Letėr e hapur

 

PETER FEITH ME SHOKĖT – SI GRAMOFON I PRISHUR!?!

 

“S’ka komb tjetėr, tė jetė marrė nėpėr kėmbė,

kaq pamėshirshėm, nga shtetet fqinjė”

 

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Pirraku * Prishtinė, 11. 03. 2010

 

 

Nė gazetėn”Koha Ditore” tė datės 9 mars 2010, nė mbititull, shkruan: “Shefi i ICO-sė thotė se Kosova duhet ta frenojė korrupsionin nėse do nė BE”, kurse nė titull tė shkrimit konstatohet: “Feith kėrkon ‘hapa tė mprehtė’ kundėr ‘rrethit tė brendshėm’ tė pushtetit” !?! Shumė mirė!

1. Nė “mesazh”, midis tė tjerave lexojmė: “Ka edhe njė tjetėr keqkuptim... se ju mund tė afroheni me Bashkimin Evropian pa luftuar dhe ērrėnjosur djallin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit”. Bukur, shumė bukur!!

2. Mė tutje, madje Z. Feith, sikur i ka ra pikės: ”Kur po flas pėr luftimin e korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar, nė konceptin tim, kjo do tė thotė se duhen hapa tė mprehtė, pėrfshirė personalitete tė cilat janė kalbur (janė kalbur!?!-M.P.), qė po hetohen (po hetohen!?!-M.P.), qė nuk duhen tė jenė pjesė tė rrethit tė brendshėm tė pushtetit”  Ky mesazh  u nxorė si moto e informatės, shkelė me germa tė zeza. Edhe kjo, madje, fort bukur !!!

Dhe, 3. Pasi Z. Feith paskėsh konstatuar se “trafikantėt e pėrdorin (Kosovėn) si njė rrugė transit nėpėr Evropė pėr drogėn nga Afganistani, me disa pjesėtarė policie dhe dogane tė pėrfshirė nė korrupsion"(!?!), e sikur urdhėron se: “Kosova duhet tė pėrmirėsojė imazhin dhe reputacionin e saj ndėrkombėtar... Ėshtė me rėndėsi qė tė mund t’i heqim qafesh (t’i heqim qafesh-M.P.) personalitetet e korruptuara nė kėtė vend” etj, etj (!?!). Kjo edhe daha bimbeter mė bukur !!!!

Por mund tė pyesim: Po kush e hapi kėtė “Rrugė tė drogės”,Ore Zotėri, po kush po e siguron Atė, nėse jo UNMIk, Kfor, Eulex e Ico???! Nė duart Tuaja,Ore Zotėri, e tė kujt tjetėr, janė kufijtė, doganat, e gjithė ngecja aktuale apo futurizmi i perspektivės sė Kosovės!?!?

Thėnė pa asnjė ekuivok,”Mesazhe” si kėto ka kohė qė i dėgjojmė nga ky Shef i ICO-s, nga shefi i EULEX-it, pse jo edhe i UNMIK-ut i hatrit tė Serbisė, e madje edhe nga komandanti i KFOR-it, edhe ky, pėr hatėr tė Ruso-Serbisė, neutral ndaj “Pavarėsisė sė Kosovės”!?!?! Kėta zėra tė pa efektshėm pėr tė  kaluar “...nga Fjala nė vepėr e Titos...”! - nė veshėt dhe nė ndėrgjegjen e masave tė popullit qė i vuajnė tė zezat e kėtyre “...krimeve...” (tė cilat Kosovės i erdhėn si “logjistikė” e KFOR-it, Unmikut, Eulexit e tė ICO-s), po pėrjetohen si “ngiu-vėrc,ngiiiu-vėrrrc...!” nga gramafoni i prishur !?!?

Tė tri “mesazhet” e  Z. Peter Feith, qė i veēuam midis shumė tė tjerave, “xhevahire” (po tė zbatoheshin) do t’i pėlqente akėcili person qė ka etje pėr Liri e dinjitet njerėzor. Dhe, para se t’u sillem edhe njėherė kėtyre, me kėrkesa pėr zgjidhjen e “Nyjės sė Gordit”, tė citoj njė konstatim tė gazetarit, pėr ta vėrtetuar saktėsinė e pėrmbajtjes: “Peter Feith, pėrfaqėsues i lartė i BE-sė nė Kosovė dhe i dėrguari Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr monitorimin e pavarėsisė sė saj...”  ectre, ectr!?! Vėrtet, nėse kjo ėshtė e saktė, nėse Ju Zotėri  Feith jeni kėtu “...pėr monitorimin e pavarėsisė...” sė Kosovės - Ēka po pritni, aq mė parė pasi po e Ditke me saktėsi edhe strofkėn se ku flenė Dreqi i mallkuar shekuj me radhė, por i padėnueshėm nga Zoti?!?!

 E tashti  t’u kthemi tri pikave tė “Mesazheve” tė Z. Feith, me qėllimin mė fisnik tė njeriut qė do lirinė, demokracinė, barazinė hyjnore pėr Kullet e Perėndisė:

1. “Ka edhe njė tjetėr keqkuptim... se ju mund tė afroheni me Bashkimin Evropian pa luftuar dhe ērrėnjosur djallin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit”. Pyes: Kush e ka atė “...keqkuptim...”?!? – populli i pėrvuajtur, “parlamenti”, “presidenca”, “liderėt” e tarafeve politike qė i legjitimuat dhe i mbani Ju (BE, BN), apo Eulex e Ico-ja, pse jo edhe KFOR-i. Pėrgjegjės  pėr tė mirėn e pėr tė keqen jeni JU, sepse “Pavarėsia e Kosovės sė Vetėqeverisur” Ahtisaarēe, ėshtė fiktive !?!?

Dhe, Zotėri, shkurt e shqip: Jemi lodhur e jemi mėrzitur nga “provokimet” Tuaja (evropiane e botėrore) kolektive, sepse Ju nuk po veproni pėr ta kryer detyrėn e besuar – pėr ta luftuar e pėr ta “ērrėnjosur djallin e krimit tė organizuar dhe korrupsionit”?!?! , duke ditur se krimineli nuk e vret vetėn, deri nė fishekun e fundit!?! Ta dini se tė gjithė nuk jemi tė marrė!!!!!

2. ”Kur po flas pėr luftimin e korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar, nė konceptin tim, kjo do tė thotė se duhen hapa tė mprehtė, pėrfshirė personalitete tė cilat janė kalbur, qė po hetohen, qė nuk duhen tė jenė pjesė tė rrethit tė brendshėm tė pushtetit”. Prapė  Zotėri, ju pyes: Kush duhet pėr t’i bėrė ata “...hapa tė mprehtė...”?!?  kundėr “krimit tė organizuar” nga “njerėzit nė pushtet nė “shtetin e mbikėqyrur nga Ju”- pos Jush qė i keni nė duar kut e gėrshėrė (ushtrinė, policinė, gjykatėn), detyrė tė BE-sė e tė BN-ės qė nuk duhet tė shkelet!, besim nga “kosovarėt”. Ju pėr kėto “...hara...” mund tė keni pengesa vetėm nga Beogradi zyrtar fashizoid i dėshmuar si dje edhe sot !!!!!?

Por, Zotėri, nė besė po u themė: Duket se e po provokoni fshatarėsinė tonė tė mjerė, djalėrinė tonė tė pa perspektivė nė djepin stėrgjyshor, nxėnėsit e studentėt e zhgėnjyer me sistemin eksperimental tė arsimit (pa kushte, tė parakohshėm), mėsuesit, mjekėt e policėt e pėrbuzur, pensionerėt e pėrbuzur, tė kurthuarit nė punė (pa status tė punėtorit) ndodhė edhe tek ata nga “...rrethi i brendshėm tė pushtetit...” Ju e mbikėqyrni!?!

Dhe, Zotėri Feith, po del se: Ju me shokėt qė tashti e dhjetė vjet po e qeverisni Kosovėn “...Shtet ballkanik...”(tė pa ushtri, tė pa siguri, e cila mund ta pėrjetoi, nė ēdo minutė, njė Srebrenicė tė tmerrshme, apo edhe njė Mitrovicė -minisrebrenicė nė kujtesėn tonė tė gjallė, sepse ushtarėt dhe policėt Tuaj nuk kanė motiv pėr tė vdekur nė Kosovė, e pėr Lirinė e “Kosovarėve”, aq mė pak pėr njė “shtet tė kriminalizuar!?!, siē del nga mesazhet Tuaja!?!?). Qartė po del se po i ftoni qytetarėt halleshumė qė nga demonstratat e dėshmuara dhembshėm, tė avancojnė nė Kryengritje tė pėrgjakur kundėr “...personalite­teve tė cilat janė kalbur..., qė po hetohen... (nga Ju, e kush tjetėr?!? -M.P.), qė nuk duhen tė jenė pjesė tė rrethit tė brendshėm tė pushtetit...” Tuaj, (i kujt tjetėr?!?-M.P.), meqė populli nuk ėshtė pėrcaktua pėr kėtė fat shtetėror me Vetėvendosje!?!? Dhe, kush janė ata tė cilėt jetėn e kosovarėve po e mbajnė peng tė interesave tė veta?!?, a kanė emra tė veēantė, e vepra tė veēanta, Ore ?I?

Ose shkurt: Ēka po doni me kėtė thirrje: hasharat osman, revolucion leninistapo Luftė qytetare evropianēe?!? Kam droje se cila tė ndodhė, edhe Ju mund tė spėrkatni me atė “gjak...!” e vajhalli pėr “Kosovarėt” “fundamentalist”e anarkist !!!?

Mė duket se nuk po mė kuptoni ndaj edhe mė qartė: Po Ju ore Zotėri Evropian-amerikan, pse alarmoni e nuk veproni ?!? Ju jeni tė thirrur pėr t’i ulur nė bankėn e zezė, ata ndaj tė cilėve, frontalisht po e drejtoni gishtin, kthyer edhe nga vetja Juaj, sepse Ju i ngritėt ata nga hardhucakrokodil, e JO populli i pėrvuajtur e liridashės. Vėrtet, Ne, tė gjithė nuk jemi tė marrė !!!!!!!

3. “Trafikantėt e pėrdorin si njė rrugė transit nėpėr  Evropė pėr drogėn nga Afganistani, me disa pjesėtarė policie dhe dogane tė pėrfshirė nė korrupsion"!?! Ju zotėri kėshtu, fol e e rruaj ve, po predikoni sikur tė ishit Pop!?! Lexoje veten: “Kosova duhet tė pėrmirėsojė imazhin dhe reputacionin e saj ndėrkombėtar... Ėshtė me rėndėsi qė tė mund t’i heqim qafesh personalitetet e korruptuara nė kėtė vend”- Heu, heu, heu...!!!?

Po Kur “shteti i Kosovės” e pati atė “imazh...” Ore!?!, pasi kurrė nuk iu lejua tė bėnte njė hap nė fushėn e “shtetit”!?!, duke ia mbajtur nė hundė njė rezolutė(1244) pėr tė cilėn as ėshtė pyetur as e ka nėnshkruar Kosova!?!!?

 Hajde, o Mik yni, tė ndalemi vetėn nė “vakinė e ngrirjes e tė shkrirjes” Marrėdhėnieve KFOR-it (NATO-s) me institucionet “shtetėrore tė Kosovės”,vetėm pse “FSK”-ja (ndonėse njė pjellė kjo me mbarsim tė dhunshėm, edhe nga Dreqi e i Biri), u nxor para popullit pėr tė shėnuar kthesėn vendimtare tė Kosovės drejt Lirisė, e qė bėri edhe NATO-n “aleate” tė UĒK-sė, siē konstatonte Komandanti Vesli Klark.

Por, tė ecim mė tutje me vendosmėri pėr ta plotėsuar detyrėn, Ju atė shtetėrore ndėrkombėtare e unė kėtė qytetare ”kosovare”: Zotėri Shef i ICO-s!- Peter Feith, ja numri i telefonit tim: 044-149-244, kurse e-maili: pirraku@yahoo.com, dua tė bėhem ushtar Yti (nė luftėn qė po mė ftoni edhe mua si qytetar i njė “shteti ballkanik”!?!? Tė mė thirrni e tė mė tregoni se cilin bajloz e kam pėr detyrė qė ta “qėroj...!”, se pik jam lodhur, si edhe masa e popullit !!!? Vetėm kam njė lutje shumė tė sinqertė: Paraprakisht tė mė jepni dėshmi tė cilat nuk do tė mund t’i Rrėzonte as “Topi i Allamanit” (behania ime se jam pak gjermanofil!) - pėr Atė qė ju e dini se ėshtė “...personalitetet...” qė e meriton lakun e popullit, nė mėnyrė qė unė si “ekzekutor patriot...” tė mbetem me fytyrė para  popullit e para Zotit!!!, besa edhe tė mė mbrojė pa telashet shtesė “Drejtėsia e EULEX-it!”

Dhe, Z. Feith, kam edhe njė kėrkesė mė tė vogėl: Tė ma dėshmoni se prodhim e pjellė e kujt ėshtė Ai Dinsėzi, cilit  “sė bashku me Ju” do t’ia luftonim edhe katillėn qė nė djep, tė mos na shumohen mė, si hithat, fara e tillė!!!!

Zotėri Feith,i nderuar, ndoshta po kėrkoj shumė, por pėrvoja jetėsore e kombit shqiptar, tė cilėn e njohu edhe i Ndershmi Lord Bajroni (nė fillim tė shekullit XIX), se:“S’ka komb tjetėr,tė jetė marrė nėpėr kėmbė, kaq pamė­shi­r­shėm, nga shtetet fqinjė” - Ėshtė njė fakt i prekshėm edhe sot!?! Evropa dhe SHBA-tė, Njė Botė e trullosur me dhunėn ruse, e tubuar nė KS tė OKB-s, ende po e dhunon Kosovėn e Kombin shqiptar nė pėrgjithėsi, pėr interesat koloniale imperialiste tė Serbisė sė shekullit XIX, por me mentalitet mesjetar shėnsavijan. E, nėse nuk keni dijeni pėr kėtė fakt, mė thirrni, e nėse jo mua, si historian, thirrne Zotėri Adem Demaēin – Njeriun mė tė pa lajka nė Ballkan, vetėm Dritė dielli, pėr t’ua thėnė tė vėrtetėn e vetėm tė vėrtetėn bibliko-kuranore-Njerėzore!

 Vėrtet, e mė tė vėrtetė, tė gjithė ne qė flasim shqip (tė ndarė nė gjashtė shtete ballkanike) - Nuk duam tė konsiderohemi tė marrė, pėrfundi­misht!?!? Ndaj, me dije tė  solide tė historisė e me guxim civil tė kalitur mund tė thėrrasė: Ėshtė ora kur Evropa, SHBA-tė dhe Bota duhet t’i ndalin eksperimentet pėr tė parė se sa mund tė duroj njė komb me histori thellė nė themele tė kombeve evropiane historike, por i copėtuar dhe i sunduar katilisht, me dhunė ballkanike, evropiane e ndėrkombėtare tė orkestruar nga Babai i sllavėve ortodoks – Rusia, gjithmonė cariste me mentalitet mesjetar?!?!

Se Evropa edhe mė tutje po fiqiron pėr rahatin e apetiteve pushtuese tė Serbisė, del pėr fushe nga prononcimi i ambasadorit tė Anglisė nė Beograd, z. Wordsworth, se Serbia e Kosova, edhe pse nuk e pranojnė njėra-tjetrėn, mund tė “bashkėpunojnė” nė shembullin e Dy Gjermanive – RFGJ e RDGj – dhunė anglo-amerikano-ruse (1945-1989)- qė “kanė pasur mbledhje tė rregullta dhe marrėveshje bilaterale” (Zėri, Prishtinė, 11 mars 2010)– e, ta them unė: qė solli nė ribashkimin e Gjermanisė nė kufijtė shtetėror historik. Sipas mesazhit tė kėtij diplomati anglez, takimet e presidentėve, sot tė dy vendeve: Kosovė-Serbi, nesėr do tė sjellin nė ribashkimin e Serbisė sė “copėtuar” me marrėveshjen ushtarak NATO- Serbi, nė qershor 1999 !?!  

Nuk po kėrkoj mėshirė, i Nderuari Zotėri Feith, por po ua tėrheq vėmendjen, Juve dhe tė tjrėve se duam Drejtėsi!, sepse “E vėrteta mund tė plaket, por ajo kurrė nuk vdes”- do t’i fliste Volteri i Pavdekshėm njerėzimit demokratik liridashės! Kosova ishte pjesa mė vitale e Shqipėrisė Etnike historike dhe shqiptarėt e Kosovės, nė tė gjitha kohėt kanė pasur rolin e Piemontit tė kombit shqiptar, ndaj, nėse Kosova, nesėr, duhet t’i bashkohet, me vullnet, njė shteti tjetėr, i takon ribashkimi me Shqipėrinė Londineze, nėse kjo e kėrkon ribashkimin me Koosovėn, pėr tė nisur procesin e ribashkimit tė Shqipėrisė Natyrore. Ky ėshtė mėsim qė vije edhe nga bashkimi i RFGJ e RDGj. Ndaj tė pėrfundoj me njė porosi pėr kombet e robėruara tė tė Madhit Kenedi: “Armiqtė duhet t’i falim, por kurrė tė mos ua harrojmė emrat…!” Pėr mbi 2000 vjet kombit shqiptar u pėrball me mizoritė e Perandorive mė tė fuqishme Euroaziatike, e ballkanike,  vetėm  e vetėm pse shqiptarėt ishin Bima e parė njerėzore e Ballkanit. Ndaj, PSE edhe sot tė mbahet peng i apetiteve pushuese tė lugatave tė ortodoksizmit mesjetar ???!!!

Prishtinė, 11 mars 2010

Me respektin qė e meritoni,

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Kėshilltar Shkencor nė Degėn e Historisė tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės.