TĖ MOS BĖJMĖ BIZNES ME PROGRAMIN

E KOMBTARIZMĖS HISTORIKE!

 

 

“Mjegulla e gėnjeshtrės nuk mund ta

mbajė gjatė mbuluar qiellin e sė vėrtetės!”

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku - Prishtinė, 8 mars 2010

                                                   

Muaj mė parė “partia” e “Ballistėve tė Kosovės, nė luftėn e hidhur pėr pushtet qė po zhvillohet nė Kosovė dhe gjithandej nė trojet e Shqipėrisė Etnike, iu bashkua njėrės prej “Partive” nė pushtet, kurse ditė mė parė, si motra natyrore e “ballistave” (ndonėse qė moti nuk flasin nė mes veti!?!), “Partia” e “endeshėistėve tė Kosovės” lidhi “kurorė” pėr “pushtet” me njėrėn nga “Partitė” mė tė zhurmshme tė “opozitės” pėr ta marrė pushtetin qė sot, qoftė edhe me pėrmbysjet nė hullinė “ediramjane” tė Tiranės!?!

Bashkimi pėr “pushtet” i “Ballistėve” me njė “taraf” politik, programi dhe veprimi praktik i tė cilit, nė asnjė kohė, nuk pėrkonte me programin politik e veprimin praktik tė “Ballit Kombėtar” mid’had frashėriot, shėnoi njė hap, thėnė mė sė buti, tė papjekurisė politike tė “ballistėve tė Kosovės”. Papjekuri politike dhe, pse jo, edhe pėrbaltje e njėrės nga faqet mė tė ndritshme tė historisė sė pjesės sė kombit shqiptar jashtė kufijve tė Shqipėrisė Londineze, dėshmoi, tashti edhe  “PNDSHK-ja”!?!

Realisht, qė nė nisje kėto dy “parti” tė “nacionalizmės” shqiptare tė Kosovės, janė ngritur nė kohė tė pa kohė, ose nuk vepruan nė shtratin historik tė paraardhėseve, kurse tashti shkelėn me tė katrat programet dhe, thėnė mė sė buti, injoruan kujtesėn historike, pse jo edhe injoruan sakrificėn e Ballistėve dhe tė Endėshėistėve, tė cilėt kurrė nuk luftuan as nuk sakrifikuan pėr pushtet profitabil individual e klanor, por dijen e pasurinė, edhe jetėn e vetė dhe tė farefisit, i shkrinė pėr Lirinė e tėrėsinė e Shqipėrisė Etnike.

Nuk ka nevojė tė flasė kėtu pėr programet politike dhe pėr veprimet e “tarafeve” politike nė “pushtet” dhe nė “opozitė”, aktualisht, sepse Sytė janė pėr tė parė, Veshėt  janė pėr tė dėgjuar, Mendja ėshtė pėr tė gjykuar. Tė flitet sot pėr “tė majtėn, “pėr tė djathtėn” apo pėr “qendrėn” politike shqiptare, nė rrethana tė jetės sė kushtetutshmėrisė ahtissariane tė “Kosovės sė vetėqeverisur” - sakate pėr hakubet (qė nė lindje pa tė gjitha gjymtyrėt vitale),kur as Luftėn Ēlirimtare Ademjashariane nuk mund ta nderojmė me gardėn e “zjarrfikėsve” tė FSK-sė (Heu... !?!), nuk mund tė thuhet se ėshtė vetėm mashtrim i vetės dhe i popullit liridashės!?!

Sė fundi, se sa janė tė “djathta” a tė “Qendrės” “tarafet” nė “pozitė” apo nė “opozitė” reflektoi (mos)marrėveshja pėr pushtet e kreut tė LDK-s’ dhe e kreut tė AAK, z, Sejdiu – z.Haradinaj. E vėrteta cullake ėshtė se bashkimi pėr pushtet, sot e mot, i “Ballit Kombėtar tė Kosovės” dhe i “PNDSHK-sė” me cilėn do nga partitė qė kanė kontribuar nė ngritjen dhe futjen nė jetė tė “Pakos sė Ahtissarit”, ėshtė veēse dhunė ndaj tė sė kaluarės sonė mė tė ndritshme, ėshtė heqje dorė nga njė instrumenti “institucional” legal pėr ta mbajtur tė gjallė, legalisht, kėrkesėn historike tė kombit shqiptarė pėr ribashkim!

Pas kėtij gjykimi, kėtu e kėrkon udha jo tė reflektoj programet politike e veprimet e tarafeve partiake tė bindshmėrisė politike ahtissariane tė Kosovės, sepse  nėnkuptohen nga ajo qė u tha mė sipėr. Nuk dua tė ndalem as nė “Dhjetė Pikėshin” e shenjtė tė “Ballit Kombėtar” historik, por nuk mund tė mos i rikujtojė, sė fundi, vetėm dy nga katėr pikat e “Programit” ONDSH”-sė historike tė 1 qershorit 1946 (ndonėse nga 15 gushti 1945 ONDSH-ja ėshtė riemėruar: “Lėvizja pėr Lirimin e Tokave shqiptare”. Nė pikėn Njė kėrkohej: “Liri dhe pamvarsi tė plotė me tė drejtė vetqeverimi nė bazė tė vullnetit tė popullit tė ēfaqun lirisht”, kurse nė pikėn Dy, saktėsohej: “Nen toka Shqiptare kuptohen krejt vendet ku banojnė shqiptarėt nė 60% pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush asht i pushtuem”. ONDH-ja tė gjitha dokumentet e saja i pėrfundonte me: ”Rroftė Shqipnija e vėrtetė me kufijtė e sajė etnikė!".

 Ky ishte betim qė nuk dihet se tė jetė shkelė prej asnjėrit nga liderėt politik dhe ushtarak tė “Ballit Kombėtar”, nė Kosovė, e as tė “NDSH-sė” sė famshme gjithandej nė tokat shqiptare nėn robėrinė jugosllave.

 Tashti shtrohet pyetja: Cila ėshtė thirrja moto e veprimit politik e praktik e partive nė pushtet dhe tė atyre nė luftė pėr pushtet?!? A mund tė quhet “bashkim pėr Lirinė e kombit” i “Ballit” dhe i “Ndsh-sė”, me partitė kosovare “Unmikiane”, “Kforiane”, “Ahtissariane”, e “Eulexiane”?!? Nuk them se kėto “Parti” janė “antishqiptare”, por, thėnė mė sė buti, janė shumė, tepėr shumė, parti biznesi, tė paguxim civilizues, barrė e panevojshme pėr qytetarin e Kosovės, dhe, nėse ndonjėra nga kėto parti ka nė krye “liderė” ish-“institucionalit rugovistė”, apo ish-“ēlirimtar uēekeistė”, ata qė moti janė pėrshėndetur me tė kaluarėn e tyre politike e luftarake, sepse jetojnė nė njė kohė e nė rrethana krejt tė tjera, janė instrument i “mbikėqyrėsve tė Pavarėsisė sė Kosovės” sė kurthuar me njė administrim surrogat (svoje veste) i  protektoratit ndėrkombėtare eksperimental, edhe mė tutje pėr interesa tė pushtuesit serb me mbėshtetjen e Fuqive imperialiste evopiano-ruse.

Pėr hir tė realitetit historik e vlen tė konstatoj se: qysh gjatė pėrgatitjeve pėr ngritjen e  “PBKK-sė” dhe tė “PNDSHK-sė”, por edhe mė vonė, kam pasur oferta tu bashkohesha (jo nė bisht), shumė mė lartė se sa vendin qė kisha nė “LDK” (deri mė 21 tetor 1991) e si argat i “PDK-sė” (deri nė Kuvendin e Dytė). Pėrgjigja ime ishte: “Nuk ėshtė koha e partive nacionale.... Bota nuk i do ato, ndėrkaq populli ynė ende nuk ėshtė pjekur pėr t’i qėndruar besnik Thirrjes historike tė ONDSH-sė: ”Besa Kombėtare - Ndera shqiptare - Nė luftė pėr kufijt e Shqipnis Etnike...!” por as pėr tė pėrmbushur sė paku diēka nga Programi i “Lėvizjes revolucionare pėr bashkimin e shqiptarėve” tė vitit 1964 (tė Adem Demaēit): “...Qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė ėshtė ēlirimi i krahinave shqiptare tė aneksuara prej Jugosllavisė dhe bashkimi i kėtyre krahinave me nėnėn e vet –Shqipėrinė...!”

Tashti shtohet pyetja pa petė sipėri: Cilat nga partitė shqiptare ish- alternativa demokratike jugosllave, tashti ato dhe tė tjerat - “Unmikiane”, “Kforiane”, “Ahtissa­ri­ane”, e “Eulexiane”, i kanė dhe i mbrojnė kėrkesat politike tė mė lartė cekura, e tė cilat sublimonte edhe “Betimi i Ushtarit tė UĒK-sė”, - pėr t’iu bashkuar PBKK-ja apo PNDASHK-ja, e veēanėrisht kur kėto “parti” vetėquhen “vazhduese”  Ballit Kombėtar dhe ONDSH-sė historike!?!

Nisur nga kėrkesat e Programit politik dhe aktivitetet luftarake ēlirimtare tė “Ballit Kombėtar”(1939-1944) dhe tė “Organizatės Nacional-Demokratike Shqiptare” (1945-1951), nėse duam tė quhemi pasardhės e vazhdues legjitim, PBKK-nė dhe PNDSHK-nė mund ta bashkojmė, qė sot, ndershmėrisht, vetėm me “Lėvizjen Vetėvendosje”, e cila sot pėr sot, ėshtė opozitė demokratike e vetme, nė themele tė kėrkesave historike tė kombit shqiptar tė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare, fakt i hidhur qė krjoi rrethana pėr lindjen e “Ballin Kombėtar” dhe “Organizatėn Nacional-Demokratike Shqiptare”.

Bashkimi me ”Lėvizjen Vetėvendosje” ka edhe njė arsye tė madhe. PBKK-sė dhe PNDSHK-sė qė nga themelimi u ka munguar “lideri” adekuat, dhe do t’u mungojė edhe nesėr. Kėtė mendim tė mos ma kuptoni si “Profeci ogurzezė!”,sepse Lideri ėshtė prodhim i rrethanave historike, pjellė e kohės, ndaj nė kushte kur i janė hapur dyert “globalizmit”, “tregut tė lirė” dhe “integrimeve politike ekonomike e kulturore”, nuk ka perspektivė politike akėcila parti me pėrcaktuesin nacional. Kėtu mund tė vejmė Pikė!

Tashti, tė pėrmbyllim: Arsyetimi i kreut tė PBKK-sė, muaj mė parė, dhe i kreut tė PNDASHK-sė, ditė mė parė, i bashkimit pėr pushtet me parti tė “Djathta”(!?!), me tė cilat kinse paskėshin “ideale tė pėrbashkėta”, ėshtė ndershmėri patriotike tė kuptohet si ftesė drejtuar patriotėve idealist tė pėrkorė, qė vendosmėrisht, pa asnjė hamendje,  tė tėrhiqen nė gėzhojėn e vete historike, tė mos bėhen krah i tė uriturve pėr pushtet pa shtet e pa liri kombėtare nė pėrmasat natyrore pėr ēka sakrifikuan paraardhėsit tanė Ballistė dhe Endėshėistė, vlera kėta tė pėrjetshme nė Panteonin e Lirisė sė Shqipėrisė Etnike, pėr faktin se Hegeli i famshėm do tė na garantonte: “Mjegulla e gėnjeshtrės nuk mund ta mbajė gjatė mbuluar qiellin e sė vėrtetės!”