ĒKA ĖSHTĖ KORRUPSIONI?

 

MOSLUFTIMI I KORRUPSIONIT MUND TĖ NDIKOJ

NĖ ZHBĖRJEN E SHTETIT!

 

Tė gjitha burimet e pėrkufizojnė korrupsionin si shpėrdorim tė pushtetit publik pėr pėrfitime personale, siē ėshtė mitmarrja, nga nėpunėsit publikė, marrėveshjet e fshehta nė prokurorimet publike ose pėrvetėsimi i fondeve publike. Me njė fjalė mund tė themi se: ēdo kush qė i shėrben vetes, nė mėnyrė jo morale dhe jo etike, ėshtė korruptor.

 

Shkruan: Elife Luzha * Prishtinė, 31. 03. 2010

 

 

ĒKA ĖSHTĖ KORRUPSIONI?

 

     Korrupsioni ėshtė i njohur qė nga kohėt mė tė lashta. Edhe pse po ekzistonte nė tė gjitha pjesėt e botės, shoqėritė shpeshherė i kanė ikur diskutimit rreth kėtij realiteti. Pra, korrupsioni ėshtė fenomen i pėrhapur nė tė gjitha pjesėt e botės, dhe ėshtė mendim i gabuar i atyre qė mendojnė se korrupsioni ėshtė produkt i vetėm disa sistemeve. Fjala korrupsion ėshtė njė term i paqartė. Edhe nė literaturėn profesionale pėrmban kuptime tė ndryshme dhe tė pa padefinuar. Ky definicion ėshtė aq i lloj-llojshėm, aq sa janė edhe organizatat ndėrkombėtare qeveritare e joqeveritare. Por nė vija tė pėrgjithshme, tė gjitha burimet e pėrkufizojnė korrupsionin si shpėrdorim tė pushtetit publik pėr pėrfitime personale, siē ėshtė mitmarrja, nga nėpunėsit publikė, marrėveshjet e fshehta nė prokurorimet publike ose pėrvetėsimi i fondeve publike. Me njė fjalė mund tė themi se: ēdo kush qė i shėrben vetes, nė mėnyrė jo morale dhe jo etike, ėshtė korruptor .P.sh. GRECO (grup shtetesh tė BE’sė (kundėr korrupsionit) tė formuara mė 1maj 1999), korrupsionin e definon me marrjen e mitos nė mėnyrė direke apo indirekte nga personi qė i ėshtė besuar njė funksion publik apo privat, me qėllim pėrfitimi pėr vete apo edhe pėr persona tjerė. Kurse OECD, korrupsionin e definon me marrjen e mitos, apo dhėnien e premtimit, nga ēdo pėrfitues me qėllim pėrfitimi nė mėnyrė tė paligjshme. Ekzistojnė edhe shumė Organizata tjera, qė korrupsionin thjesht e definojnė si keqpėrdorim tė detyrės si nė sektorin publik apo privat.

 

CILĖT JANĖ INDIKATORĖT E RRITJES SĖ KORRUPSIONIT?

 

     Janė tė njohur disa indikatorė tė rritjes sė korrupsionit. Nė vijim do tė veēojmė: Ndėrhyrjen shtetėrore nė sferėn e ekonomisė, nėpėrmjet ligjeve dhe urdhėresave tė ndryshme, sistemi fiskal, vendimet shtetėrore pėr shpenzimet publike ku hynė edhe sigurimi i prodhimeve me ēmime qė janė mė tė ulėta se nė treg, financimi i partive politike etj.

      Por ndėr indikatorėt qė mė sė shumti ndikojnė nė rritjen e korrupsionit janė:

·        Burokracia tradicionale,

·        Tė ardhurat e ulta,

·        Mosfunksionimi i sistemit gjyqėsor,

·        Kontrolli i pamjaftueshėm institucional,

·        Rregullat ligjore jo transparente,

·        Si dhe vet shembulli i udhėheqėsve.

Viteve tė fundit janė paraqitur edhe disa indikatorė qė kanė ndikuar me tė madhe nė rritjen e korrupsionit si p.sh.

·        Rritja e intervenimit tė shtetit nė ekonomi,

·        Rritja e tregtisė ndėrkombėtare,

·        Si dhe ndryshimet e sistemeve qeverisėse, sidomos kalimi i sistemeve post socialiste nė ato demokratike.

 

ĒFARĖ PASOJASH SJELL KORRUPSIONI?

 

     Korrupsioni si fenomen, pa dyshim se ėshtė shumė i dėmshėm pėr shoqėrinė. Kjo vjen nga fakti se individė apo grupe tė ndryshme, interesat personale i vėnė mbi interesat e pėrgjithshme, qė ėshtė nė kundėrshtim tė plot me ligjin. Njė numėr i madh ekonomistėsh kanė qartėsuar se shoqėria pėrjeton pasoja katastrofale nga korrupsioni, ngase ėshtė pengesa kryesore pėr zhvillimin e njė vendi. Shumė institucione ndėrkombėtare siē janė institucionet e Bankės Botėrore, dhe ato tė BE’sė, kanė vėrtetuar se korrupsioni i zvogėlon tė ardhurat shtetėrore, duke i rritur shpenzimet publike, e kjo ndikon nė bilancin deficitar tė pagesave, duke penguar edhe baraspeshimin e tyre. Korrupsioni e pamundėson, shpeshherė edhe e paralizon plotėsisht veprimtarinė tregtare, duke e shkatėrruar edhe sektorin privat, nėpėrmjet pengimit tė investitorėve tė huaja. E gjithė kjo ka si pasojė, mbetjen mbrapa tė teknologjisė vendore si dhe tė zhvillimit tė prodhimtarisė nė pėrgjithėsi, qė ėshtė njė nga faktorėt vendimtarė tė ecjes para tė vendeve tė pazhvilluara. Kur korrupsioni i fut rrėnjėt aq thellė sa tė pengojė tė drejtat e investitorėve, ekonomistėt e ndryshėm theksojnė se atėherė shtetit, i ėshtė shkėputur njė nga obligimet parėsore pėr funksionimin ligjor tė tij si shtet. Nė veēanti duhet tė theksojmė se nuk ėshtė ekonomia i vetmi sektor qė pėson nga korrupsioni. Korrupsioni godet rėndė zhvillimet e shoqėrisė demokratike tė shtetit, nėpėrmjet pengimit tė ekonomisė sė tregut. Tė veēojmė vetėm disa nga pasojat qė e pėrfshijnė shoqėrinė si pasojė e rritjes sė korrupsionit, dhe mos pengimit tė tij.

Korrupsioni ndikon nė:

·        Humbjen e besimit pėr ekzistimin e drejtėsisė ligjore,

·        Humbjen e besimit publik ndaj shtetit, duke e rrezikuar stabilitetin politik,

·        Zgjerimin e mentalitetit korruptues, nė tė gjithė sektorėt, edhe te qytetarėt, pasi qė qytetari arsyetohet se, pėrderisa korruptojnė udhėheqėsit publik pse tė mos korruptoj edhe ai.

·        Drejtpėrsėdrejti ndikon nė rritjen e mosbesimit nė sistemin  demokratik,

·        Bėnė rritjen e dallimeve mes tė pasurve dhe tė varfėrve,

·        Dukshėm zvogėlon  investimet e huaja etj.

 

SI BĖHET MATJA E KORRUPSIONIT?

 

     Shkalla e korrupsionit ndėr shtete vlerėsohet nėpėrmjet tė dhėnave tė drejtpėrdrejta apo edhe tė tėrthorta. Tė dhėna mė tė besueshme pėr korrupsion janė tė dhėnat nga statistikat  e ndryshme policore. Kėto tė dhėna janė tė bazuara nė ankesat dhe dėnimet zyrtare pėr korrupsion. Gjithsesi tė dhėnat faktike vazhdojnė tė jenė tė vėshtira pėr tu mbledhur pakicė numri i kallėzimeve penale nuk pasqyron nivelet aktuale tė korrupsionit por cilėsinė e prokurorėve. Pra korrupsioni ėshtė sfidė e pavarėsisė dhe profesionalizmit tė gjyqėsorit, por edhe e Qeverisė, Parlamentit si dhe institucioneve tjera tė administratės publike duke mos lėnė anash as mediet dhe shoqėrinė civile. Pėr  kėtė arsye pėr tė arritur rezultatin e plot pėr ekzistimin e korrupsionit brenda shtetit, zhvillohen metoda tė ndryshme hulumtimi siē ėshtė edhe ajo e anketimit tė qytetarėve pėrmes pyetėsorėve zyrtar shtetėror. Sot treguesi mė i saktė i rritjes sė korrupsionit nė botė ėshtė Organizata joqeveritare ndėrkombėtare IKP (Indeksi i Perceptimit tė Korrupsionit). Pėrmban sondazhe nga burime tė besueshme duke pėrdor struktura tė ndryshme statistikor qė bazohen nė tė dhėnat tė cilat merren nga tė anketuarit, me  tė dhėna pėr punėdhėnėsit, pastaj, nga analistė tė ndryshėm si dhe publiku i gjerė. Para se tė bėhen publike tė dhėnat pėr korrupsion, mblidhen tė dhėna tjera shtesė nga institucione tė pavarura shtetėrore pėr tre vite me radhė.

 

SI TĖ LUFTOHET KORRUPSIONI?

 

     Formulimi i politikave kundėr korrupsionit, pėr shtetet nė tranzicion ėshtė i rėndėsisė mė tė veēantė. Nė radhė tė parė duhet vendosur udhėheqėsi e besueshme nga populli, si dhe tė rritet bashkėpunimi reciprok i dy palėve. Pėrpjekja e kthimit tė besimit nga ana e qeveritarėve duhet tė jetė maksimale. Besimi i krijuar nė masė do tė mundėsonte edhe reforma tė reja, vlera e tė cilave do tė rritej vetėm me rezultate objektive. Kjo do tė ndikonte nė uljen e papunėsisė, dhe tė varfėrisė. Sado qė korrupsioni si fenomen i ka indikatorėt e pėrbashkėt, sidomos nė vendet postkomuniste, apo vendet ne tranzicion,megjithatė korrupsioni dallon nga shteti nė shtet, ashtu siē dallon edhe gjuha, tradita dhe zakonet e shtetit. Ashtu siē ėshtė problematike vet definimi i korrupsionit ashtu ėshtė edhe formulimi i politikave nė secilin shtet vec e vec, pėr ta luftuar atė. Pėr kėtė arsye, specialist profesionist tė BE’sė kanė formuluar edhe kritere tė veēanta pėr luftimin e korrupsionit qė duhet pėrmbushur nga tė gjitha vendet qė dėshirojnė tė aderojnė nė kėtė bashkėsi. Nė rend tė parė ėshtė sigurimi i gjyqėsisė sė pavarur, nė zbulimin dhe dėnimin e korrupsionit, qė nuk duhet tė mbetet i pa sanksionuar. Ėshtė me rėndėsi tė pėrkujtojmė rastin kur BE’ja mė 2008 pati  pezulluar  fondin e  konsiderueshėm tė parashikuar pėr Bullgarinė pikėrisht pėr shkak tė mungesės sė progresit nė reformat antikorrupsion dhe nė drejtėsi, qė argumenton kėmbėnguljen e Komisioni Evropian, pėr domosdoshmėrinė e reformave. Edhe organizatat ndėrkombėtare luajnė rol tė veēantė nė luftė kundėr korrupsionit. Nė rend tė parė synohet krijimi i disponimit pėr ta luftuar korrupsionin, nėpėrmjet programeve tė ndryshme qė u ofrohen. Bashkėpunimi me qytetarėt ėshtė detyrė kryesore e kėtyre programeve, ngase vetėm bashkėpunimi ndėrqytetorė do tė sillte rezultatin e synuar. Mė 1999, OKB-ja nė Kongresin e saj ka miratuar programin e plotė, pėr vendet e saja anėtare pėr ta luftuar korrupsionin. Kurse Organizata pėr bashkėpunim dhe zhvillim ekonomik OECD, nė bashkėpunim me agjencinė qeveritare amerikane pėr zhvillim USAID, kanė formuar rrjetin kundėr korrupsionit, pėr vendet nė tranzicion, qė mundėson bashkėpunim dhe shkėmbim tė informatave, rreth indikatorėve tė korrupsionit, tė cilat ndihmojnė pėr formulimin e politikave pėr ta luftuar atė. Me njė fjalė korrupsioni ėshtė e keqja apo gangrena qė edhe mund ta bėjė shtetin inekzistent. Andaj qėllimi parėsor i ēdo qeverie duhet tė jetė pikėrisht luftimi i korrupsionit me tė gjitha mekanizmat ekzistues.

( * Autorja ėshtė e diplomuar nė Kolegjin Universitar VICTORY - Fakulteti i Politikės Ndėrkombėtare dhe i Diplomacisė. Ky studim ėshtė punim seminari dhe autorja e ka dėrguar pėr botim nė www.pashtriku.org)

 

 

TINGĖLLIMA  E  POEZISĖ SĖ  ELIFE  LUZHĖS