Tribuna e parė e organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!

 

PRIVATIZIMI PO I PASURON POLITIKANĖT!

 

      Lėvizja VETĖVENDOSJE! ka filluar me serinė e tribunave, nė tė cilat do tė diskutohen tema tė rėndėsishme pėr jetėn ekonomike, shoqėrore e politike nė Kosovė, e tė cilat janė shndėrruar nga politika ditore nė tema tė ndaluara. Tribuna ka pėr qėllim ta nxjerrė nė pah tė vėrtetėn prapa retorikės sė politikanėve, duke i shtjelluar nė mėnyrė kritike zhvillimet e mėsipėrme, dhe, veēanėrisht, duke ua dhėnė hapėsirėn pėr t’u shprehur atyre tė cilėve u ėshtė mbyllur dhe po u privatizohet hapėsira publike. Tribuna e parė u mbajt tė enjten, mė 20 maj 2010, dhe nė tė u shtjellua tendenca pėr ta privatizuar Postėn dhe Telekomin e Kosovės. Tribuna filloi nė orėn 12:00 pėr tė pėrfunduar nė 14:00 dhe u mbajt nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės. Nė tė morėn pjesė mė shumė se dyqind qytetarė. Nė tribunė, fillimisht, folėn Visar Ymeri - drejtues i Komitetit tė VETĖVENDOSJE!-s pėr Ekonomi, si dhe Ismet Hamiti - ekspert i fushės sė telekomunikacionit.

______________________________________________________

__________________________________________________________________

*   *   *

Tribuna e parė e VETĖVENDOSJE!-s kundėr privatizimit tė PTK-sė

 

Shkruan: Visar Ymeri - Prishtinė, 20. 05. 2010

 

     Privatizimi ėshtė shitje, e shitja nėnkupton heqje dorė nga pronėsia mbi pronėn. Privatizimi i ndėrmarrjeve ėshtė kėmbim i pronėsisė mbi kėto ndėrmarrje, pėrfshirė kapacitetin dhe potencialitetin e tyre, tė cilat janė tė vazhdueshme dhe afatgjata, pėr njė shumė parash, e cila ėshtė e njėhershme dhe afatshkurtė. Pra privatizimi ėshtė shitja e sė ardhmes pėr pak mė shumė para nė tė tashmen.

     Ne jemi kundėr privatizimit si parim ideologjik, privatizim ky i cili bėhet pėr hir tė privatizimit. Ne jemi kundėr privatizimit tė ndėrmarrjeve publike tė cilat kanė rėndėsi tė madhe ekonomike dhe strategjike pėr Kosovėn. Kėto ndėrmarrje sjellin tė hyra tė mėdha dhe shumė tė rėndėsishme pėr buxhetin e Kosovės. Po ashtu jemi kundėr privatizimit nė pėrgjithėsi para se:

·        Tė dekolonizohemi, prona shoqėrore dhe publike nė Kosovė ka qenė transferuar dhunshėm nė pronė publike dhe shoqėrore tė Serbisė pėrmes ligjeve kolonizuese tė viteve tė nėntėdhjeta. Pėr t’u dekolonizuar Kuvendi i Kosovės duhet ta shpall zyrtarisht kėtė transferim tė pronės tė pavlefshėm, dhe t’ia rikthejė asaj statusin si pronė shoqėrore dhe publike e Kosovės.

·        T’i marrim nėn kontroll dhe fusim nė pėrdorim fondin aktual tė privatizimit, 463 milionė euro qė janė mbledhur nga shitja e pronės shoqėrore nė Kosovė, mbahen tė ngujuara nė Bankėn Qendrore tė Kosovės dhe ruhen pėr t’i shpaguar pronarėt e pronės sė shitur pasi qė tė vendoset se kush janė ata. Kėto para duhet t’i fusim nė tregun e Kosovės, dhe pas kėtyre mund tė vendosim nėse po na nevojiten para tė gatshme shtesė.

·        Ta kemi planin afatgjatė tė zhvillimit ekonomik, infrastrukturor e shoqėror, sipas tė cilit pastaj do ta strukturonim ekonominė. Nė kėtė plan do tė pėrcaktohej se cilėt sektorė tė ekonomisė janė mė tė levėrdishėm nė Kosovė, sa para na nevojiten pėr realizimin e kėtij plani, dhe a na duhet t’i shesim ndėrmarrjet pėr t’i fituar kėto para, apo kapacitet pėrfituese tė ndėrmarrjeve na i sigurojnė paratė e mjaftueshme pėr zhvillimin tonė.

·        Ta kemi shtetin e fortė dhe tė qėndrueshėm, i cili do ta ketė kapacitetin pėr t’i kushtėzuar operatorėt e pavarur ekonomik t’i pėrfillin ligjet dhe rregullat e paramiratuara pėr ta mbrojtur qytetarin nga ekonomia, pėr ta mbrojtur punėtorin nga eksploatimi i egėr, pėr ta siguruar njė shpėrndarje tė kenaqshme tė pasurisė e cila do t’ua mundėsonte shumicės njė jetė tė begatė dhe tė dinjitetshme.

·        Ta kemi tė ngritur infrastrukturėn ligjore, pėrmes sė cilės eleminohet monopoli privat dhe mbisundimi i tė fuqishmit nė rrafshin ekonomik. Vendet nė zhvillim dhe ato tė pazhvilluara, kur kanė privatizuar pa e rregulluar njėherė aspektin ligjor tė funksionimit tė tregut, e kanė shkatėrruar potencialin zhvillimor tė vendit, perspektivėn e qytetarėve tė tyre, dhe mjedisin nė pėrgjithėsi, duke ia lėnė realisht korporatave t’i pėrpilojnė ligjet pėr ekonominė. Tregu i hapur si imponim nga jashtė e jo si nevojė e brendshme ėshtė fatal pėr ata tė cilėve iu imponohet dhe shumė profitabil pėr ata qė e imponojnė.

     Asnjė prej kėtyre tė mėsipėrmeve nuk ka ngjarė ende nė Kosovė. Ndėrkohė qė tė gjitha paraqesin parakushte tė domosdoshme pėr krijimin e njė mjedisi ekonomik i cili do tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve, dhe i cili do t’i kontribuonte ngritjes sė mirėqenies sė qytetarėve.

     Po pse po insistojnė tė na i privatizojnė resurset dhe kapacitetet zhvillimore?

     Shpjegimi i thjeshtė dhe i menjėhershėm ėshtė se kėshtu u levėrdis atyre -  pjesėmarrėsve nė kėtė proces. Pra politikanėve. Pėrmes privatizimit ata pasurohen. Njė rregull i tregut thotė qė sa mė shumė tė shesėsh aq mė i pasur do tė bėhesh. Por kjo nė rastin e Kosovės ėshtė e vėrtetė vetėm pėr politikanėt. Pėr shkak se ata janė tregtarė e jo prodhues. Prodhimi i pasuron tė gjithė, dikė mė shumė dhe dikė mė pak. Por tregtia nuk prodhon. Ajo vetėm shet. Dhe politikanėt e Kosovės nuk prodhojnė gjė, ata vetėm po e shesin pronėn e Kosovės. Dhe kėshtu po u levėrdis. Nisur nga ky kėndvėshtrim dėmtimi afatgjatė i pronės publike tė Kosovės, proces ky qė po zgjat tash e dhjetė vite, nuk na del tė jetė i rastėsishėm. Sepse pėrmes kėtij dėmtimi ata po synojnė t’ia zbresin pronės vlerėn. E kur ta ēvlerėsojnė, atėherė e shesin mė lirė. E sa mė lirė ta shesin, aq mė shumė fitojnė. Dhe kjo ėshtė edhe njė kthim kokėteposhtė i parimit tė tregut – kėtyre tregtarėve u levėrdis tė shesin mė lirė, se kėshtu fitojnė mė shumė. PTK-ja dhe KEK-u janė rastet mė eklatante nė kėtė drejtim. P.sh. PTK e kanė futur nė lloj lloj marrėveshjes tė dėmshme pėr tė, listė sė cilės i prijnė kontrata me Dardafonin e cila e ka dėmtuar dhe vazhdon ta dėmtojnė atė si kompani. Kur kėsaj i shtohen edhe aferat tjera tė ndryshme tė korrupsionit, tė pėrfolura nėpėr media e instanca gjyqėsore, tregojnė se PTK ėshtė dėmtuar qėllimshėm qė vlera e saj nė treg tė jetė e ulėt. Se nėse politikanėt e Kosovės arrijnė ta shesin tėrė PTK-nė pėr 300 apo 400 milionė euro, kur tė gjithė e dijnė se vlera e saj ėshtė mbi 800 milionė euro, atėherė paramendone se sa do tė jetė shpėrblimi pėr ta.

     Njė prej argumenteve kryesore qė militantėt e privatizimit e pėrdorin ėshtė se ai e ndalė korrupcionin. Sipas tyre prona duhet tė shitet dhe tė largohet nga duartė e politikanėve tė cilėt po e vjedhin atė. Pra jo hajni, por prona e vjedhur paska faj! Por logjikisht, dhe shikuar nga praktikat ndėrkombėtare, privatizimi nuk e ndalė korrupsionin – nėse diēka ai e pėrshpejton atė. Nė vend se t’i vjedhin 100 milionė euro pėrgjatė 10 viteve, me privatizim kėtė e bėjnė me njė nėnshkrim nė kontratė. Hajnia nuk luftohet duke i dėnuar tė pafajshmit, pronėn dhe qytetarėt si pronarė tė saj, por ata qė po vjedhin. Se hajnia kėtu ėshtė strukturore dhe e nxitur nga proceset aktuale politike e ekonomike, e jo atribut i pronės publike apo qeverisjes me tė.

     Qytetari i Kosovės nuk ėshtė i pėrjashtuar vetėm nga sfera politike, por para sė gjithash, dhe mbi tė gjitha, ai ėshtė i pėrjashtuar nga sfera ekonomike. Tė punojė nuk ka ku, ndėrkohė qė pjesėmarrja e tij nė pasurinė e pėrgjithshme ėshtė minore. Nga procesi i privatizimit ėshtė i pėrjashtuar pėr shkak se as nuk pyetet pėr tė, e as nuk e ka mundėsinė reale (pėrkundėr lejes formale) qė tė marrė pjesė nė tė. Pėr ta pasur tė mundur tė marrėsh pjesė nė procesin e privatizimit sot nė Kosovė, duhet tė kesh shumė para pėr ta blerė ndėrmarrjen. E shumė para kanė pak njerėz. Ndėrkohė qė shitja e kompanive publike paraqet njė shkallė tė re tė pėrjashtimit/tjetėrsimit tė qytetarit, pėr shkak se ėshtė pėrjashtim i tij nga e drejta e pronės, dhe tjetėrsim i kėsaj prone nga tė shėrbyerit pėr mirėqenien e qytetarit.

     Ta privatizosh pronėn publike nėnkupton ta largosh atė nga kontrolli publik. Njė qeveri e zgjedhur nė mėnyrė demokratike duhet t’i jap llogari qytetarėve qė e kanė zgjedhur. Kėtė aktualisht nuk e kemi nė Kosovė, pėr shkak se kėtu nuk ka demokraci. Mirėpo privatizimi i pronės publike na e pamundėson qė njė kontroll tė tillė ta kemi edhe nė tė ardhmen. Kompania private synon kryesor e ka profitin, ndėrkohė qė prona publike nuk e ka pėr bazė vetėm profitin por edhe mirėqenien sociale.

     Qeveria do tė ishte e interesuar pėr pėrmirėsimet nė efektshmėrinė e pronės meqenėse ajo i kontribuon rritjes sė tė hyrave shtetėrore.

 

VISAR YMERI: REZISTENCA POLITIKISHT KORREKTE