Bisedė me historianin Arif Mati (Aref Mathieu)

PELLAZGĖT ANTIK EGZISTONIN DHE

EGZISTOJNĖ EDHE SOT NĖPĖRMJET SHQIPTARĖVE

 

 

     Pellazgėt antik egzistonin dhe egzistojnė edhe sot nėpėrmjet shqiptarėve, gjuha e tė cilėve ėshtė fosil i gjallė i asaj qė ishte gjuha e parė Evropiane. Pėr fat tė keq askush nuk dyshonte qė shqipja qėnkish kaq e vjetėr…Nė mungesė tė shkrimeve pellazge (qė janė shkatėrruar ndoshta nga pushtuesit Helenė), ata kanė lėnė gjurmė gojore si psh: epopetė e quajtura homerike, emrat e mitologjisė sė ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet qė dhe sot nuk mund tė shpjegohen veēse me gjuhėn e sotme shqipe.

 

Biseda u realizua nga Fatbardha Demi ( * )

 

( Arif Mati - Aref Mathieu )

     Arif Mati (Aref Mathieu) lindi mė 1 mars tė vitit 1938 nė Kajro tė Egjiptit, ėshtė historian shqiptaro-franēes. Prindėrit e tij kanė lindur nė krahinėn e Matit nė Shqipėri. Ai jeton nė Francė dhe punon prej vitesh me pėrkushtim nė fushėn e historisė etj.

__________________________________________________________________________________________________________________________

Kopertina e Librit nė origjinal:

„Shqipėria, Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen“

__________________________________________________________________________________________________________________

Nė gjuhėn Shqipe:

„Shqipėria, Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen“

 

 

     F.DEMI: Gjatė vizitės nė Shqipėri, me rastin e botimit tė librit tuaj «Shqipėria, Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen», patėt rastin tė takonit jo vetėm bashkėatdhetarėt dhe lexuesit e shumtė tė librit tuaj, por edhe studiues shqiptarė (brenda kufijve shtetėrorė). Ē’farė pėrshtypje ju lanė kėto takime me historianėt, arkeologėt dhe gjuhėtarėt shqiptare?

     A.MATI: Pėr sa i pėrket tezės sime mbi pellazgėt, u desh qė tė vija nė Shqipėri, ku studimet mbi Pellazgėt kanė qėnė tė pakta e me pakė tė rendėsishme sesa nė vėndet e tjera, pėr tė kuptuar mosbesimin e deri urrejtjen (pa argumenta e pa prova bindėse) tė njė pakice kokėngjeshur tė universitarėve shqiptare. Megjithatė kam takuar njė numėr tė caktuar universitaresh tė ndershėm, objektivė, tė pėrgatitur e me njė kėndvėshtrim tė gjėrė, qė e kanė pėrqafuar plotėsisht tezėn time. Po ashtu, kur doli libri im i pėrkthyer nė shqip («Shqipėria, Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen»), pritja e publikut shqiptar dhe atij shqipfolės ka qėnė e nxehtė dhe entuziaste. Deri mė sot, vecanerisht nė Francė dhe pėrgjithėsisht nė Perėndim, nuk kam patur as mė tė voglėn kundėrthėnie apo kundėrshtim zyrtar. Nė fakt, kėtu nė perėndim, nuk jemi mėsuar tė kundėrshtojmė njė tezė pa dhėnė «provėn e tė kundėrtės». Nė Tiranė pata pershtypjen se isha kthyer nė kohėn e Galileut, kur ai pohonte se toka ishte e rrumbullaktė me gjithė kundėrshtimet dhe kėrcėnimet e bėra ndaj tij.

     Debati nė Top Chanel (nė emisionin «Top Show») nxorri nė pah, njė farė marrėveshje tė organizuar e tė pashpallur (sidomos M. Korkuti dhe Mancaku) me qėllimin e vetėm tė vinin nė vėshtirėsi tezėn time. Ata kenė bėrė pa qėllim (pėr tė cilėn kam dyshim) apo pėr tu shfajėsuar, shkarazi, qė s’kanė ndėrmarrė ata vetė, si shqiptarė tė mėnēur, kėrkime dhe studime tė tilla? Argumentet e tyre tė vetme bazoheshin mbi hollėsi tė papėrfilleshme (qė i ngjan pikės sė ujit nė oqean e qė nuk rrezikonte aspak tezėn time) nė lidhje me shpjegimin e fjalėve “pellazg” (shpellagi, banorėt e parė tė shpellave) apo “sllav” (ska’llaf = Sklaf, Sklav) pėr tė cilat kam dhėnė shpjegime mė tė hollėsishme nė librin tim (pėr fjalėn Pellazg) tė bazuar nė historin e lashtė, nė paleontollogji dhe nė mitologji dhe (pėr fjalėn Sllav) tė bazuar mbi historinė e ardhėcakėve tė parė sllavė nė zonėn e Venetos dhe Istrias, ku ata punonin tė paguar nga romakėt (me tė drejtė janė tė shumtė autorėt qė i kanė pėrshkruar si «skllavė» !). Ėshtė e qartė qė studimet dhe kėrkimet e mia janė realizuar pa paragjykime e nė mėnyrė tė paanėshme. Pėr tė patur njė qėndrim tė tillė (tė politizuar?) ndaj meje, kam edhe unė tė drejtėn t’iu bėj pyetjen e mėposhtme: mos vallė ata janė pro Grekėve, apo pro Sllavėve, apo ndoshta u janė nėnshtruar njėfarlloi ideologjie shkatėrruese dhe keqdashėse?

     Tė thuash se «nuk jam dakort» duhet sjellė «prova e tė kundėrtės». Ēdo dijetar qė punon «si njė vazo e taposur», i mbyllur brėnda kullės sė tij tė fildishtė, pa u shqetėsuar pėr studimet e kėrkimet e bėra nė fusha tė ndryshme shkencore, nuk mundet veēse tė ēorjentohet nė udhėkryqet e ngatėrruara tė historisė, kulturės dhe tė gjuhės parahelene. Kuptohet qė arkeologu dhe gjuhėtari duhet tė transformohet edhe nė historian, gjeograf, paleontolog, etnolog, antropolog apo nė studiues tė mitollogjisė. Gjė qė s’ndodh me shumė universitarė (profesorė). Kritika ėshtė e thjeshte, arti ėshtė i vėshtire! Vetėm Z. Neritan Ceka (megjithė disa mospajtime mbi subjektin e tė ashtuquajturės “Mikenianėt”) duket i prirur ndaj tezės sime dhe ndaj shpluhurosjes sė mėsimit tė historisė sė origjinės sė popullit shqipėtar nė institucionet arsimore shiptare.

     F.DEMI: Autorit i librit «Enigma» Robert D’Angely hidhte poshtė, si jo shkencore, pėrcaktimin e gjuhėve europiane (pėrfshirė dhe shqipen) si gjuhė «indo-europiane». A mendoni edhe ju, se njė pėrcaktim i tillė, i parė nga ana historike nuk ėshtė i drejtė Apo kjo ėshtė fushė vetėm e “gjuhėtarėve”?

     A.MATI: M’u duk se Z. Mancaku (gjuhėtar) ėshtė paksa mosbesues kur unė pėrdor fjalėn «gjuhėsi» pėr tė pėrshkruar studimet dhe kėrkimet e mija mbi gjuhėn shqipe, etruske, baske dhe tė tjerat. Duhet ta dijė se unė nuk i kam ndėrmarrė kėto kėrkime si “gjuhėtar” por si “kėrkues” i shumė fushave shkencore. Mbi kėtė bazė, studimet e mija nuk i pėrkasin “teknikave dhe metodave” tė mirėfillta gjuhėsore qė nuk u sjellin asgjė mė shumė pohimeve tė mija. Kėtė punė mė tė thelluar ua lė gjuhėtarėve. Tė gjitha studimet dhe kėrkimet e mija, pėrqėndrohen veēanėrisht mbi terminollogjinė, fjalorin, fonetikėn, ndėrlidhjet gjuhėsore, afėrsitė sintaksore dhe nė njė farė mase kėrkimet morfologjike nė zhvillimin e gjuhės dhe rrėshqitje semantike: ėshtė fjala pėr antropollogjinė gjuhėsore (gjuhėsinė historike) dhe gjuhėsine e krahasuar. Dhe pikėrisht duke u bazuar mbi “studimet krahasuese” dhe ngjashmėritė gjuhėsore, i kanė filluar punimet e tyre gjuhėtarėt e parė, tė fundit tė shek. 19! Pėr mė tepėr, unė e kundėrshtoj ideollogjinė «indo-europeaniste». Atė qė kemi quajtur deri mė sot «indo-europiane» nuk ėshtė gjė tjetėr veēse «europiane» ose «pellazgjike» madje (pėr tė qėnė mė tė saktė) «euro-indiane».

     Nuk ka patur pushtim tė Europės nga Azia, pėrpara atij tė Hunėve, tė Alainėve, tė Avarėve, nė shk. IV/V apo tė sllavėve e bullgarėve nė shk.VI/VII apo tė magjarėve (hungarezėve) nė shk. IX pas JK. Pėrkundrazi, nė mijėvjecarin e pestė ose tė katėrt pati lėvizje tė popullatave nė drejtimin Europė-Azi e jo anasjelltas. Nuk duhet qė tė neglizhohen pasojat kulturore dhe gjuhėsore tė lėna nga pushtimet e njė pjese tė Azisė nga ushtria e Aleksandrit tė Madh, ku pjesa mė madhe e ushtrisė ishte e origjinės pellazge (Peonianet, Ilire, Agrianet, Maqedonas, Thrakas etj..) Ėshtė kėtu hileja e ndėrmarrjeve tė gabura deri tani. N.q.s. ne gjejm fjalė pellazge ose shqipe nė sanskritisht, nuk janė transmetuar nga kjo e fundit por e kundėrta. Akoma edhe sot egziston njė popullsi qė gjėndet midis Afganistanit dhe Pakistanit (Burrushi) qė flasin shqip. Ata kan mbetur ndoshta nga ushtarėt e Aleksandrit tė madh (shk. IV pk) qė kanė qėndruar nė atė vėnd dhe atje lanė dhe pasardhsit e tyre. Ky popull i humbur mes maleve tė Azisė, ka lėnė gjurmėt e gjuhės dhe kulturės sė tij, ashtu sic ndoshta e kanė lėnė parardhsit e tyre para pesė mijė vjetėsh.

     Mė nė fund unė sinjalizoj qė greqishtja nuk ėshtė shkruar veē se rreth fundit tė shekullit tė VII dhe fillimit tė shekullit tė VI p.k. Sanskritishtja nuk ėshtė shkruar veēse nė atė epokė gjithashtu. Kemi tė bėjmė me dy gjuhė bashkohore dhe pak a shume tė reja. Latinishtja nuk ėshtė shkruar veēse nė shekullin e III p.k. Janė kėto gjuhė qė janė studiuar nė shekullin e XIX. Pellazgėt antik egzistonin dhe egzistojnė edhe sot nėpėrmjet shqiptarėve, gjuha e tė cilėve ėshtė fosil i gjallė i asaj qė ishte gjuha e parė Evropiane. Pėr fat tė keq askush nuk dyshonte qė shqipja qėnkish kaq e vjetėr.

     F.DEMI: Me gjithe studimet qė kanė vėnė nė pah vijushmėrinė pellazge tė shqiptareve gjatė shk.19, 20 dhe 21, edhe sot ajo nuk pasqyrohet nė Historiografinė dhe Gjuhėsinė botėrore. Gjithashtu nuk ėshtė bėrė ndonjė pėrpjekje nga Institucionet shqiptare pėrkatėse nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni apo Mal tė Zi, pėr njė debat kombėtar apo ndėrkombėtar pėr kėtė temė. Ku qėndron ky “ngerē” i studiuesve tė historisė dhe gjuhėsisė?

     A.MATI: Konsiderohet qė pellazgėt e vjetėr janė zhdukur pa lėnė gjurmė. Kėshtu ėshtė gabuar dhe refuzuar mendimi se ka egzistuar njė gjuhė mė e vjetėr se greqishtja dhe sanskritishtja. Nga ana tjetėr M.Mancaku mė qorton qė tė mos citoj Antoine Meillet, vetėm kur mė vjen pėr mbarė. Duhet tė them, qė unė kam cituar gjithashtu pjesė tė librit tė Meillet nė tė cilat, nuk i pranoj argumentet e tij. Unė e kam thėnė disa herė, qė nuk jam dakort me tė pėr disa ēėshtje tė caktuara. Z Mancaku do tė kishte pėlqyer qė tė citoja tė gjitha gabimet e bėra nga gjuhėtarėt mė tė mėdhenj, duke filluar qė nga Meillet, dhe ti ktheja nė «fjalė tė ungjillit». Dijetari nuk duhet tė jetė naļv dhe as tė lėshojė pe pėr argumente mė pak bindėse ose tė gabuara. Unė nuk jam nga ata qė pranojnė verbėrisht atė qė thonė disa gjuhėtarė tė caktuar, historianė apo arkeologė. Unė nuk gjykoj dhe mendoj, nuk studioj dhe nuk bazohem tek ato qė thonė, ky apo ai specialistė, qoftė edhe i shquar. Unė kam kryer njė studim kritik mbi atė qė njėri apo tjetri thonė mbi gjuhėn shqipe (si pėr Ilirishten dhe Pellazgjishten e lashtė) nė veēanti dhe mbi gjuhėn indo-europiane nė pėrgjithsi. Vetėm kėshtu unė pata mundėsi tė parashtroj mendimet e mia personale tė mbėshtetura mbi argumente tė pėrshtatshme dhe tė prekshme.

     F.DEMI: Debati qė zhvilluat nė emisionin “Top Show” me studiuesit shqiptarė, besoj se u pėrqėndrua mbi argumentat qė keni paraqitur nė librin tuaj. Cili qe reagimi i tyre?

     A.MATI: Ēuditėrisht arkeologu M.Korkuti (qė pėrpara debatit ende nuk e kishte lexuar librin tim) nuk ishte i bindur pėr barazimin (tė popullit dhe gjuhės-shėnimi im) pellazgo = Iliro = shqiptar. Pėr tė, ėshtė akoma e vėshtire qė tė provohet qė shqiptarėt janė pasardhėsit e Ilirėve, edhe pėr ta, thotė ai, nuk kemi prova tė shkruara. Ndoshta ai i ėshtė nėnshtruar tė ashtuquajturės “e pranuar nga tė gjithė” dhe kjo ėshtė arsyeja qė ai nuk ndėrron mendim. Ndoshta tė vetmet lexime dhe referenca  merren prej tij nga konsideratat ideologjike dhe politike ose nga teza qė u ka ikur koha. Ēuditėrisht, ai i quan parardhėsit e Ilirėve si para-Ilirė, sepse nuk guxon tė pėrdorė emėrtimin «pellazg». Njohjet e tij reduktohen nė mėnyrė strikte (vetėm tek teza)“ tė pranuarave nga tė gjithe”. Ai bazohet nė atė qė thonė «ajatollahėt» universitarė (tė botės -shen. im). Pėr tė, meqė Pellazgėt nuk kanė lėnė gjurmė tė shkruara, ata nuk mund tė quhen si paraardhės tė Ilirėve dhe tė shqiptarėve tė sotėm.

     Nė mungesė tė shkrimeve pellazge (qė janė shkatėrruar ndoshta nga pushtuesit Helenė), ata kanė lėnė gjurmė gojore si psh: epopetė e quajtura homerike, emrat e mitologjisė sė ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet qė dhe sot nuk mund tė shpjegohen veēse me gjuhėn e sotme shqipe. Pa folur fare pėr gjurmėt paleontoligjike dhe arkeologjike nė shpellatė e banuara, rrasat dhe ndėrtesat ciklopike tė quajtura pellazgjike, muret e para rrethuese tė akropolit tė Athinės tė quajtura “pelargikon”, fortifikatat e Mikenės, Argosit, Korinthit, Pylosit etj. Duke iu shtuar kėtyre dhe tekstet e autorve antikė qė konfirmojnė njėzėri se pellazgėt ju kanė trashėguar helenėve kultet e tyre, kulturėn e tyre dhe gjuhėn e tyre. Herdodoti ka konfirmuar qė Jonėt ishin pellazgė tė kthyer nė Helen, pasi kishin mėsuar greqishten dhe qė Dorėt ishin nga mbretėrit Egjiptianė. Pra meqėnėse gjuha shqipe arrin tė dėshifroj «pellazgjishten e vjetėr», Ilirėt (paraardhės tė mirėnjohur tė Shqiptaėve) nuk mund tė jenė veēse pasardhės tė pellazgėve. Kjo ėshtė matematikė.

- A nuk u mjaftojnė kėto arkeolgėve, historianėve, gjuhtarėve qė tė kuptojnė se kush janė nė tė vėrtetė Pellazgėt, dhe pasardhėsit e vetėm tė tyre?

- A mos vallė duhet tė presin qė tė zbulojnė njė “gur rossete” (gur me shkrime tė lashta qė shėnoi fillimin e dėshifrimit tė hieroglifeve) pėr tu bindur?

     Ėshtė koha qė arkeologėt, historianėt, dhe gjuhėtarėt e gjithė botės tė dalin nga rutina e tyre, tė ēlirohen nga pargjykimet, tė largohen nga pistat e gabuara qė na ēojnė nė qorrsokak e na pengojnė pėr tė parė qartė duke na e mjegulluar kohėn e lashtė (1200-800 p.k) qė pėr njė kohė tė gjatė janė quajtur «shekuj tė errėt». Nė fakt ėshtė mungesa e studimeve dhe kėrkimeve shumėdisiplinore (pėr njė temė tė dhėnė) qė i bėjnė arkeologėt tė mos jenė nė dijeni tė studimeve tė historianit, etnologut, antropologut, gjuhėtarit apo mitologut.

     F.DEMI: Nė punėn tuaj studimore, si historian i lashtėsisė, a ka ndikuar emocionalisht qenia juaj me origjinė shqiptare?

     A.MATI: Nė librat e mi nuk ka absolutisht ndjenja personale, as nacionalizėm, as fantazma por njė tezė serioze e pėrpunuar shkencėrisht me argumente tė bazuara dhe tė qėndrueshme si dhe referenca tė verifikueshme. Kėshtu qė dy librat e mi «Shqipėria, (historia dhe gjuha) ose Odiseja e pabesushme e njė populli para-helen» dhe «Greqia (Mikena = Pellazgėt) zgjidhja e njė enigme», janė fryti i njė reflektimi 30 vjeēar dhe tė pesė vite kėrkime tė thella nė shumė fusha shkencore: nė historinė e lashtė para-helene, antropologji, arkeologji, paleontologji, gjuhėsi, etnologji, mitologjine (pellazgjike) e quajtur greke dhe ndonjė studim mbi poemat e quajtura homerike. Kėto studime janė bėrė dhe mbi bazėn e njė bibliografie tė pasur marrė nė universitetet mė tė mira: tė Sorbonės, nė Institutin e gjuhėve orientale, dhe nė bibliotekat mė me zė (Bibloteka kombėtare, Sorbon-Saint-Genevieve, Muse de l’homme, Arsenal, etj) Kėto libra dalin nga shtigje tė rrahura dhe nuk u nėnshtrohen paragjykimeve, tezave «tė pranuara nga tė gjithė», as shkrimeve tendencioze, shoviniste me njė ideologji tė caktuar.

     F.DEMI: Njė mit ėshtė njė rrėfenjė qė shpreh besimet dhe pėrfytyrimet e njerėzve mbi zanafillėn e botės - ėshtė shprehur Schoplint - me anėn e miteve, bashkėsitė njerėzore pėrcaktojnė sistemet e tyre tė vlerave dhe krijojnė lidhje emocionale me bashkėsitė.  Sa e vėrtetė ėshtė kjo lashtėsi mitike qė mėsohet sot nėper shkolla?

     A.MATI: Deri tani ne kemi mėsuar nė universite njė histori tė cunguar nga Grekėt, ku pistat e gabuara praktikisht nuk janė denoncuar. Nuk janė denoncuar pėr arsye tė shumta qė unė i shpjegoj me detaje nė tė dy librat e mi. Me gjithė dėshirė shpresoj, tė kem mundėsinė qė t’i shpjegoj nė njė debat, nė rast se do tė zhvillohet, me universitarėt e Tiranės. Problemi ėshtė se ata (historiografia zyrtare - shėn im) e kanė konsideruar historinė Greke (mbi te gjitha atė para-helenike) si diēka tė shėnjtė apo si fjalėt e Biblės. Nga brezi nė brez, profesorėt janė tė kėnaqur tė pėrsėrisin gjithmonė tė njėjtat gjėra tė “sigurta” pohime tė njėjta, pa mėnjanuar pistat e gabuara, interpretimet e gabuara, gabimet e adhurimit, manipulimet e ndryshme, pikpamjet e njerės palė dhe shovinizmin nė analizė. Ja pėrse, kur ne pohojmė tė kundėrtėn nga ajo qė ėshtė pranuar nga tė gjithė, ne e prishim. Ne kėmbėngulim nė kėtė moment ndaj reagimeve rrezuese, epidemike, vėshtrimeve demagogjike dhe njė skepticizmi qė e kalon gjykimin. Ajo qė unė kėrkoj ėshtė njė debat besnik midis specialistėve tė ndershėm (nė shumė fusha specifike). Nėse ata nuk janė dakort me tezat e mia, duhet tė sjellin prova tė sė kundėrtės, me argumente dhe tė dhėna tė vėrteta. Ėshtė shumė thjesht tė thuash qė nuk jam dakort, dhe tė hedhėsh njė anatem mbi atė qė flet ndryshe. Deri mė sot nė Francė, ata nuk mė kanė sjell kėto prova tė kundėrta. Pėr mua nuk ka, sepse ėshtė kjo arsyeja qė unė fillova studimet e mia tė kėrkimit qė zgjatėn 35 vjet. Mund tė njoftoj se librat e mi, janė studiuar nga disa universitete tė huaja Harvard (SHBA), Xhorxhtaun nė Ushington, Montreal, Quebec nė Kanada, nė Heidelberg nė Gjermani, nė Gjeneve etj.

     F.DEMI: Mbas njė gjyrmimi tė thelluar dhjetravjeēar, simbas jush, ku duhet vendosur “qytetrimi grek?»

     A.MATI: E gjithė kjo punė nuk prek fare qytetėrimin grek stricto-sensu dmth, atė qė u zhvillua “pas” shk. VIII pk. Kjo Greqi e asaj kohe (peruidha arkaike, klasike dhe helene) ėshtė e qartė, e verifikueshme dhe kronologjike, e njohur nga faktet dhe aktet e pasqyruara nga librat e vjetėr tė historisė prej logografėve tė parė (edhe pse nuk duhen pėrjashtuar manipulimet nė lashtėsi). Kulmi i qyteterimit grek (“Periudha e artė”), ai i mirefillti, shfaqet nė shk. V pk (dhe vetėm atėherė!): ėshtė shekulli i mbiquajtur: i Perikliut. Pėr sa u pėrket tė tjerave, janė trajtuar nga historianėt dhe gjeografėt grekė tė lashtėsisė (shk. VI dhe V pk) tė tillė si Hekati i Miletit, Hellanikosi i Mytilenes, Herodoti dhe mė pas nga Tuqiditi, Diodori i Siēilisė, Straboni, etj.: se pėrpara «mbritjes» sė Grekėve vėndi qė “do tė bėhej Greqi” banohej nga pellazgėt dhe se “Ionianėt ” ishin Pellazgė“ tė helenizuar ” dhe mbi tė gjitha “mbretėrit” dorianė ishin me origjinė “egjyptiane”. Ndėrsa “populli” i quajtur “dorian”, ishte me origjinė ilire.

     A nuk i quante Homeri (viti 800 ose 750 pk) pellazgėt “tė shėnjte” dhe Zeusin “pellazgjik dhe dodonas”? Pėrse ai nuk i ka pėrmėndur “Helenėt” si etni, popull apo Komb? Kjo ėshtė njė nga provat qė “populli i kėtij kombi (grekėt)” nuk egzistonte akoma nė kėtė epokė!  Ai nuk mundej pra tė dinte ēdo tė ndodhte pas tij. Pa harruar emėrtimet e mitollogjisė sė quajtur greke, tė cilat «shpjegohen» falė shqipes sė sotme (dhe jo me «greqishten»), e vetmja gjuhė parahelene qė mbijetoi brėnda sferės ballkano-egjease. Nuk ka mosvijushmėri ndėrmjet Pellazgeve dhe ilirianėve. Tė gjithė kėto fise, qė disa akoma besojnė se janė «tė ndryshėm» nga ana etnike dhe kulturore, nė fakt i pėrkasin tė njejtit e tė vetmit popull, ashtu siē e provoj nė tė dy librat e mi, qė mbėshteten nė fakte dhe referenca tė ndryshme. I vetmi dallim qė egzistonte midis kėtyre fiseve ishte vetėm «ndryshimi» i “emrave” tė tyre! Tė mos harrojmė gjithashtu pohimet e historianit ēifut (bashkėkohės i epokės sė Jezu Krishtit), i kulturės helenike, qė nė librin e tij “Kundėr Apionit” thotė: “gjithshka tek Grekėt ėshtė e vonshme dhe mbi tė gjitha shkrimi”. Nė fakt, shkrimet e para greke u shfaqėn vetėm nė shk. VII pk. A nuk u botuan Poemat epike tė Homerit nė shk. VI pk, nė kohėn e Pisistratit?

     F.DEMI: Studiuesi francez Robert D’Angely, shprehej, se duan apo s’duan studiuesit e lashtėsisė, pėr tė arritur rezultate nė punėn e tyre, duhej tė kalonin nga «porta» e gjuhės shqipe. A ka qenė edhe pėr ju kjo «portė» qė zbuloi horizontet e lashtėsisė?

     A.MATI: Pėr sa mė pėrket mua, ėshtė gjuha shqipe qė mė ka drejtuar dhe orientuar qė tė vazhdoj studimet dhe kėrkime mė tė thelluara e specifike, pėr tė bėrė «lidhjen» midis Pellazgėve dhe Ilirėve. Pyetja e parė qė mė erdhi ndėrmėnt ishte:

- si ėshtė e mundur qė shqipja (qė rrjedh nga Ilirishtja) arrin tė shpjegojė ose tė zbėrthejė shumicėn e emrave pellazgjike (antroponime, etnonime, eponime, toponime apo oronime) tė Mitologjisė qė Grekėt morrėn prej Pellazgėve?

- Pra a nuk flisnin Pellazgėt dhe Ilirėt tė njejtėn gjuhė?

- A nuk ėshtė kjo pengesa qė i ka vėnė nė mėdyshje shumicėn e studimeve, tė kėrkimeve dhe analizave tė thelluara?

     U desh qė tė gjeja, pėrveē gjuhėsisė, fusha tė tjera shkencore qė sjellin elemente prove pėr tė treguar prejardhjen e Shqiptarėve nga Pellazgėt. Kėto ishin antropologjia, arkeologjia, etnologjia, studimet e lashta historike, studimet e teksteve homerike, hesiodike dhe mitollogjia. Secila nga keto fusha shkencore sillte ujė nė mullirin e tjetrės. Duhet thėnė, ndėr tė tjera, qė shqipja e sotme (e zhveshur nga fjalėt e huaja dhe neologjizmat) flitet sot njėlloj si para tre mijė vjetėsh, sidomos dialekti i saj «geg» i malėsisė sė Veriut dhe tė Lindjes tė Shqipėrise. Njė fosile e gjallė!

     F.DEMI: Duke lexuar librat mbi lashtėsinė, si ato shqiptare dhe tė huaja, duket sikur kufiri shtetėror ėshtė vendosur edhe nė histori. Kėshtu historia e Ilirėve, shikohet e mbyllur brenda «enės» (kufijve shtetėror) shqiptare. Mos vallė ėshtė forca e ideologjisė dhe e politikės qė e mban tė mbyllur kėtė «enė»?

     A.MATI: Ēuditėrisht, me ē’kam mundur tė lexoj nė disa manuale tė historisė, arkeologjisė apo gjuhėsisė, universitarėt shqiptarė (tė dalė nga oborri i vjetėr komunist) kanė mbetur nė tezėn e origjinės «ilire» tė shqiptarėve, duke mohuar ēdo prejardhje tjetėr. Nė tė kundėrt tė kėtyre argumentave, Shqiptarėt janė jo vetėm pasardhėsit direkt tė ilirėve, por njėkohėsisht edhe «tė njė gjinie» me vėllezerit e tyre tė gjakut Thrakė, Frigasit, Getėt, Dakėt, Epirotėt dhe Maqedonasit, tė gjithė tė dalė nga populli i pamatė etnik pellazgjik. Nė fakt, studimet e bėra deri mė sot nė Shqipėri i kanė «shkėputur» ilirėt prej Pellazgėve antikė e madje edhe nga Thrakėt! A thua se historia dhe origjina e kėtij populli tė ketė ngrirė pėrgjithmonė nė kallėpin ilir! Qė nga fillimet e shk.XX vetėm tre autorė shqiptarė e kanė trajtuar kėtė problem duke pohuar pėrkatėsinė e iliro-shqiptareve prej etnise pellazge: Adhamidhi (Rilindja shqiptare), Spiro Konda dhe Dhimiter Pilika. Tre historianė pėr njė shekull ėshtė shumė pakė! Ndėrkohė janė studiuesit e huaj qė kanė bėrė punėt mė tė rėndėsishme shkencore mbi Pellazgėt dhe detyrimisht mbi Ilirėt, Shqiptarėt dhe gjuhėn e tyre.

     E pėrse vallė! U takon shqiptarėve qė mbijetuan epokėn e Enver Hoxhės t’i bėjnė njė analizė ndėrgjegjes dhe t’i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje. Mendoj qė sot jetojmė nė vėnde tė lira ku liria e fjalės dhe liria e tė menduarit e kanė rrugėn tė hapur. Duhet patur kurajo tė hedhėsh poshtė tė pavėrtetat dhe sidomos tė vėsh TĖ VĖRTETĖN nė vėndin qė i takon (sigurisht duke u mbėshtetur nė prova) pikėrisht aty ku e kanė goditur. Nuk duhet tė stepemi nga skepticizmi i vjetėruar, e sidomos tė mos kemi frikė nga paragjykimet, sarkazmat boshe e tė prapta, talljet shpėrfillėse apo nga sulmet e pajustifikuara nga tė cilat vijnė ato.

     Njė dijetar qė bėn studime e kėrkime nė fusha tė gjėra e tė pėrqėndruara si : gjuhėsia, antropologjia, arkeologjia, e gjithashtu tė ndjeshme si: historia parahelenike e Greqisė apo Mitologjia, nuk ka pse tė shqetėsohet nėse kjo u pėlqen apo nuk u pėlqen, nėse kjo shqėteson kėtė apo atė studjues tė kėtij apo atij Shteti, nė kėtė rast Greqinė apo vėndet pranė saj. Historia nuk bėhet pėr tė plotėsuar qėllimet dhe dėshirat personale, pėr tė mbajtur anėn, pėr ideollogji tendencioze, pėr veēanėritė e kėtij apo atij individi, tė kėtij apo atij komuniteti, apo pėr hir tė kėsaj apo asaj bindje shkencore. E megjithėate kjo ka ndodhur nė Antikitet, ku Historia ėshtė manipuluar nė favor tė njė ēėshtje shoviniste, ose pėr tė shfajėsuar njė hegjemoni, njė pėrkatėsi etnike apo gjuhėsore.

     Sot duhet bėrė dritė pėr tė qartėsuar misteret e Historisė parahelenike dhe zbuluar tė fshehtat e saj, tė pangjarat, nėnkuptimet dhe tė gjitha llojet e manipulimeve qė janė bėrė, e tė cilat s’kanė bėrė gjė tjetėr veēse rėndojnė edhe mė, shtresėn qė e mbulon prej mė shumė se 25 shekujsh. Dhe para se gjithash nuk duhet rėnė pre e sirenave keqdashėse apo mashtruse, dhe as tė gėlltisim helmet qė na sėrviren andej-kėndej. Pėr sa mė pėrket mua, gjithė kjo punė studiuese e kėrkuese ėshtė bėrė me seriozitet, me ndershmėri dhe imtėsisht, me njė kėndvėshtrim tė paanshėm, pa paramendime, pa emocione, pa mėndjemadhėsi, pa bėrė gafa. Pra kjo histori duhet vėnė nė vėndin qė i takon, ajo e vėrteta, tė mėsohet nėpėr shkolla, nėpėr universitete, akademitė dhe manualet e popullarizuara.

     F.DEMI: Njė nga figurat e shquara tė Rilindjes  shqiptare dhe europiane, Elena Gjika, duke folur pėr shqiptarėt  theksonte : «Ky popull vepron shumė, por shkruan pak (pėr veten)». Edhe nė shkrimet e patriotit tė shquar tė pavarėsisė Mit’hat Frashėri ndihet ky shqetėsim «Ata vetė (shqiptarėt) kannė neglizhuar shumė pėr publicitetin dhe kannė bėrė shumė gabim. Ėshtė mirė tė veprohet, qė tė bėjmė tė njohur vetveten ». A mendoni se nė shk.21 jemi po aq tė panjohur sa nė fillimet e shk.20?

     A.MATI: Shqipėria dhe vėndet shqipfolėse qė e rrethojnė nuk mund tė kufizohen me pėrshkrimet e shkurtra qė gjejmė prej kohėsh nė enciklopeditė dhe librat shkollore apo universitare qė e pėrcaktojnė: rajon malor i Gadishullit Ballkanik… portokalle, ullinj, rritja e dhive dhe e deleve… pesė shekuj pushtim otoman…para luftės sė dytė botėrore: popullsi me shumicė myslymane (65%)…vėnd i pavarur pas 1912…45 vjet rregjim komunist, ateist dhe i izoluar, etj! Nuk mundet tė tkurret Shqipėria me kėtė pėrshkrim tė thjeshtėzuar. Shqipėria ėshtė dicka tjetėr. Ėshtė njė vėnd qė zotėron gjuhėn mė tė vjetėr tė Europės dhe banorėt e saj janė pasardhės prej njė populli nga mė tė vjetrit e kontinentit europian: Pellazgėt (njerėzit e shpellave). Nė fakt etnia pellazgjike i ka dhuruar kėsaj Europe dy qytetėrimet mė tė ndritura : atė greke (nėpėrmjet Pellazgėve) dhe atė romake (nėpėrmjet Etruskėve).

     Dhe kjo nuk ėshtė e paktė!

     Pėr sa kohė ne, do t’i izolojmė ilirėt brėnda njė konteksti rreptėsisht ballkanik (kaq i dashur pėr gjuhėtarėt e sidomos pėr ata «indo-europianistė»), pėr sa kohė do tė vazhdojmė tė shkėpusim Ilirėt nga Pellazgėt dhe nga popujt e tjerė tė njė gjinie me ta (Etruskėt, Ligurėt, Lelegėt, Thrakėt, Dakėt, Getėt, Frigasit, Maqedonasit, Epiriotėt, etj.), pėr sa kohė nuk do ta pranojmė lidhjen e njekohėshme ndėrmjet gjuhės dhe etnisė pellazgjike, do tė ngatėrrohemi nėpėr situata tė fantazuara dhe Historia do tė vazhdojė tė mbetet nė qorrsokak. Ilirėt janė njė «popull autokton» qė ka mbjellė farėn e vet, qė nga dy anėt e Danubit deri nė Greqi dhe ishujt e detit Egje (sidomos Kretėn): ky popull jeton aty ku ėshtė qė prej gjenezės pa ndėrprerje territoriale, etnogjuhėsore, antropologjike dhe kulturore.

- Origjina e pėrdorimit tė hekurit nė Europė vjen nga ky popull (a nuk u thėrrisnin Austriakėt, kovaēėve njėherė e njė kohė, Ilirė ?)

- A nuk zbėrthehen  toponimet dhe oronimet e shumta tė njė pjesė tė madhe tė Europės me gjuhėn e sotme shqipe?

- A nuk gjėnden shumė  lidhje  gjuhėsore  midis gjuhės etruske, gjuhės baske, rumune, kelte, asaj tė kaukazit tė vjetėr me gjuhėn shqipe ?

- A nuk janė Shqiptarėt, njė etni antropoligjikisht homogjene d.m.th. qė kanė treguesin cefalik mė tė lartė nė Europė  (hyper brachycephalie mbi 85 %)?

Gjurmimet e ndryshme arkeologjike provojnė gjithashtu kėtė vazhdimėsi tė paktėn qė prej periudhės Neolitike (6 000 vjet pk) dhe vėnė nė pah njė identitet kulturor  dhe tė kultit me kohėt heroike (epoka e ashtuquajtur mikeniane).

     F.DEMI: Flitet shumė pėr dhėnie dhe marrje nė lemin gjuhėsor tė popujve. Sipas jush, kush ėshtė faktori bazė qė pėrcakton kėto dhėnje dhe marrje gjuhėsore?

     A.MATI: Qė prej mbėrritjes sė Grekėve (shk. VIII pk) dhe tė Sllavėve (shk. VI dhe VII) janė ngatėrruar dhe mbivėnė ajo qė ėshtė shumė e lashtė (Pellazgė, Trakė apo Ilirė) jo vetėm me atė qė ėshtė mė pak e lashtė (Grekėt) por edhe me atė qė ėshtė shumė mė e vonėshme (Sllavėt, Bullgarėt, Magjarėt). Gjuhėtarėt kanė krijuar deri edhe njė «nėnshtresė ballkanike» ndėrkohė qė e vetmja nėnshtresė gjuhėsore qė mund tė egzistojė ėshtė ajo e pellazgo-ilirėve, sepse gjuhėt e tjera, janė praktikisht tė mėvonshme dhe s’kanė ardhur veēse shumė mė vonė, pėr t’ju bashkangjitur asaj qė tashmė egzistonte! Madje ėshtė krijuar edhe njė grup gjuhėsh: «balto-sllave». Kurrkujt nuk i shkoi nė mėndje se gjuha e Ilirėve u pėrhap deri nė brigjet balltike. Nė fakt disa fjalė tė vjetra lituaniane apo letoniane shpjegohen me gjuhėn shqipe dhe jo sllave! Nga ana tjetėr ėshtė normale qė pas pushtimit nga ana e sllavėve tė ketė patur tek komshinjtė e tyre Baltė, njė ndikim tė gjuhės sllave. Por «nėnshtresa e vjetėr» qė eksistonte, pėrpara dyndjes sė hordhive sllave, ishte pikėrisht «ilire». Dhe nė kėtė mėnyrė (me teza tė gabuara, analiza partizane tė karakterit ideollogjik, etj.,) qė Gjuhėsia, Historia, Antropologjia apo Arkeologjia janė futur nė rrugė pa krye me qorrsokake qė paralizojnė qė prej njė shekulli kėto katėr fusha shkencore shumė tė rėndėsishme.

     Janė autorėt modernė (veēanerisht historianėt, arkeollogėt dhe gjuhėtaret) qė kanė mbjellė paqartėsi madje edhe ngatėrresa nė gjithė kėtė. Nė fakt ata kanė shpallur se pellazgėt ishin tė pėrbėrė prej popujsh tė ndryshėm: e thėrrisnin me tė lartė se ėshtė «emėr i pėrgjithshėm» dhe se janė «popuj tė zhdukur pa lėnė as gjurmėn mė tė vogėl»! Pėr fat tė keq kėta nuk e kanė kuptuar se ėshtė fjala pėr njė popull tė vetėm nga i cili kanė rrjedhur “fise” tė panumėrt (me «emra» tė shumėllojshėm), qė kanė folur (me dialekte tė shumtė) tė njejtėn gjuhė dhe kanė patur tė njejtėn kulturė, tė njėjtat tradita: ėshtė gjuha shqipe qė arrin tė zbulojė «tė vėrtetėn e fshehur».

- A nuk gjejmė kėtu, tashmė, njė «gjurmė» tė qartė qė na lejon tė zbulojmė (falė Iliadės dhe Odisesė) gjuhėn qė flisnin Pellazgėt, ky popull i madh «parahelenik»?

- Rėnojat megalitike apo ciklopike qė gjejmė jo vetėm nė Ballkan, Egje apo nė Azinė e Vogėl, por njėkohėsisht edhe nė Europėn Perėndimore, «pélargicon (muri i parė i Akropolit tė Athines)»,

- Lineari B (proto-ionian), kjo «pellazgjishte e lashtė» prej sė cilės vjen e folura ioniane, e cila u ka dhėnė Grekėve njė pjesė tė gjuhės sė tyre dhe qė kemi besuar (e vazhdojmė tė besojmė) se ishte greqishte e vjetėr;

- dhe katėr «shekujt» tė quajtur «tė errėt» (viti 1200 deri ne 800 pk) ku nuk gjėndet as hollėsia mė e vogėl mbi ekzistencėn e Grekėve ;

- Popullsia e Atikės katėrfishohet gjate viteve 800/750 (prova e ardhjes sė pushtimit grek);

- lojrat olimpike, Polisi, Amfiktioni, Hoplitet, ndėrdimi i tempujve me gurė tė prerė, botimi i poemave epike (Iliada, Odisea), etj : tė gjitha kėto nuk gjėnden para shk. VIII pk;

- dhe sė fundi tė gjithė autorėt antikė qė kanė pohuar se Pellazgėt shtriheshin nė vėndin «qė do tė bėhej Greqi» dhe u kanė pėrcjellė Helenėve kultet e tyre mitet e tyre dhe kulturėn e tyre, etj.

     A nuk janė tė mjaftueshėm, tė gjithė kėta elemente, pėr tė arritur nė pėrfundimin se Grekėt ishin njė popull pushtuesish qė nėnshtroi vėndin e Pellazgėve? Mjafton fakti qė gjuha shqipe (njė fosile e gjallė) arriti tė pajtojė disiplina tė ndyshme shkencore me njėra-tjetrėn. Por kjo (megjithėse e provuar dhe e argumentuar) nuk arrin tė bindė sot e kėsaj dite disa ithtarė tė «mendimit unik», disa tė pandreqshėm tė vjetėr, disa mosbesues tė dehur me tė ashtuquajturėn shprehje «kėtė e pranojnė tė gjithė».

     Kėshtu, nė dy librat e mi gjėnden tė gjitha shpjegimet dhe hollėsitė e nevojshme pėr tė ndriēuar kėtė mister mbi origjinėn e Grekėve, mister qė mbahet me kokėfortėsi qė prej 25 shekujsh. Kėto ide tė fiksuara dhe ideologjitė e paskan vėrtetė lėkurėn shollė! Tė mos bėsh lidhjen midis “Pellazgėve” (Shpellagji = njerėzit e shpellave) dhe “Ilirėve” (njerėz tė lirė dhe tė pavarur) kthehet nė njė ēmėnduri qė kapėrcen llogjikėn pėrpara kaq argumentave tė provuara, analizave tė qarta dhe autentike, referimeve tė pakundėr-shtueshme: dhe kjo ėshtė flagrante. Pėr fatin e keq tė atyre qė nuk janė tė bindur, Ilirėt kanė pėr stėrgjyshė “Pellazgėt”, qė bashkė me “Etruskėt” (njė fis tjetėr pellazg), pėrbėjnė themelin e dy qytetrimeve mė tė mėdha perėndimore: atij grek dhe romak.

     F.DEMI: Pėrgjithėsisht, nė studimin e lashtėsisė, anashkalohet periudha «Pellazge». A nuk ka ardhur koha, tė rivlerėsohet Historia dhe Gjuhėsia qė mėsohet sot nė tekstet shkollore?

     A.MATI: Kuptohet qė pėr kėtė duhen sjellė prova. Ėshtė e nevojshme tė bėhen debate serioze nė njė takim ndėrkombėtar mbi historiografinė e Greqisė sė lashtė nga ku tė dalė njė rezolutė e pėrbashkėt. Ky mendim i pėrbashkėt, mė vonė, tė pėrfshihet nė tekstet shkollore, universitare dhe tė popullarizohet. Janė institucionet, akademite dhe instancat e larta tė shtetit qė do tė bėjnė tė mundur qė kėto ndryshime (tė historise) tė dalin nė dritė. Tė provosh, qė qytetrimi grek ka lindur pas shek VIII pk dhe qė kishte si origjinė atė Pellazge, ėshtė pėr mua jo vetėm e mjaftueshme por parėsore pėr tė ēmitizuar pseudo-lashtėsinė e Greqisė dhe tė qytetrimit tė saj.

     Historia e pellazgėve ėshtė pėrcjellė jo vetėm nga autorėt e lashtė (ata nuk bėnė gjė tjetėr veēse «jepnin informacionin», sepse nė atė kohė nuk studjoheshin paraardhėsit, me pėrjashtim tė Herodotit) por edhe nga njė numėr i madh autorėsh europianė tė shk. XVIII, XIX dhe XX (Jubainville, Faveral, Schneider, Georgiev, Benloew, Thomopoulos, Sakellario, Carapanos, Childe, Flinders, Poisson, Pittard, Rilindja shqiptare, Konda, Pilika, etj). Ky nuk ėshtė veēse hapi i parė. Tė pohosh se Pellazgėt janė tė lashtė ėshtė njė fakt, por ta shpjegosh pėrse, apo ta vėrtetosh, ėshtė njė gjė tjetėr. Ėshtė thėnė shumė herė e vėrteta se Pellazgėt ishin «populli mė i vjetėr nė Europė dhe nismėtarė tė qytetrimit Grek» (Herodoti e pohonte kėtė, por pa sjellė prova) por, pa e trajtuar me njė argumentim dhe pa realizuar kėrkimet pėrkatėse pėr ta vėrtetuar.

     Nga ana tjetėr, asnjė nuk e ka vėnė nė dyshim luftėn e Trojės e mbi tė gjitha datėn e saj, tė afruar nga 1193 nė 1183 (gabim i bėrė nga Tuqiditi), duke ndjekur shėmbullin e gabuar tė Erathostenit. Asnjėri nuk ka sjellė njė «pėrcaktim» tė saktė tė Grekėve e as tė origjinės sė tyre etnike.

- Asnjėri nuk ka guxuar tė pohojė qė poemat epike, tė ashtuquajtura tė Homerit, ishin rapsodi pellazge (tė ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtė e tyre (Akili, Uliksi, Agamemnoni, Priami, Parisi, Hektori, Enea, janė heronj tė pėrdorur pėr ti’ shėrbyer qėllimit tė pushtuesit grek) nuk ishin Greke. Askujt nuk i ka shkuar nė mėndje qė Mikenasit dhe Egjeo-Kretasit nuk ishin Grekė.

- Asnjėri nuk ka vėrtetuar qė lineari B, i mikenianėve hipotetikė, ishte “pellazgjishtja e vjetėr” dhe jo greqishtja.

- Asnjėri nuk ka vėrtetuar qė nuk kishte asnjė gjurmė qė tė provonte qėnien e Grekėve para shk. VIII pk, etj, etj,.

M’u deshėn 30 vjet qė ta kuptoja kėtė! Pėr sa mė takon, nuk bėj asnjė pohim pa patur qoftė edhe provėn mė tė vogėl, tė argumentuar edhe me prova tė tjera ndėrlidhese.

     F.DEMI: Dėshiroj edhe njė herė t’iu shpreh pėrgėzimet e mija pėr kėtė studim me vlerė jo vetėm pėr Historinė dhe Gjuhėsinė shqiptare por edhe atė europiane e mė gjerė. Uroj gjithashtu, qė studimet tuaja dhe tė studiuesve tė tjerė tė botuara kohėt e fundit, tė gjejnė sa mė shpejtė vend nė programet tona mėsimore, nė mėnyre qė brezi i ri, tė dijė tė pėrcaktojė realisht vlerat e tij dhe tė krijojė lidhje emocionale me bashkėsinė (kombin) qė i pėrket.

 

( * ) Pėrkthyer nga Kledia Demi - Francė,  07. 06. 2007

___________________________________________________________________________________________________________