugė, i ra nė gjunjė dhe iu lut qė ta falte. Njė ish-hetues tjetėr, duke e gjetur veten nė tė njėjtin pavion si njė i burgosur tė cilin e kish marrė nė pyetje, i ra infarkt dhe vdiq. Pati shumė situata tė tjera tė ngjashme. Kur drejtori i njė shkolle nė Oshecinė e Veriut pas shumė vitesh burgimi dhe rehabilitimi vizitoi ministrinė e tij dhe njohur ministrin e Arsimit tė vendit si njeriun qė kishte qenė hetuesi i tij, qe ai tė cilit i ra infarkt dhe jo ministrit. Nė Kiev njė oficer i rehabilituar qė u kthye nė ushtri, takoi torturuesin e tij dhe e qėlloi menjėherė nė vend. Por ky lloj incidenti qe i rrallė dhe oficerėt e NKVD-sė qė kishin marrė pjesė si nė represione, ashtu si dhe pjesėmarrės tė tjerė aktivė nė paligjshmėrinė e kohėrave staliniane, shpejt u qetėsuan dhe pushuan sė pasuri frikė. Shoqėria u zgjua shumė ngadalė nga mpirja totalitare e saj. Dhe nė atė kohė shumica e tė burgosurve nė kampet e Stalinit prej shumė kohėsh ndodheshin nė varre tė pėrbashkėta. Qe gjithashtu e vėrtetė se autoritetet qenė mė pak entuziastė rreth ripunėsimit tė ish-tė burgosurve. Vetėm njė numėr i papėrfillshėm tė burgosurish nė kampe u rikthyen me punė nė parti apo nė aparatin shtetėror. Por disa ish-tė burgosur filluan tė shkruajnė kujtimet apo romanet e tyre rreth kampeve dhe represioneve. Tė parėt qenė Solzhenicini nė Riazan, Shalamovi nė Moskė dhe Jevgenia Ginzburg nė Lvov. Duke e mbajtur tė fshehtė deri nga vetė familja e tij, ish-ēekisti nga Tbilisi, Suren Gazarjan, filloi tė shkruante kujtimet e tij. Ish-filozofi dhe punėtori i partisė P.I. Shabalkin filloi tė analizojė represionet staliniste nė ditarin e tij. Aleksandr Todorskij, i mbijetuari i vetėm midis gjeneralėve qė qenė dėrguar nėpėr kampe nė fillimin e viteve '30, i hyri punės pėr rivendosjen e emrit tė mirė tė shumė komandantėve ushtarakė tė cilėt nuk qenė rehabilituar akoma. Megjithatė, kėto pėrpjekje u ndeshėm me njė kundėrshtim tė fortė brenda partisė dhe aparatit ideologjik. At do t'i referoheshin njė thėnieje, e atribuar Hrushovit, se partia nuk mund dhe nuk duhet tė pėrgatiste kurrė njė "Natė Shėn Bartolomeu". Nė fund tė viteve '50, Hrushovi deklaroi publikisht nė shumė raste se populli sovjetik dhe partia e tij do ta kujtonin Stalinin, do t'i jepnin drejtėsi atij dhe se termi "stalinizėm" ishte shpikur nga armiqtė e socializmit. Trupi i Stalinit vazhdoi tė qėndrojė nė mauzoleum nė krah tė Leninit. Nė Kongresin XXI nė vitin 1959 nuk pati asnjė pėrmendje tė krimeve tė Stalinit. Gjithēka ndryshoi me shpejtėsi dhe papritur nė Kongresin XXII nė fundin e vitit 1961, por ky ėshtė fillimi i njė historie tjetėr.

 

LEXONI LIBRIN: THE UNKNOWN STALIN

 

(Marrė me shkurtime nga libri "The Unknown Stalin" - Pėrgatiti: Armin Tirana)

( Materialet ilustruese nga moderatori i pashtriku.org, 05. 07. 2010)