Koncesioni dhe luftimi i korrupsionit

 

FALJA E AEROPORTIT NDĖRKOMBĖTAR TĖ PRISHTINĖS

 

 

Transparenca

     Fundjavėn qė shkoi Qeveria e Kosovės shpalli fitues tė koncesionit tė ANP-sė pėr njėzet vite njė konzorcium francezo-turk. Ky proces ėshtė pėrcjellur me njė mungesė serioze tė transparencės. Sė pari publiku kosovar nuk ėshtė njoftuar nė asnjė moment pėr planet, modelet dhe kohėzgjatjen eventuale tė koncesionit. Nuk ėshtė bėrė publik as edhe njė kriter dhe asnjė prag investimi qė do ta bėnte njė ofertė tė jetė serioze ose jo. Ofertat nuk janė hapur para publikut, kurse ėshtė bėrė njė shfaqje ku nė prani tė medias u tha se u hapėn ofertat por qė njoftimi pėr pėrmbajtjen e tyre do bėhet njė ditė tjetėr. Kjo praktikisht ka shkatėrruar procesin duke e bėrė atė leht tė manipulueshėm sepse ofertat nuk janė bėrė tė njohura nė momentin e hapjes sė tyre. Nėse oferta teknike mund tė kishte qenė aspekt mė komplekse, oferta eventuale finansiare dhe shkalla e investimeve tė planifikuara nga ofertuesi mund tė ishin tė ditura qysh ditėn kur janė hapur pakot.

 

Mungesa e njė cmimi pėr koncesionin

     Koncesioni normalisht do duhej pėrfshier njė kundėrvlerė finansiare qė koncesioneri do paguante pėr Thesarin e Kosovės duke qenė se ANP ėshtė njė kompani fitimprurėse dhe si e tillė nuk do kėrkojė praktikisht asnjė investim pėr koncesionerin. Cfarė kuptimi ka dhėnja pa asnjė kundėrvlerė e njė kompanije qė siguron nga 15 nė 20 milionė nė vit dhe pse do duhej tė shihej investimi si cmim qė e paguan koncesioneri kur jo vetėm qė finansimi i kėtyre investimeve do vie nga fitimet e ANP-sė, por ato investime do i shėrbejnė madje para sė gijthash vetė koncesionerit. Pra, Qeveria e Kosovės, duke mos dhėnė kriteret dhe kushtet pėr koncesionim ka shkaktuar njė humbje tė madhe pėr Buxhetin e Kosovės, kurse i bie qė ANP-nė thjehst ia ka dhėnė koncesionerit nė shfrytėzim si njė dhuratė pa asnjė kundėrvlerė.

 

Mungesa e transparencės mbi monitorimin e tė hyrave

 

     Qeveria ka folur pėr njė pjesėmarrje nė dividendė nė shkallėn prėj 20 gjer nė 40% nga tė hyrat bruto tė ANP-sė. Sė pari nuk ėshtė e qartė nėse kjo nėnkupton se kjo pėrqindje do jetė thjesht tėrė shuma qė do pėrfitojė Buxheti i Kosovės nga ANP, apo ky i fundit do tė paguaj edhe taksat e aplikueshme pėr tatimpagues tė mėdhenj. Nė anėn tjetėr ėshtė provuar tashmė se nė kėtė kompani ka qenė shumė i vėshtirė monitorimi i tė ardhurave dhe kjo ėshtė konkluduar edhe nė raporte tė ndryshme, pėrfshier edhe nė atė tė OIOS (Office for Internatl Oversight Services). Ky aspekt nuk ėshtė fare rregulluar pėr aq sa ėshtė dhėnė pėr opinionin publik gjer mė sot.

 

Logjika e dėmshme ekonomike

     Problemet tipike nė menaxhimin e kompanive publike kanė ekzistuar edhe nė ANP. Mirėpo, sikundėr edhe PTK e KEK, edhe ANP ėshtė njė kompoani nga e cila Buxheti i Kosovės ka pasur pėrfitime tė konsiderueshme. Thjesht Buxheti i Kosovės me tėrė atė mbipunėsim, keqmenaxhim, korrupsion e probleme tjera, ka pėrfituar nga ANP shumė mė shumė sesa do tė pėrfitojė pas koncesionimit. Kėtu, prandaj, ėshtė njė logjikė ekonomike e dėmshme qė thjesht motivohet nga qėllimi krejtėsisht i pėrgjithshėm, universal dhe i pastudiuar mirė i shpallur nga Qeveria e i shtyer e motivuar nga githė faktori ndėrkombėtar, sipas tė cilit qėllim, duhet me cdo kusht tė heqet dorė nga pronėsia publike edhe nėse me privatizim e koncesionim humb Kosova. Kjo thjesht dhe hapur ėshtė njė qėndrim qė politika kosovare po e ndjek sepse janė tė ndikuar nga faktori ndėrkombėtar, tė cvilėt thjesht pėrfaqėsojnė interesat e kompanive tė huaja.

 

Koncesioni dhe luftimi i korrupsionit

     Marrėdhėnjet mes qeverisė dhe EULEX-it siē duket i pėrmirėsoi pikėrisht falja e ANP-sė njė konzorciumi francezo-turk. Shumė shpejt pas shpalljes sė fituesit tė koncesionit Kryeministri Thaci ėshtė takuar me shefin e EULEX-it prej nga tė dy dolėn mė entuziast dhe me gjasa pėr tė tejkaluar problemet nė marrėdhėnjet e tyre. Siē duket kėto probleme i ka tejkauluar edhe ICO dhe pėrfaqėsues tjerė diplomatik nė Kosovė. tė gjithė e harruan korrupsionin nė nivele tė larta qeverisėse me tu nėnshkruar kontrata pėr ndėrtimin e autostradės dhe falja e ANP-sė edhe pse vetėm disa ditė mė herėt shifej qartė se ekziston njė tension mes tyre. Korrupsioni siē duket po iu shėrben ndėrkombėtarėve tė pranishėm nė Kosovė qė tė pėrfitojnė sidomos nė kapjen e aseteve publike. Tashmė na ėshtė thėnė qartė se nuk do tė ketė luftim tė korrupsionit, por se ne thjesht duhet tė heqim dorė nga gjithēka publike. Tė heqesh qafesh asetet publike nė kohėn kur qeveria ėshtė e dyshuar si e zhytur nė korrupsion nga pėrvoja jonė e kemi mėsuar se do tė thotė thjesht fjalje e kėtyre aseteve. Futja e termocentralit Kosova B nė paketė me Kosovėn e Re ishte falja e parė e aseteve publike tek kompanitė e huaja, Aeroporti ėshtė vetėm njė rast tjetėr nė kėtė kuptim. Para lufte, kompanitė kosovare iu jepeshin ngjashėm kompanive tė huaja dhe rasti mė i njohur pėr kėtė ka qenė dhėnja e Trepēes njė konzorciumi greko-izraelit. Nė atė kohė liderėt kosovar patėn bėrė thirrje tek kompanitė e huaja qė tė mos bėjnė investime tė tilla sepse atėherė kur Kosova do tė jetė e pavarur kėto investime nuk do t’iu njihen. Sot Kosova akoma nuk ėshtė e pavarur, ajo nuk e ka njė titullar sovran mbi pasuritė dhe territorin e saj dhe kjo thirrje mbase mund tė zbatohet akoma. Njė Kosovė qė do tė ketė njė pavarėsi tė plotė dhe do tė qeveriset nga qytetari i saj ka tė drejtėn e plotė qė tė mohojė kontratat e lidhura nga kjo qeveri e kontrolluar tėrėsisht nga ndėrkombėtarėt. Prandaj, investimet e tilla tė dyshimta, me bazė kushtėzimet politike ose korrupsionin, nuk mund tė jenė investime qė kanė njė garanci se do tė njihen nė njė Kosovė tė pavarur me integritet dhe sovranitet.

( Organizata Ēohu - 19. 05. 2010 )