Flet Arbėn Xhaferi pėr Epokėn e Re

 

EDHE SHQIPTARĖT I KANĖ BABALLARĖT

E VET RILINDĖSIT KOMBĖTARĖ

 

 

    Ēdo shtet funksional ndėrton rrėfimin pėr baballarėt e kombit, qė si Odiseu, pas shumė peripecish arrin nė cak, nė Itakė. Edhe populli shqiptarė i ka baballarėt e vet: rilindėsit kombėtarė qė, pa marrė parasysh ndasitė fetare arritėn bashkėrisht t’i tejkalojnė paragjykimet dhe ta krijojnė shtetitin e pėrbashkėt. Kjo dėshmon se tė gjithė shqiptarėt kanė pasur dhe e kanė eskatonin oksidental....Ēdo projekt integralist, ideologjik apo fetar synon suspendimin e kapaciteteve nacionaliste tė njė populli. Prandaj globalistėt, kozmopolitėt, mondialistėt, integralistėt, universalistėt vazhdimisht i kritikojnė lokalistėt, forcat nacionaliste qė synojnė t’i ruajnė interesat e njė populli dhe me kėtė bėhen pengesė pėr korporatat ndėrkombėtare... Ēdo globalizėm brenda njė afati tė shkurtėr do tė ballafaqohet me rezistencėn e vlerave vendore dhe ekzistojnė gjasa tė mėdha qė ta humbė betejėn me sfidėn lokale. Globalizmi nuk mund tė parandalohet nė planin global, por mund tė luftohet me sukses nė planin lokal.

 

     EPOKA E RE: Si e pėrkufizoni shoqėrinė shqiptare dhe gjendjen nė tė cilėn ndodhet sot kjo shoqėri?

     XHAFERI: Nė pozitė mė tė mirė sesa qė meritojmė. Mendojmė se jemi tė bashkuar, por kur fillojmė t’i numėrojmė argumentet qė e mbėshtesin kėtė pohim, nisin problemet. Sa mė shumė qė fitojmė hapėsirė dhe kushte pėr vetėpėrkufizim, pėr liri tė veprimit politik, pėr shprehje tė lirė tė mendimit, hapen dilemat rreth identitetit kombėtar, rreth pėrkufizimit tė rolit tė religjionit brenda njė formacioni shekullar shoqėror ose rreth modaliteteve tė zhvillimit tė demokracisė etj. Nė tė gjitha hapėsirat shqiptare ka ndodhur pėrmbysja e sistemit tė vlerave me tė cilin ishim tė mėsuar tė jetonim, tė vepronim, tė dallonim tė keqen ose tė mirėn. Ky sistem i vlerave ishte mapa jonė orientuese pėr vlerėsime mohuese ose pohuese, si nė politikė, ashtu edhe nė jetė. Pėrmbysja e sistemit tė vjetėr dhe vonesa e krijimit tė sistemit tė ri krijoi huti qė ishte njė shans pėr egocentrikėt ta pushtojnė hapėsirėn e zbrazur. Ata e pushtuan atė hapėsirė, por pa ofertė pėr zgjidhje tė problemeve. Mungesa e ofertės reale u zėvendėsua me retorikė njollosėse, me fyerje tė kundėrshtarit, pėrkatėsisht nxirrosjen e tė bardhės dhe jo me zbardhjen e tė zezės. Nė kėtė lojė tė skualifikimit tė kundėrshtarit potencial merrnin pjesė ata qė s’kishin ēka tė humbnin, ndėrkaq ata qė kishin ofertė filluan tė zbrapsen. Koha e re kishte nevojė pėr  njerėz tė rinj, tė vendosur, tė cilėt imponoheshin me arrogancė. Nė kėtė mėnyrė, nė hapėsirat shqiptare e reja, liria e tė shprehurit u shfaq si liri nga skrupullat morale, si liri e njollosjes. Kjo risi ishte e pakuptueshme pėr moralin e shumicės, por ishte shansė pėr tė paedukuarit. Ky proces i pushtimit tė hapėsirės sė liruar rezultoi me eliminim tė shtresės sė mesme, jo vetėm nė politikė, por edhe nė kulturė, sport etj. Asnjė shoqėri nuk mund tė funksionojė pa shtresėn e mesme qė krijon kushte pėr komunikim tė  elitės me masėn. Brenda natės politika u bė mjet i vetėm, transponder qė qytetarin, dikur tė margjinalizuar e katapultoi nė orbitėn e re. Nė situatėn e re me politikė merreshin ata qė mendonin se politika ėshtė njė lloj prostitucioni, ku ēdokush ēdokė e tradhton. Pushtimi brutal i hapėsirės sė politikės, si kudo tjetėr, rezultoi me rrėnimin e standardeve morale, intelektuale, kombėtare dhe tė tjera qytetėruese. Pėrnjėherė demokracia shpėrtheu dy lloj barrierash, ndalesash: atė tė jashtmen qė kishte krijuar sistemi jugosllav dhe tė brendshmen qė kishte ndėrtuar nacionalizmi shqiptarėt: as jugosllavėt nuk mund ta ndalonin tė drejtėn demokratike tė shqiptarėve pėr shprehje tė lirė tė mendimit, por as shqiptarėt diversitetin e bindjeve brenda shoqėrive shqiptare. Heqja e kėtyre barrierave, zbuloi realitetet e ndrydhura, kėshtu qė u hap dhe u legalizua shtegu pėr tė pacipėt, pėr relativizim tė idealeve, personazheve, kontributeve etj. Demokracia nė hapėsirat tona depėrtoi, jo si ide qė buron nga pjekuria politike e njė elite intelektuale qė konstaton se demokracia ėshtė forma mė produktive e legjitimimit tė pėrfaqėsimit tė interesave tė popullit, por si njė trend antikomunist. Por, problemi i kėsaj politike ishte jo vetėm vonesa historike, por edhe shpėrputhja nė mes pėrvojave politike tė dy entiteteve kryesore, tė Shqipėrisė komuniste dhe Kosovės nacionaliste dhe antikomuniste. Mirėpo, kėtu nuk pėrfundojnė paradokset. Nacionalizmi i shqiptarėve nė viset jasht atdheut i shtynte ata qė ta urrejnė regjimin e moderuar komunist jugosllav dhe ta adhurojnė regjimin komunist radikal tė Enver Hoxhės. Kėto procese komplikohen me humbjen, diskreditimin e komunizmit si ideologji. Kėta faktorė psikologjikė krijuan huti, por, megjithatė u kapėrcyen lehtė. Nė politikė mohimi shpesh herė ėshtė mėnyrė shumė e lehtė e pushtimit tė hapėsirės politike sesa pohimi ose ndėrtimi i njė sistemi tė ri vlerash. Nė hapėsirat shqiptare shumė shpejtė u qartėsua vlerėsimi se ēka nuk dėshirojnė, por, pėrkufizimi i  prioriteteve, i interesave, i vlerave u bė problem i madh.

     EPOKA E RE: Si shoqėri a jemi duke e kaluar fazėn tranzicionale, apo tranzicioni ėshtė njė pėrhershmėri?

     XHAFERI: Ky nocion nuk i pėrket vetėm njė periudhe historike, por e tėrė historia e njerzimit ėshtė nė thelb njė tranzicion, njė pėrsosje e qenieve tė ndryshme, qė vazhdimisht u adaptohen kushteve tė reja, qė me njė fjalė quhet mbijetesė. Siē dihet edhe evolucioni ėshtė njė lloj i tranzicionit, por qė zgjat shumė, prandaj edhe nuk vėrehet. Tė gjitha krijesat janė nė tranzicion tė pėrhershėm. Te krijesat e vetėdijshme procesit tė tranzicionit i nėnshtrohen edhe idetė, konceptet, ose thėnė nė mėnyrė figurative mapa orientuese. Shoqėria shqiptare ka njė veti tė veēantė tė mbijetesės, qė buron nga pozita  gjeografike, kapacitet njerėzore, kodi etik, sensi pėr realizėm, bindjet e tyre fetare etj. Nga njė varg vetishė kombėtare, nė kėtė kontekst socio-politik te shqiptarėt dominon sensi pėr realizėm, pėr pragmatizėm, madje edhe pėr tranzicion tė projektuar. Bie fjala, shumė shqiptarė, nė mesin e tyre edhe tė atillė qė vazhdimisht kanė dhėnė prova pėr veprimtari atdhetare, nuk kanė hezituar qė tė marrin pasaporta tė Serbisė qė lėshohen nga njė zyrė shtetėrore paralele serbe nė Graēanicė. Krahas sensit pėr kompromise pragmatike dhe tė pėrkohshme, shqiptarėt kanė qenė tė shtrėnguar tė bėjnė vazhdimisht kompromise, gjithnjė nė favor tė mbijetesės. Kjo ėshtė shkolla e mbijetesės sė njė populli tė vogėl, tė destinuar pėr zhdukje. Falė sensit pėr realizėm, shqiptarėt kanė arritur tė mbijetojnė. Ata, edhe nė kėtė fazė tė tranzicionit dramatik zbuluan rrugėn mė tė sigurt tė mbijetesės dhe tė ngadhėnjimit. Konfiguracioni gjeografik, ndėrthuarrja e strukturave malore me ato fushore ka ndikuar qė evakuimi nga zonat e krizės, ku depėrtonin vandalėt aziatikė tė bėhet shpejt edhe nė mėnyrė efikase. Brenda disa orėve ata, nga zonat e rrezikshme kalonin nė vende tė sigurta malore. Nga kjo periudhė kohore buron misteri i prejardhjes sė shqiptarėve. Ata herė dukeshin herė zhdukeshin nga skena historike. Ky mister shpjegohet me strategjinė efikase tė mbijetesės: nė kohė paqe zbritnin nga malet, ndėrkaq nė situata tė rrezikut tėrhiqeshin nė vendbanimet malore. Kėto rrethana ndikuan qė shqiptarėt tė mbijetojnė, por edhe tė shkėputen nga rrjedhat e ndryshme historike, tė krijojnė kodin e tyre tė veēantė etik, ta mbrojnė gjuhėn, traditat e tyre si dhe lidhjet e forta emotive me habitusin jetėsor. Kėshtu ndodhi edhe nė luftėn e fundit. Falė kėtyre vetive, shqiptarėt rradhiten nė listėn e popujve tė vjetėr qė arritėn ta ruajnė origjinėn dhe vlerat e tyre. Luftėrat e vazhdueshme me ardhacakėt ndikuan qė shqiptarėt tė vetizolohen dhe deridiku tė shkėputen nga rrjedhat historike. Ata qė mbeteshin nė zona urbane jepnin kontrubute tė rėndėsishme nė kuadėr tė sistemeve tė huaja sunduese, duke filluar nga periudha e romakėve, bizantinėve, otomanėve dhe sė fundi, sllavėve. Kėta faktorė ndikuan qė shqiptarėt tė konservojnė mendėsinė antike qė manifestohej si percepcion shqisor i fenomeneve shoqėrore. Bie fjala pėr njė banor tė polisit koncepti i atdheut ishte vendlindja, territori ku jetonin njerėzit e afėrt, horizonti qė kapnin sytė dhe veshėt. Mendėsia e atėhershme krijoi modelin e shtetit qytet, polisin. Njė mendėsi e kėtillė fragmentarizon nocionet, vlerat dhe standardet. Kjo vėrehet nė ēdo sferė tė shoqėrisė, nė trgėti, ushtri, arsim, kulturė, ose bie fjala nė pėrdorimin e standardit gjuhėsor. Nė sistemet e kėtilla tė rrudhura edhe standardet janė tė atilla. Nė fushėn e pėrdorimit tė gjuhės, nė polisin antik, ashtu si edhe feudin mesjetar pėrdorej dialekti lokal, ngaqė atė e kuptonin tė gjithė pjestarėt e njė formacionit tė kėtillė shoqėror. Vetėm kur bashkohen poliset dhe feudet nė njė shtet, shfaqet nevoja e krijimit tė njė gjuhe standarde qė lehtėson komunikimin ndėrmjet qytetarėve tė njė shteti. Keqkuptimet qė aktualisht krijohen nga ana e disa kritikuesve lidhur me pėrdorimin e gjuhės standarde shqipe burojnė  nga kjo mendėsi, kushtimisht ta quaj antike. Ne ende kemi mendėsinė e polisit, ndonėse urtėsia popullore e lufton kėtė dobėsi. “Prish shtėpi bėn hajat”, thotė populli. Nė kohėt e sotme kjo porosi do tė vlente pėr ata qė mundohen ta prishin shtetin dhe nė kėto gėrmadha tė ndėrtojnė parti. Marrė nė tėrėsi ne ende jemi tė pėrfshirė me disa procese tranzicionale, nė tė gjitha segmentet shoqėrore, por ato duhet kuptuar si pėrpjekje pėr mbijetesė.

     EPOKA E RE: Qytetaria e shoqėrisė shqiptare a ėshtė si rezultat i ndėrhyrjeve tė elitave politike apo, elitat politike janė si rezultat i ndėrhyrjeve qytetare tė shoqėrisė?

     XHAFERI: Ky ėshtė njė proces ndėrveprues dhe i ndėrvarur. Nė varėsi nga rrethanat ndodhė qė elita e ndėrgjegjėson popullin, por edhe tė atilla kur populli e ndėrgjegjėson elitėn. As elita nuk mundet pa popullin, as populli pa elitėn. Por, shpeshherė ndodhė qė elita e huaj tė udhėheqė me njė popull qė ka mbetur pa udhėheqės, qoftė pėr shkak tė inferioritetit intelektual, moral apo tė interesave tė natyrave tė ndryshme. Nė kėtė dimension ėshtė shumė vėshtirė tė arrihet barazpesha. Para krijimit tė OKB-sė, para nxjerrjes sė konventave ndėrkombėtare, sundimi, udhėheqja me popujt tjerė bėhej pėrmes detyrimit, pėrdorimit tė forcės. Nė kohėt e sotme, suspendimi i elitave tė njė populli tjetėr arrihet pėrmes projekteve globale ideologjike, tė majta apo tė djathta, financiare apo fetare. Kėto projekte globale kanė njė qėllim tė pėrbashkėt, integrimin, ose integralizmin, pėrkatėsisht suspendimin e projekteve vendore qė hartohen prej faktorėve qė konsiderohen si nacionalistė. Ēdo projekt integralist, ideologjik apo fetar synon suspendimin e kapaciteteve nacionaliste tė njė populli. Prandaj globalistėt, kozmopolitėt, mondialistėt, integralistėt, universalistėt vazhdimisht i kritikojnė lokalistėt, forcat nacionaliste qė synojnė t’i ruajnė interesat e njė populli dhe me kėtė bėhen pengesė pėr korporatat ndėrkombėtare. Kritika mund tė kontestojė njė projekt konkret, por ajo bėhet rrėnuese, eliminuese kur sistematikisht kritikon njė opsion dhe afirmon tjetrin, bie fjala nacionalizmi shndėrrohet nė paradigmė tė ndėrlikimeve nė shoqėri,  ndėrkaq multi-etnizmi si formulė mjekuese.

     EPOKA E RE: Ka kohė qė flitet pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet dhe pėr kėtė edhe Ju keni dhėnė mendimin tuaj. Mirėpo, mė intereson tė dijė sipas Jush, si mund tė realizohet ky bashkim?

     XHAFERI: Para se tė shtrohet pyetja, katėrēipėrisht legjitime, lidhur me realizimin e njė ideali tė njė populli tė udhėheqė me veten, duhet tė shtrohet njė pyetje tjetėr: mbi ē’baza njė popull fiton tė drejtėn e sundimit mbi njė popull tjetėr, mbi ē’parime ai fiton tė drejtėn qė tė vendosė raporte tė pabarabarta etnike nė sistem, me ēka mund tė arsyetohet politika brenda njė sistemi qė e stimulon njė kulturė dhe ngulfat kulturėn e njė populli tjetėr...? Pyetje tė kėtilla ka me qindra, mirėpo e pėrbashkėta e tyre ėshtė arsyetimi i agresivitetit, hegjemonisė, eksploatimit. Ėshtė krijuar njė klimė e ēuditshme politike, morale dhe intelektuale ku mė lehtė argumentohet e drejta e njė populli pėr sundim, pėr hegjemoni sesa e drejta e njeriut pėr mbrojtje dhe trajtim tė barabartė. Tė gjithė faktorėt sot flasin me njė paragjykim pozitiv pėr begatinė e sistemit multietnik shoqėror duke mos vėrejtur se nė kėto sisteme legalisht vendosen raporte koloniale, eksploatuese ku perspektiva e njė populli mbėshtetet nė eksploatimin e popullit tjetėr. Kjo vėrtetohet fare lehtė nėse analizohet shfrytėzimi i buxhetit, investimet rajonale sidomos financimi i zhvillimit kulturor. Multietnizmi, multikultura, diversiteti janė fjalė tė popullarizuara, eufemizma qė fshehin njė realitet tė hidhur: shfrytėzimin e njė grupi etnik prej njė grupi tjetėr qė vepron si hegjemon. Sociologėt shumė herėt kanė konstatuar se pabarazia nė shtetet shumė-etnike shkakton joluajalitetin e njė grupi etnik ndaj sistemit. Pra, kur shteti nuk ėshtė njėsoj lojal ndaj njė segmenti tė qytetarėve, me automatizėm prodhon joluajalitetin e atij segmenti ndaj shtetit. Sociologėt modernė konstatojnė se shtetet mund tė funksionojnė vetėm po qe se i plotėsojnė tre kushte elementare:

    - kohezionin e brendshėm;

    - mirėqenien ekonomike dhe 

    - demokracinė liberale.

     Nėse nuk ekziston barazia nė sistem rrėnohet kushti i parė i kohezionit. Pa tė shteti nuk mund tė funksionojė. Tė gjitha shtetet moderne perėndimore kanė marrė parasysh ndikimin e kėtyre faktorėve, prandaj kanė krijuar njė varg modelesh pėr ta parandaluar krizėn. Kėto modele ofrojnė barazi nė kuadėr tė konceptit pėr autonomi politiko-territoriale, federatė (jo territoriale ose territoriale), konfederatė dhe nėse as kjo nuk ndihmon zbatohet modeli i fundit-secesioni, ndarja. Ky proces gjithkund ndodhė kėshtu, nėse popujt kanė vetėdije kombėtare. Nėse nuk kanė, atėherė aktivizohet mekanizmi i dorėzimit, asimilimi. Idenė e shteteve etnike natyrisht qė nuk e kam sajuar unė, por kjo ėshtė pėrvoja historike qė ėshtė marrė nga popujt mė tė qytetėruar perėndimorė. Nė Evropė konfliktet ndėretnike janė qetėsuar vetėm pas zgjidhjes sė ēėshtjeve ndėretnike mbi baza qė pėrmendėm. Aty ku nuk janė zgjidhur kėto ēėshtje ka fėrkime, pa marrė parasysh sa janė tė qytetėruara ato shtete. E kam fjalėn te baskėt dhe te irlandezėt. Ēėshtja shqiptare kudo qė ajo funksionon si ēėshtje mund tė zgjidhet me arsye. Asnjė popull nuk do tė heqė dorė nga njė pozitė eksploatuese nėse ajo nuk ėshtė e kushtueshme. Nėse pėrmes rezistencės eksploatimi do tė bėhet i shtrenjtė i kushtueshėm atėherė vetė populli hegjemon kėrkon tė gjejė njė rrugėdalje tė arsyeshme. Tani pėr tani jemi nė konfuzion retorik. Flitet pėr multietnizmin, pėr ta fshehur eksploatimin kolonial. Kur fjalėt do ta fitojnė domethėnien e vėrtetė, kur eksploatimi do tė bėhet i kushtueshėm, problemet e kėsaj natyre vetvetiu zgjidhen, pa drama tė mėdha. Kėto ēėshtje bėhen dramatike pėr shkak se njė interes transparent pengon zhvillimin e  njė interes tė fshehur...

     EPOKA E RE: A jemi ne shqiptarėt determinues nė kėtė bashkim apo, ky bashkim duhet tė bėhet nė koordinim/pajtueshmėri me fuqit aktuale dominante nė botė?

     XHAFERI: Filozofėt e mėdhenj, prej Platonit e deri te Hegeli e kanė trajtuar historinė si njė proces eskatologjik (me qėllim tė caktuar), si njė proces tendencioz qė lėviz drejt njė qėllimi tė pashmangshėm... Pas konstatimit se nė veprat fetare, ka shumė ēka tė pasaktė u krijua njė atmosferė depresive, qė e shkaktoi humbjen e besimit te librat e shenjtė. Ky dėshpėrim u theksua sidomos nė periudhėn e humanizmit dhe renesancės. Humbja e besimit nė zotėra u zėvendėsua me kėrkimin e besimit te idetė mė tė afėrta dhe mė tė prekshme. Nga kėto dilema dhe kėrkime, njeriu i asaj kohe shpėtimin e gjeti te nacionalizmi, te vlera qė i jepte kohezionin e duhur njė shoqėrie. Por jo vetėm kohezionin por edhe motivin pėr veprim, pėr zhvillim kulturor, pėr arsimim, pėr rezultate nė tė gjitha fushat e jetės. Kėshtu ēdo nacionalizėm kishte eskatonin, qėllimin e vet tė vetėdijėsuar. Popujt qė e kuptuan kėtė mė herėt, arritėn pa probleme t’i krijojnė shtetet e tyre nacionale. Nė kėtė periudhė historike nacionalizmi kishte mision fisnik qė e pėrshpejtonte procesin e zhvillimit dhe tė emancipimit. Njė pjesė e kėsaj euforie ėshtė ruajtur sot nė garat sportive. Fituesit, brenda natės bėhen heronj pėr gjithė popullin. Nė kėtė energji ndėrtohet identiteti i njė populli, por, njėkohėsisht edhe imazhi i tij pozitiv. Kjo ėshtė e ditur, prandaj aty ku njė popull dominon nė pėrqindje dhe njėkohėsisht ėshtė i eksploatuar nga njė popull tjetėr, zgjidhjen duhet gjetur te vetėvendosja. Kjo ėshtė receta qytetėruese qė pengon stėrkeqjen, konfliktin ndėretnik brenda njė shteti. Ky epilog ėshtė i paevitueshėm kudo, por ekziston megjithatė njė dallim esencial. Popujt e qytetėruar i zgjidhin kėto telashe me marrėveshje, ndėrkaq tė tjerėt me dhunė. Hėpėrhė nė botė zhvillohen procese mbi baza racionale (ndarja e shteteve skandinaveze, ēeko-sllovake), apo iracionale, pambarimisht tė dhunshme (lufta palestineze-izraelite, rasti rus i zgjidhjes sė njė konflikti ndėr etnik, rasti ēeēen). Popujt qė dinė fshehtėsitė e ndėrtimit tė shtetit shumė shpejt shpikin variantin efikas pėr parandalim tė eksploatimit kolonial, ose tė asimilimit kulturor. Projektin qė i ka kėto qėllime e bėjnė tė kushtueshėm, e ngrisin nė nivel tė kolapsit ekonomik. Sociologu francez Franc Fanoni, nė librin e tij “Tė pėrbuzurit e botės” e shpjegon kėtė proces deri nė detaje duke marrė parasysh luftėn e popullit algjerian pėr ēlirim.

     EPOKA E RE: Nėse bashkimi kombėtar nuk ėshtė problem nga ndėrhyrjet e jashtme atėherė, ky (mos)bashkim a ėshtė nė vullnetin e elitave politike shqiptare?

     XHAFERI: Kjo nuk ėshtė  ēėshtje qė mund tė zgjidhet vetėm falė vullnetit tė elitave ose tė popullit, por ėshtė njė projekt kompleks qė nė vete pėrmban elemente tė etikės, idealizmit, motivimit, kapacitetit etnik, ekonomik, njohurive ushtarake, imazhit nė arenėn ndėrkombėtare etj. Kėtu ka njė shpjegim qė sėrish e afirmon nacionalizmin. Popujt qė me kohė e kanė ngritur nacionalizmin nė nivel ideologjik, por edhe dogmatik kanė formuar argumentimin pėr hegjemoni dhe zgjerim, pushtim territoresh. Kėtė e kanė bėrė mbi kurriz tė popujve qė nuk kanė pasur kėtė vetėdije ose kėtė apologji tė kauzės sė tyre kombėtare. Kjo apologji e hegjemonizmit zakonisht bėhet me argumente tė sofistikuara qė i shenjtėrojnė tė bėmat, namin dhe rolin gjithė historik tė njė populli. Kufijtė e njė populli bėhen kufij tė paprekshėm sikur tė ishin tė vendosura nga vetė Zoti. Kėto shenjtėrime bėhen si me argumente religjioze ashtu edhe kulturore, ekonomike etj. Sa mė tė fortė janė shtetet aq mė shumė rritet grykėsia e tyre. Bie fjala pretendimet e Rusisė qė Polin e Veriut ta trajtojė si pjesė tė Rusisė u mbėshtetėn nė njė tė padėgjuar deri mė sot: relievi nėnujor i Polit tė Veriut qenka vazhdimėsi e relievit tokėsor rus. Nacionalizmi dėnohet vetėm te popujt e vegjėl kur edhe ata, tė pafuqishėm synojnė ta pėrdorin atė si argument pėr ēlirim dhe pėr vetėvendosje. Atėherė marrin hov eufemizmat, multi-kultura, e drejta pėr diversitet etj. Kėto maska eufemike mund tė ēirren vetėm me njė eksperiment tė vogėl hipotetik garues: cili popull brenda njė shteti multietnik do tė jepte tė drejta mė tė mėdha popullit tjetėr konkurrues. Nė Kosovė shqiptarėt dhėnė tė drejta tė njėjta tė gjitha komuniteteve, ndėrkaq serbėve pak mė shumė. Jam i bindur se edhe shqiptarėt e Maqedonisė do tė jepnin shumė mė tepėr tė drejta maqedonasve sesa ata u ofrojnė shqiptarėve. Vetėm kur haptas bisedohet pėr kėto gjėra kuptohen relacionet e pabarabarta nė sistem.

     EPOKA E RE: Sipas Jush, ku qėndron dallimi nė mes shoqėrisė shqiptare dhe asaj perėndimore? A ėshtė ky dallim se, ata (shoqėria perėndimore) janė tė emancipuar, e shoqėrisė sonė i mungon ky emancipim?

     XHAFERI: Pėrgjigja mė e drejtė do tė ishte: kudo dhe askund. Nėse shikojmė nė detaj dallimet janė tė mėdha, por nėse e analizojmė tėrėsinė del qė jemi njėsoj, por nė njė stad shumė mė tė ulėt tė zhvillimit shoqėror. Lidhur me kėtė pyetje duhet marrė parasysh se shoqėria shqiptare ėshtė njė konglomerat faktorėsh qė vetėm nė kuadėr tė sistemit tė tyre tė vlerave funksionojnė nė harmoni. E kam parasysh faktorin fetar. Ēdo shtet funksional ndėrton rrėfimin pėr baballarėt e kombit, qė si Odiseu, pas shumė peripecish arrin nė cak, nė Itakė. Edhe populli shqiptarė i ka baballarėt e vet: rilindėsit kombėtarė qė, pa marrė parasysh ndasitė fetare arritėn bashkėrisht t’i tejkalojnė paragjykimet dhe ta krijojnė shtetitin e pėrbashkėt. Kjo dėshmon se tė gjithė shqiptarėt kanė pasur dhe e kanė eskatonin oksidental. Politikani shqiptar, Spartak Ngjela me shumė tė drejtė konstatoi se nė plejadėn e atdhetarėve shqiptarė, pėr kah orientimi properendimor shquhen dy emra: Faik Konica dhe Ismail Kadareja. Qė tė dy tė lindur nė familje myslimane. Vetia kryesore perendimore e shqiptarėve ėshtė senzibiliteti pėr identitet kombėtar qė ka ngadhėnjyer mbi identitetet tjera. Sa pėr ilustrim do tė pėrmendja faktin se arabėt nuk kanė senzibiletet pėr identitetin etnik. Nė fjalorin e tyre nuk ekziston fjalė pėr kėtė veēori. Ashtu si te arbėt, edhe nė periudhėn e sundimit osman popujt ndaheshin nė krishterė dhe myslimanė.

     EPOKA E RE: Sa e vetėdijshme ėshtė shoqėria shqiptare nė raport me rrjedhat globale?

     XHAFERI: Tash pėr tash njohuritė janė provinciale nė tė gjitha segmentet. Por, megjithatė kemi njė fat qė, besoj se do t’i korrigjojė tė gjitha dobėsitė: kureshtjen dhe vitaliteti rinor. Mosha e re e popullatės vetvetiu do t’i korrigjojė mangėsitė e tjera. Ky faktor ėshtė biologjik  dhe jo ideologjik. Nuk kemi tė bėjmė me njerėz qė kanė koncepte tė vjetruara, tė konservuara, por me tė rinj qė mund tė kompensojnė humbjet nė periudhėn e kaluar, me tė rinj qė vėnė nė lėvizje tė gjitha mekanizmat e ndryshkura. Por, duhet pasur parasysh faktin qė rinia e njė populli mund tė vihet kundėr vetvetes. Ata mund tė instrumentalizohen pėr qėllime tė tjera, kriminale, fetare, politike etj. Populli shqiptar nė pėrgjithėsi ka qenė i pėrjashtuar nga rrjedhat e reja, shpeshherė janė vetėngujuar nė dimensionin folklorik, nė adete ataviste, tė trashėguara pa distancė nga e  kaluara, nė koncepte fetare qė vijnė ndesh me standardet qytetėruese evropiane, vazhdimisht nė dilemė ku takojnė dhe ku do tė pėrfundojnė. Kėto dilema janė tė kota, por, megjithatė krijojnė dilema molisėse, dualizma tė paarsyeshme dhe shterje tė kapaciteteve...

     EPOKA E RE: Ēka mendoni, si e perceptojn shqiptarėt gjendjen globale? A e perceptojn vetėn si pjesė inherente tė kėsaj gjendje apo, si njė gjendje qė ėshtė jashtė sferės dhe interesave tė tyre?

     XHAFERI: Jo vetėm shqiptarėt, por edhe shumė popuj tė tjerė globalizmin e kundrojnė nga aspekti hedonist, si pjesėmarrje nė kėnaqėsi. Por, duhet tė merret parasysh se nuk globalizohet vetėm e mira, e bukura, informacioni, vlerat dhe ofertat e tjera, por, pa dyshim, me njė ritėm tė pėrshpejtuar edhe tė kėqijat, prostitucioni, krimi i organizuar, pėrdorimi i drogės, sėmundjet... Nė kėtė nivel tė ndėrveprimit asnjė popull nuk ėshtė imun ndaj ndikimit tė kėtyre faktorėve dhe vlerave qė rrezatojnė, depėrtojnė pėrtej mburojave mikrostrukturore nacionale dhe kulturore. Kėto ndikime janė sidomos tė rrezikshme pėr atunė tonė, rininė. Vetėm produkcioni vendor i vlerave mund tė pengojė zgjerimin dhe ndikimin kulturor tė popujve globalė. Ēdo globalizėm brenda njė afati tė shkurtėr do tė ballafaqohet me rezistencėn e vlerave vendore dhe ekzistojnė gjasa tė mėdha qė ta humbė betejėn me sfidėn lokale. Globalizmi nuk mund tė parandalohet nė planin global, por mund tė luftohet me sukses nė planin lokal.

Intervistoi: Dritan Dragusha ( dritan.dragusha@gmail.com ) - Mars 2010