Kompania “BBR Satchi & Satchi“ nuk tregon se ku po i shpenzon

5.7 milionė euro tė marra nga buxheti i Kosovės

 

SHPENZIMET ULTRA SEKRETE TĖ „SATCHI’t“

PĖR IMAZHIN E KOSOVĖN NĖ BOTĖ!

 

 

 

     Kompania izraelite “BBR Satchi & Satchi” pavarėsisht se ka marrė 5.7 milionė euro nga buxhetit i shtetit pėr krijimin e imazhit ndėrkombėtar tė Kosovės, ajo i mban ultra sekrete shpenzimet e kėtyre mjeteve. Kompania fituese arsyetohet se pėr shpenzimet e kėtyre mjeteve i raporton Qeverisė sė Kosovės, ndėrsa kjo e fundit nuk dėshiron tė raportojė, siē thonė, pėr ēėshtje teknike deri nė pėrfundim tė kėsaj fushate. Gazeta “Zėri” ka kėrkuar pėrgjigje pėr disa javė rresht nga kompania “BBR Satchi&Satchi” se si janė shpenzuar kėto mjete, duke e pėrfshirė kėtu sa ka kushtuar reklamimi nė mediumet ndėrkombėtare dhe vendore, mirėpo ata mė shumė kanė preferuar tė komunikojnė jozyrtarisht pėr kėto ēėshtje, se sa zyrtarisht, ashtu siē kishte kėrkuar gazeta. Tė kontaktuar pėrmes pronarit tė kompanisė partnere nė Kosovė “PR Solutions” Ekrem Tahirit, pėrfaqėsuesit e “Satchit” i kanė bėrė “dredhi” pyetjeve tė gazetės “Zėri”, duke kthyer pėrgjigje pėr efektet pozitive tė kėsaj reklame dhe duke anashkaluar pėrgjigjet konkrete.

     “Krijimi i “brandit” shtetėror tė Kosovės po pėrparon, sipas njė vlerėsimi tė pėrgjithshėm vjetor tė planit tė punės. Plani ėshtė aprovuar nga Qeveria dhe pėrfshin njė listė aktivitetesh nga njė gamė e gjerė e disiplinave - reklamimi nė televizionet lokale ėshtė vetėm njėri prej aktiviteteve nė listė”, kanė thėnė pėrfaqėsuesit e “BBR Satchi & Satchi”. Nga ana tjetėr, tė kontaktuar nga gazeta zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės nuk kanė pasur informacione lidhur me shpenzimet e kampanjės qė janė bėrė deri me tani.

 

Tė dhėnat e ministrit Shala pėr reklamėn

     Nė seancėn e 18 dhjetorit tė vitit 2009, ministri Ahmet Shala kishte deklaruar se reklama ishte transmetuar nė kėto mediume. Nė CNN janė emituar 65 spote, prej 26 tetorit deri mė 4 nėntor. Nė BBC EUROPE janė emituar 56 spote, nga 26 tetori deri mė 22 nėntor. Nė EURO NEWS janė emituar 82 spote, nga 26 tetori deri mė 15 nėntor. Nė CNN Turk janė emituar 60 spote, nga 26 tetori deri mė 4 nėntor, Nė Bloomberg nga 30 spote, nga 27 tetori deri mė 31 tetor. Nė EURO SPORT do tė emitohen mė 11 janar 5 spote. Gjithashtu, janė emituar spote nė Espanyol, sa e di unė, ESP 1 dhe ESP 2, 5 spote, mė 26 tetor, etj.

 

     Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė se fushata pėr imazhin e Kosovės ende nuk ka pėrfunduar. Ai nuk e di se sa mjete janė shpenzuar deri mė tani. Derisa nuk ka ngurruar tė flasė pėr raportet shumė tė mira dhe koordinimin, siē tha ai, tė vazhdueshėm tė komitetit pėr ‘Brendigun e Kosovės’ dhe kompanisė “Satchi”, Krasniqi nuk ka dhenė asnjė informacion konkret se sa mjete janė harxhuar deri mė tani. Ai ėshtė shprehur i habitur se si  po i bėhen pyetjet, siē ka thėnė ai, pėr ēėshtje teknike, kur ėshtė pyetur se sa mjete janė shpenzuar deri mė tani. “Kėto janė pyetje teknike. Po mė vjen keq, por nuk e di qysh po pret qė unė t’i di se sa kanė kushtuar pagesat e sekondave nė televizione”, ka thėnė Krasniqi, ndonėse pak minuta mė parė ai kishte thėnė se janė tė informuar nė detaje pėr shpenzimet e kėsaj kompanie. Ai nė fund ka rekomanduar qė kėto informacione tė adresohen edhe nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave dhe te kėshilltarėt e kabinetit tė ministrit Ahmet Shala, mirėpo as kėta tė fundit nuk kanė pasur njohuri pėr kėto shpenzime.

     Nga ana tjetėr, deputeti i pavarur i Kuvendit tė Kosovės, Driton Tali, thotė se kompania “BBR Satchi& Satchi” dhe Qeveria e Kosovės duhet tė jenė transparente sa i pėrket shpenzimit tė fondit 5.7 milionėsh pėr krijimin e imazhit ndėrkombėtar tė Kosovės. “Nėse fillojnė t’i fshehin shpenzimet e fondit, atėherė ėshtė e qartė se aty ka diēka qė nuk ėshtė nė rregull”, thotė Tali. Ai pohon se e ka pėrgatitur njė pyetje parlamentare se si po ecėn reklamimi i Kosovės nė tregun global, e cila, siē thotė ai, nėnkupton se ku po shpenzohen paratė e taksapaguesve. Tali bėn tė ditur se kėtė ēėshtje e kishte ngritur nė Parlamentin e Kosovės nė dhjetor tė vitit 2009 nėpėrmjet njė pyetjeje parlamentare.

     Sipas pėrgjigjes sė ministrit Ahmet Shala, Tali thotė se del qė deri nė atė kohė pėr reklamime tė ndryshme janė shpenzuar mbi 8 milionė euro, edhe pse tenderi i kompanisė fituese ka qenė vetėm 5.7 milionė euro. “Sipas pėrgjigjeve tė ministrit Shala, nė mediumet ku ėshtė transmetuar reklama e Kosovės del se deri nė atė kohė janė shpenzuar mbi 8 milionė euro, ndonėse tenderi ka qenė 5.7 milionė”, shprehet Tali. Deputeti Tali thotė se i intereson mė shumė se sa herė reklama ėshtė transmetuar nė mediumet ndėrkombėtare, e jo sa here ėshtė transmetuar nė mediumet e Kosovės dhe pse kjo reklamė ėshtė plagjiat, e cila, siē thotė ai, nė vitet e 80-ta ėshtė pėrdorur nė Irlandė.

 

Shkėlzen Dakaj, Lavdim Hamidi - Prishtinė, 15. 03. 2010