E s e

 

FAMILJA JASHARI ĖSHTĖ KRENARIA,

NDERI I KOMBIT TONĖ!

 

 

Shkruan: HAVE ELEZAJ - Plochingen, 05. 03. 2010

 

 

     Ata qė dridhen e shėmbėn muret e pakalueshme tė robėrisė, ata qė i dhanė  dėrmėn skllavėrisė, ata qė ngritėn nė nivel, nė vend nderi emrin e shqiptarisė, qė nuk hezituan tė shuhen deri nė fund, por qė nuk u shuan, mbijetuan: Jasharajt e Drenicės sė Tahir Mehės, Ahmet Delisė, Azem Galicės, Shaban Polluzhės, janė mėsuesit mė tė mirė tė historisė, dashurisė, mbrojtjes, sakrificės tė lirisė sė atdheut tonė. Jasharajt e Prekazit, janė familja patriotike qė na mėsuan rrugėn, se si punohet, si jetohet, si mbrohet, si vdiset pėr tė mos vdekur kurrė pėr Atdhenė, janė familje legjendė, janė krenaria, nderi e shembulli flijues pėr  popullin shqiptar.

     Mos dėgjoj tė thotė asnjeri, se u vranė, se shkuan, se nuk e dinin, se nuk e kishin planifikuar, jo, jo...! Nuk kanė tė drejtė tė thonė ēfarė t’u bie nė mend, mos tė harrojnė, se ata ishin, e janė shembulli i rezistencės, i vetflijimit, mos tė harrojnė, se si tė tillė qė ishin edhe fėmija i palindur nė atė familje ishte i vetėdijshėm pėr rrugėn e etėrve e nėnave tė tyre!

     Dėgjoj tek-tuk zėra tė ngjirur qė tentojnė ta quajnė tė pa pritur, tė pa pregatitur fizikisht e mentalisht ngjarjen, luftėn ballė pėr ballė qė zhvilluan Jasharajt me armikun qė bėri botėn mbarė tė trandej, tė zgjohej nga gjumi i padrejtėsisė shekullore, ngjarjen, luftėn qė i dha vulėn  e lirisė vendit tonė, ata zėra mė mirė ėshtė tė pėrpiqen tė edukojnė pasardhėsit e vet siē bėnė Jasharajt, nė frymen liridashėse-patriotike!

     Nga krismat e martinės, nė marsin e bardhė, tė acartė, nė atė fundimėr qė u skuq, nga gjaku rrėke qė ujiti tokėn shqiptare, u zgjua bota mbarė, u rikujtuan, se ekzistuaka njė popull i quajtur shqiptar qė jeton nė Evropė, nė shekullin e ri ende nė robėri, prandaj, gabohen ata qė pėrpiqen tė ndryshojnė realitetin. Atėherė, kur shumica e njerėzve ishin pajtuar me skllavėrinė, Jasharajt bėnin plane pėr lirinė, atėherė kur rrallėkush guxonte tė mbante nė shtėpi libėr shqip, flamur shqiptar, qoftė edhe armė tė ftohtė, ata guxonin, kishin dijen e dijėtarit tė ngritur, guximin e kreshnikut!

     Kujto Shaban Jasharin mėsues, edukator brezash, kujto Hamzanė e menēur, tė urtė, tė arsyeshėm e orator, kujto fjalėpakun  trim e strateg Ademin qė vendosmėria i lexohej nė sy, kujto guximin e filizave qė gufonin e rriteshin nė atė frymė, kujto nėnėn trime qė ra dėshmore me armė nė dorė, nė themelet e kullės sė vet, krah me babanė e djemve e vajzave tė vetė, me djemtė, nipėrit e mbesat e vetė. Ajo i lindi, ajo i pėrkundi nė djep, u kėndoi  ninullat e kėngėt e trimėrisė, e si tė ishin ndryshe ata, pos kėshtu si ishin?!

     Prandaj, mos guxon kush ta vė nė dyshim luftėn, sakrificėn e bėrė me vetėdije, nuk ishte rastėsi - ishte vendosmėri, secili nė atė familje, nga mė i madhi - Shabani e deri tė fėmija nė barkun e nėnave ishin ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ishte kėmbėngulja e tyre e mirėmenduar  pėr tė arritur lirinė e atdheut, qoftė edhe me pikėn e fundit tė  gjakut tė tyre, vetėm e vetėm pėr t'i kthyer njė populli mbarė  dinjitetin e nėpėrkėmbur, besimin nė tė ardhmen e ndritur.

Lavdi, Lavdi, Lavdi!